Valter Fushaj president i ri i Vllaznis

Historia e Vllaznise dhe lojtarët e saj në vite.

Moderator: GOLDIAN

Post Reply
vvvllaznia
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 887
Joined: Thu, 02 Jun 2005 , 21:04

Valter Fushaj president i ri i Vllaznis

Post by vvvllaznia » Sat, 24 Jun 2006 , 22:08

Rudi Vata emërohet anëtar i Bordit drejtues të skuadrës që mund të ketë edhe trajner Gjerman


Në mbledhjen e zhvilluar sot pasdreke, skuadra e Vllaznisë ka njohur Presidentin e saj të ri që është Valter Fusha, i cili deri përpara mbledhjes zotëronte kompetencat e zv. presidentit të skuadrës. Agron Cela, Presidenti aktual do tô7 vazhdojë të jetë i lidhur me skuadrën si zv. President. Gjithashtu, në Bordin drejtues është emëruar edhe ish futbollisti i njohur Rudi Vata i cili do të luajë edhe rolin e manaxherit të skuadrës. "Unë premtoj një ritje të kondirueshme në nivelin sportiv të skuadrës së Vllaznia në të ardhmen dhe jupremtoj se do tëformojmë një skuadër të fortë", tha Presidenti i sapoemëruar Valter Fusha. "Kompetitive, jo vetëm në kampionat, por edhe në Kupat e Evropës, ku pjesmarrja në Kupën UEFA do të jetë objektivi ynë", vazhdoi Fusha. Në përfundim, Presidenti i ri cilësoi se skuadra mund të ketë një trajner Gjerman dhe ai është gati të bllokojë për skuadrën në Bankë një shumë prej 500 milion lekësh.

albaniasoccer

futbollist
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 523
Joined: Fri, 26 Nov 2004 , 23:37
Skuadra: Vllaznia, Bayern
Location: Rus-Maxharr

Post by futbollist » Sat, 24 Jun 2006 , 23:44

hajde ishalla po bahet gja,megjithse i njejti eshte vetem se ka zane vendin e presidentit...por ajo qe ndoshta me gzon eshte vendosja e Rudi Vates ne vendin drejtues se ndoshta mundet me na pru talenta te Vllaznia.Te shohim ca do bahet ne vazhdim...
:::::::::::FORZA VLLAZNIA :::::::::::FORZA SHQIPERIA::::::::

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Sun, 25 Jun 2006 , 09:45

Pershendetje !!

Ma ne fund u zgjodh edhe presidenti i "ri"......
Siç tha edhe Vvvllaznia sme pelqen kjo zgjedhje por aja qe me ban optimist , asht afrimi i Rudi Vates, shpresojme qe te bijne ndoj lojtar te mire.
Sa i takon afrimit te futbollistave shkodrane e shof pak te veshtire qe te vije ndonje futbollist shkodran cilesor.
Nder lojtaret shkodran qe mund te afrohen tek Vllaznia mund te jete Kaçi dhe Osja pasi per nuk kane nenshkru hala kontratat per sezonin e ardhshem.
Por para da diteve pata lexu ne gazete se Osja nuk kishte ne mend me leviz prej Elbasanit, por sot ne futboll asigja nuk asht i sigurte.
Hapi i pare ardhja e tranjerit, e te shohim se sa po i man premtimet Fushaj, nqs po arrin te sjelle ne shkoder tranjerin gjerman...

Forca Vllaznia
Vllaznit Ultras

Image

vvvllaznia
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 887
Joined: Thu, 02 Jun 2005 , 21:04

