Kriza e Vllaznisë, 10 sulmues për 24 gola!
Ja shifrat e sulmit shkodran:
1.Sinani 33 ndeshje 13 gola
2.Rinaldo 12 ndeshje 4 gola
3.Cani 18 ndeshje 2 gola
4.Sulejmani 10 ndeshje 0 gola
5.Kuli 7 ndeshje 0 gola
6.Drobnjak 3 ndeshje 0 gola
7.Beka 12 ndeshje 1 gol
8.Nimani 1 ndeshje 0 gola
9.Ahi 30 ndeshje 2 gola
10.Bokatola 11 ndeshje 2 gola
Mund të duket paradoksale, por është më se e vërtetë. Një fakt ky që shpjegon nga njëra anë krizën e sulmit të Vllaznisë dhe nga ana tjetër konkluzionin e të gjithëve se shkodranët kanë gabuar shumë në merkato sivjet. Shifrat flasin vetë: janë blerë sulmues me shuma të konsiderueshme, por që janë larguar nga skuadra pa kaluar shumë kohë dhe, çfarë është më e keqja, pa shënuar asnjë gol. Justifikimi i vetëm i goleadorëve të këtij sezoni për kuqeblutë e ka emrin Vioresin Sinani. Ai vërtet nuk ka numrin e golave të shënuar në kampionatet e fundit, por duhet pasur parasysh edhe faktin se në lojën e tij ka ndikuar fakti se sivjet përkrah tij ka pasur plot 8 sulmues të tjerë, të cilët janë ndërruar javë pas jave. Madje, në disa raste, kapiteni shkodran ka qenë i detyruar të luante edhe i vetëm në vijën e parë, kjo një zgjedhje e detyruar e trajnerëve. Por në kontrast të plotë me numrin 9 të kuqebluve, kanë qenë tri prej blerjeve të Vllaznisë së këtij edicioni. Duke filluar nga Drobnjak, i cili erdhi me shumë bujë në merkaton e janarit, mori disa lekë në dorë dhe vetëm pas 3 ndeshjesh të luajtura me fanellën kuqeblu (edhe këto plotësisht jashtë forme) filloi debatet e zakonshme për të me trajnerin dhe presidencën. Në tri ndeshje të luajtura, asnjë gol i shënuar. Për të vazhduar me Kulin, kavajasin nga i cili pritej shumë, por që në ato 7 ndeshje që luajti për shkodranët, nuk dhuroi asgjë të bukur, duke u larguar në tetor nga Shkodra pa shënuar asnjë gol. Të njëjtin fat me dy të parët kishte edhe kosovari Sulejmani. Fillimisht Haxhiosmanoviçi dhe më pas Dedja i dhanë të gjitha shanset e duhura për të treguar aftësitë e tij, por kosovari ka zhgënjyer dhe në 10 ndeshjet që është aktivizuar nuk ka shënuar asnjë gol, duke u larguar në janar për nuk dihet se ku. I vetmi nga sulmuesit e huaj që bëri diçka të mirë me Vllazninë sivjet ka qenë braziliani Rinaldo. Ai u bashkua me skuadrën në tetor dhe në 12 ndeshjet që luajti me të ka shënuar 4 gola, duke mbetur i dyti në listën e golashënuesve më të mirë të ekipit. Largimi i tij në janar për t'i bërë vend Drobnjakut duket se është "pengu" më i madh i drejtuesve të klubit për këtë sezon. Problemet që presidenca hasi me sulmuesit e blerë u krijoi mundësinë (njëkohësisht edhe i pengoi) që të shfaqeshin në rolin e protagonistit. 20-vjeçari Nevian Cani ka luajtur në 18 ndeshje (shumë prej tyre si zëvendësues) dhe ka shënuar 2 gola. Njëkohësisht ka fituar edhe një 11 metërsh, ka goditur 2 3 herë shtyllat, duke garantuar kështu një perspektivë të sigurt për sulmin e Vllaznisë. Sulmuesi tjetër Rudi Beka, një nga të pëlqyerit e Dedjes, ka luajtur në 12 ndeshje dhe ka shënuar 1 gol. Ndërkohë që në ndeshjen e fundit të kampionatit është aktivizuar edhe sulmuesi i të rinjve, Nimani, një tjetër element ky i perspektivës. Përveç këtyre 8 sulmuesve të mirëfilltë, një rol të tillë këtë sezon e kanë aplikuar "nga halli" edhe dy mesfushorët Ahi dhe Bokatola, që herë pas here janë vënë në sulm përkrah Sinanit. Të dy ata kanë shënuar nga 2 gola, duke e çuar pra në 24 numri e golave të shënuar nga këta 10 sulmues. Natyrisht, shumë pak për një skuadër si Vllaznia, e cila gjithnjë ka luajtur një futboll të hapur dhe sulmues. Shifra e golave të shënuar në këtë sezon është më e ulëta për këtë skuadër në këto 6 sezonet e fundit. Fakt ky që tregon edhe një herë tjetër se ai që lamë pas ka qenë një sezon i dështuar për kuqeblutë.
Analiza per ekipin e Vllaznise
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 9630
- Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
- Location: Italia
-
- Webmaster
- Posts: 5601
- Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
- Skuadra: Vllaznia
- Location: Loro Boriçi
- Contact:
Vllaznia, tre sezone për një finale kupe.
