Nderron jete Ardian Arra

Historia e Vllaznise dhe lojtarët e saj në vite.

Moderator: GOLDIAN

Post Reply
Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Nderron jete Ardian Arra

Post by Skodrinon » Sat, 08 Oct 2011 , 10:53

Ndahet nga jeta ish-futbollisti i Vllaznisë Ardian Arra!

Mëngjesin e sotëm është ndarë nga jeta në moshën 55 vjeçare ish-futbollisti i Vllaznisë së
viteve 70’-80’ Ardian Arra. Arr
a nuk ka mundur t’i rezistojë dot një sëmundje të gjatë dhe si pasojë mëngjesin e sotëm na ka
dhënë lamtumirën. Ai do të mbahet mend gjatë si një nga emrat më të talentuar të Vllaznisë së
fundviteve ’70 dhe fillimit të viteve ’80.

Një mesfushor me cilësi të shkëlqyera duke qenë një nga pikat më të forta të skuadrës
shkodrane në këto vite. Ardian Arra gjatë viteve të aktivizimit me Vllazninë ka arritur të fitojë
disa tituj kampion dhe Kupa Republike duke qenë gjithnjë një lojtar stabël formacioni. Pas lënies
së futbollt, ai ka punuar për vite me rradhë si trajner moshash duke qenë shumë aktiv deri pak
ditë para vdekjes. Me vdekjen e Ardian Arrës futbolli shkodran ka humbur kështu një nga emrat
më të shquar të historisë së tij e po ashtu edhe futbolli shqiptar nuk do ketë më në rradhët e tij,
një emër të shquar. Ceremonia e varrimit të tij do të zhvillohet ditën e shtunë në orën 11.00. I
përjetshëm qoftë kujtimi i tij!

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Nderron jete Ardian Arra

Post by Skodrinon » Sat, 08 Oct 2011 , 10:59

Shpresoj qi Vllaznia ta nderojne siç duhet, me nji minut heshtje e me shirit te zi ne krah ne ndeshjen e ardhshme. Minimumi qi mund te bajne per me vlersu kontributin qi ka dhane Ardian Arra te Vllaznia si lojtar e si trainer i ekipeve zinxhir.
I qofte dheu i lehte

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Re: Nderron jete Ardian Arra

Post by Admin » Sat, 08 Oct 2011 , 11:32

Ngushllime familje Arra.
Vllaznit Ultras

Image

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Nderron jete Ardian Arra

Post by Skodrinon » Sat, 08 Oct 2011 , 12:32

Përcillet për në banesën e fundit Ardian Arra!

Pak minuta më parë është përcjellur për në banesën e fundit ish-futbollisti i Vllaznisë Ardian
Arra, i ndarë nga jeta një ditë më parë në moshën 55 vjeçare. Me qindra e qindra qytetarë të
Shkodrës kanë marrë pjesë në këtë ritual për të respektuar këtë emër të madh të futbollit, por
tashmë jo për të duartorkitur klasin e tij në fushat e blerta por për t’i dhënë lamtumirën.

Kishin ardhur nga Tirana edhe përfaqësuesit e lartë të Federatës Shqiptare të Futbollit Millan
Baçi dhe Vasillaq Zëri që kanë sjellë edhe një kurorë në emër të presidentit Armando Duka.
Kanë qenë të pranishëme dhe emra të tillë të futbollit shkodran si Sabah Bizi, Fatmir Paçrami,
Ahmet Meta, Hysen Dedja, Nikolin Thana, Isa Sukaj, Agim Medja etj. Kanë qenë të pranishëm
edhe shumë prej ish-futbollistët të dalë nga duart e Ardian Arrës ku binte sy ndër të tjera
Xhevahir Sukaj i cili ka mbajtur mbi supet e tij arkivolin me trupin e profesorit që ia mësoi këtë
lojë të bukur. Në këtë ceremoni kanë nderuar edhe pushtetarët më të lartë të qytetit të Shkodrës
dhe kuptohet që kjo ka qenë minimumi i asaj që mund të bënin për të nderuar një figurë të tillë
sportive. Ardian Arra është përcjellë për në banesën e fundit me të gjitha nderimet e duhura dhe
në fakt i ka merituar të gjitha. Lotët e Sabah Bizit duke folur për të, janë treguesi më i mirë për
atë se çfarë ka humbur Shkodra dhe futbolli shqiptar. Pushofsh në paqe Ardian Arra!

