Fshf
Moderator: GOLDIAN
-
- Tifoz nderi
- Posts: 887
- Joined: Thu, 02 Jun 2005 , 21:04
Fshf
E hapa kete tem per me bisedu me ju ne lidhej me punen e fshf,konfliktin me shtetin.Mendimet e mija dihen ne kete forum,ja nje artikull te Musa Fagut marr nga sportishqiptar
Largimet ishin "ok", por shumë të vonuara për një shoqatë si ajo e futbollit shqiptar  11-07-2006
Ndryshimet në FSHF, kozmetikë e detyruar
Sporti Shqiptar
Ndryshimet, edhe pse të kushtëzuara nga rrethanat e momentit, gjithmonë sjellin diçka të re, por e rëndësishme është që ato të bëhen mbi bazën e nevojave dhe të kërkesave për ndryshim dhe jo të imponuara nga rrethanat e momentit, sidomos në institucionin e futbollit, ku empirizmi dhe nepotizmi janë kthyer në standarde.
Për të pretenduar se po kryejmë reformë as që mund të imagjinohet, sepse ajo nuk ka kufij kohorë. Ka akoma mjaft elementë të tjerë të paaftë, që duhet medoemos të largohen, por jo me vendime komiteti 6 me 5, sepse bie erë. Të larguarit janë njerëz të konsumuar profesionalisht, të cilët kanë bërë gabime mjaft të rënda dhe duheshin ndëshkuar me kohë. Por kjo gjë s'ka ndodhur, janë shkelur vendime të Këshillit të Ministrave për kualifikimet, për përzgjedhjen e lektorëve dhe literaturën e rekomanduar nëpër pyetësorë për kategori të veçanta kualifikimi, që binin ndesh tërësisht me nivelin momental të trajnerëve që kërkonin kualifikim. Në FSHF ikin dhe vijnë njerëz me tapi në xhep kur t'i dojë qejfi dhe si t'i dojë qejfi, që do të thotë frymë klientelizmi, e cila ka shoqëruar pothuajse të gjithë sektorët në përbërje të strukturës së FSHF, njerëzit e sektorit teknik, të cilët nuk kanë zbatuar udhëzimet në lidhje me kriteret e UEFA s për zbatimin e ligjshmërisë për licensimin e klubeve dhe të objekteve sportive sipas manualit të licensimeve. Po kështu, edhe sektori arbitral gjithmonë problematik. Nuk është e ndershme të futësh njerëz për të shkruar në shtyp në lidhje me këto largime. Jeni larguar me vonesë! Ky është ngushëllimi për ju, se unë personalisht kam kohë që ju kam kritikuar në faqet e kësaj gazete për punën tuaj mjaft të dobët, duke shkelur ligjet e shtetit dhe duke abuzuar me detyrën. Këtë ju e dini mjaft mirë, sepse e keni lexuar në shtypin e përditshëm dhe kurrë nuk keni reaguar ndaj kritikave. Për ju s'ka më "trëndafila kopshti", ata janë mbaruar me kohë. Por unë jam i bindur që këto "ndryshime" janë një kozmetikë e detyruar nga situata aktuale dhe jo e dëshiruar, ose si nevojë për ndryshim. Në atë institucion ikin dhe vijnë njerëz me preferenca personale, të cilët në të shumtën e rasteve janë të konsumuar gjetkë, p.sh. në sektorin e garave është bërë vetëm një ndryshim, të tjerët e kanë pasur me kohë këmborën në qafë dhe kanë kërkuar të vënë "rregull" përmes kaosit dhe mungesës së ideve. Në asnjë rast përvoja e tyre s'ka qenë shembull për të tjerët, sepse s'janë paraqitur me modele pune të ndërtuara mbi bazë parimesh. Një pjesë e mirë e problemeve themelore e më të vështira që kanë lidhje me institucionin e futbollit lindin nga karakteri i tij mjaft i diskutueshëm moral dhe profesional, por në disa raste drejtuesi i institucionit është treguar arrogant, çka duket fare qartë në konfliktet ekzistuese. Kjo gjë vlen edhe për individët pjesëtarë të strukturave të saj. Sidoqoftë, ndryshimet, edhe pse të imponuara, janë të mirëpritura, porse duhen shoqëruar me një pasion dhe këmbëngulje ekstreme të interesit për përgjegjësinë që ke dhe atë që duhet të bësh. Në strukturat ekzekutive apo sektorë të veçantë duhen zgjedhur apo emëruar njerëz të një niveli të lartë të mendimit dhe të praktikës sportive, pavarësisht se në Shqipëri edhe të tillë njerëz kanë treguar dobësi dhe janë marrë më afera korruptive, një gjynah i madh ky. Thjesht, rregullat i vendosin njerëzit me personalitet të madh, që fatkeqësisht i mungojnë spektrit intelektual dhe sportiv shqiptar. Idetë e vjetra quhen paragjykime, të rejat kapriçio. Pra, përfundimisht kam mendimin se ndryshimet janë nxitje dhe ndonjëherë sfida. Shumë reagojnë pozitivish ndaj kërkesës për ndryshim, por shpesh reagohet edhe negativisht, siç është rasti konkret i katër të larguarve nga administrata e FSHF-së, që ngatërrojnë qëllimisht të kaluarën sportive me nivelin individual të zhvillimit. Pak fjalë edhe për një problem tjetër. Për sa i përket grupit "nismëtar", që kërkon të ndërtojë një federatë të re "moderne" nëpërmjet një asambleje të jashtëzakonshme, dua të them se ai ka votuar pro asamblesë së FSHF së dhe ka qenë i ulur në rreshtin e parë të saj. Tani, pas katër muajsh, s'ka ndryshuar asgjë, aq më pak që nga ky grupim s'ka pasur asnjë vërejtje apo prononcim zyrtar të tyre në media, por njerëzit pa karakter nuk kanë aftësi për të qenë të sinqertë.
Nga Musa FAGU
Cilat jan mendimet e juaja,per mendimin tem ma mir perkohsisht jasht fifas e pa duken per gjithmon se sa ne fifa e me duken

