Sa kushton kampionati shqiptar?
Moderators: GOLDIAN, vllaznia1919
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 9630
- Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
- Location: Italia
Sa kushton kampionati shqiptar?
Futbolli ynë është dënuar me vdekje
Pas golit të avantazhit të Vllaznisë, kur të gjithë futbollistët gëzonin e kërkonin ujë, jam tmerruar së bashku me Arben Çelën, Ali Memëm, Flamur Topin, Saimir Sallakun, Kolin etj, etj., kur dëgjova përafërsisht këto fjalë të Suad Licit në drejtim të Paulin Ndojës: "O profesor, çfarë në duhet fitorja, na duhet kupa. Më ndërro dhe ne do të lëmë gol!" Ky është thelbi. E dëgjoi edhe një shkodran që filloi të godiste dhe shante stolin shkodran dhe vetëm pas një minute penallti për Tiranën, barazim i bukur, apo jo? Të thuash turp është pak. Të thuash tradhti ndaj tifozëve që ishin në stadium edhe më pak. Por kur mendon për guximin dhe shitjen e futbollit në mënyrën më barbare, të dridhet mishi dhe kot që bëjmë teori dhe lodhemi të rregullojmë ndonjë gjë. E vetmja gjë që nuk doja të bëja ishte të shikoja Ndrekën të dënuar nga federata dhe një shkrimin tim tepër të ashpër ndaj një kartoni të kuq që mori. Jo për gjë, por këtu karton të kuq mori futbolli, duke u dënuar me vdekje edhe ai pak futboll që kishte ngelur. Nuk habitem nga shitja dhe rezultatet e trukuara në futbollin tonë, sepse ato bëhen nën hundën e përgjegjësve, por edhe me bekimin e vetë federatës. Por kur një lojtar ka guximin e çmendur të kërkojë hapur rezultat të trukuar, kjo të detyron të ulërasësh për ata që kanë veshët në vend. Pra, bëhet fjalë për futboll të shitur, për futboll që të vjen për të vjellë nga cilësia që afron, nga spektakli që dhuron, nga përgatitja taktike, teknike, fizike që luajnë futbollistët, nga një pjesë drejtuesish teknikë e ekonomikë, të ashtuquajtur presidentë, që e kanë tradhtuar me kohë. Mjafton të kujtojmë se sa ndeshje të superligës janë luajtur në anonimatin kompleks të Kamzës. Futbolli dështak ishte më shumë i përdhunuar edhe pa futjen e hundëve të politikës, por kur ajo kërkon të drejtojë, më saktë të shkatërrojë futbollin, mjerë ne ku shkojmë. Ky futboll, nëse ka ndonjë element njerëzor, civil, qytetar se për antagonizëm, ndershmëri, cilësi është e kotë të flasim, duhet urgjentisht të braktisë këdo që po e shkatërron atë. Mund të trukohen ndeshje në të gjithë botën. Por kaq hapur, kaq befasisht, pa asnjë lloj frike nga prokuroria dhe tifozët, sepse nga drejtuesit e klubeve dhe federata as nuk tuten. Sepse ata janë pjesë e kësaj tradhtie, qoftë duke bërë rolin e të paditurit dhe indiferentit. S'ka më turp, apo jo? Ka ditë që përflitet për ndeshje të trukuara, nga lojtarë milionerë, që paguhen 10-20 herë më shumë se Presidenti i Republikës, apo ata të federatës. Nga ata që duan të shkatërrojnë punën njëvjeçare të Partizanit dhe Teutës në këtë rast, apo Dinamos, sepse duan një vend për në Europë. Një trofe me para të blera?! Është mirë të ndalemi seriozisht, por nuk jemi ne ata që mund ta ndalojnë këtë flamë. Unë nuk shpif, sepse e dëgjova vetë, e dëgjuam shumë veta aty në tribunën VIP dhe u tmerruan. Disa ikën, të tjerët qeshën me veten e tyre. Të tjerë shanin. Lë të derdhë lekë Apolonia dhe Skënderbeu, Teuta dhe Dinamo, Partizani e ndonjë tjetër, kur ky trofe është shitur, po po është shitur. Por është shitur institucioni dhe i gjithë futbolli, o njerëz, prandaj për të rregulluar, nuk mjaftojnë strategjira, por ligje për t'u zbatuar. Sepse shqiptarët, përjashto ca të marrë si ne, që shkojmë në stadiumin "Qemal Stafa", ka kohë që i kanë kthyer shpinën futbollit dhe e kanë lënë si ikonë të kthimit të tij në turp e jo në futboll. "O profesor, Tirana të fitojë, se na duhet kupa. Unë do lë gol." Këto fjalë s'i thamë ne, ndonjë tifoz, ndonjë tiranas, por kapiteni i Vllaznisë, lojtari i kombëtares, që duhet të jetë shembull. Suad Lici bëri zgjidhjen personale më të drejtë për interesat e klubit të Vllaznisë, kompromis që do ta kërkonte çdo njeri, por jo duke shkatërruar futbollin. Por jo duke shkatërruar investimin e të tjerëve, pavarësisht se ka ditë që është gatuar takimi Tirana-Vllaznia. Ky është futbolli real dhe hajde të flasim për spektakël, cilësi dhe variante, për antidoping, para për kualifikime në botërore. Pra, fjalë e vetëm fjalë, sepse futbollin e ka marrë politika, e ka marrë lumi. Ai është i shitur, blerë, tradhtuar dhe ndeshja e djeshme ishte dëshmia e radhës, por jo e fundit. Eh, ky është futbolli i Bathores dhe i Laçit që na afrojnë kompetentët.