Post by vvvllaznia » Sun, 25 Jun 2006 , 11:21

Per menimin tim nuk kena nevoj per tranjer gjerman se erdhi edhe tranjeri italian tek tirana e nuk banen gja.ne nuk kena aq profesionalizem sa me pas nje tranjer gjerman.Gjaja qe me vjen mir edhe per mu esht afrimi i Rudi Vates nje qe i din problemet e futbollit shkodran.Puna e par qe duhet me ba esht me kriju nje skuader qe te jet ne gjendje te jet nder 5 vendet e para te kampionatit e te ket nje projekt per te ndretuar nje kompleks fushash ku te krijohet akdemia e futbollit te vllaznis me kushte te mira ku lojtaret e ardhshem ta fillojn fubollin qysh shtat vjeç si ndodh ne te gjith boten e jo 14 siç ndodh ne Shqiperi.Shyqyr qeshtja e presidentit mbaroj por desha me sha edhe nje istitucion tjeter qe e ka emrin fshf.Ishte ne kriz falimentare nje nder skuadrat me te mira te vendit dhe nje fjal nuk ka ardh prej ketij istitucion qe duhet te mbroj interresat e skuadrave shqiptare.Jan tesh sa vjet ne krye tan njata qelbsina dhe nuk kan ken ne gjendje me hartu nje ligj per ti kthyer skuadrat shqiptare nga mesjeta ne shoqeri aksionere.Kjo kallxon se sa te zot jan e sa e kan per qef futbollin shqiptar.Hajt vllaznia kampione

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Sun, 25 Jun 2006 , 11:38

Tytjeta naqe !

Ne rregull je ti po kur na ka pa me sy te mire FSHF-ja qe na pa sot !! :!: :!: :evil:
Ja me shfajsu FSHF-ne por aja spo zgjidh problemet e veda, konflikti me MKRS-ne. Hala ska zgjedh tranjerin e komtares ku asht marre me i than kut edhe 3 muj fillojne eliminatoret e Europianit.
Sa i takon trenjerit te huj, asht e drejte aja qe thu qe nuk ka aq profesionalizem, po pse mos te fillojme edhe te ndertojme nje skuader moderne dhe me prespektive.
Pervoja e Rudi Vates do te ishte dicka pozitive dhe do e ndihmonte Vllaznine ne kete drejtim.
A ishalla qe bahen fusha te reja stervitje se dihet se gjithmone Vllaznia ka vujt per fusha, si edhe krijimi i Akademise do ishte maksimumi, por dicka e domosdoshme duke pa taletat e pafund qe po nxejrr Vllaznia...

Shpresojme per mire :)

Forca Vllaznia
Vllaznit Ultras

Image

kuqeblu4ever
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 429
Joined: Mon, 29 Nov 2004 , 18:43

Post by kuqeblu4ever » Sun, 25 Jun 2006 , 13:14

Ishalla po bahet gja e hajrit por une nuk e di se ku dojne me i gjet lojtaret, as sulmues nuk kemi persembarit, une jam pro lojareve vendas se te huajt qe erdhen pak kane vlejt deri tesh. Edhe trajneri per mendimin tem duhet te jete vendas, sepse sic e tha e vvvllaznia ne nuk kemi aq futboll profesional + trajneri gjerman se njef hic mentalitetin shqiptar. Une jam per Ramadan Shehun trajner, trajner me eksperience, qe e njef mire mentalitetin e futbollit shqiptar edhe jo-shkodran qe eshte kusht i rendesishem. Trajeri gjerman ashtu si te gjithe te huajt qe vijne ne Shqiperi fitojne pike vetem nga origjina nga vijne edhe jo se jane specialista te medhenj. Me ca mora vesh ky bile ishte trajner ne kategori te 3 te Gjermanise.
VLLAZNIA, BAYERN MÜNCHEN, BARCELONA

futbollist
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 523
Joined: Fri, 26 Nov 2004 , 23:37
Skuadra: Vllaznia, Bayern
Location: Rus-Maxharr

Post by futbollist » Sun, 25 Jun 2006 , 18:43

Si e ka emrin ky trajneri gjerman qe paskan premtu apo nuk e kane deklaru akoma?...me siguri ndonji qe njeh Vata prej kohes kur ka lujt ne Gjermani.
:::::::::::FORZA VLLAZNIA :::::::::::FORZA SHQIPERIA::::::::

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Mon, 26 Jun 2006 , 02:21

futbollist wrote:Si e ka emrin ky trajneri gjerman qe paskan premtu apo nuk e kane deklaru akoma?...me siguri ndonji qe njeh Vata prej kohes kur ka lujt ne Gjermani.
Mirmrama !

Tranjeri gjerman per te cilin flitet kaq shume kam frik se asht rrena e rradhes......