- ANTI TIRANSI
- Posts: 9630
- Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
- Location: Italia
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 6241
- Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
- Skuadra: Vllaznia
- Location: Postribe
- Contact:
Fshf.org, të hënën si Uefa.com
Kushdo që e ka frekuentuar më parë faqen zyrtare të Federatës Shqiptare të Futbollit, fshf.org (foto nga e vjetra) dhe do t’i rikthehet asaj të hënën e ardhshme sërish, do të befasohet, jo vetëm nga paraqitja grafike por dhe nga shërbimet e shumëllojta të saj, të krahasueshme me simotrat e saj në Europë e në Botë.
“Do të jetë një faqe e kompletuar”, - thotë për “Albania-sport.com”, zëdhënësi i FSHF-së, Lysjen Nurishmi. “Do të ketë statistikat të lojtarëve dhe paraqitjet e tyre gjatë ndeshjeve që nga viti 2000, të dhëna zyrtare për klubet e te gjitha niveleve, stadiumet, ndeshjet e kombëtares dhe statistikat e detajuara të lojtarëve që kanë luajtur, arbitrat e dhjetëra detaje të tjera të dobishme për lexuesit, por dhe për gazetarët sportivë”, - thekson Nurishmi, i cili shton se për databazën ka punuar një kompani amerikane.
“Lojtarët do të kenë një numër identifikimi dhe ai do të jetë i pandyshueshëm gjatë gjithë karrierës së tyre sportive, duke filluar që nga mosha 11-vjeç”, - jep të tjera detaje Nurishmi, i cili thekson se për të hedhur lajmet, përshkrimet e të dhënat sipas procesverbaleve të ndeshjeve, ai, Tritan Kokona (shef i marrëdhënieve me median) e Marjus Sulejmani (punonjësi i statistikave në FSHF) kanë punuar me intensitet për më shumë se 3 muaj.
Prezantimi zyrtar i faqes së rikonceptuar do të bëhet ditën e hënë, më 30 qershor (ora 10:00) me një ceremoni zyrtare në Hotel “Tirana International”. “Faqja është konceptuar si interaktive, ku do të publikohen sondazhe, forume, foto e videogaleri”, - shton Nurishmi. “Ka një ngjashmëri me atë të UEFA-s, por është e tëra e konceptuar me një sfond të kuq”.

