Vllaznia-Patushi, "divorci" vlen 70 mijë USD
Më në fund, çështja "Patushi" mbyllet. Dilema e vendosjes së fatit të tij se me cilin ekip do të luante në vazhdim të sezonit kishte ditë që kishte pushtuar opinionin sportiv shqiptar. Klubi "Vllaznia" ka vendosur ta lërë të lirë lojtarin vetëm pasi ky i fundit, përmes donatorëve të Tiranës, ka derdhur në arkën e shkodranëve një shumë tepër të majme të hollash. Bëhet fjalë për shumën e 70 mijë dollarëve, që ka shërbyer për lënien të lirë të lojtarit për t'u rikthyer te bardheblutë. Çdo gjë është vendosur dje pas një takimi që presidenca e Vllaznisë ka pasur me njërin prej donatorëve të Tiranës, Refik Halilin. Ky i fundit kishte udhëtuar që në mëngjes herët nga Tirana drejt Shkodrës së bashku me vetë lojtarin, për t'i dhënë fund një herë e mirë kësaj çështjeje. Halili me vete ka pasur edhe shumën e konsiderueshme të parave, për të cilat e kishte të qartë se homologët e tij të Vllaznisë do të kërkonin për "kokën" e Patushit. Dhe rreth orës 11:00 çdo gjë është mbyllur. Refik Halili dhe Tirana kanë paguar 70 mijë dollarë dhe kanë marrë lejekalimin e lojtarit, që mund të federohet që tani me kampionët, prej të cilëve u largua jo më larg se 3 muaj më parë. Këtë e bën të ditur për "Sportin shqiptar" edhe vetë presidenti i Vllaznisë, Agron Çela, i cili thotë: "Po, më në fund, kjo çështje u mbyll. Pas bisedimeve që patëm me njërin prej donatorëve të Tiranës, pikërisht me Refik Halilin, ramë dakord që Patushi të lejohet të largohet nga Vllaznia kundrejt pagesës së gjobës që i kishim vënë. Pasi u pagua kjo shumë, ne i kemi dhënë lojtarit edhe lejen e kalimit për t'u aktivizuar te Tirana. Patushi është lënë i lirë për shumën e 70 mijë dollarëve, çka do të thotë se prishja e kontratës me Vllazninë i ka kushtuar jo pak atij, por plot trefishin e vlerës së parave që ka marrë nga ne kur ka firmosur kontratën." Në këtë mënyrë, detajet e kësaj lëvizjeje të bujshme janë më se të qarta. Patushi, në momentin e firmosjes me kuqeblutë në ditët e para të gushtit, ka përfituar në dorë shumën e 20 mijë eurove. Por pa kaluar 3 muaj, pas 6 ndeshjeve të luajtura me kuqeblutë, ku shënoi edhe 2 gola, ai ka ndërruar mendje, duke dashur të kthehet sërish te Tirana, duke paguar 3 herë më tepër për t'u larguar. E gjitha kjo erdhi nga fakti që vetëm dy ditë më parë një përfaqësues i klubi "Tirana" është paraqitur në federatë me gjoja një lejekalim të lëshuar nga Vllaznia. Por menjëherë kanë reaguar shkodranët, që kanë hedhur idenë e falsifikimit të dokumentit. Në këto kushte, Refik Halilit dje i është dashur të mbyllë çdo gjë, ndërkohë që Patushi nuk ka pasur guximin t'u dalë përpara drejtuesve të Vllaznisë, ndonëse ka qenë dje në Shkodër. Megjithatë, kjo çështje tashmë ka marrë fund. Mesfushori që nga dita e djeshme është pjesë e bardhebluve.
Vllaznia-Patushi, "divorci" vlen 70 mijë USD
- Kuq3Blu
- Tifoz
- Posts: 88
- Joined: Thu, 09 Dec 2004 , 19:47
- Location: Shkoder
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 9630
- Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
- Location: Italia
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 9630
- Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
- Location: Italia
Shkodranët: E gëzofshi!
Dje donatori i Tiranës Refik Halili ka qenë vetë në Shkodër për të siguruar kalimin në radhët e bardhebluve të Saimir Patushit. Pas bisedës, të dy drejtuesit bënë të ditur se ishte arritur marrëveshja që matjani të rikthehej tek Tirana. “Saimiri më shumë kishte probleme familjare dhe prandaj donte të rikthehej tek Tirana”, tha presidenti i kuqebluve, Agron Çela në përfundim të takimit. “Ai na kërkoi që t’i jepnim lejen e kalimit dhe unë pas bisedës që pata me donatorin Halili vendosa pikërisht kështu. Tani ai është përfundimisht një futbollist bardheblu, Tirana le ta gëzojë”, u shpreh presidenti i shkodranëve. Ndërkaq, për sponsorin bardheblu Refik Halili, largimi i Patushit pas humbjes me CSKA-në e Sofjes ishte një veprim i nxituar dhe se me rifillimin e kampionatit, u pa që skuadra kishte nevojë për shërbimet e tij. “Patushi u largua bashkë me një pjesë tjetër të lojtarëve tanë, por ai ishte një vendim disi i nxituar dhe i pastudiuar mirë. Tani jemi të lumtur që kemi arritur ta kemi sërish në gjirin tonë. Lojtari kishte kërkuar vetë që të rikthehej tek ne, pasi kishte probleme familjare dhe tani çdo gjë është në rregull. Për këtë falënderoj edhe presidentin Çela për bashkëpunimin, që ishte shumë i suksesshëm”, u shpreh donatori bardheblu. Përveç matjanit, një tjetër futbollist, që do t’u bashkohet bardhebluve, është Albert Duro, ndërkohë që zërat nga klubi flasin se mund të nisin edhe kontakten me Nevil Deden, gjë që mohohet kategorikisht nga drejtuesit e klubit të Elbasanit, me të cilët ish-futbollisti bardheblu ka nënshkruar një kontratë marramendëse.

- Kuqeblu Perjet
- Posts: 859
- Joined: Mon, 19 Sep 2005 , 11:37
- Skuadra: Ça pyetje?!!!!!
- Location: Tiranë
- Contact:
-
- Webmaster
- Posts: 5601
- Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
- Skuadra: Vllaznia
- Location: Loro Boriçi
- Contact:
pappapapapa , Probleme Familjare !!!vllaznia1919 wrote:Shkodranët: E gëzofshi!
“Saimiri më shumë kishte probleme familjare dhe prandaj donte të rikthehej tek Tirana”, tha presidenti i kuqebluve, Agron Çela në përfundim të takimit. “Ai na kërkoi që t’i jepnim lejen e kalimit dhe unë pas bisedës që pata me donatorin Halili vendosa pikërisht kështu. Tani ai është përfundimisht një futbollist bardheblu, Tirana le ta gëzojë”, u shpreh presidenti i shkodranëve.

Rrena ma e madhe qe kam nigju Ndojhere !!!
Thjesht i kan interesu lekt edhe e kan dhan , por per mendimin tem asht vepru keq , ne asnje menyre nuk ishe dasht qe Patushi me u lan me ik tek nje Skuader e Kampionatit Shqiptar , se pervec se na dobeson ne , por edhe perforcon kundershtaret tane !!!
Per mednimin tem ishte dashte me ba ma shumperpjekje me kete futbollist qe tia mbushnin mendjen te qendronte ne Shkoder !!!
Me leket qe moren , te interesohen per Tefik Osmanin pasi aj ka shum mundesi te largohet nga kampionati Ukrahinas .....
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 9630
- Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
- Location: Italia