Kategoria e Pare
Moderators: GOLDIAN, vllaznia1919
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 9630
- Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
- Location: Italia
Kategoria e Pare
Ka përfunduar nënshkrimi i kontratave të futbollistëve të Flamurtarit me kryetarin e bashkisë, Shpëtim Gjika, dhe drejtorin teknik, Përparim Lushaj. Ditën e martë, në prani të trajnerit Vasil Ruci, kanë firmosur portieri Erald Gjondeda, mbrojtësi Emiliano Çela dhe më pas Johan Driza, Roland Nenaj dhe Adi Shehaj. Pasditen e djeshme ka mbërritur në Vlorë edhe sulmuesi senegalez Xhibril Sisoko, i cili ka nënshkruar me vlonjatët qysh në muajin maj një kontratë 1-vjeçare. Deri tani, Flamurtari ka në përbërje një grup prej 25 lojtarësh, në të cilin bien në sy emrat e Çipit, Fakajt, Drizës, Nenajt, Sisokos, Gjondedës, Shehajt, E.Çelës dhe Idrizit. Kryebashkiaku Gjika ka vëzhguar në fillimjavë stërvitjen e skuadrës dhe terrenet sportive dhe pas takimit me stafin teknik, ai u shpreh: "Krahas problemeve të tjera, jam njohur edhe me orarin e stërvitjes dhe zbatimin e detyrave nga stafi teknik. Deri tani, punët në organizimin e skuadrës kanë ecur mirë, sepse ndryshe nga sezonet e kaluara, mendoj se kemi bërë një merkato cilësore dhe një seleksionim të studiuar mirë. Kjo skuadër do të jetë e denjë për ta shpallur Flamurtarin kampion të ligës së parë dhe për t'u ballafaquar suksesshëm në Kupën e Shqipërisë."
Kryebashkiaku Gjika ka sqaruar dje se më 1 gusht, Flamurtari do ta lërë Vlorën për t'i vazhduar përgatitjet në qytetin e Pogradecit. "Kemi kontaktuar me drejtuesit e Pogradecit dhe jemi marrë vesh me ta për vazhdimin e fazës përgatitore në qytetin e tyre, ku Flamurtari do të gjejë të gjitha kushtet e duhura dhe terrenet e përshtatshme për stërvitje. Ekipi do të stërvitet atje për 15 ditë,"- u shpreh kryebashkiaku Gjika.
Ndërkohë, ndonëse grupi aktual përbëhet prej 25 lojtarësh, stafi teknik po përpiqet të afrojë edhe mesfushorin gjirokastrit, Neritan Novi, me të cilin ka biseduar para disa ditësh. Ai mund t'i bashkohet sot ekipit vlonjat. Këtë e konfirmon edhe kryebashkiaku Gjika, kur thotë: "Nesër (sot) do të vijë edhe mesfushori Novi, pasi stafi ynë teknik ka biseduar më parë me gjirokastritin. Të dyja palët kanë rënë dakord, ndaj Novi do të luajë për Flamurtarin sezonin e ardhshëm."

Vonesat në grumbullimin e shijakasve dhe paqartësia për të ardhmen, kanë bërë që lojtarët e Erzenit të interesohen për të kaluar në ndonjë ekip tjetër. I pari që e ka deklaruar hapur këtë fakt është mesfushori Artan Karapici, një ndër lojtarët kryesorë të Erzenit,ai ka sqaruar se po i shqyrton ofertat që ka pasur nga skuadra të tjera, emrat e të cilave nuk i ka bërë të ditura. "Gjithçka do të sqarohet më mirë, pasi të kem vendosur përfundimisht," - ka thënë futbollisti kryeqytetas. Ndërkohë, sipas informacionit që vjen nga stafi i Erzenit, në të njëjtën linjë janë edhe futbollistë të tjerë, të cilët kanë pasur oferta nga skuadra të tjera. Kështu, Erzeni rrezikon shumë për të mos qenë një ekip pretendent sezonin e ardhshëm. Drejtuesit shijakas nuk kanë pranuar të japin asnjë koment në lidhje me situatën aktuale, ndërsa ekipi vazhdon të jetë i shpërndarë. Trajneri Hysen Dedja ka deklaruar më parë për "Sportin shqiptar" se do të largohej nëse gjërat nuk rregullohen deri në fund të javës. Pra, nëse bordi drejtues i Erzenit do të sigurojë mbështetjen e duhur financiare, ekipi do të grumbullohet menjëherë për të filluar përgatitjet, sepse në të kundërt, situata mund të përkeqësohet. Ditët në vazhdim do të shihet se çfarë do të ndodhë konkretisht me Erzenin, tifozët e të cilit tashmë janë tepër të shqetësuar.