Duka uron Spanjën: “Edhe në Shqipëri u festua”
Presidenti i FSHF-së, Armando Duka u dërgoi letrea urimi presidentit të UEFA-s, Mishel Platini për organimin me me sukses të Kampionatit Europian dhe dhe kreut të Federatës Spanjolle të Futbollit, Angel Maria Vijar, për fitimin e titullit kampion.
“Për më shumë se tre javë, i gjithe kontinenti dhe bota, kanë përjetuar dhe shijuar kënaqësinë e veçantë që prodhon një eveniment i tillë”, - shkruan Duka në letrën e tij drjetuar presidentit të UEFA-s.
“Pa më të voglin dyshim, Euro 2008-a, ishte eventi më cilësor dhe më i organizuar i futbollit europian deri tani”. Me të njëjtat tone të ngrohta, bosi i futbollit shqiptar i është drejtuar edhe homolugu të tij spanjoll, Angel Maria Vijar.
“Fitorja e Spanjës në Kampionatin Europian, ka qenë një sukses i merituar, i cili është përcjellur gëzueshëm dhe në Shqipëri””, shkruan njëshi i topit kuqezi, duke shprehur besimin qe marredheniet mes dy institucioneve (FSHF-FSF) do të njohin vetëm zhvillime të reja në një frymë vëllazërore.

Të enjten zbardhen kalendarët futbollistikë
Më shumë show se sport. Kjo është mënyra e re e hedhjes së shortit të sezoninit futbollistik 2008-2009. Vendi është i denjë për veprimtaritë e mëdha. Pallati i Kongreseve.
Federata Shqiptare e Futbollit, ditën e enjte, 17 korrik (ora 12:00), do të zbulojë të gjitha kalendaret e kategorive futbollistike, duke filluar nga Kategoria Superiore e deri te kategoria e dytë.
Kampionati i 70-të Kombëtar i futbollit për Kategorinë Superiore do të nisë, më 24 gusht.
FSHF-ja bëri të ditur se ndeshja e Superkupës së Shqipërisë, ajo midis kampiones Dinamo e fitueses së Kupës, Vllaznisë, do të luhet më 17 gusht 2008. Fituesja e fundit e Superkupës është Tirana, që mundi në finale Besën e Kavajës.
Janë përcaktuar edhe fillimet e kampionateve të inferioreve: Kategoria e Parë do të nisë, më 30 gusht, ndërsa Kategoria e Dytë, më 13 shtator.

Trofetë i kushtojnë 147 mijë euro FSHF-së
FSHF përcakton vlerën e trofeve që do të fitohen në sezonin 2008-2009 në Kampionatin Shqiptar të Futbollit.
Në fund të këtij edicioni, organi më i lartë i futbollit në vendon tonë do të duhet të nxjerrë nga arka e tij plot 147 mijë euro për të gjithë titujt, që do të fitohen në futbollin e të gjitha niveleve.
Një gjë e tillë është bërë e njohur pas bërjes publike të vendimit të Komitetit Ekzekutiv, i cili ishte mbledhur enkas mesditën e djeshme.
Sigurisht që, shpërblimi më i madh do të shkojë për skuadrën, e cila do të shpallet kampione e Shqipërisë në Kategorinë Superiore.
Fituesja e trofeut më prestigjioz në futbollin tonë do të fusë në arkën e klubit 65 mijë euro. Ndërsa diferenca e vlerës së titullit kampion me trofeun e Kupës së Shqipërisë është 25 mijë euro.
Ekipi që do të pasojë Vllazninë në fronin e kompeticionit të dytë, për nga rëndësia në futbollin shqiptar, do të arkëtojë 40 mijë euro.
Titulli kampion i Kategorisë së Parë vlerësohet plot 40 mijë euro më pak se ai i Superligës. Pra, skuadra që do të rezultojë në krye të tabelës së renditjes së inferiorëve në fund të këtij sezoni do të marrë vetëm 25 mijë euro.
Ndërsa kampionia e Kategoria së Dytë në 2008-2009 e pret një shumë simbolike prej 10 mijë eurosh pas trofeut të fituar.
Komiteti Ekzekutiv ka përcaktuar dhe vlerë monetare të arritjeve të klubeve më të mira në Kategoritë e të Rinjve. Ekipi që do të shpallet më i mirë në kampionatin e U-19, do të marrë shpërblim 4 mijë euro.
Ndërsa fituesi i titullit kampion për U-17, do të fusë në arkën e klubit të tyre 3 mijë euro. Mes trofeve të vlerësuar, si gjithmonë është edhe ai i golashënuesi më i mirë i kampionatit të Kategorisë Superiore.
Njeriu që do të dërgojë më shumë herë topin në rrjetat e Superligës do të shpërblehet me 2 mijë euro dhe një shumë të tillë ai do të mund ta tërheqë nëpërmjet një çeku, që do t’i jepet nga federata.
Duhet theksuar se jo të gjithë shpërblimet e përmendura më sipër do të mund të merren para kesh. Dy kampionët e të rinjve në kategoritë U-19 dhe U-17 do të mund të tërheqin bazë materiale me vlerën përkatëse për titullin e tyre.
Ndërkohë që, fituesit e trofeve më të kushtueshëm, si kampioni i Superligës, fituesi i Kupës së Shqipërisë, kampionët i Kategorisë së Parë dhe Dytë, do të duhet të mundohen pak më shumë për të përfituara paratë që u përkasin.
Atyre do t’ju duhet të dorëzojnë projekte përkatëse në FSHF, pasi paratë e tyre do të shkojnë vetëm në trajtën e investimit për klubin përkatës.

