Vllaznia-Patushi, "divorci" vlen 70 mijë USD
Posted: Thu, 20 Oct 2005 , 12:07
Vllaznia-Patushi, "divorci" vlen 70 mijë USD
Më në fund, çështja "Patushi" mbyllet. Dilema e vendosjes së fatit të tij se me cilin ekip do të luante në vazhdim të sezonit kishte ditë që kishte pushtuar opinionin sportiv shqiptar. Klubi "Vllaznia" ka vendosur ta lërë të lirë lojtarin vetëm pasi ky i fundit, përmes donatorëve të Tiranës, ka derdhur në arkën e shkodranëve një shumë tepër të majme të hollash. Bëhet fjalë për shumën e 70 mijë dollarëve, që ka shërbyer për lënien të lirë të lojtarit për t'u rikthyer te bardheblutë. Çdo gjë është vendosur dje pas një takimi që presidenca e Vllaznisë ka pasur me njërin prej donatorëve të Tiranës, Refik Halilin. Ky i fundit kishte udhëtuar që në mëngjes herët nga Tirana drejt Shkodrës së bashku me vetë lojtarin, për t'i dhënë fund një herë e mirë kësaj çështjeje. Halili me vete ka pasur edhe shumën e konsiderueshme të parave, për të cilat e kishte të qartë se homologët e tij të Vllaznisë do të kërkonin për "kokën" e Patushit. Dhe rreth orës 11:00 çdo gjë është mbyllur. Refik Halili dhe Tirana kanë paguar 70 mijë dollarë dhe kanë marrë lejekalimin e lojtarit, që mund të federohet që tani me kampionët, prej të cilëve u largua jo më larg se 3 muaj më parë. Këtë e bën të ditur për "Sportin shqiptar" edhe vetë presidenti i Vllaznisë, Agron Çela, i cili thotë: "Po, më në fund, kjo çështje u mbyll. Pas bisedimeve që patëm me njërin prej donatorëve të Tiranës, pikërisht me Refik Halilin, ramë dakord që Patushi të lejohet të largohet nga Vllaznia kundrejt pagesës së gjobës që i kishim vënë. Pasi u pagua kjo shumë, ne i kemi dhënë lojtarit edhe lejen e kalimit për t'u aktivizuar te Tirana. Patushi është lënë i lirë për shumën e 70 mijë dollarëve, çka do të thotë se prishja e kontratës me Vllazninë i ka kushtuar jo pak atij, por plot trefishin e vlerës së parave që ka marrë nga ne kur ka firmosur kontratën." Në këtë mënyrë, detajet e kësaj lëvizjeje të bujshme janë më se të qarta. Patushi, në momentin e firmosjes me kuqeblutë në ditët e para të gushtit, ka përfituar në dorë shumën e 20 mijë eurove. Por pa kaluar 3 muaj, pas 6 ndeshjeve të luajtura me kuqeblutë, ku shënoi edhe 2 gola, ai ka ndërruar mendje, duke dashur të kthehet sërish te Tirana, duke paguar 3 herë më tepër për t'u larguar. E gjitha kjo erdhi nga fakti që vetëm dy ditë më parë një përfaqësues i klubi "Tirana" është paraqitur në federatë me gjoja një lejekalim të lëshuar nga Vllaznia. Por menjëherë kanë reaguar shkodranët, që kanë hedhur idenë e falsifikimit të dokumentit. Në këto kushte, Refik Halilit dje i është dashur të mbyllë çdo gjë, ndërkohë që Patushi nuk ka pasur guximin t'u dalë përpara drejtuesve të Vllaznisë, ndonëse ka qenë dje në Shkodër. Megjithatë, kjo çështje tashmë ka marrë fund. Mesfushori që nga dita e djeshme është pjesë e bardhebluve.