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 9630
- Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
- Location: Italia
Një tjetër futbollist vlonjat është rikthyer te Flamurtari. Ai është mesfushori Artan Sakaj, i cili në sezonin e fundit u aktivizua te Teuta e Durrësit, madje duke qenë dhe një nga pikat e forta në formacionin e saj. Kështu, pas një shkëputjeje 1-vjeçare, vlonjati rikthehet te skuadra e tij, duke kërkuar të kontribuojë sadopak në rikthimin e saj në superligë. Ardhjen e Sakajt e ka konfirmuar vetë kryebashkiaku i Vlorës, Shpëtim Gjika, i cili ka firmosur edhe kontratën financiare me lojtarin. Mesfushori do të vihet menjerë nën urdhrat e stafit teknik, që kishte këmbëngulur shumë për rikthimin e tij, pasi e konsideron një lojtar me vlera.
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 9630
- Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
- Location: Italia
Më së fundi, ekipi i Memaliajt bëhet me trajner, i cili i kishte munguar që nga faza e dytë e sezonit të kaluar. Në stolin e këtij ekipi është ulur tashmë një nga specialistët më të mirë të futbollit në Tepelenë, pikërisht Aleksandër Qiqi, që dy sezone më parë ka drejtuar Tepelenën. Trajneri Qiqi, me një përvojë të gjatë në këtë fushë, e ka marrë drejtimin e ekipit në një moment kritik, por pasioni për futbollin nuk e ka lënë rehat. Përkushtimi i tij në punë u pa qartë që në seancën e parë stërvitore me Memaliajn, ku morën pjesë plot 20 futbollistë. Pasi është prezantuar me ekipin nga shefi i klubit, Xhavit Kacori, trajneri Qiqi u ka kërkuar të gjithëve të jenë seriozë në punë, sepse vetëm kështu Memaliaj mund të zërë vendin që i takon. Ai falënderoi bashkinë për vlerësimin që i ka bërë dhe premtoi se me futbollistët e rinj që janë aktualisht në ekip, si dhe me 3-4 përforcime, Memaliaj do të bëjë një paraqitje dinjitoze këtë vit, madje do t'i befasojë të gjithë. Aleksandër Qiqi kthehet në qytetin e tij të lindjes, ku është rritur si futbollist, këtë radhë me detyrën e trajnerit.
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 9630
- Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
- Location: Italia
Ka ditë që në vëmendje të opinionit sportiv beratas është fokusuar ajo çka po ndodh me skuadrën e futbollit. E vërteta është se stadiumi i qytetit ka qenë i mbipopulluar si kurrë ndonjëherë nga një numër i madh futbollistësh, të cilët prej javësh kanë qenë në dispozicion të trajnerit Mile. Përveç emrave të njohur që kanë luajtur me Tomorin, në skuadër janë afruar dhjetra emra të njohur dhe të panjohur, fati i të cilëve do të vendoset nesër, kur do të zhvillohet takimi përzgjedhës, nga i cili do të ravijëzohet portreti i plotë i Tomorit. Më të vjetërve, si Gjata, Lako, Aliaj, Dino, Fani, Asllani, Novi, Bubeqi etj., do t'u takojë të konkurrojnë me më të rinjtë si Mile, Lika, Alcani, Hysi, Arbri, Jakupi dhe Dautaj, të cilët janë konfirmuar si futbollistë të Tomorit.
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 9630
- Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
- Location: Italia
Ada, fazën përgatitore në Maqedoni
Kështu kanë vendosur drejtuesit e skuadrës së Adës. Pasi kanë marrë miratimin edhe të presidencës së klubit, ata kanë bërë përzgjedhjen e vendit ku do të zhvillojnë fazën më intensive të përgatitjeve për sezonin e ri. Mes disa kandidaturave, trajneri Petrit Haxhia ka përzgjedhur Maqedoninë, kjo edhe pas inspektimit që ai i ka bërë këtij vendi para disa ditësh. Një tjetër arsye pse Ada do të stërvitet për disa ditë në këtë vend, është edhe mundësia për të provuar disa futbollistë maqedonas me origjinë shqiptare. Trajneri Haxhia ka kontaktuar me këta lojtarë dhe tashmë pritet të bëhet edhe testimi përkatës për të verifikuar nivelin e tyre. Skuadra velipojake e ka nisur stërvitjen prej disa ditësh në kompleksin sportiv "Zmijani". Baza e ekipit, kuptohet, është ajo e sezonit të kaluar, që arriti edhe suksesin e ngjitjes në kategorinë e parë. Përveç tyre kanë ardhur nga Vllaznia edhe Selmani e Jera, afrikani Dikson, që sezonin e kaluar luajti me Egnatian si dhe tiranasi Seferi. Me këtë kontigjent lojtarësh, por edhe me të tjerët që pritet të vijnë, trajneri Petrit Haxhia beson se Ada nuk do jetë thjesht pjesëmarrëse në kategorinë e parë, por një "kockë" shumë e fortë për të gjithë kundërshtarët.

