Sa kushton kampionati shqiptar?
Posted: Mon, 18 Apr 2005 , 02:15
Futbolli ynë është dënuar me vdekje
Pas golit të avantazhit të Vllaznisë, kur të gjithë futbollistët gëzonin e kërkonin ujë, jam tmerruar së bashku me Arben Çelën, Ali Memëm, Flamur Topin, Saimir Sallakun, Kolin etj, etj., kur dëgjova përafërsisht këto fjalë të Suad Licit në drejtim të Paulin Ndojës: "O profesor, çfarë në duhet fitorja, na duhet kupa. Më ndërro dhe ne do të lëmë gol!" Ky është thelbi. E dëgjoi edhe një shkodran që filloi të godiste dhe shante stolin shkodran dhe vetëm pas një minute penallti për Tiranën, barazim i bukur, apo jo? Të thuash turp është pak. Të thuash tradhti ndaj tifozëve që ishin në stadium edhe më pak. Por kur mendon për guximin dhe shitjen e futbollit në mënyrën më barbare, të dridhet mishi dhe kot që bëjmë teori dhe lodhemi të rregullojmë ndonjë gjë. E vetmja gjë që nuk doja të bëja ishte të shikoja Ndrekën të dënuar nga federata dhe një shkrimin tim tepër të ashpër ndaj një kartoni të kuq që mori. Jo për gjë, por këtu karton të kuq mori futbolli, duke u dënuar me vdekje edhe ai pak futboll që kishte ngelur. Nuk habitem nga shitja dhe rezultatet e trukuara në futbollin tonë, sepse ato bëhen nën hundën e përgjegjësve, por edhe me bekimin e vetë federatës. Por kur një lojtar ka guximin e çmendur të kërkojë hapur rezultat të trukuar, kjo të detyron të ulërasësh për ata që kanë veshët në vend. Pra, bëhet fjalë për futboll të shitur, për futboll që të vjen për të vjellë nga cilësia që afron, nga spektakli që dhuron, nga përgatitja taktike, teknike, fizike që luajnë futbollistët, nga një pjesë drejtuesish teknikë e ekonomikë, të ashtuquajtur presidentë, që e kanë tradhtuar me kohë. Mjafton të kujtojmë se sa ndeshje të superligës janë luajtur në anonimatin kompleks të Kamzës. Futbolli dështak ishte më shumë i përdhunuar edhe pa futjen e hundëve të politikës, por kur ajo kërkon të drejtojë, më saktë të shkatërrojë futbollin, mjerë ne ku shkojmë. Ky futboll, nëse ka ndonjë element njerëzor, civil, qytetar se për antagonizëm, ndershmëri, cilësi është e kotë të flasim, duhet urgjentisht të braktisë këdo që po e shkatërron atë. Mund të trukohen ndeshje në të gjithë botën. Por kaq hapur, kaq befasisht, pa asnjë lloj frike nga prokuroria dhe tifozët, sepse nga drejtuesit e klubeve dhe federata as nuk tuten. Sepse ata janë pjesë e kësaj tradhtie, qoftë duke bërë rolin e të paditurit dhe indiferentit. S'ka më turp, apo jo? Ka ditë që përflitet për ndeshje të trukuara, nga lojtarë milionerë, që paguhen 10-20 herë më shumë se Presidenti i Republikës, apo ata të federatës. Nga ata që duan të shkatërrojnë punën njëvjeçare të Partizanit dhe Teutës në këtë rast, apo Dinamos, sepse duan një vend për në Europë. Një trofe me para të blera?! Është mirë të ndalemi seriozisht, por nuk jemi ne ata që mund ta ndalojnë këtë flamë. Unë nuk shpif, sepse e dëgjova vetë, e dëgjuam shumë veta aty në tribunën VIP dhe u tmerruan. Disa ikën, të tjerët qeshën me veten e tyre. Të tjerë shanin. Lë të derdhë lekë Apolonia dhe Skënderbeu, Teuta dhe Dinamo, Partizani e ndonjë tjetër, kur ky trofe është shitur, po po është shitur. Por është shitur institucioni dhe i gjithë futbolli, o njerëz, prandaj për të rregulluar, nuk mjaftojnë strategjira, por ligje për t'u zbatuar. Sepse shqiptarët, përjashto ca të marrë si ne, që shkojmë në stadiumin "Qemal Stafa", ka kohë që i kanë kthyer shpinën futbollit dhe e kanë lënë si ikonë të kthimit të tij në turp e jo në futboll. "O profesor, Tirana të fitojë, se na duhet kupa. Unë do lë gol." Këto fjalë s'i thamë ne, ndonjë tifoz, ndonjë tiranas, por kapiteni i Vllaznisë, lojtari i kombëtares, që duhet të jetë shembull. Suad Lici bëri zgjidhjen personale më të drejtë për interesat e klubit të Vllaznisë, kompromis që do ta kërkonte çdo njeri, por jo duke shkatërruar futbollin. Por jo duke shkatërruar investimin e të tjerëve, pavarësisht se ka ditë që është gatuar takimi Tirana-Vllaznia. Ky është futbolli real dhe hajde të flasim për spektakël, cilësi dhe variante, për antidoping, para për kualifikime në botërore. Pra, fjalë e vetëm fjalë, sepse futbollin e ka marrë politika, e ka marrë lumi. Ai është i shitur, blerë, tradhtuar dhe ndeshja e djeshme ishte dëshmia e radhës, por jo e fundit. Eh, ky është futbolli i Bathores dhe i Laçit që na afrojnë kompetentët.