Bana da kerkime ne internet dhe tranjeri aktual i FC Madeburg eshte Dirk Heyne i cili ka lindur me 10 tetor 1957 ne Magdeburg (Gjermani).
Ka fillu futbollin qe ne moshen 10 vjeçare me ekipin e qytetit te lindjes me te cilin ka eshte aktivizu deri ne vitin 1991 si portier i ketij ekipi.
Dirk Heyne ka zhvilluar 323 ndeshje ne kategorine e pare te ish- Gjermanise lindore, 51 ndeshje ne kupen e Gjermanise lindore, si edhe 34 ndeshje ne kupen Uefa, po me Magdenburgun.
Me pas ai zhvendoset ne Borussia Moenchengladbach ku luan per tre sezoni , me pas i thote lamtumiri fushes se gjelber (1994) ku aktivizohet ne 24 ndeshje (Bundeslige).
Por futbolli eshte akoma ne planet e tij keshtu qe per ca kohe deri ne vitin 2001 qendron tek Borussia Moenchengladbach ku pergatitet si tranjer dhe ushtron profesionin e tij ne ekipet zinxhire. Ne keto vite do te hape edhe nje shkolle te tijen per pregatitjen e portiereve.

Ne vitin 2003 rikthehet ne qytetin e lindjes, por kete rralle si tranjer dhe jo me si lojtar.
Si lojtar Dirk Heyne ka fituar mjaft trofe si kupen e gjermanise lindore 3 here, nen kampion i gjermanise lindore 1 here, 2 here ekipi i tij ka zene vendin e trete te kampionatit te Gjermanise lindore si edhe ne vitin '92 ka dale ne finale te kupes se Gjermanise.

Ne sezonin 2003/2004 ekipi te cilin ai stervit renditet ne vendin e 3-te te Oberliga Nordost-Sud , sezonin 2004-2005 renditet ne vendin e 5-te, kurse ne sezonin qe sapo perfundoi 2005/2006 eshte shpallur kampion i Oberliga Nordost-Sud duke u ngjitur keshtu ne Regionalliga Nord (kategoria e trete Gjermane).
Deri tani ekipi i Magdenburgut ka bere perfocime ne ekip dhe po pergatitet seriozisht per sezonin e ardhshem.

Duke pare keto perforcime te ekipit te FC Magdenburgut si edhe suksesin e tranjerit me fitimin e titullit kampion te Oberliga Nordost-Sud, do te jete pothujse e pamujtun qe ky tranjer te vije me Vllaznine ....

Ja nje foto te Dirk Heyne :
Image

Ma shume informacione mund ti gjeni edhe ktu :

http://www.fc-magdeburg.de <<<< Faqe zyrtare e FC Magdenburgut
http://www.fcmfanshop.de/

Per ata qe dine gjermanisht nuk kishte ken keq qe me pyt ne forumet e tifozave te Magdenburgut mbi kete trenjer dhe prespektivave :D
Vllaznit Ultras

Image

futbollist
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 523
Joined: Fri, 26 Nov 2004 , 23:37
Skuadra: Vllaznia, Bayern
Location: Rus-Maxharr

Post by futbollist » Mon, 26 Jun 2006 , 10:03

Per Vllaznine ban boll ky vec ishalla po na e bijne,boll me na fute nji menyre tjeter te lujtunit se gjithmone jena shqu per loje ne sulm e shenim te madh ne gola po kena pase por problemi qe kena pase gjithmone asht se i kena lane shum hapsine kundershtarit e si rezultat kena hanger gola qe mund te evitoshin sikur skuadra te jete e vendosun ma mire ne fushe.
:::::::::::FORZA VLLAZNIA :::::::::::FORZA SHQIPERIA::::::::

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Mon, 26 Jun 2006 , 16:20

Pershendetje !