Katër të rinj të Tiranës tek ekipi i Laçit
Mbërrijnë përforcimet e para tek ekipi i Laçit. Ka qenë iniciativa e shefit të klubit, Pashk Laska, dhe "gjuetia" prej kohësh e trajnerit Sinan Bardhi tek ish-skuadra e tij, Tirana, që ka bërë të mundur marrjen e katër futbollistëve bardheblu nga ekipet zinxhirë. Ndonëse këta lojtarë i përkasin plejadës së ardhshme të Tiranës, Bardhi, pas disa bisedash prej kohësh, në rolin e një manaxheri, ka mundur të bindë futbollistët tiranas të veshin fanellën e Laçit, por njëkohësishtë edhe të kënaqë orekset
e tij si trajner. Pas disa bisedash, janë konfirmuar te Laçi tre futbollistët e rinj nga kryeqyteti, të cilët janë Kristo, Pasha, Baushi dhe portieri Sharra. Katër futbolistët që kanë ardhur nga Tirana kanë filluar stërvitjen me ekipin e Laçit, ndërsa pritet federimi i tyre nga ana e FSHF-së.

Ndërkohë që Gramozi po vazhdon me intensitet stërvitjen nën drejtimin e trajnerit Qirjako dhe drejtorit teknik, Vladimir Jashari, për sportdashësit kolonjarë vijnë lajme aspak të këndshme. Me Gramozin nuk do të aktivizohet asnjë lojtar i huaj në sezonin e ardhshëm. Këtë e bëjnë të ditur vetë drejtuesit e klubit. Edhe dy lojtarët që kishin firmosur kontratë me Gramozin, brazilianët Do Santos dhe Martins, kanë gjetur skuadra të reja, duke e "tradhtuar" kështu ekipin kolonjar. Por akoma më shqetësues për kolonjarët është dhe largimi i kapitenit Hodo, i cili për "Sportin shqiptar" shprehet: "Më vjen shumë keq që po largohem nga ekipi që më rriti, por duke qenë familjar, jam i detyruar të largohem. Nuk kam rënë dakord deri tani me drejtuesit e klubit të Gramozit, kështu që nuk mund të qëndroj më në ekip. Kam pasur disa kërkesa nga ekipe të tjera të kategorisë të dytë, por nuk kam dhënë asnjë përgjigje përfundimtare. Pres të bisedoj për herë të fundit me presidentin e ekipit dhe kryetarin e bashkisë, të cilët nuk ndodhen këtu për momentin. Më pas do të vendos për ekipin tim të ri." Me largimin e këtyre lojtarëve, sportdashësit kolonjarë duket se kanë filluar të zhgënjehen që tani, sepse ata prisnin të shihnin një ekip që do të konkurronte me dinjitet në kategorinë e dytë. Duke u nisur nga ngjarjet e fundit, tifozët kolonjarë i kërkojnë presidentit Dalipi të ndërhyjë menjëherë, pasi koha nuk pret.
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 9630
- Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
- Location: Italia
Edhe Paulin Ndoja në stolin e Adës
Emërime të reja e kanë shoqëruar stolin e Adës së Velipojës. Përkrah trajnerëve Petrit Haxhia dhe Viktor Plumbini, që prej ditës së djeshme është shtuar edhe emri i Paulin Ndojës. Mjeshtri i njohur i portës shkodrane dhe asaj shqiptare, aktualisht pa ndonjë funksion në klubin shkodran, e ka mirëpritur me shumë kënaqësi ftesën e njërit prej donatorëve kryesorë të skuadrës velipojase. "Ftesën e bërë nga njëri prej sponsorëve kryesorë të Adës, pikërisht Sokol Prekës, për të punuar me këtë ekip, e mirëprita për disa arsye. Së pari, sepse Ada është ekipi i dytë i Shkodrës, pastaj sepse shumë prej lojtarëve të saj janë të ardhur nga Vllaznia, falë bashkëpunimit me presidentin Çela. Një tjetër arsye pse pranova të punoj me këtë skuadër është sepse në krye të saj është miku im, Petrit Haxhia,"ka thënë mjeshtri Ndoja.
