Fshf
Posted: Tue, 11 Jul 2006 , 11:35
E hapa kete tem per me bisedu me ju ne lidhej me punen e fshf,konfliktin me shtetin.Mendimet e mija dihen ne kete forum,ja nje artikull te Musa Fagut marr nga sportishqiptar
Largimet ishin "ok", por shumë të vonuara për një shoqatë si ajo e futbollit shqiptar  11-07-2006
Ndryshimet në FSHF, kozmetikë e detyruar
Sporti Shqiptar
Ndryshimet, edhe pse të kushtëzuara nga rrethanat e momentit, gjithmonë sjellin diçka të re, por e rëndësishme është që ato të bëhen mbi bazën e nevojave dhe të kërkesave për ndryshim dhe jo të imponuara nga rrethanat e momentit, sidomos në institucionin e futbollit, ku empirizmi dhe nepotizmi janë kthyer në standarde.
Për të pretenduar se po kryejmë reformë as që mund të imagjinohet, sepse ajo nuk ka kufij kohorë. Ka akoma mjaft elementë të tjerë të paaftë, që duhet medoemos të largohen, por jo me vendime komiteti 6 me 5, sepse bie erë. Të larguarit janë njerëz të konsumuar profesionalisht, të cilët kanë bërë gabime mjaft të rënda dhe duheshin ndëshkuar me kohë. Por kjo gjë s'ka ndodhur, janë shkelur vendime të Këshillit të Ministrave për kualifikimet, për përzgjedhjen e lektorëve dhe literaturën e rekomanduar nëpër pyetësorë për kategori të veçanta kualifikimi, që binin ndesh tërësisht me nivelin momental të trajnerëve që kërkonin kualifikim. Në FSHF ikin dhe vijnë njerëz me tapi në xhep kur t'i dojë qejfi dhe si t'i dojë qejfi, që do të thotë frymë klientelizmi, e cila ka shoqëruar pothuajse të gjithë sektorët në përbërje të strukturës së FSHF, njerëzit e sektorit teknik, të cilët nuk kanë zbatuar udhëzimet në lidhje me kriteret e UEFA s për zbatimin e ligjshmërisë për licensimin e klubeve dhe të objekteve sportive sipas manualit të licensimeve. Po kështu, edhe sektori arbitral gjithmonë problematik. Nuk është e ndershme të futësh njerëz për të shkruar në shtyp në lidhje me këto largime. Jeni larguar me vonesë! Ky është ngushëllimi për ju, se unë personalisht kam kohë që ju kam kritikuar në faqet e kësaj gazete për punën tuaj mjaft të dobët, duke shkelur ligjet e shtetit dhe duke abuzuar me detyrën. Këtë ju e dini mjaft mirë, sepse e keni lexuar në shtypin e përditshëm dhe kurrë nuk keni reaguar ndaj kritikave. Për ju s'ka më "trëndafila kopshti", ata janë mbaruar me kohë. Por unë jam i bindur që këto "ndryshime" janë një kozmetikë e detyruar nga situata aktuale dhe jo e dëshiruar, ose si nevojë për ndryshim. Në atë institucion ikin dhe vijnë njerëz me preferenca personale, të cilët në të shumtën e rasteve janë të konsumuar gjetkë, p.sh. në sektorin e garave është bërë vetëm një ndryshim, të tjerët e kanë pasur me kohë këmborën në qafë dhe kanë kërkuar të vënë "rregull" përmes kaosit dhe mungesës së ideve. Në asnjë rast përvoja e tyre s'ka qenë shembull për të tjerët, sepse s'janë paraqitur me modele pune të ndërtuara mbi bazë parimesh. Një pjesë e mirë e problemeve themelore e më të vështira që kanë lidhje me institucionin e futbollit lindin nga karakteri i tij mjaft i diskutueshëm moral dhe profesional, por në disa raste drejtuesi i institucionit është treguar arrogant, çka duket fare qartë në konfliktet ekzistuese. Kjo gjë vlen edhe për individët pjesëtarë të strukturave të saj. Sidoqoftë, ndryshimet, edhe pse të imponuara, janë të mirëpritura, porse duhen shoqëruar me një pasion dhe këmbëngulje ekstreme të interesit për përgjegjësinë që ke dhe atë që duhet të bësh. Në strukturat ekzekutive apo sektorë të veçantë duhen zgjedhur apo emëruar njerëz të një niveli të lartë të mendimit dhe të praktikës sportive, pavarësisht se në Shqipëri edhe të tillë njerëz kanë treguar dobësi dhe janë marrë më afera korruptive, një gjynah i madh ky. Thjesht, rregullat i vendosin njerëzit me personalitet të madh, që fatkeqësisht i mungojnë spektrit intelektual dhe sportiv shqiptar. Idetë e vjetra quhen paragjykime, të rejat kapriçio. Pra, përfundimisht kam mendimin se ndryshimet janë nxitje dhe ndonjëherë sfida. Shumë reagojnë pozitivish ndaj kërkesës për ndryshim, por shpesh reagohet edhe negativisht, siç është rasti konkret i katër të larguarve nga administrata e FSHF-së, që ngatërrojnë qëllimisht të kaluarën sportive me nivelin individual të zhvillimit. Pak fjalë edhe për një problem tjetër. Për sa i përket grupit "nismëtar", që kërkon të ndërtojë një federatë të re "moderne" nëpërmjet një asambleje të jashtëzakonshme, dua të them se ai ka votuar pro asamblesë së FSHF së dhe ka qenë i ulur në rreshtin e parë të saj. Tani, pas katër muajsh, s'ka ndryshuar asgjë, aq më pak që nga ky grupim s'ka pasur asnjë vërejtje apo prononcim zyrtar të tyre në media, por njerëzit pa karakter nuk kanë aftësi për të qenë të sinqertë.
Nga Musa FAGU
Cilat jan mendimet e juaja,per mendimin tem ma mir perkohsisht jasht fifas e pa duken per gjithmon se sa ne fifa e me duken