Lajme Nga Shkodra

Gjithcka rreth Shkodres sone te dashur.
Post Reply
Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Lajme Nga Shkodra

Post by Miri » Sun, 03 Oct 2010 , 11:38

Arratiset i burgosuri për vrasje
burgosur.jpg
Për shkak të sjelljes së mirë në qeli dhe justifikimit se shpesh ishte në gjendje jo të mirë shëndetësore, pasi ka përfituar tetë orë leje për të shkuar në shtëpinë e tij në Kiras të Shkodrës, Admir Tafili, 41 vjeç, është arratisur në mënyrë spektakolare.
Largimi është bërë në prani të policisë së burgjeve dhe policisë së Lezhës e cila po e ruante jashtë shtëpisë së tij sa ai të çmallej me familjarët.

Së bashku me të ndodhej edhe i vëllai Genc Tafili i dënuar përjetësisht për vrasjen e kolonel Arben Zylyftarit, i cili po ashtu kishte përfituar një leje pak orëshe për të shkuar në shtëpi.

Genc Tafili nuk është arratisur, ndërkohë që i vëllai është ende në kërkim nga policia në veri të vendit.

I dënuar me 25 vjet heqje lirie, 41 vjeçari Admir Tafili është nga familja Tafili, i ati i të cilit së bashku me të vëllanë, Gencin, qëlluan për vdekje drejtorin e policisë së Shkodrës, kolenel Arben Zylyftarin.

Admir Tafili është arrestuar në vitin 2001 dhe akuzohet t’i ketë bërë pritë për qëllime hakmarrjeje ish-shefit të Malësisë së Madhe, Pjetër Petrushi të cilin i pandehuri e akuzonte se i kishte vrarë të atin Bahri Tafilin.

Admir Tafili sipas burimeve të sigurta të policisë përpara arrestimit në Shqipëri kishte kryer një arratisje po të bujshme edhe në shtetin zviceran ku po vuante dënimin për çështje droge.

Pasi u arratis nga Zvicra, sipas të njëjtave burime, ai është kthyer në Shkodër duke përpiluar brenda një kohe të shkurtër planin e hakmarrjes nga ku në një pritë plagosi ish-shefin e Malësisë së Madhe.

Admir Tafili gjatë këtyre viteve është transferuar shpesh nga njeri burg i sigurisë së lartë në tjetrin, më i fundit i të cilit ishte kalimi nga burgu i Burrelit në atë të Shënkollit.

Në shkurt të 2009-ës, Tafili doli para gjykatës për të dëshmuar mbi një arratisje tjetër të bujshme atë të Burrelit ku duke prerë hekurat e burgut dy të dënuar të përjetshëm dolën nga sektori “B” i këtij burgu për t’u arrestuar orë më vonë.

Në atë kohë Admir Tafili ishte magazinier i ushqimit të të dënuarve në këtë burg.
You do not have the required permissions to view the files attached to this post.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme Nga Shkodra

Post by fpjalmi » Fri, 08 Oct 2010 , 16:03

Shkodër, vrasje për gjakmarrje


Një ngjarje e rëndë ka ndodhi në zemër të qytetit të Shkodër në rrugën pedonale, ku nje person eshte vrare dhe nje kalimtar eshte plagosur.
Autori ngjarjes eshte kapur vetem pak metra larg vendit eshte ngjarjes pasi aty rastesisht ndodheshin sherbimet e policise. Sipas policise dyshohet se ngjarja ka motive gjakmarrje. Viktima eshte shtetasi Dritan Prroni 28 vjeç i cili ishte duke ecur pergjate rruges pendonale.

Atij i eshte afruar nje person me pistolete dhe e ka qelluar duke e plagosur ne kembe. 28-vjecari ka nxituar te largohet por agresori e ka ndjekur dhe ne mes te kalimtareve, shumica nxenes dhe studente e ka qelluar serish ne distance te afert dhe e ka vrare.

Ndërsa qellonte ne drejtim te viktimes autori ka goditur rastesisht ne kembe edhe nje kalimtar duke e plagosur.