Pra, stafi i skuadrës velipojase tashmë do të ketë në radhët e tij edhe një tjetër emër të njohur. Ai do të merret kryesisht me përgatitjen e portierëve, pasion ky që mjeshtri Ndoja është duke e ushtruar çdo ditë edhe me stërvitjen e një grupi portierësh të rinj. Ndërkohë, vetë afrimi i një figure të tillë pranë Adës tregon më së miri për ambiciet që kanë sponsorët e saj për ndërtimin e një skuadre pretendente edhe për superligën. Për më tepër që afrimi i Paulin Ndojës tek Ada është edhe fryt i bashkëpunimit të mirë që ekziston mes Vllaznisë dhe "motrës së vogël" të saj.

Ada, ndeshjet në stadiumin e Krujës
Ka ndryshuar destinacioni i zhvillimit të ndeshjeve për kampionatin e ardhshëm për skuadrën e Adës së Velipojës. Megjithëse para pak kohësh drejtues të këtij klubi konfirmuan faktin që ndeshjet do t'i luanin në stadiumin "Besëlidhja" të Lezhës, planet kanë ndërruar më së fundi. Këtë e bëjnë të ditur burime pranë këtij klubi, sipas të cilave merret vesh se Ada ndeshjet e kampionatit të ri të kategorisë së parë do t'i zhvillojë në stadiumin e Krujës. Marrëveshja përkatëse me drejtues të bashkisë së këtij qyteti duket se është arritur dhe tashmë pritet edhe miratimi zyrtar nga ana e FSHF-së. Arsyeja pse është bërë ky ndërrim i destinacionit të zhvillimit të ndeshjeve për velipojasit duket se është ana financiare. Marrëveshja me drejtuesit lezhjanë ka qenë më e kushtueshme sesa kjo që është arritur më së fundi me krutanët. Për këtë arsye ka ardhur edhe ky ndryshim i fushës ku do të luajnë velipojasit. Nga ana tjetër, një lajm tjetër që mbërrin nga Ada është se shpejt ky klub, që debuton sivjet në kategorinë e parë, shumë shpejt mund të kalojë në shoqëri aksionere. Përveç dy donatorëve kryesorë, Altin Kaçi dhe Sokol Preka, kohët e fundit pranë skuadrës është afruar edhe biznesmeni i njohur lezhjan Gjokë Uldedaj. Ada është duke u përgatitur seriozisht për pjesëmarrjen në kategorinë e parë dhe këtë e shpjegon edhe fakti që fazën përgatitore kjo skuadër është duke e zhvilluar në Maqedoni.

Kreshnik Ivanaj i është bashkuar skuadrës së Kastriotit. Lajmin e bën të ditur trajneri i kësaj skuadre, Ramazan Ndreu. Lezhjani Ivanaj, në sezonin e kaluar është aktivizuar tek Shkumbini i Peqinit. Trajneri i skuadrës së Kastriotit është optimist për ardhjen e lezhjanit në Krujë. Vetë trajneri do të shprehej: "Ardhja në skuadër e mesfushorit Kreshnik Ivanaj është bërë këto ditë. Sigurisht, ai është një futbollist me mjaft vlera. Luan mesfushor krahu dhe përfshirja e tij në formacionin e skuadrës sonë do ta konsolidojë akoma më tepër atë." Prania e Ivanajt po e forcon gjithnjë e më tepër bindjen se skuadra e Kastriotit është në rrugë të mbarë dhe po fuqizohet nga dita në ditë. Ndërkohë, trajneri i skuadrës krutane, Ramazan Ndreu, premton surpriza të tjera në skuadër.