Lici: Kurrë s'jam marrë me shitje ndeshjesh
Zhgënjimi tek ai është tejet i madh. Ato që janë thënë e shkruar në shtypin e djeshëm sportiv e kanë indinjuar pa masë kapitenin e Vllaznisë, Suad Lici. Fjalët për lënie apo tolerim janë të pakuptueshme për këtë lojtar dhe për rrjedhojë ai ka kërkuar të flasë, për të thënë me sinqeritet ato që gjithnjë ka thënë.
- Suad, dukeni shumë i nervozuar sot. Çfarë ka ngjarë?
- Nuk ka sesi të mos jem i tillë. Rrallëherë jam marrë me gazetat, por në mëngjesin e sotëm (dje) nuk më kanë lënë rehat telefonatat. Shokët e miqtë e mi më sinjalizuan për ato çfarë kishin shkruar gazetat sportive për mua. Më vjen shumë keq që personalizohet emri im për gjoja pazare. Unë jam futbollist dhe jo aktor i prapaskenave të tilla, siç shkruhet.
- Për çfarë e keni fjalën konkretisht?
- Lexova të shkruhej që unë kam kontaktuar me stafin drejtues të Vllaznisë gjatë ndeshjes, duke u thënë atyre se çfarë të bënim, për gjoja lënie të ndeshjes apo shkaktimin e penalltisë prej meje. Janë vërtet gjëra të ulëta. Nëse kam dialoguar me trajnerin Ndoja, apo pjesëtarët e tjerë të stafit, kjo është bërë sepse kam kërkuar ndërrim që në pushimin e ndeshjes. Ndërsa në minutën e 25-të të pjesës së dytë kam këmbëngulur të dal jashtë, sepse kisha një kontraktim të muskujve. Këtë e kam bërë në mënyrë publike, sepse po luaja me sforco. Nuk mund të akuzohem unë për gjëra të tilla, sepse nuk isha as afër golit të parë që pësuam, por as në rastin e penalltisë.
- Ju ndërkohë keni qenë ndoshta lojtari më i mirë në këtë ndeshje, apo jo?
- Kjo është një tjetër gjë që më bën përshtypje. Thuajse nga të gjitha gazetat evidentohem si lojtari më i mirë në fushë dhe nga ana tjetër më quajnë aktor të prapaskenave. Unë edhe një herë tjetër i bëj thirrje, kujtdo nga këta njerëz që nëpërkëmbin emrin tim në futbollin shqiptar, që të më vërtetojnë një rast që kam marrë pjesë në një shitje apo blerje ndeshjeje. Nuk jam nga ata, sepse futbolli për mua në radhë të parë është pasion, pastaj edhe punë. Po të kisha vepruar ashtu, nuk do të isha ky që jam sot.
- A ka kompromis mes dy ekipeve?
- Jo. Të jeni të bindur se nuk ka kompromis.
- Megjithatë, akuzat ju rëndojnë?
- T'i thuash tjetrit që je shprehur se do të lësh gol për të ndëshkuar veten dhe ekipin tënd, është një absurditet. Nuk jam unë, as presidenti dhe as trajneri që vendos. Nëse jam sot kapiten, është një vlerësim që më është bërë për vitet e karrierës sime dhe vetëm kaq. Këto shkrime të botuara dje më kanë bërë të mendoj edhe fillimin e ndjekjes penale ndaj autorëve të tyre, por unë jam futbollist dhe e kuptova që roli im është të bëj sa më mirë detyrën në fushë. Por për të gjithë ata që marrin përsipër të shkruajnë do të kisha një këshillë: ju lutem shkruani çfarë të doni, por mos fyeni karakterin dhe personalitetin e asnjë njeriu.
- Suad, komentet në lidhje me këto ballafaqimet me Tiranën kanë qenë të shumta këto ditë. Si i keni përjetuar ato?
- Sinqerisht që më vjen keq të dëgjoj gjëra të tilla. Paragjykohet fitorja minimale e Tiranës për kupë, por nuk thuhet se si do të kishin shkuar punët nëse Muka do të kishte shënuar penalltinë. Paragjykohet barazimi i djeshëm, pa i hyrë faktit se çfarë do të kishte ndodhur nëse shtyllat do të kishin qenë gola. Kështu nuk është mirë. Nëse Tirana ka probleme, kjo është punë e saj, por nuk ka pse të bëhet aktore edhe Vllaznia. Qenka çudi e madhe që ne të barazojnë me këtë skuadër dhe ta na e çojnë bosh djersën që derdhim. Nuk është mirë kështu.