shkodrasport

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Nderron jete Ardian Arra

Post by Skodrinon » Sun, 09 Oct 2011 , 19:22

Sabah Bizi: Ardian Arra ishte dhuntia e Zotit në futboll!

Të gjithëve u kanë bërë përshtypje fjalët e të madhit Sabah Bizi në ceremoninë e sotme të
varrimit të Ardian Arrës. Më shumë se ato, lotët që ai ka nxjerrë nga sytë kur ka folur për
televizionet e pranishme në këtë ceremoni. “Me sinqeritetin ma të madh u tham se Ardian Arra
ishte dhuntia e Zotit në futboll. Një futboll i përkryer në fushë, me të gjitha të dhanat për të
luajtur futboll. Një mrekulli e Zotit. Kurrë nuk do më hiqet mendja nga një ndeshje që më ka
mbetur edhe sot në mendje. Ajo që Vllaznia luante vite më parë me Panathinaikos. Ndër 22
futbollistët në fushë, ai që spikaste ishte Ardian Arra. Nëse të tjerët ecnin me kokën poshtë në
fushë, ai mbante kokën lart. Ishte i vetmi nga gjithë ne të tjerët që nuk luante futboll por
pingpong me topin. Ky ishte ky njeri që sot po përcjellim për në banesën e fundit. Është një
humbje e madhe për të gjithë ne, për futbollin shkodran dhe Shkodrës sepse Ardian Arra ka
qenë dhe do mbetet i veçantë në mendjen e të gjithëve”- ka thënë mjeshtri Bizi gjatë
ceremonisë së sotme të varrimit të ish-kolegut të tij.

Ymer Striniqi: Ardian Arra futbollin e ktheu në art


Në komentet e bëra për largimin e parakohshëm nga jeta të ish-futbollistit të Vllaznisë Ardian
Arra, ka spikatur edhe tregimi që ka bërë komentatori i mirënjohur sportiv Ymer Striniqi që duke
vlerësuar vetitë dhe dhuntitë e këtij futbollisti, do evidentonte edhe dy momente kur Arra ka
treguar klasin e lartë të tij por njëkohësisht janë fakte që tregojnë se futbolli për të ishte mbi të
gjitha zbavitje.

“Mbaj mend një ndeshje ndaj Besës në Kavajë. Kishim udhëtuar atje për fitore por rezultati i
takimit ishte 1-1. Në një moment Ardian Arra merr topin nga mesfusha, driblon të gjithë
kundërshtarët që i dalin para, kalon edhe portierin dhe mbi vijën fatale, kur kishte mundësi ta
dërgonte lehtësisht topin në rrjetë dhe Vllaznia të fitonte 2-1, kthehet nga fusha dhe e gjuan
topin nga mesi i saj. Më pas vrapon për tek Medin Zhega dhe i thotë: “A të pëlqeu ajo që bëra”!
Ky ishte Ardian Arra që më shumë sesa një gol, dëshironte të zbavitej në fushat e blerta. Apo
dhe një ndeshje ndaj Partizanit në Shkodër ku Ardiani, i nxitur dhe nga tifozët e shumtë
shkodranë, dëshironte vetëm t’ia kalonte topin përmes këmbëve Safet Berishës dhe këtë e bëri
disa herë, duke çuar në këmbë një stadium të tërë. Prandaj jo më kot them se Ardian Arra ka
qenë një nga më të talentuarit e futbollit shqiptar por që asnjëherë nuk e mori seriozisht atë
sepse mbi të gjitha donte të zbavitej me këtë lojë magjike”-thotë Striniqi

shkodra sport

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Nderron jete Ardian Arra

Post by fpjalmi » Mon, 10 Oct 2011 , 00:53

Ky futbollist do te kujtohet gjithmone si 1 nder legjendad ma te medha te futbollit shqiptare.