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 9630
- Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
- Location: Italia
Kanë arritur edhe një tjetër barazim në miqësoret që janë duke zhvilluar në Strugë të Maqedonisë velipojasit e Adës. Kësaj radhe "paqja" është arritur kundër Pogradecit me rezultatin 2 2. Ndeshja është luajtur të shtunën pasdite në tokën maqedonase, ku janë duke u stërvitur të dy ekipet. Në këtë mënyrë, pas dy barazimeve 1 1 fillimisht me maqedonasit e Karaomanit e më pas me Elbasanin, këtë herë barazimi ka pasur të tjera shifra. Ada bëhet e ditur se do të kthehet sot në Shqipëri, pas 10 ditësh qëndrimi në Strugë, për të
vijuar sërish me stërvitjet në Kompleksin sportiv "Zmijani". Sipas njërit prej presidentëve të skuadrës, pikërisht Sokol Prekës, bëhet e ditur se lojtarët shqiptaro maqedonas që u provuan ditët e fundit tek Ada, nuk e kanë kaluar testin e trajnerit Haxhia e për rrjedhojë nuk do jenë pjesë e skuadrës velipojase për sezonin e ri. Presidenca e kësaj skuadre gjatë ditëve në vazhdim do të tentojë të bëjë më të mirën për të sjellë në skuadër edhe të tjerë lojtarë cilësorë.
vijuar sërish me stërvitjet në Kompleksin sportiv "Zmijani". Sipas njërit prej presidentëve të skuadrës, pikërisht Sokol Prekës, bëhet e ditur se lojtarët shqiptaro maqedonas që u provuan ditët e fundit tek Ada, nuk e kanë kaluar testin e trajnerit Haxhia e për rrjedhojë nuk do jenë pjesë e skuadrës velipojase për sezonin e ri. Presidenca e kësaj skuadre gjatë ditëve në vazhdim do të tentojë të bëjë më të mirën për të sjellë në skuadër edhe të tjerë lojtarë cilësorë.
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 9630
- Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
- Location: Italia
Ardi Behari është rikthyer pas 9 vjetësh në Vlorë. I është bashkuar Flamurtarit me idenë për të dhënë kontributin dhe eksperiencën e tij, që skuadra e vendlindjes të ngjitet në majat më të larta të futbollit shqiptar, atje ku e ka për nder të jetë. Pasi luajti plot 5 sezone në kryeqytet (4 me Partizanin dhe 1 me Tiranën), vlonjati kthehet në origjinë. Në një intervistë Behari jep shpjegimet e para përse zgjodhi alternativën Flamurtari. Kishte oferta të tjera gjatë atyre ditëve që kur iku nga Tirana dhe ishte pa ekip, por në fund zgjodhi Flamurtarin, pasi në mendje dhe në zemër i ka mbetur një peng që e lidh me këtë skuadër. Kur Ardi Behari nisi karrierën si lojtar, pra gjatë edicionit të tij të parë me ngjyrat kuqezi, Flamurtari atëherë ishte i famshëm, kishte lënë pas ndeshjet e paharrueshme me Barcelonën dhe atë vit fitoi titullin kampion. I katandisur keq gjatë viteve të fundit, gjatë merkatës së sivjetshme Flamurtari synon të rikthehet në vitet e lavdisë. Mbrojtësi Behari është një garanci më shumë, që i grumbulluar në Pogradec bashkë me ekipin.
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 9630
- Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
- Location: Italia
Kategoria e parë në krizë financiare?
Kategoria e parë vazhdon të ketë probleme të mëdha me financat. Shumë nga skuadrat që këtë sezon do të luajnë në këtë kategori duket se nuk kanë para të paguajnë kuotat e regjistrimit të kërkuara nga Federata Shqiptare e Futbollit. Alarmin për këtë kategori e ka dhënë dje shefi i sektorit të garave, Hito Hitaj. Ky i fundit është shprehur se regjistrimet e ekipeve nuk është se po shkojnë mirë. Madje, sipas tij, ka ekipe që nuk kanë fare para që të fillojnë sezonin. "Nuk është në gjendje të mirë regjistrimi i ekipeve të kategorisë së parë për këtë sezon. Eshtë e vërtetë që shumë ekipe janë paraqitur në FSHF dhe kanë paguar paratë. Por shumë të tjera akoma nuk janë bërë të gjalla dhe, me sa kuptohet, nuk kanë as para për të paguar,"është shprehur shefi i garave.