Platini do të takojë Presidentin Topi gjatë vizitës së tij në Shqipëri
Komiteti Ekzekutiv në FSHF ka zbardhur dje axhendën e Presidentit të UEFA-s, Mishel Platini, gjatë vizitës që do të bëjë në Tiranë.
Platini do të mbërrijë në Tiranë në datë 11 nëntor, dhe po atë ditë do të zhvillojë një takim me Presidentin e Republikës, Bamir Topin, dhe ministrin Pango. Tema kryesore e këtij takimi do të jetë situata në futbollin shqiptar pas pezullimit të bërë nga FIFA dhe UEFA përpara disa muajve për shkak të ndërhyrjeve nga ana e qeverisë.
Në mbrëmjen e 11 nëntorit do të organizohet dhe një darkë zyrtare për drejtuesin më të lartë të futbollit europian. Të nesërmen Platini do të marë pjesë në Asamblenë e Zakonshme të FSHF-së, që do të mbahet në ambientet e saj.Mbas kësaj asambleje ai do të largohet nga vendi ynë, duke kryer kështu vizitën e parë në postin e presidentit të UEFA-s.

- Posts: 227
- Joined: Sat, 17 May 2008 , 17:24
- Location: torino
Qindra miliona lekë për çdo tur në Kupat e Europës”
26 Nentor Propozimi i zëvendëspresidentit Nuri: Kështu simulojmë progresin e skuadrave tona
Federata shqiptare e futbollit është duke menduar seriozisht për të stimuluar financiarisht skuadrat shqiptare që marrin pjesë në Kupat e Europës. Mungesa e rezultateve në këtë drejtim dhe mos kalimi në mënyrë permanente i tureve është një shqetësim në futbollin shqiptar. Në këtë pikëpamje zëvendëspresidenti i FSHF?së Nuri është i bindur që një stimul financiar do të bënte shumë mirë. Ideja e tij pritet të shqyrtohet në të ardhmen nga Komiteti Ekzekutiv i selisë së futbollit. “Në një farë mënyrë kështu bëhemi edhe ne një UEFË e vogël për vendin tonë. Si FSHF kemi konstatuar që skuadrat tona nuk shkojnë larg në Kupat e Europës. Madje vitet e fundit edhe në Ligën e Kampioneve kemi dështuar, pavarësisht se në fillim të mijëvjeçarit kemi pasur një traditë në këtë kupë. Në këtë mënyrë unë mendoj që një formë sponsorizimi dhe nxitje duhet bërë. Propozimi im konkret është që, nëse një skuadër kalon një tur në Ligën e kampioneve ti japim si FSHF, 200 milionë lekë të vjetra, ndërkohë që një shifër të përgjysmuar për skuadrat që kalojnë një tur në Kupën UEFA. Shifra të tilla janë për t’u pasur zili pasi janë gati të njëllojta me shifrat që përfitojnë skuadrat nga vetë UEFA në rast suksesi”.
Buxhetet – Nuri është i bindur që një formë e tillë sponsorizimi do t’i lejonte klubeve elitare edhe rritje nga ana financiare. “Nëse supozojmë që kalohet një tur në Kupat e Europës, atëherë paratë që jepen nga UEFA dhe paratë që jepen nga FSHF janë të mjaftueshme që ndonjë klub i madh të rindërtojë skuadrën në baza të shëndosha për vitin pasardhës. Nëse kampionia shkon në tur të dytë të Championsit nga kjo formulë përfitohet të paktën 500?600 milionë lekë. Ne gjithnjë kemi thënë që të dalësh kampion në Shqipëri nuk duhen më shumë se 1 miliard lekë. Në këtë pikëpamje shifra e mbetur për t’u hedhur është me vogël nga ana e sponsorizuesve dhe nga ana e vetë klubeve”.
Shpërblimet – Për momentin skuadrat që përfitojnë pjesëmarrjen në Kupat e Europës dhe që fitojnë trofe në Shqipëri marrin donacione nga FSHF por në formën e investimeve. Kjo nismë e re e Nurit pritet që shumë shpejt të diskutohet në Komitetin Ekzekutiv dhe nuk është fare habi që të vihet në zbatim që në vitin e ardhshëm”.
ishalla ashte i vertet iku lajm