Futbollist, nuk asht keq tranjeri gjerman, por sma merr mendja qe ai len kategorine e trete gjermane per Vllaznine !!!!
Pa dasht me muhu punen e ktij tranjeri me aq sa òexova nuk me duket se ka eksperience te madhe si tranjer (siç thote Fushaj, apo thuhet ne gazeta) !!!
Ai ka 3 vjet qe drejton nje ekip te pare ....
Ma shum se tranjeri mu me bezdis deklaratat e pabaza te presidentit te ri !!!
Te presim 30 ditet e te shohim iheran se ca pa ban edhe "presidenca e re"....
se kshu siç duket veshtire jane punt per Vllaznine !!!
Vllaznit Ultras

Image

kuqeblu4ever
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 429
Joined: Mon, 29 Nov 2004 , 18:43

Post by kuqeblu4ever » Mon, 26 Jun 2006 , 18:27

Pyeta tek faqja e FC Magdenburg ne lidhje me trajnerin qe demek eshte fol me ardhe tek Vllaznia dhe mu pergjigjen qe ai sapo e ka zgjat kontraten me FC Magdenburg.
VLLAZNIA, BAYERN MÜNCHEN, BARCELONA

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Tue, 27 Jun 2006 , 01:51

kuqeblu4ever wrote:Pyeta tek faqja e FC Magdenburg ne lidhje me trajnerin qe demek eshte fol me ardhe tek Vllaznia dhe mu pergjigjen qe ai sapo e ka zgjat kontraten me FC Magdenburg.
:wink: Hallall kuqeblu4ever

Qe pra fillunen prep premtimet boshe te presidences tone !!!
:evil:
Vllaznit Ultras

Image

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Tue, 27 Jun 2006 , 23:13

Pse kaq shpejt fillute me u rrejt ju?
:lol:

kuqeblu4ever
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 429
Joined: Mon, 29 Nov 2004 , 18:43

Post by kuqeblu4ever » Wed, 28 Jun 2006 , 00:12

une e disha qe asht rrene po deshta me e pa a asht e vertete si rren.
VLLAZNIA, BAYERN MÜNCHEN, BARCELONA

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Wed, 28 Jun 2006 , 12:55

Ja maj naqe ishte rrene si rren.Hahahahahahahah

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Fri, 30 Jun 2006 , 01:14

Pershendetje !!

Fushaj ka deklaru qe tranjeri i ardhshem i Vllaznise do te jete o gjermani Dirk Heyne ose shkodran i mirenjohun Hysen Zmijani.
Me aq sa u diskutu ktu si edhe u morr vesht me siguri gjermani sdo te jete tranjeri i Vllaznise pasi sa ka zgjat kontraten me ekipin qe ka drejtu edhe sezonin e kalum, kshu qe sipas deklaratave te Fushaj tranjer i Vllaznise do te jete Hysen Zmijani.
Me aq sa di un Hysen Zmijani nuk ka ndonje pervoje te madhe ne rolin e tranjerit dhe nuk e di nqs do t'ishte tranjeri i duhun per Vllaznine .

Ju si mendoni ???
Vllaznit Ultras

Image

vvvllaznia
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 887
Joined: Thu, 02 Jun 2005 , 21:04

Post by vvvllaznia » Fri, 30 Jun 2006 , 12:16

Tham qe edhe per kete vjet vllaznia nuk ta po ban gja se nuk ka me i gjet lojtart duhun per me fitu kampionatin keshtu qe a Heyne a Zmijani esht njesoj.Mu nuk do te me kishte ardh keq nje shkodran me pervoj edhe nderkombtare te vij e te behet tranjer i vllaznis keshtu qe mu me pelqen kjo ide per Zmijanin tranjer te vllaznis

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Fri, 30 Jun 2006 , 13:20

Hysa ka eksperience si lojtar por si trajner me sa di un ska eksperience.Problemin e lojtarve un e kam thane ka here.

futbollist
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 523
Joined: Fri, 26 Nov 2004 , 23:37
Skuadra: Vllaznia, Bayern
Location: Rus-Maxharr

Post by futbollist » Fri, 30 Jun 2006 , 20:19

Shif Hysen shif Klinsman njisaj jane :lol: :lol:
:::::::::::FORZA VLLAZNIA :::::::::::FORZA SHQIPERIA::::::::

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Sat, 01 Jul 2006 , 12:43

Njaty afer. :lol: :lol: :lol: :lol:

Post Reply