- Së fundi, e shihni të mundshëm kualifikimin e Vllaznisë për në finale të kupës?
- Mundësitë janë, por nuk do të jetë e lehtë. Tirana është një skuadër e mirë, ka në avantazh edhe rezultatin 1-0 të ndeshjes së parë. Ne duhet të japim mbi 100 për qind të forcave tona për të dalë me sukses nga ky takim. Megjithatë, ajo për të cilën unë jam i shqetësuar është fakti që ndeshja është paragjykuar para se të luhet. Nisur nga një situatë e tillë, kushdo qoftë rezultati, të jeni të bindur se ka për të pasur fjalë dhe të pakënaqur.

- Webmaster
- Posts: 5601
- Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
- Skuadra: Vllaznia
- Location: Loro Boriçi
- Contact:
Pershendetje !!!!!vllaznia1919 wrote:Sipas mendimit tuaj,cila eshte e verteta e kesaje historie?
Jepni mendimin tuaj.
Per sa i perket kesaj ndeshje nuk diu ç'te them tamam se eshte shitur apo jo kjo ndeshje gje qe eshte shum shum e mundur por shpresoj qe te mos jete e tille .
Sa i takon pazareve ne kampionatin Shqiptar fatkeqesihst jane bere gjithmone pazare te tilla dhe per faqt te keq e perseris do te kete pazare te tilla deri sa te mos ketë një organizim të mirë klubet si edhe federata , ecola duhet te kete nje organ gjykues qe te merret me te tilla raste , por...
duhet thenë që federata nuk ka shum faj ne keto qeshtje pasi eshte e veshtire te akuzosh nje klub per keto lloj gjerash pasi duhen fakte ....
Un mendoj se vete klubet shqiptare si edhe presidentet e ketyre Klubeve te mos lejojne te tilla gjera pasi luhet me mundin e lojtareve si dhe ajo qe ka me shum rendesi me mundin e TIFOZEVE te cilet jane ato qe e pesojne me shum nga keto pazare .
Gjithashtu edhe futbollistet nuk duhet te bien ne te tilla kompromise pasi ne rralle te pare demtojne imazhin e vet si edhe imazhin e Futbollit Shqiptar .
Faleminderit !!!
-
- Tifoz nderi
- Posts: 360
- Joined: Wed, 20 Apr 2005 , 13:29
- Location: Shkoder ==> France
- Contact:
-
- Tifoz nderi
- Posts: 430
- Joined: Mon, 21 Mar 2005 , 12:09
- Location: italia
- Contact:
Per sa jam le e rrite ne Shkoder e sa kena pa na se ca asht ba ne mjediset e stadiumit ma merr mendja se jo vetem kjo por te gjitha ndeshet qe i kane interesu i kane shite si e si me marre pare.Personalisht di shume historina qe kane shite ndeshjet,kush ka qejf edhe ja tregoj se cilat jane ata.Mu me vjen keq se ne rradhe te pare si cdo shkodran jam tifoz i Vllaznise,por kur shofim e ndigjojme ksi gjanash ma teper na bajne nervoz se sa na vjen keq.Te dhimet njaj 3000 leksh qe kushton bileta se shumekush edhe nuk e ka e sakrifikojne tane javen ndoshta per me e rujte, e te shtunen shkojne ne stadium.Shume here rezultati nuk asht ai i deshirumi.Nuk e di se kur do te marojne keta gjana ne futbollin tone,me duket se kurre!
nje fitore e bukur fort,gjithe shqiperia na uron
nje pershendetje spektatorit qe te ndihmoi me dale kampion
nje pershendetje spektatorit qe te ndihmoi me dale kampion
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 9630
- Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
- Location: Italia
-
- Tifoz nderi
- Posts: 360
- Joined: Wed, 20 Apr 2005 , 13:29
- Location: Shkoder ==> France
- Contact:
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 9630
- Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
- Location: Italia
-
- Tifoz nderi
- Posts: 430
- Joined: Mon, 21 Mar 2005 , 12:09
- Location: italia
- Contact:
-
- Tifoz nderi
- Posts: 360
- Joined: Wed, 20 Apr 2005 , 13:29
- Location: Shkoder ==> France
- Contact:
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 9630
- Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
- Location: Italia
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 9630
- Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
- Location: Italia
-
- Tifoz nderi
- Posts: 360
- Joined: Wed, 20 Apr 2005 , 13:29
- Location: Shkoder ==> France
- Contact:
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 9630
- Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
- Location: Italia
-
- Tifoz nderi
- Posts: 360
- Joined: Wed, 20 Apr 2005 , 13:29
- Location: Shkoder ==> France
- Contact:
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 9630
- Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
- Location: Italia
-
- Tifoz nderi
- Posts: 523
- Joined: Fri, 26 Nov 2004 , 23:37
- Skuadra: Vllaznia, Bayern
- Location: Rus-Maxharr
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 9630
- Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
- Location: Italia