Analiza per ekipin e Vllaznise
Posted: Tue, 16 May 2006 , 13:57
Kriza e Vllaznisë, 10 sulmues për 24 gola!
Ja shifrat e sulmit shkodran:
1.Sinani 33 ndeshje 13 gola
2.Rinaldo 12 ndeshje 4 gola
3.Cani 18 ndeshje 2 gola
4.Sulejmani 10 ndeshje 0 gola
5.Kuli 7 ndeshje 0 gola
6.Drobnjak 3 ndeshje 0 gola
7.Beka 12 ndeshje 1 gol
8.Nimani 1 ndeshje 0 gola
9.Ahi 30 ndeshje 2 gola
10.Bokatola 11 ndeshje 2 gola
Mund të duket paradoksale, por është më se e vërtetë. Një fakt ky që shpjegon nga njëra anë krizën e sulmit të Vllaznisë dhe nga ana tjetër konkluzionin e të gjithëve se shkodranët kanë gabuar shumë në merkato sivjet. Shifrat flasin vetë: janë blerë sulmues me shuma të konsiderueshme, por që janë larguar nga skuadra pa kaluar shumë kohë dhe, çfarë është më e keqja, pa shënuar asnjë gol. Justifikimi i vetëm i goleadorëve të këtij sezoni për kuqeblutë e ka emrin Vioresin Sinani. Ai vërtet nuk ka numrin e golave të shënuar në kampionatet e fundit, por duhet pasur parasysh edhe faktin se në lojën e tij ka ndikuar fakti se sivjet përkrah tij ka pasur plot 8 sulmues të tjerë, të cilët janë ndërruar javë pas jave. Madje, në disa raste, kapiteni shkodran ka qenë i detyruar të luante edhe i vetëm në vijën e parë, kjo një zgjedhje e detyruar e trajnerëve. Por në kontrast të plotë me numrin 9 të kuqebluve, kanë qenë tri prej blerjeve të Vllaznisë së këtij edicioni. Duke filluar nga Drobnjak, i cili erdhi me shumë bujë në merkaton e janarit, mori disa lekë në dorë dhe vetëm pas 3 ndeshjesh të luajtura me fanellën kuqeblu (edhe këto plotësisht jashtë forme) filloi debatet e zakonshme për të me trajnerin dhe presidencën. Në tri ndeshje të luajtura, asnjë gol i shënuar. Për të vazhduar me Kulin, kavajasin nga i cili pritej shumë, por që në ato 7 ndeshje që luajti për shkodranët, nuk dhuroi asgjë të bukur, duke u larguar në tetor nga Shkodra pa shënuar asnjë gol. Të njëjtin fat me dy të parët kishte edhe kosovari Sulejmani. Fillimisht Haxhiosmanoviçi dhe më pas Dedja i dhanë të gjitha shanset e duhura për të treguar aftësitë e tij, por kosovari ka zhgënjyer dhe në 10 ndeshjet që është aktivizuar nuk ka shënuar asnjë gol, duke u larguar në janar për nuk dihet se ku. I vetmi nga sulmuesit e huaj që bëri diçka të mirë me Vllazninë sivjet ka qenë braziliani Rinaldo. Ai u bashkua me skuadrën në tetor dhe në 12 ndeshjet që luajti me të ka shënuar 4 gola, duke mbetur i dyti në listën e golashënuesve më të mirë të ekipit. Largimi i tij në janar për t'i bërë vend Drobnjakut duket se është "pengu" më i madh i drejtuesve të klubit për këtë sezon. Problemet që presidenca hasi me sulmuesit e blerë u krijoi mundësinë (njëkohësisht edhe i pengoi) që të shfaqeshin në rolin e protagonistit. 20-vjeçari Nevian Cani ka luajtur në 18 ndeshje (shumë prej tyre si zëvendësues) dhe ka shënuar 2 gola. Njëkohësisht ka fituar edhe një 11 metërsh, ka goditur 2 3 herë shtyllat, duke garantuar kështu një perspektivë të sigurt për sulmin e Vllaznisë. Sulmuesi tjetër Rudi Beka, një nga të pëlqyerit e Dedjes, ka luajtur në 12 ndeshje dhe ka shënuar 1 gol. Ndërkohë që në ndeshjen e fundit të kampionatit është aktivizuar edhe sulmuesi i të rinjve, Nimani, një tjetër element ky i perspektivës. Përveç këtyre 8 sulmuesve të mirëfilltë, një rol të tillë këtë sezon e kanë aplikuar "nga halli" edhe dy mesfushorët Ahi dhe Bokatola, që herë pas here janë vënë në sulm përkrah Sinanit. Të dy ata kanë shënuar nga 2 gola, duke e çuar pra në 24 numri e golave të shënuar nga këta 10 sulmues. Natyrisht, shumë pak për një skuadër si Vllaznia, e cila gjithnjë ka luajtur një futboll të hapur dhe sulmues. Shifra e golave të shënuar në këtë sezon është më e ulëta për këtë skuadër në këto 6 sezonet e fundit. Fakt ky që tregon edhe një herë tjetër se ai që lamë pas ka qenë një sezon i dështuar për kuqeblutë.