Ai ka hedhur armen ne toke dhe ka nxituar te largohet por eshte kapur nga policia e cila identifikoi shtetasin Mark Njemza si autor te vrasjes. Arma eshte sekuestruar ndersa dyshohet se vrasja eshte nje gjakmarrje pasi xhaxhai i viktimes kishte vrare ne vitin 2007 vellanë e autorit te ngjarjes se sotme.

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Re: Lajme Nga Shkodra

Post by Miri » Sat, 09 Oct 2010 , 22:06

Shkodër, vrasje për refuzim të gjakmarrjes
Vrasje.jpg

Presidenti i “Vëllazërisë Ungjillore’ në një interviste dhënë për Top Channel ka deklaruar se pastori Dritan Prroi u vra nga gjakmarrja të shtunën në Shkodër, sepse nuk pranoi të ngujohej sipas rregullave të kanunit, por respektoi detyren e dhënë nga Zoti.
“Njeriu që refuzoi të mbyllej përgjithmonë pas dyerve të shtëpisë, njeriu që nuk e flakte dot tutje shërbesën që Perëndia i kishte dhënë gjeti vdekjen”, u shpreh Fitor Muca, president i ‘Vëllazërisë Ungjillore.

Muca ka bere apel per klerin dhe shtetin shqiptar qe te nderhyje dhe te luftoje me cdo force te mundshme fenomenin e gjakmarrjes.

Po ashtu Muca i bën apel të gjithë strukturave të shtetit që të sigurojnë se e drejta e jetës është e patjetërsueshme.
Top-Channel
You do not have the required permissions to view the files attached to this post.

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Re: Lajme Nga Shkodra

Post by Miri » Sat, 09 Oct 2010 , 22:10

Burri vret gruan me thikë
Shkodra
Një tjetër krim i rëndë ka tronditur Shkodrën. Bashkëshorti ka vrarë me thikë të shoqen tek shtëpia e vëllait të saj pasi kishin festuar ditëlindjen e djalit të tyre 4-vjecar.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08.30 minuta të së shtunës në një lagje periferike të qytetit të Shkodrës, në vendin e quajtur ish-Artistikja. Autori i krimi Gjelosh Mehmetaj, 34 vjec u arrestua nga policia vetem pak minuta pas vrasjes ne tentative per t'u larguar nga vendi i krimit.

Sipas policise Mehmetaj vrau gruan e tij, Mimoza, 32 vjece nene e dy femijve me gjakftohtesi. Cifti Mehmetaj prej dy muajsh jetonin te ndare edhe pse nuk e kishin kryer divorcin. Viktima kishte ikur nga shtepia e saj pasi burri e keqtrajtonte dhe ishte duke jetuar perkohesisht tek banesa e te vellait te saj se bashku me femjet.

Pavaresisht ndarjes Mimoza e ka thirrur burrin e saj per te festuar ditlindjen e djalit ne darken e se premtes. Ndersa gjithcka dukej se po shkonte mbare per ciftin me probleme, kur jane ngritur ne mengjez dhe viktima ishte krejt e vetme ne shtepi, burri ka nisur ta rrahe gruan serish dhe me pas e ka goditur disa here me thike ne pjese te ndryshme te trupit duke e lene te vdekur ne vend.

Fqinjet e pallatit degjuan ulerimat e gruas dhe kane lajmeruar policine qe mberriti ne vendin e ngjarjes shpejt, pikerisht ne momentin qe autori i krimit po zbriste shkallete pallatit per tu larguar nga vendi i ngjarjes. Policia tha se ne cilesine e proves materiale ka bllokuar edhe armen me te cilen u krye krimi.
You do not have the required permissions to view the files attached to this post.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Re: Lajme Nga Shkodra

Post by vllaznia1919 » Tue, 19 Oct 2010 , 20:55

Si me ken lajme prej bgdadid jo prej nji qytetit me kultur ne Europe. :cry: :cry: :cry: :cry:
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Lajme Nga Shkodra

Post by GOLDIAN » Fri, 05 Nov 2010 , 18:21

me dhemb zemra tu lexu keto lajme
i perjashtuar

Post Reply