Sipas informacioneve të marra në FSHF, të paktën 3 skuadra nuk kanë mundësi të paguajnë paratë për regjistrimin në kampionat. Gjithsesi, nuk përjashtohet që edhe shumë ekipe të tjera janë në pikë të hallit për sa i përket anës financiare. Por shefi i garave konfirmon se vetëm 3 skuadra, Tepelena, Laçi dhe Erzeni, janë më problematike. "Sidomos Laçi dhe Erzeni nuk e di se si i kanë punët dhe nëse janë në gjendje të paguajnë. Personalisht kam pasur një takim me drejtuesit e Laçit dhe u kam shprehur mendimin e FSHF-së se nuk do të ketë tolerime për sa i përket anës financiare. Ndërsa nga ekipi i Erzenit nuk ka asnjë shenjë. Për momentin, këto dy ekipe janë problematike, ndonëse edhe Tepelena nuk është se i ka punët në vijë. Di vetëm që Tepelena ka paguar vetëm një pjesë të parave. Pra, me sa duket qartë, edhe në kategorinë e parë ka probleme të mëdha me financat,"është shprehur Hitaj. Ky i fundit nuk ka pranuar të thotë numrin e saktë të skuadrave që kanë paguar paratë, taksën e regjistrimit dhe paratë e gjyqtarëve për këtë sezon. Gjithashtu, Hitaj nuk ka dhënë as emrat e skuadrave që pritet të paguajnë sot dhe nesër, duke shprehur edhe një herë se kaosi në këtë kategori është akoma më i madh se në kategorinë superiore.

Ada, ndeshjet në fushën e Shijakut
Më në fund, është caktuar vendi se ku do t'i zhvillojë ndeshjet ekipi i Adës së Velipojës. Nuk është as Lezha dhe as Kruja, por qyteti i Shijakut, që për një sezon do të presë velipojakët në fushën e tyre. Kështu është vendosur pas bisedave që drejtuesit e Adës kanë pasur me drejtuesit e pushtetit lokal në Shijak, me të cilët kanë nënshkruar kontratën përkatëse. Ajo do të depozitohet edhe në FSHF. Sipas presidentit të këtij klubi, Altin Kaçi, një nga arsyet pse është bërë kjo zgjedhje për fushën, ka të bëjë me gjendjen shumë të mirë të saj. "Skuadra jonë luan futboll teknik nisur edhe nga elementi që është në radhët e saj dhe kuptohet, për të qenë se për të qenë larg Velipojës, më mirë zgjodhëm fushën e Shijakut, që ka një gjendje shumë të mirë. Njëkohësisht, gjejmë rastin t'i falënderojmë drejtuesit e pushtetit lokal të këtij qyteti, që u shprehën të gatshëm për të na e lënë atë në dispozicion deri në fund të sezonit,"ka thënë ai. Ndërkohë, skuadra ka vazhduar normalisht stërvitje në kompleksin sportiv "Zmijani" në Shkodër. E reja e ditës së djeshme natyrisht që ka qenë prania në stërvitje e ish-portierit të ekipit përfaqësues Shpresa, Ervin Llani. Ai duket se ka rënë dakord me drejtuesit e Adës dhe pritet vetëm firmosja e kontratës për ta quajtur përfundimisht pjesë të kësaj skuadre për sezonin e ri. Po dje, drejtuesit e klubit kanë mbyllur edhe firmosjen e kontratave respektive me të gjithë lojtarët, kjo pasi sot ato do të depozitohen në federatë. Në këtë mënyrë, Ada tashmë e kompletuar me një kontigjent lojtarësh shumë të mirë, pret t'i shfaqë vlerat e saj në debutimin në kategorinë e parë.