Ecuria e saj nga viti në vit po lë shumë për të dëshiruar. Për rrjedhojë Vllaznia e sotme e Agron Çelës& Co, ka shënuar të tretin sezon rradhazi duarbosh. Jo vetëm sa i takon trofeve të fituara por edhe shifrave dhe pozicioneve në renditje. Presidenca aktuale e mori drejtimin e këtij klubi 87 vjeçar, kur ai renditej i dyti në kampionat. Që atëherë nuk ka asnjë shenjë për rritje por për zbritje graduale aq sa kuqeblutë sivjet u rrezikuan seriozisht edhe nga rënia prej kategorisë. Në të parin sezon të presidencës aktuale në krye të Vllaznisë, atë 2003-04, shkodranët zbritën një vend në renditje duke e mbyllur kampionatin të tretët.
Gjithsesi ajo u konstatua si sukses ngaqë ekipi kishte kaluar shumë probleme në fillimin e sezonit. Aq më tepër kur ekipi siguroi të drejtën e luajtjes në Evropë përmes Kupës Intertoto. Një sezon më vonë, zbritja fillon shkallë-shkallë. Kuqeblutë renditen të katërtit në kampionat. E sivjetmja është edhe më e keqe. Vendi i gjashtë është natyrisht i pashpjegueshëm në të gjitha drejtimet kur ke parasysh faktin se për ndërtimin e kësaj skuadre, presidenca ka shpenzuar qindra milionë lekë. Edicioni që sapo u mbyll do të mbahet gjatë ndoshta mend nga tifozeria kuqeblu për gjendjen jo të mirë që ka kaluar ekipi i saj i zemrës. Të gjithë ata në këtë mes fajësojnë drejtuesit e klubit për gjendjen e krijuar. Vërtetë detyra e donatorëve është të paguajnë para por gabimet e tyre kanë të bëjnë kryesisht me menaxhimin e duhur të ekipit dhe për më tepër për gjetjen e njerëzve të duhur për të blerë lojtarët e nevojshëm për arritjen e suksesit. Është e lehtë sot të akuzohet ndonjëri nga drejtuesit e klubit për sjelljen e 6 futbollistëve të konsideruar si blerje të rëndësishme por që u larguan nga Shkodra shumë kohë më parë se të përfundonte ky sezon. Njëkohëisht është e lehtë që faji të kalojë sa në njërën anë aq dhe në tjetrën. Ajo që mbetet është gjendja jo e mirë e Vllaznisë në sezonin që sapo lamë pas. Ajo është e prekshme për të gjithë dhe sigurisht që i shqetëson ata që e duan këtë emër, këtë skuadër. Edhe i treti sezon i donatorëve aktualë të Vllaznisë në krye të këtij klubi u mbyll pa asnjë bilanc pozitiv. Shpresat kanë qenë evidente deri të mërkurën e kaluar kur përpak sa Kupa nuk udhëtoi drejt Shkodrës. Por dështimi edhe në finale të kërij kompetcioni ka qenë frut i dështimeve të gjithë sezonit. I këtij sezoni kur Vllaznia ka provuar nga merkatoja plot 30 futbollistë, prej të cilëve 15 prej tyre kanë firmosur kontratë me klubin shkodran. Nga të gjithë këta lojtarë, të vetmit që e kanë justifkuar plotësisht veshjen e fanellës së Vllaznisë kanë qenë Leandro, Radusinoviç dhe deri diku Ndreka. Të tjerët, me plot gojën mund t’i quash dështime. Vetëm këta shifra mjaftojnë të kuptojnë se shkodranët kanë gabuar në merkaton që kanë bërë. Përgjegjësia e atyre që janë marrë me këtë çështje është reflektuar në rezultatet e skuadrës dhe për pasojë, rezultati është ky që u arrit në fund të këtij sezoni, i gjithi për t’u harruar një orë e më parë.
Gjergj KOLA

Kuqeblute, “as mish, as peshk”
“As mish, as peshk”. Ky do te ishte perkufizimi me i mire qe mund t’i behej situates, te cilen po kalojne nje pjese e mire e titullareve te Vllaznise, ne keto dite te fundit te majit. Mbetja e skuadres shkodrane jashte kompeticioneve europiane, qe perbente dhe nje nga objektivat paresore te klubit dhe te drejtuesve, ka krijuar nje zbrazeti dhe dilema te futbollistet, lidhur me te ardhmen e tyre. Kishin bere te tjera plane dhe ndryshe u doli. Nese do te kishin fituar nje vend ne Europe, punet do te kishin qene krejt ndryshe, cka do te thote qe asnjeri prej tyre nuk do ta kish menduar nje largim te mundshem nga Vllaznia. Kesisoj, duke u ballafaquar me opinionet e perhapura neper qytet, duke marre shkas edhe nga komentet e opinionet nga me te ndryshmet mediatike, ne mjediset qe jane te lidhura me futbollin rendom mund te degjoshshprehje si “po iken ky”, apo “po iken ai”. Gjithnje sipas ketyre zerave qe qarkullojne me shumice keto dite, nje titullar po shkon te Elbasani apo Tirana, tjetri te Partizani apo Dinamo, madje, edhe ne skuadra te tjera, brenda dhe jashte vendit.