Stadium i ri i perbashket per Vloren dhe Fierin

Diskutoni rreth ecurise , rezultateve , etj. të Kampionatit Shqiptar

Moderators: GOLDIAN, vllaznia1919

Post Reply
sejad
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 233
Joined: Sun, 06 Jan 2008 , 20:47
Skuadra: Vllaznia || Bayern
Location: USA

Stadium i ri i perbashket per Vloren dhe Fierin

Post by sejad » Fri, 26 Nov 2010 , 00:34

Mbas stadiuimit qe do kete 35,000 vende, ne Tirane, do behet edhe nje stadium i ri per ekipet e Vlores dhe Fierit. Ky lajm u dha dje nga kreu i FSHF Armando Duka. Stadiumi do jete afer ures Fier-Vlore dhe do sherbeje per te dy qytetet, pra te dy qytetet do ta perdorin. Kapaciteti do jete nga 15,000 deri ne 20,000 vende. Perfundimi i stadiumit mendohet te jete ne 3-4 vite, ne vitin 2015.

5 aksionarë do ta ndërtojnë stadiumin
Në projektin e ndërtimit të këtij stadiumi janë përfshirë 5 aksionarë: Bashkia Fier, Bashkia Vlorë, klubi i Apolonisë, klubi i Flamurtarit dhe Federata Shqipatre e Futbollit. Presidenti i FSHF-së, Armando Duka, mësohet se ka premtuar 20% të investimeve për këtë projekt.

Jam i bindur në realizimin e tij, pasi unë shoh arritjet e deritanishme, kështu që nuk kam pse të dyshoj për këtë.”
Në fjalën e tij, kryetari i Bashkisë së Fierit, Baftjar Zeqaj, ka falënderuar presidentin e FSHF-së, Armand Duka, për bashkëpunimin mes palëve, që ka sjellë zhvillimin e infrastrukturës sportive në këtë qytet: “Dua ta përshëndes zotin Duka për kontributin e madh që ka dhënë për gjithë infrastrukturën e futbollit në qytetin tonë.

Kam parasysh jo vetëm tapetet e dy anekseve, ndriçimin e fushës së futbollit, por edhe shumë kontribute të tjera. Pra, bashkëpunimi ynë është shumë i frytshëm. Ne jemi duke biseduar për një stadium të ri në qytetin e Fierit, që do të jetë ndoshta një marrëveshje midis FSHF së, Bashkisë Fier, kompanisë “2K” dhe Bashkisë së Vlorës, por kjo le të mbetet për një moment tjetër. Sot po flasim për të hedhur hapa të tjerë në futboll në Fier dhe, pse jo, në Shqipëri.”

Kreu i FSHF-së, Armando Duka, ka zbuluar projektin ambicioz në një vizitë në klubin e Apolonisë

Dje, president i FSHF së, Armando Duka, i shoqëruar nga presidenti i nderit i Apolonisë, Koço Kokëdhima, ka vizituar mjediset sportive të klubit të futbollit “Apolonia”. Së pari, kreu i FSHF së ka zhvilluar një takim me presidentin e Apolonisë, Baftjar Zeqaj, i cili i ka bërë dhe një prezantim të investimeve që janë kryer në infrastrukturën sportive pranë klubit fierak.

Nga ana e tij, Duka ka folur me superlativa për mënyrën se si është menaxhuar klubi, duke evidentuar sidomos investimet e bëra në mjediset sportive. Gjatë fjalës së tij Duka ka zbuluar se ekziston një projekt për ndërtimin e një stadiumi të ri mes Fierit dhe Vlorës, që do t’u shërbejë të dy qyteteve: “Ndihem mirë nga gjithë kjo që shoh të ndërtuar në klubin “Apolonia.”

“Unë vërej se është një nga klubet me infrastrukturë nga më të mirat. Kuptohet që merita është e vetë klubit dhe presidentit të saj, si dhe stafit të Apolonisë, pa mohuar dhe mbështetjen e FSHF së, një mbështeje që nuk ka munguar për të gjitha klubet. Por kur ka bashkëpunim kjo sjell më tepër sukses. Apolonia është klub i organizuar shumë mirë, i niveleve evropiane, si me fushat e stërvitjes, ashtu edhe me elementet e tjera.

Ky bashkëmpunim me Apoloninë dhe Bashkinë e Fierit do të jetë sërish i vijueshëm, ndonëse është i hershëm. Sot (dje) jemi këtu për të komunikuar projektin e ndërtimit të një stadiumi të përbashkët mes bashkive Vlorë dhe Fier. Ky stadium do të ndërtohet pranë urës Vlorë Fier dhe do të shërbejë për të dy qytetet. Për këtë është kërkuar mbështetja jonë dhe unë kam shprehur vullnetin e mirë të FSHF së që ta shtyjmë këtë projekt me realizim dhe përfundim me afat 3-4-vjeçar.

http://superliga.blog.al/2010/11/stadiu ... he-fierin/
FORCA VLLAZNIA!!!

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Re: Stadium i ri i perbashket per Vloren dhe Fierin

Post by Man in Redblue » Fri, 26 Nov 2010 , 01:14

kur e lexova kyt lajm, tash me vedi, kishte me ken mira, me e ba edhe na (Shkodra) me Lezhen, Lacin, Puken, Velipojen nji stadium te perbashket...por mandej me shkoi mendja, kush i duron kto me ardh kry dy javesh nShkoder e me na ba si te zot e shpise, ngaqe me te vertet i kishte taku me ken edhe stadiumi i tyne :lol: :lol:

sejad
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 233
Joined: Sun, 06 Jan 2008 , 20:47
Skuadra: Vllaznia || Bayern
Location: USA

Re: Stadium i ri i perbashket per Vloren dhe Fierin

Post by sejad » Fri, 26 Nov 2010 , 01:32

eh na duhet me e mbaru loro boricin iher, me e rikonstruktu edhe ater me beso mu se ke me pa shum ma njerz neper stadiume, stadium i bukur, njerzit shkojn.
FORCA VLLAZNIA!!!

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Stadium i ri i perbashket per Vloren dhe Fierin

Post by GOLDIAN » Fri, 26 Nov 2010 , 16:32

kur te vijne zgjedhjet do bahet premtimi per loro boriqin
bani durim ju lutem
ckuptim ka ky stadiumi per vloren e fierin?????
i perjashtuar

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Stadium i ri i perbashket per Vloren dhe Fierin

Post by Skodrinon » Mon, 31 Jan 2011 , 22:32

kot
njerzit nuk po shkojn n'stadium tu e pase mrend n'qytet

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Stadium i ri i perbashket per Vloren dhe Fierin

Post by GOLDIAN » Mon, 31 Jan 2011 , 23:04

mfalni qe po ju tham po jena populli ma kot ne rruzull
sbajme gjana normale dona mu ba si katari a dreqi e i biri

ka hupi ky taci qe dote me ble milanin e realin aman
i perjashtuar

Post Reply