Preka: Ky është vetëm fillimi për Adën
Për shumëkënd, fitorja e modestëve të Adës ndaj Luftëtarit në javën e parë të kampionatit ka qenë një surprizë. Por nuk është kështu për futbollistët, trajnerët dhe presidencën e skuadrës velipojake. Që prej përfundimit të sezonit të kaluar, që i nxori në kategorinë e parë e deri të shtunën, ata veçse kanë punuar dhe djersitur shumë për të ndërtuar një skuadër me pretendime. Po kështu, edhe merkatoja e zhvilluar nga drejtuesit e kësaj skuadre ka qenë me të vërtetë interesante. Afrimet e Llanit, Shalës, Abdurrahmanit, Selmanit dhe Bishjes kanë dhënë frytet e veta. Ndoshta ka qenë disi i papritur largimi i sulmuesit afrikan Dikson, megjithatë ky lajm nuk e ka prishur entuziazmin në kampin velipojak. Goli i Nikës me 11-metërsh i ka mjaftuar Adës për të marrë tri pikët e para në kategorinë e parë. Për këtë skuadër modeste, natyrisht që edhe kaq është shumë, por në të vërtetë, presidenca e velipojakëve pretendon shumë më tepër nga të besuarit e saj. Sipas njërit prej presidentëve të Adës, pikërisht Sokol Prekës, fitorja e Adës me Luftëtarin ka qenë më se e merituar, ndonëse ajo ka pasur kundër edhe gjyqtarin e ndeshjes. "Kemi fituar me meritë, edhe pse përballë kemi pasur një skuadër me përvojë, si Luftëtari. Të gjithë djemtë kanë luajtur me shpirt, kanë dhënë më të mirën e tyre dhe në fund janë shpërblyer me tri pikë. Kemi pasur kundër edhe gjyqtarin, i cili na mohoi edhe tre 11-metërsha të tjerë, përveç atij që dha, por Nika, Selmani, portieri Llani, Shala etj., kanë dhënë më të mirën. Mendoj se me këtë fitore e nisëm mbarë kampionatin dhe jemi të vendosur për të vazhduar pretendimet tona, për t'u ngjitur sa më lart në renditje,"ka thënë ai. Në këtë mënyrë, skuadra e drejtuar nga trajneri Petrit Haxhia, ndonëse nuk luan në fushën e saj, por në Shijak, e ka nisur mbarë kampionatin. Fitorja ndaj një rivali të drejtpërdrejtë është një motiv më shumë për t'i nxitur futbollistët e Adës të vazhdojnë me këtë ritëm deri në fund të kampionatit.

Apolonia "shkërmoq" Adën në "Loni Papuçiu"
Fierakët kanë bërë menjëherë autokritikën më të mirë pas barazimit në javën e parë me Pogradecin, duke fituar thellë 5-2 ndaj Adës në "Loni Papuçiu". Edhe pse ishte ndeshja e parë që fierakët luanin në shtëpinë e tyre, në stadium ishin të pranishëm rreth 1000 tifozë. Duhet thënë që në fillim se Apolonia nuk e ka vënë asnjëherë në dyshim fitoren, por, nga ana tjetër, sulmuesit e saj kanë humbur raste të panumërta shënimi, "kampioni" i të cilëve ka qenë afrikani Ebus. Ishte pikërisht ky i fundit që hapi serinë e golave që në minutën e 4-t, ndërsa 4 minuta më pas ishte Gërxho që dyfishoi rezultatin. Që këtu u duk qartë se Apolonia nuk do ta kishte të vështirë fitoren, ndërkohë që në minutën e 33-të, Kule gjuajti saktë nga pikë e bardhë, duke shënuar dhe golin e tretë. Pjesa e parë ka qenë më e mirë për fierakët, të cilët kanë lëshuar disi në fundin e saj, kur Nika ka goditur nga distanca, duke shënuar golin më të bukur të takimit. Por vetëm kaq për miqtë, pasi ata duket se e kishin mbivlerësuar kundërshtarin dhe kjo nuk i lejoi të jepnin më të mirën. Fierakët e administruan lojën dhe rezultatin, ndërsa trajneri Spahiu, duke parë këtë gjë, hodhi në fushë futbollistët e rinj fierakë, Memën dhe Fejzullaun, të cilët e justifikuan besimin. Gjithsesi, me këtë fitore ndaj Adës debutuese, Apolonia forcoi pozitat e saj në tabelën e klasifikimit dhe tregoi se do të jetë një nga ekipet më të suksesshme të kategorisë së parë. Megjithatë, duhen riparuar gabimet që u shfaqën në repartin e sulmit, ku pavarësisht 5 golave të shënuar, ekipi vuan nga sindroma e rasteve të humbura. Në pjesën e dytë shënuan për Apoloninë Mema dhe Grishaj, i cili e shleu në këtë mënyrë 11-metërshin që shkaktoi, të cilin Nika e ktheu në gol. Përfundimisht, fierakët kanë marrë tripikëshin e parë në këtë kampionat dhe tani duhet të mendojnë për ndeshjet e radhës.
Thanë pas ndeshjes:
Ilir Spahiu, trajner i Apolonisë: "Ishte një ndeshje e dominuar krejtësisht nga ne dhe fitorja nuk u vu asnjëherë në dyshim. Me qetësi do të vazhdojmë të stërvitemi, pasi na presim ndeshje edhe më të forta në javët e ardhshme. Jam i kënaqur me fitoren."
Petrit Haxhia, trajner i Adës: "E prisja një presion të tillë nga skuadra vendëse, ndaj pas disa gabimeve në mbrojte ishim të detyruar të ndërhynim me zëvendësime. Kjo humbje e thellë duhet analizuar me kujdes, për të bërë korrigjimet e duhura para ndeshjes së radhës në kampionat."

Rezultatet e plota:
Apollonia-Ada 5-2(3' Ebusi,7'Gerxho,33'Kule(p),68'Mema,Grishaj/41' Nikaj,81' Nikaj (p) )
Flamurtari-Butrinti 4-0(20' Sisoko,40' Ymeraj.75' ?,86' Rustemi)
Laçi-Turbina 1-1(75' Kosova/89' Laskaj (ag) )
Tomori-Kastrioti 1-1(33' Bardhi/65' Progri )
Te premten u luajten:
Erzeni-Pogradeci 1-1(5' Bejko/68' Lacka)
Tepelena-Egnatia 4-0(37' Shejko,46' Zhuta,63' Shejko,88' Rrushani)
Sot te oren 15:00 luhet ndeshja:
LUFTETARI-BESELIDHJA

Vendimet e komisionit te disiplines:
6-Futbollisti Marsel Rushani pezullohet nga aktivizimi i tij me KF "Tepelena", pasi është larguar nga KF "Apolonia" pa lejekalimi të rregullt dhe nuk ka shlyer detyrimet e parashikuara nga rregullorja e veprimtarisë futbollistike.
7-Futbollisti Altin Xhahysa i KF "ADA", për ofendim të gjyqtarit kryesor, në bazë të KDS-së dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktivitetet dhe 20.000 leke gjobë.
8-Trajneri i KF "Kastrioti", Ramadan Ndreu, për protesta ndaj vendimeve të gjyqtarit, për të cilat është larguar nga stoli, në bazë të KDS-së dënohet me 1 (një) ndeshje pezullim nga drejtimi i skuadrës dhe 20.000 lekë gjobë.

Haxhia: Tek Ada po luhet me diletantizëm
Natyrisht që nuk ka lënë shije të mirë humbja e fundit me Erzenin te drejtuesit e Adës. Duke qenë se takimi luhej në Shkodër dhe se përballë ishte skuadra shijakase, e cila vinte pa shumë pretendime në këtë kampionat, presidenca kishte menduar se fitorja do të ishte e sigurt. Por donatorët Gjokë Uldedaj dhe Altin Kaçi, të pranishëm në tribunën e stadiumit "Loro Boriçi", janë ndier vërtet keq kur në përfundim të ndeshjes është fiksuar rezultati 1-2 në favor të Erzenit. I pakënaqur me këtë rezultat ka qenë edhe trajneri i skuadrës velipojake, Petrit Haxhia, i cili u shpreh: "Mendoj se në këtë ndeshje Ada nuk luajti mirë. Ndoshta ka ndikuar edhe ndërrimi i ambienteve, por kjo nuk përcakton gjithçka. Lojtarët e mi nuk i zbatuan mirë detyrat që u dhashë. Ka veprime diletantizmi, siç ndodhi në rastin e penalltisë, që ndryshoi edhe rrjedhën e lojës. Në pjesën e dytë kaluam në një rreshtim tjetër për të përmbysur rezultatin, por skuadra nuk u shpreh si duhet." Në këtë mënyrë, pjesëmarrja në kategorinë e parë për këtë ekip debutues ka filluar të evidentojë vështirësitë e veta. Këtë e pranon edhe trajneri Haxhia, kur shton: "Duhet akoma punë në drejtim të eksperiencës. Përballë Erzenit ishte mundësia më e mirë për të shkuar direkt në vendin e tretë. Por kjo nuk ndodhi, sepse nuk po e gjej dot çelësin e përgatitjes së lojtarëve nga ana psikologjike. Kur u thua lojtarëve të mobilizohen, ata mobilizohen. Lojtarët tanë bënë një ndeshje të mirë me Partizanin për kupë me shumë personalitet, ndërkohë që ndaj Erzenit nuk ndodhi kështu." Tani e tutje, gjërat duhen ndryshuar medoemos tek Ada. Jo se ajo rrezikon rënien nga kategoria, por investimi i bërë duhet të justifikohet më së miri edhe me rezultate. Ndoshta duhen bërë përforcime, gjë që e kërkon edhe trajneri Haxhia, i cili thekson në fund: "Ada nuk rrezikon rënien nga kategoria, por natyrisht që duhet të punojmë për të shkuar më lart në renditje. Na duhen përforcime në çdo repart dhe besoj se kjo ka për t'u realizuar."