- Webmaster
- Posts: 5601
- Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
- Skuadra: Vllaznia
- Location: Loro Boriçi
- Contact:
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 6241
- Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
- Skuadra: Vllaznia
- Location: Postribe
- Contact:
Talentet vihen në lupën e FSHF-së
Federata Shqiptare e Futbollit do të bëjë disa grumbullime me lojtarët e rinj që aktivizohen në kampionatet jashtë vendit. Qëllimi i këtyre grumbullimeve është njohja më e mirë e specilistëve shqiptarë me këta talente.
Në data 3 dhe 4 janar, në kompleksin sportiv të Kamzës, do të kryejnë stërvitjen lojtarët e datëlindjes 1991-1992. Lojtarët e datëlindjes 1993-1994 do të grumbullohen në datat 5, 6, 7 dhe 8 janar. Talentet mund t’i shërbejnë në të ardhmen ekipit të parë të kombëtares shqiptare.
Federata Shqiptare e Futbollit do të bëjë disa grumbullime me lojtarët e rinj që aktivizohen në kampionatet jashtë vendit. Qëllimi i këtyre grumbullimeve është njohja më e mirë e specilistëve shqiptarë me këta talente.
Në data 3 dhe 4 janar, në kompleksin sportiv të Kamzës, do të kryejnë stërvitjen lojtarët e datëlindjes 1991-1992. Lojtarët e datëlindjes 1993-1994 do të grumbullohen në datat 5, 6, 7 dhe 8 janar. Talentet mund t’i shërbejnë në të ardhmen ekipit të parë të kombëtares shqiptare.
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 6241
- Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
- Skuadra: Vllaznia
- Location: Postribe
- Contact:
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 9630
- Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
- Location: Italia
-
- Tifoz nderi
- Posts: 887
- Joined: Thu, 02 Jun 2005 , 21:04
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 9630
- Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
- Location: Italia
-
- Tifoz nderi
- Posts: 887
- Joined: Thu, 02 Jun 2005 , 21:04
Re: Fshf
Rudi Vata, kandidat zyrtar për president
Menaxheri i njohur i FIFA-s e bëri deklaratën e bujshme në televizionin e njohur “Vizion Plus”, gjatë emisionit “Zip”.
Rrjetet sociale:
Rudi Vata, ish-kapiteni i Kombëtares, zyrtarizoi kandidaturën e tij për postin e presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, gjatë zgjedhjeve të marsit të vitit të ardhshëm.

Ish-lojtari i Sëlltikut të Gllazgout pohoi se ai i njeh mirë problemet e futbollit shqiptar.
Vata, me një të kaluar futbollistike deri në Japoninë e largët, pohoi se trajnerët e huaj kanë dështuar në Shqipëri, pavarësisht se për ta janë paguar disa qindra mijëra euro.
“E ndjej veten më superior në drejtimin e futbollit sesa presidenti aktual i FSHF-së”, - tha Vata, kapiteni më jetëgjatë i përfaqësueses shqiptare.
------------------------
Rikthehen shpresat per futbollin shqiptar

- Posts: 11278
- Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
- Skuadra: Ajax Vllaznia
- Location: Amsterdam Holland
Re: Fshf
secili qe don me marr presidencen veq me vjell don.
sido qe te jet puna eudi vata ka shum te drejte sepse ne 5 ndeshjet e fundit me marr veq 1 pike asht shum pak,dhe tranieri na duhet shqiptare

- Moderator
- Posts: 3865
- Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
- Location: My heart is where my home is
Re: Fshf
1. Duka po shkaterron futbollin shqiptar-sa ma pare qe te largohet-aq ma mire!
2. Rudi Vataj normalisht qi si person qe ka lujt, jetu e punu ne perendim, i njef strukturat moderne te futbollit, por problemi qendron se shpesh shqiptaret "e perendimit" kur vjen puna me ba dicka per shqipnine bahen edhe ma te korruptume se shqiptaret nshqipni-megjithate DUKA IK