Ne kohen e Tij ka ken nder mesfushoret ma te mire ne shqipni Ku pikerisht prej Adrianit Vllaznia ka korre kupa dhe ishte mesfushore shkaterrues qe zor mund te vijn ne kohet tona . Ka lujt me te rinjt e shqipnise ,dhe vetem per arsyje politike nuk e kan lan me lujt me kombetaren A ,Edhe pse ishte padyshim mesfushori ma i mire ne shqipni.

Ngushellimet e mija Familjes Arra

ultraskuqeblu1
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 348
Joined: Mon, 01 Feb 2010 , 21:03
Skuadra: Vllaznia
Location: Shkodër

Re: Nderron jete Ardian Arra

Post by ultraskuqeblu1 » Fri, 28 Oct 2011 , 02:33

VLLAZNIT ULTRAS ne ndeshjen VLLAZNIA-tirana mbajne 1 minut heshtje ne nderim te te ndjerit dhe legjendes se futbollit Shqiptar Ardian Arra.

VLLAZNIT (Vllaznia-tirana 10/11)
http://www.youtube.com/watch?v=bIm4677wTj8
1Jetë 2Ngjyra 1Skuadër
VLLAZNIT ULTRAS

ultraskuqeblu1
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 348
Joined: Mon, 01 Feb 2010 , 21:03
Skuadra: Vllaznia
Location: Shkodër

Re: Nderron jete Ardian Arra

Post by ultraskuqeblu1 » Fri, 28 Oct 2011 , 02:33

VLLAZNIT ULTRAS ne ndeshjen VLLAZNIA-tirana mbajne 1 minut heshtje ne nderim te te ndjerit dhe legjendes se futbollit Shqiptar Ardian Arra.

VLLAZNIT (Vllaznia-tirana 10/11)
http://www.youtube.com/watch?v=bIm4677wTj8
1Jetë 2Ngjyra 1Skuadër
VLLAZNIT ULTRAS

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Re: Nderron jete Ardian Arra

Post by Admin » Fri, 28 Oct 2011 , 16:44

Djema ju lumshin durt per banderolen. Hallall!!
Vllaznit Ultras

Image

ultraskuqeblu1
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 348
Joined: Mon, 01 Feb 2010 , 21:03
Skuadra: Vllaznia
Location: Shkodër

Re: Nderron jete Ardian Arra

Post by ultraskuqeblu1 » Fri, 28 Oct 2011 , 16:50

Admin wrote:Djema ju lumshin durt per banderolen. Hallall!!
Thjesht detyre, qe duhej ta kryente edhe skuadra...:(
Flm. Adm. :)
1Jetë 2Ngjyra 1Skuadër
VLLAZNIT ULTRAS

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Nderron jete Ardian Arra

Post by Skodrinon » Sat, 29 Oct 2011 , 15:27

bravo iu qofte

turp per bashkiaket qi nuk kan caktu nji minut heshtje e shiritin e zi
si duket kan mendu ma shume si me iu shmang pritjes se presidentit (edhe ktu tu tregu mungese qytetariet, pamvarsisht se "urdhni" i ka ardhe prej nalt) se zakonisht per kto nderimet pa pare, dekorata e flete lavdrime, shqiptarve nuk ia kalon kush

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Re: Nderron jete Ardian Arra

Post by Man in Redblue » Sat, 29 Oct 2011 , 20:48

Respekte VU! Me vjen shume keq qe nuk keka majt minute heshtje nga lojtaret!

Post Reply