Not
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 9630
- Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
- Location: Italia
Not
Superkupa në Kosovë
Me ftesë të fedratës të notit të Kosovës do të marrë pjesë disa skuadra nga vëndi ynë në Superkupën e Shqipërisë. Lajmin e bën të ditur për gazetën Sporti Shqiptar, burimet pranë federatës së notit. Skuadrat e Partizanit, Teutës,Vllaznisë etj. Janë skuadrat që mendohen të marrin pjesë, në një aktivitet mbarë kombëtar. Sipas sekretares së federatës së notit, Hyrmete Gjetja mësojmë se nisja për në Kosovë do të bëhet ditën e martë.Ndërkohë që garat për Superkupën e Shqipërisë do të zhvillohen me datë 24 gusht. Natyrshëm notarët e skuadrave tona dhe ato kosovare janë disi të lodhura pasi të dielën përballuan me sukses një tjetër aktivitet siç janë garat për kupën e Shqipërisë, ku u arritën të thyhen disa rekorde kombëtare si për të rinj ashtu dhe për të rritur.

- Moderator
- Posts: 3865
- Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
- Location: My heart is where my home is
- rai
- I Perjetshem
- Posts: 627
- Joined: Sun, 08 Jul 2007 , 00:20
- Location: n'kry t'mahalls
- Contact:
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 9630
- Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
- Location: Italia
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 9630
- Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
- Location: Italia
-
- Webmaster
- Posts: 5601
- Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
- Skuadra: Vllaznia
- Location: Loro Boriçi
- Contact:
- rai
- I Perjetshem
- Posts: 627
- Joined: Sun, 08 Jul 2007 , 00:20
- Location: n'kry t'mahalls
- Contact:
-
- Kryetifoz
- Posts: 137
- Joined: Fri, 02 May 2008 , 18:29
nji ner ish notartr e vllaznis ma von edhe tranjer qi tash nollet ne itali ka dhan rrezultate shum te mira si tranjer masi ka xjerr nji ner notart ma te mir per momentin ne itali por edhe me rrezultate ne bot dhe quhet Luka Marin ndersa ai qi e xorri dhe e stervit quhet Gjon Shyti mvjen keq qi spakena ma ekip pasi tranjera e talenta kena pas boll
rai kush tka cu mar vlashi a rroku
rai kush tka cu mar vlashi a rroku
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 9630
- Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
- Location: Italia
E ke pase per pergatitje.rai wrote:vllaznia1919 wrote:Stil mushk!
e forte kja naqe
kam pas njoft nji prej atyne Shestanve te Shiroks, e ai me bani me shku nja 2-3 here ne ate pishine, po une sikur s'isha msu me ambjent te myllun e me thane te drejten sikur nuk ja ndiva fort lezetin.
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!
-
- Moderator
- Posts: 3865
- Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
- Location: My heart is where my home is
mondi ka pas ba i humor i her ku ka permend notin, por nqs nuk e ke parasysh nuk ka randsi,visho wrote:man nuk di se ca ka than mondi se mondi thet shum se per me fol e me llap aj asht por di me te than se noti asht nji ner sportet qi ka pas ma shum kampiona e ka fitu shum kupa e kampionate pamvarsisht se te duket naj sport pa vler
nuk mduket sport pa vlere, por nuk ma merr mendja se vazhdon me ekzistu nshkoder.
A dihet gja, a ka pishina nshkoder ?
- rai
- I Perjetshem
- Posts: 627
- Joined: Sun, 08 Jul 2007 , 00:20
- Location: n'kry t'mahalls
- Contact:
-
- Kryetifoz
- Posts: 137
- Joined: Fri, 02 May 2008 , 18:29
rai Rroku ka vdek, edhe ashtu si thu ti asht shestant tan kan ken kampiona e rrekordmena e sa per rrokun aj ka ken edhe tranier shum i mir ka dit mi njoft talentat gjithmon ka punu me moshat e voglarai wrote:Rroku naqe, kta ishin si fis te dhanun shume mas notit, shiroks ne fakt, jan rrit ne liqen.visho wrote: rai kush tka cu mar vlashi a rroku
- rai
- I Perjetshem
- Posts: 627
- Joined: Sun, 08 Jul 2007 , 00:20
- Location: n'kry t'mahalls
- Contact:
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 6241
- Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
- Skuadra: Vllaznia
- Location: Postribe
- Contact:
Bregu: S‘kam konflikt, e mirëpres në stërvitje
Prej 30 vjetësh në karrierë, të mbushur me suksese, nuk i ka ndodhur asnjë rast i tillë. Kur mëson se akuzohet për ofendime nga notarja Rovena Marku, ai shpreh habi. Bëhet fjalë për trajnerin e kombëtares, i cili vetëm të hënën që vjen zyrtarizohet si trajneri i kombëtares, ku do të stërvitë dy notaret e ftuar për Olimpiadë, Rovena Markun dhe Sidni Hoxha. Thekson se kontakti i tij i vetëm me notaren është se stërvitet te të njëjtat pishina, ku ai stërvit sportistin e tij, ndërsa notarja stërvitet me trajnerin e saj dhe se nuk ka pasur asnjë herë konflikt apo debat me të. "Ofendime? Është krejtësisht një shpifje, për qëllime që vetëm ajo mund t‘i dijë. Unë nuk kam konflikt me atë vajzë, as nuk kam pasur kurrë në jetën time me asnjë sportist. Do të ishte absurde që një trajner i kombëtares, mbi të gjitha prind në raport me moshën e saj, që të krijoj konflikte të asaj natyre. Unë ju garantoj që gjëra të tilla nuk janë në natyrën time, gjithmonë i jam përkushtuar me seriozitet e me pasion punës sime". Por ka dëshirën t‘i bëjë një mesazh, sa individual aq edhe të përgjithshëm për notaren, të cilën do ta stërvitë dy javë para se të nisen më 27 korrik për në Pekin. "Ajo është e mirëpritur tek unë, do të trajnohet njëlloj si të gjithë sportistët e mi. Dëshiroj që bashkë me të dy sportistët të përgatitemi për të promovuar notin tonë, që të paraqitet sa më mirë në një eveniment të një niveli kaq madhor".

