Sporte dimerore

Ketu mund te shkruani per cfaredo lloj sporti ,
si basketboll , formula 1 , boks , etj...
Post Reply
vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Sporte dimerore

Post by vllaznia1919 » Fri, 28 Oct 2005 , 13:36

Shqipëria në Olimpiadën Dimërore "Torino 2006"

"Fëmijët, të rinjtë dhe të rriturit, që kanë provuar të rrëshqasin mbi "malin e akullt" që do të presë Lojërat Olimpike Dimërore "Torino 2006", mund të jenë kampionët e ardhshëm. Shqiptarë, rumunë, marokenë e të tjerë hidhen në borën e ngrirë pa frikë, të ndjekur nga familjarët e tyre që janë vendosur në tribunë,"- shkruhet në sitin e internetit të Lojërave Olimpike Dimërore "Torino 2006". Një parashikim ky për të gjitha familjet emigrante në Itali, të cilat kanë qenë krahu kryesor i punës së bërë për ndërtimin e 3 fshatrave olimpikë që janë ngritur për të pritur 2500 atletë nga e gjithë bota. Pikërisht këta që sot ndërtojnë shihen si kampionët e ardhshëm.
Por Shqipëria, jashtë çdo parashikimi, do të ketë përfaqësuesin e saj për herë të parë në Lojërat Olimpike Dimërore, që në lojërat e Torinos zhvillohen nga data 10-26 shkurt. Ai quhet Erion Tola dhe vjen nga një familje emigrantësh. Ishte vetëm 9 vjeç kur familja e tij vendosi të jetonte në Itali. Që në moshë të vogël, sporti i tij i preferuar do të ishin skitë. Sot Erioni është 19 vjeç dhe do të hyjë në histori si shqiptari i parë që preku Lojërat Olimpike Dimërore. Për më tepër, ai shkon në këto lojëra, si të gjithë sportistët e tjerë, me kualifikim. Erioni do të konkurrojë për ngjyrat kuqezi në garat e sllallomit, gara e tij e preferuar.
I është dashur një punë e madhe dhe një karrierë e pasur në Itali për të arritur deri këtu. "Ai ka një karrierë të gjatë me ekipin italian. Normën e kualifikimit ai e ka marrë duke garuar për Italinë në aktivitetet kualifikuese të Lojërave Olimpike "Torino 2006", - tha sekretari i Federatës së Skive, Astrit Hutka. Kontakti i parë i federatës shqiptare me Erion Tolën ka qenë në kampionatin kombëtar të skive, të zhvilluar në muajin mars. Gara e tij e jashtëzakonshme që zhvilloi në kampionatin kombëtar bëri që presidenti i Federatës së Skive, Shkëlqim Mema, t'i propozonte që t'i bashkohej ekipit tonë kombëtar. Vetëm pak muaj më parë, nga Federata Ndërkombëtare e Skive, FIS, ka mbërritur faksi që konfirmon se shqiptari Erion Tola është kualifikuar për në Lojërat Olimpike Dimërore "Torino 2006". Një mundësi që drejtuesit e federatës e kapën në ajër. Vetëm pak ditë më parë, presidenti i Federatës së Skive, Shkëlqim Mema, dhe drejtuesit e KOKSH-it, presidenti Hysen Domi dhe sekretari Stavri Bello, kanë zhvilluar nja takim me zv.minstrin e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Neritan Alibali, për të mundësuar përfaqësimin e Toles në olimpiadën dimërore, pasi për t'u përgatitur për një përfaqësim sa më dinjitoz në këto lojëra sportisti shqiptar ka kërkuar që të ketë pranë trajnerin e tij, F. Bonavita. Dhe kjo natyrisht ka nga mbrapa edhe një faturë financiare, që do të mbulohet nga pala shqiptare, meqenëse ai do të përfaqësojë Shqipërinë në këto lojëra. Nga ana tjetër, përfaqësimin e tij në këto lojëra, drejtuesit e KOKSH-it, që janë organizatorët e përfaqësimit të ekipit tonë në "Torino 2006", e shohin sportistin Erion Tola si një nga kandidatët e mundshëm për të përfaqësuar Shqipërinë edhe në lojërat e ardhshme dimërore, madje pretendent që në lojërat e 2006-ës. Përfundimisht, Shqipëria, për herë të parë në historinë e lojërave olimpike dimërore, do të ketë përfaqësuesin e saj në "Torino 2006".

17 ditë do të zgjasin Lojërat Olimpike Dimërore "Torino 2006": nga data 10-26 shkurt 2006.

15 disiplina do të zhvillohen gjatë lojërave: hokej në akull, patinazh artistik, patinazh shpejtësie, skeleton, ski alpine, stil i lirë, snowboard etj.

7 qytete do të presin ekipet olimpike, ku do të zhvillojnë garat: Torino, Bardoneckia, Kazana, Pinerolo, Pragelato, Sauze d'Oulx, Sestriere.

3 fshatra olimpike do të ngrihen për të pritur atletët pjesëmarrës në: Torino, Bardonekia e Sestriere.

85 komitete olimpike kombëtare do të ndjekin nga afër Lojërat Olimpike "Torino 2006".

2.500 atletë do të përfaqësojnë shtetet e tyre në 15 disiplina në Lojërat Olimpike Dimërore.

2.300 përfaqësues të CIO-s, komiteteve olimpike kombëtare dhe federatave do të jenë të pranishëm gjatë zhvillimit të lojërave.

650 gjyqtarë do t'i gjykojnë garat në 15 disiplina sportive.

10.000 përfaqësues të mediave nga gjithë bota do të transmetojnë ngjarjen më të rëndësishme të vitit, Lojërat Olimpike Dimërore "Torino 2006".

1 milion spektatorë mendohet se do ta ndjekin nga afër zhvillimin e lojërave, ku përfaqësohen 2500 atletë nga e gjithë bota.

Post Reply