FSHN: Akuzat e Rovenës, absurde dhe të pabazuara
Sekretarja Suela Haxhiaj sqaron gjithçka, e mbështesin edhe veteranët e Durrësit
I trumbetuar së fundmi në shtyp si një konflikt mes notares Rovena Marku, e cila ka marrë ftesë për të marrë pjesë në Lojërat Olimpike Pekin 2008 dhe Federatës Shqiptare të Notit, është përkufizuar nga përfaqësuesit e kësaj të fundit si një pretendim absurd dhe i pabazuar në rregulloren e federatës. Ka qenë pikërisht sekretarja e përgjithshme e FSHN-së, Suela Haxhiaj, ajo që i ka konsideruar si shpifje akuzat e notares Marku, e cila pretendonte se nuk i kanë dhënë trajtim ushqimor, edhe pse është kampione në disiplinat përkatëse, apo se i kanë hequr pa të drejtë trajnerin e saj. Por, sekretares i janë bashkuar edhe veteranët notarë të Durrësit, të cilët kanë sjellë në redaksinë tonë një e-mail me 12 pika, ku argumentohen me fakte që, sipas tyre hedhin poshtë pretendimet e Markut. "Në shtyp këto ditë janë thënë shumë të pavërteta, ka nënvizuar Haxhiaj. - Ka akuzuar një institucion zyrtar, duke thënë se ne i paguajmë një trajtim ushqimor një notari, i cili jeton në Itali dhe jo asaj. Kjo është krejtësisht e pavërtetë, një shpifje, pasi ekziston dokumentacioni". Sekretarja përgjigjet vetëm për kur ajo ka qenë emëruar, që përkon me kohën e formimit të një Federate të vetme të Notit (korrik 2007) e deri më sot dhe jo për vitet e mëparshme. Ndërkohë që shton se "ne ia kemi akredituar trajtimin ushqimor Rovenës. Të gjithë sportistët e tjerë i kanë marrë, por për dhëniet personit në fjalë na ka penguar baza ligjore, pasi notarja nuk i përket një force sportive, një ekipi. Trajtimi ushqimor është ende në dispozicion të saj, po presim që ajo të jetë pjesë e një ekipi. Në momentin e parë që ajo do të regjistrohet si sportiste e një ekipi, do t‘i jepet trajtimi ushqimor i gjithi, edhe për kohët që trajtimi ka qenë i miratuar, por ajo nuk ka pasur ekip. Pse nuk futet në ndonjë ekip, kjo duket se është dëshira e saj". Një tjetër pikë ku notarja akuzon është edhe heqja e trajnerit të saj. Sekretarja Haxhia sqaron se notarja nuk e ka atë trajner që prej 8 vitesh. "Ajo ka vetëm tre vite me trajner Oshafin, shton më tej. - Më parë ka pasur trajnere Kudrete Kozmain, që tashmë është ndarë nga jeta. Kërkesa e notares për të pasur trajnerin e saj, është pa bazë ligjore, pasi sportistja nuk shkon në Pekin e kualifikuar falë normave të saj. Fakt i pakundërshtueshëm do të ishte kërkesa për të pasur trajnerin e saj, vetëm nëse do të ishte kualifikuar falë rezultateve, jo me ftesë. Kjo e bën të detyrueshme që ajo të shkojë në Olimpiadë me trajnerin e Kombëtares, për me tepër që trajneri i saj është edhe i përjashtuar nga FSHN-ja, për shkak të sjelljeve jo sportive në kampionatin kombëtar të fëmijëve". Ndërsa sekretarja e përgjithshme nuk ngurron të na saktësojë edhe mënyrën e përzgjedhjes së trajnerit të kombëtares, të kontestuar nga Rovena. Sipas saj, janë respektuar të gjitha kriteret, në një kohë kur askush nuk e dinte në do të merrnim pjesë në Pekin apo jo. Kriteret më kryesore ishin: kategoria e trajnerit, përvoja në not, (jo në disiplinat e tjera), rezultatet e arritura (sportistët e talentuar që ka nxjerrë). Pas kontrollit të CV-ve, kryesia përzgjodhi më të kompletuarin, që i plotësonte të gjitha kriteret.

- Tifoz nderi
- Posts: 882
- Joined: Fri, 19 Jan 2007 , 07:48
- Location: Kanada
- Contact: