Gjysmefinalet e kupes se Shqipnise Vllaznia - Tirana

Ketu ndodhet te gjithe ato tema, te cilat jane te vjetra apo ne te cilat nuk diskutohet.
Post Reply
GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Gjysmefinalet e kupes se Shqipnise Vllaznia - Tirana

Post by GOLDIAN » Fri, 10 Apr 2009 , 21:07

pse une kam fillu me pas frike se dy skuadrat tona kane me ba pislleqe vet
e kane me e hedh fajin poshte e perpjet si gjithmone
i perjashtuar

kristiani
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 624
Joined: Sat, 05 Feb 2005 , 22:27
Location: France

Re: Gjysmefinalet e kupes se Shqipnise Vllaznia - Tirana

Post by kristiani » Sat, 11 Apr 2009 , 10:36

GOLDIAN wrote:pse une kam fillu me pas frike se dy skuadrat tona kane me ba pislleqe vet
e kane me e hedh fajin poshte e perpjet si gjithmone
Njashtu mka thane edhe iher baba kur i thash kena me lujt n'gjys finale me tiranen po i thash qa flet marrina, mu nuk ma han mendja se iky asht dueli ma i fort n shqipni kshu qe nuk ka kuptim mandej...
FORZA VLLAZNIA

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Gjysmefinalet e kupes se Shqipnise Vllaznia - Tirana

Post by Skodrinon » Sat, 11 Apr 2009 , 11:42

GOLDIAN wrote:pse une kam fillu me pas frike se dy skuadrat tona kane me ba pislleqe vet
e kane me e hedh fajin poshte e perpjet si gjithmone
nuk kan si me i ba se luftojne me njena-tjetren edhe ne kampionat

futbollist
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 523
Joined: Fri, 26 Nov 2004 , 23:37
Skuadra: Vllaznia, Bayern
Location: Rus-Maxharr

Re: Gjysmefinalet e kupes se Shqipnise Vllaznia - Tirana

Post by futbollist » Sat, 11 Apr 2009 , 12:47

Nuk ta len kush kampionatin per kupen,per kyt pune hiqe mendsh. Te kishte kene diferenca ma e madhe me pike midis skuadrave athere mund te kishte ndodhe ndonje gja,po kshu si jane punet ska shance me pase marrveshje.Vec nqs del Halili me nja 500mij euro cash ne dore. :mrgreen:
:::::::::::FORZA VLLAZNIA :::::::::::FORZA SHQIPERIA::::::::

Ujku
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 830
Joined: Fri, 19 Dec 2008 , 20:57

Re: Gjysmefinalet e kupes se Shqipnise Vllaznia - Tirana

Post by Ujku » Sun, 12 Apr 2009 , 12:37

Un jam optimist dhe tham se e eleminojm Tiranen
tham kshtu se ndeshjen e par e kena ne shpi dhe e fitojm kurse per ndeshjen ne transfert ne Tiran
gjithmon kena lujt mir,dhe besoj se Tradita do te vazhdojn
nuk me trembin deklaratat e Refik halilit qe lla ne alsat se aty u dukt qart friga qe kishte
masandej mos harroni se ket tem e ka fpjalmi e ka me ja nxi jeten Tirans :lol: :lol: :lol:

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Gjysmefinalet e kupes se Shqipnise Vllaznia - Tirana

Post by Skodrinon » Mon, 13 Apr 2009 , 12:58

Vllaznia/Presidenti kërkon edhe ndihmën e shkodranëve
Fushaj: Tifozë, me ju e mundim Tiranën!
“Me mbështetjen e tyre kalojmë gjysmëfinalen e Kupës”


Pasi kanë kaluar pa problem sfidën me Partizanin në kampionat, vëmendja e kuqebluve, tashmë është zhvendosur
te takimi gjysmëfinale i Kupës së Shqipërisë, që do ta zhvillojnë të mërkurën ndaj Tiranës. Shumëkush e quan si një finale të parakohshme këtë ballafaqim mes këtyre dy klubeve, që në këtë sezon e kanë treguar veten si në Kupën e Shqipërisë, ashtu edhe në kampionat. Për presidentin e Vllaznisë, Valter Fushaj, kjo është finalja e parë mes dy ekipeve, nga tri të tilla, që do të ketë ky sezon deri në fund.
“Me të vërtetë, ne e kemi mirëpritur një ballafaqim të tillë që në këtë tur të kupës, por unë do ta quaja një finale të parakohshme këtë përballje, - tha kreu i klubit shkodran. - Të dyja skuadrat kanë treguar se në këtë sezon janë më të mirat e tij, e për rrjedhojë ato mund t’i kishin diskutuar që të dy trofetë mes tyre, pra si në kampionat, edhe në kupë”, nënvizoi presidenti i kuqebluve. Më pas, Fushaj shtoi: “Për mendimin tim, na pret një përballje tepër e vështirë, pasi vlerat e kundërshtarit njihen mirë. Megjithatë, ne duhet të bëjmë të pamundurën. Impenjimi ynë duhet të jetë në maksimum dhe djemtë duhet të tregojnë më të mirën e tyre në fushën e lojës. Përsa i përket pastaj rezultatit, në të tilla takime janë të pranueshme që të tria. Që do të thotë, ndeshjen le ta fitojë ekipi që tregon më të mirën në fushën e blertë. Gjithsesi, dua të theksoj se ne do të zbresim në fushë patjetër për të fituar. Ashtu siç do të bëjnë edhe kundërshtarët tanë. Pra, për mendimin tim gjithçka mbetet e hapur”.

Apeli
Drejtuesi numër një i klubit më të vjetër shqiptar, Valter Fushaj, duket se në këtë përballje nuk do vetëm maksimumin nga skuadra e tij, por edhe nga sportdashësit. Kështu, përmes gazetës “Panorama Sport”, ai kërkon që Vllaznia, e cila në këtë sezon po lufton me mjaft potencë, të mbështetet fuqishëm. Këtë gjë, presidenti shkodran e kërkon pikërisht në takimin me Tiranën. “Ne po përgatitemi për të bërë më të mirën, që këtë takim të parë ta kalojmë me sukses, për të pretenduar më pas të hedhim një hap përpara drejt finales në Shkodër. Por kësaj here, më tepër se kurrë, na duhet mbështetja e tifozerisë sonë të zjarrtë. Janë këta tifozë që na kanë mbështetur në çdo sfidë dhe ne nuk i kemi zhgënjyer, ndaj sot më shumë se asnjëherë tjetër kemi nevojë për mbështetjen e tyre. Për këtë arsye i kemi marrë të gjitha masat, në mënyrë që dhe çmimet e biletave për këtë ndeshje të mos rriten, por të jenë të njëjta me ato të kampionatit”, bëri të ditur presidenti i klubit të Vllaznisë, Fushaj.

Ecuria
Drejtuesit e klubit janë të bindur se ndeshja me Tiranën të mërkurën nuk është asgjë më shumë se një përballje.
Gjatë këtij sezoni, kuqeblutë e bardheblutë kanë shifra të barabarta në dy përballjet mes tyre. Sepse dy barazimet,
0-0 dhe 1-1, flasin për një baraspeshë të plotë mes skuadrave. “Nga ky takim nuk është se do të varet gjithçka. Unë dhe ekipi jemi të mobilizuar deri në fund të këtij sezoni, për të arritur objektivat tanë madhorë. Çdo rezultat mund të ngjasë, por kjo nuk do të thotë se merr fund kupa, apo aq më tepër kampionati. Ne jemi të bindur për të dhënë më të mirën, që të mos zhgënjejmë në këtë sezon as veten dhe as sportdashësit tanë të mrekullueshëm”, përfundoi presidenti i ekipit shkodran, Valter Fushaj.

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Gjysmefinalet e kupes se Shqipnise Vllaznia - Tirana

Post by Skodrinon » Mon, 13 Apr 2009 , 13:00

PRESIDENCA
Caktohen çmimet e biletave


Drejtuesit e klubit të Vllaznisë, duke parë rëndësinë e takimit për kupë me Tiranën, nisur gjithashtu dhe nga dëshira që në këtë përballje të jenë një numër rekord tifozësh, kanë vendosur që çmimet e biletave të mos ndryshojnë. Prandaj ato do të variojnë nga 300 lekë në tribunën qendrore, në 200 lekë në tribunat e tjera. Me këto çmime, drejtuesit e klubit shkodran synojnë të kenë një mbështetje sa më të madhe nga tifozët kuqeblu. Pikërisht në këtë përballje të rëndësishme, skuadra e Vllaznisë ka nevojë më tepër se kurrë për fansat e saj, të cilët nuk e kanë lënë asnjëherë në baltë, por e kanë mbështetur kurdoherë, si në ndeshjet e zhvilluara në transfertë, ashtu edhe në shtëpi.

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Gjysmefinalet e kupes se Shqipnise Vllaznia - Tirana

Post by Skodrinon » Mon, 13 Apr 2009 , 13:13

NDRYSHIMI
Ndeshja do të luhet me drita, në orën 18:30


Takimi i së mërkurës për turin gjysmëfinal të Kupës së Shqipërisë, midis Vllaznisë dhe Tiranës, do të zhvillohet nën dritën e prozhektorëve. Ka qenë vetë numri një i klubit kuqeblu, ai që e ka bërë të ditur se kjo përballje nuk do të luhet në orën 16:30, por në 18:30. Një orë kjo, mjaft e përshtatshme për të luajtur futboll në kushte optimale. Sipas
teknikut malazez të pankinës shkodrane, Dervish Haxhiosmanoviç, orari i zhvillimit të takimit të së shtunës me Partizanin në orar dreke, kur temperaturat ishin jo fort të përshtatshme, ka ndikuar në lojën e ekipit. Ishte pikërisht
kjo njëra nga arsyet që ka vënë në lëvizje drejtuesit e klubit, të cilët kësaj here kanë vepruar ndryshe, duke zhvendosur orarin e zhvillimit të ndeshjes me Tiranën për kupë. Një tjetër arsye pse është marrë ky vendim është edhe fakti që ndeshja do të luhet në mesjavë, e për rrjedhojë njerëzit janë në punë. Ndaj, drejtuesit kanë menduar ta spostojnë orarin sa më vonë, në mënyrë që të ketë një pjesëmarrje sa më të madhe të tifozëve shkodranë në shkallët e stadiumit “Loro Boriçi”

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Gjysmefinalet e kupes se Shqipnise Vllaznia - Tirana

Post by Skodrinon » Mon, 13 Apr 2009 , 13:24

Tirana/ Mesfushori, i bindur se bardheblutë do të marrin rezultat pozitiv në Shkodër
Patushi nuk e diskuton fitoren
“Kupa është objektiv i rëndësishëm. Do të tentojmë ta mbyllin që në sfidën e parë”


Tirana la pas entuziazmin e fitores së thellë ndaj Elbasanit dy ditë më parë, për të menduar tashmë për përballjen e së
mërkurës ndaj Vllaznisë, në kuadër të ndeshjes së parë gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë, ku synimi është kalimi
në finale dhe fitorja e këtij trofeu. Pa hequr dorë për asnjë moment nga ambiciet në kampionat, bardheblutë janë të bindur se ekzistojnë mundësitë për ta fituar dhe kupën, e kësisoj t’i bëjnë të tyret të dy trofetë kombëtarë këtë sezon. Është mesfushori Sajmir Patushi ai që beson e shpreson se Tirana do të marrë maksimumin në fushën e “Loro Boriçit”, në një ndeshje që matjani e vlerësoi jo vetëm të rëndësishme, por edhe mjaft të vështirë. Sipas tij, në këtë përballje bardheblutë duhet të luajnë të impenjuar maksimalisht, me qëllim që të marrin një rezultat, që do ta favorizonte skuadrën për ndeshjen e kthimit në kryeqytet. “Padyshim, kjo përballje do të jetë e vështirë dhe skuadra jonë e di këtë. Gjithsesi, nuk duhet të dekurajohemi, por të hyjmë në fushë me idenë për ta fituar takimin, pasi edhe mundësitë kualitative e fizike janë mbi kundërshtarin. Kupa e Shqipërisë është një objektiv, i vlerësuar që në fillimet e saj, dhe ne kemi arritur deri këtu me një këmbëngulje domethënëse. Vllaznia është skuadër e vështirë,
por unë besoj se do të marrim rezultat shpresëdhënës që në këtë duel të parë. Skuadra është në gjendje të mirë dhe ka moral të lartë, pa folur pastaj për përbërjen cilësore të grupit tonë, që është avantazhi ynë në këtë sfidë, - u shpreh me optimizëm Patushi. - Ndërsa avantazhi i kundërshtarit mbetet fusha, por gjithsesi ne jemi mësuar të fitojmë dhe brenda në ‘Loro Boriçi’. Sezonet e fundit Tirana ka dominuar në përballjet me Vllazninë dhe kjo shihet si një tjetër tregues që flet për ne. Megjithatë, duhet të bëjmë kujdes. Ajo që ka rëndësi është vullneti i të gjithë
grupit për të marrë maksimumin nga kjo ndeshje, ku mendoj se edhe barazimi na kënaq”, theksoi mesfushori i
bardhebluve, i cili, që kur ka ardhur në merkaton e janarit, vazhdon të cilësohet si blerje e goditur, për vetë faktin se i ka sjellë skuadrës energjinë e munguar dhe e ka bërë grupin të ketë më shumë besim në vetvete. Sipas “Patës”, fitorja ndaj Elbasanit shërben si model ku duhet të mbështetet Tirana në javët e mbetura të sezonit, në mënyrë që të sigurohet matematikisht titulli. “Kemi bërë hapa të mirë javët e fundit dhe nisur dhe nga kalendari disi i favorshëm, mendojmë se do ta sigurojmë titullin në kohën e duhur. Kjo skuadër është gatuar për të fituar dhe ne ndihemi krenarë që jemi pjesë e saj. S’na mbetet gjë tjetër veçse të tregojmë vlerat tona të vërteta në fushën e ‘Loro Boriçit’. Unë kam luajtur e jam shpallur kampion më parë me Vllazninë, por këtë herë më duhet të bëj maksimumin
për Tiranën. Nuk kam emocione, përkundrazi, jam i përkushtuar që ekipi të marrë më të mirën në këtë ndeshje”, përfundoi Sajmir Patushi.

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Gjysmefinalet e kupes se Shqipnise Vllaznia - Tirana

Post by Skodrinon » Mon, 13 Apr 2009 , 13:31

Agolli, para largimit, do Tiranën finaliste të Kupës

Mesfushori bardheblu, Ansi Agolli do të largohet nga Tirana në fund të këtij muaji, për të mos qenë kështu pjesë e skuadrës për disa nga përballjet më të rëndësishme të këtij sezoni. Ai do të mungojë në tri takimet e fundit të kampionatit, si dhe në finalen e Kupës së Shqipërisë, gjithmonë nëse Tirana do të arrijë të kualifikohet pas dy ndeshjeve me Vllazninë. Në këtë kuadër, mesfushori i krahut të majtë dhe një nga lojtarët kryesorë të ekipit, mendon
të bëjë maksimumin për të kualifikuar Tiranën në finalen e kupës, me bindjen se skuadra do t’i nxjerrë shkodranët
jashtë këtij kompeticioni. Për Agollin, largimi para përfundimit të sezonit është një peng, megjithëse ka ende kohë që dy klubet, të cilat kanë bërë marrëveshjen, pra Tirana dhe Vasa, të gjejnë gjuhën e përbashkët që mesfushori të vazhdojë të luajë për ngjyrat bardheblu deri në përfundim të kampionatit dhe të shijojë si titullin, edhe kupën. Agolli ka premtuar të japë maksimumin në ndeshjet e këtij muaji, për t’i siguruar Tiranës jo vetëm finalen e kupës, por edhe për t’i dhënë asaj pikët e plota që të shkëputet në renditje, pra me një synim që skuadra të ketë siguruar matematikisht titullin, edhe pse kjo do të jetë e vështirë. “Unë jam në formë të mirë dhe do të bëj përpjekjet maksimale për ta ndihmuar skuadrën në këto ndeshje që më mbeten, në mënyrë që ajo të gjejë ritmin e duhur dhe të sigurojë sa më shumë pikë. Vllaznia është një kundërshtar që duhet skualifikuar dhe Tirana do ta skualifikojë atë. Më
vjen keq që s’do të jem në ndeshjet e mëdha të majit”, është shprehur mesfushori bardheblu, Ansi Agolli.

Mungesa
Në takimin ndaj Vllaznisë nuk do të luajë mbrojtësi Andi Lila, i cili ka plotësuar numrin e tre kartonëve të verdhë. Mungesa e tij është cilësuar e rëndësishme për ekipin, megjithatë, stafi teknik ka besim se edhe lojtarët e tjerë do ta plotësojnë mjaft mirë boshllëkun e krijuar. Në takimin ndaj Elbasanit u vu re që ekipi funksionoi mirë, ndonëse
pranohet nga të gjithë se Lila i duhej grupit në këtë ndeshje. Për fatin e mirë të trajnerit Kola, pjesa tjetër e skuadrës është e plotë.

Stërvitja
Bardheblutë nuk humbën kohë, por iu rikthyen fuqishëm programit stërvitor, këtë herë në kuadër të përballjes së të mërkurës në kupë ndaj Vllaznisë. Stërvitja e djeshme kishte një ngarkesë të reduktuar për lojtarët që luajtën në takimin ndaj Elbasanit, ndërsa pjesa tjetër e grupit zhvilloi një seancë normale nën drejtimin e zv/trajnerit Bençivenga. Lojtarët titullarë bënë disa vrapime të lehta, teksa mungonin në këtë seancë kapiteni Muka dhe dy mbrojtësit Abraham e Dabulla

Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Re: Gjysmefinalet e kupes se Shqipnise Vllaznia - Tirana

Post by Edmond-Cela » Mon, 13 Apr 2009 , 16:32

Image
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

BLEDI
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 578
Joined: Fri, 06 Oct 2006 , 17:40
Location: G.B
Contact:

Re: Gjysmefinalet e kupes se Shqipnise Vllaznia - Tirana

Post by BLEDI » Mon, 13 Apr 2009 , 19:00

Tjeta juj!!

Ne Durres nuk munem me shku po kismet te merkurren n'darke jam ne Loro Borici per feste ishalla!!!
para Vllazniaaa
ps: Mond naqja m'fal se nuk t'kam thane se kam ardhe ne Shkoder per pushime!!!
Kuqeblu perjete!!!!

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Re: Gjysmefinalet e kupes se Shqipnise Vllaznia - Tirana

Post by Miri » Mon, 13 Apr 2009 , 20:33

Nuk e di nese do jeme ne shpi te ne kete ore qe luhet ndeshja por do mundohem te baj cmosin me ba lidhjen nese ka transmetim gjithesesi tesh flas une ose admini me skodrinon nese sjam une.

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Gjysmefinalet e kupes se Shqipnise Vllaznia - Tirana

Post by GOLDIAN » Mon, 13 Apr 2009 , 22:20

BLEDI wrote:Tjeta juj!!

Ne Durres nuk munem me shku po kismet te merkurren n'darke jam ne Loro Borici per feste ishalla!!!
para Vllazniaaa
ps: Mond naqja m'fal se nuk t'kam thane se kam ardhe ne Shkoder per pushime!!!
o bledi ca po mbahet qejfi ma vlla qe keke ne shkoder
na bjer da foto
i perjashtuar

bejtexhi
I Sapoardhur
I Sapoardhur
Posts: 4
Joined: Sat, 11 Apr 2009 , 15:30

Re: Gjysmefinalet e kupes se Shqipnise Vllaznia - Tirana

Post by bejtexhi » Mon, 13 Apr 2009 , 22:39

jam shume lerg e nuk kam mundesi per me pa te dashuren vllazni, por ne munges po thome 2 fjale faqe bardhe ti ke me dale, me tifozat te gjithe artista qe per ty jane optimista, si gjithmone tuje ardhe me te pa fitimtare kta kane me u da ,sykaj kaqi e beqiri me sinanin qe ashte ma i miri ,te bajne nje loje me shume triblime uroje gol nga zemra ime

Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Re: Gjysmefinalet e kupes se Shqipnise Vllaznia - Tirana

Post by Edmond-Cela » Mon, 13 Apr 2009 , 23:26

BLEDI wrote:Tjeta juj!!

Ne Durres nuk munem me shku po kismet te merkurren n'darke jam ne Loro Borici per feste ishalla!!!
para Vllazniaaa
ps: Mond naqja m'fal se nuk t'kam thane se kam ardhe ne Shkoder per pushime!!!
per ne doc me ta pranu faljen ti mos harro me ma ble kustumin e ri te vllaznia ose ma mire mos hajde ma ketu
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Re: Gjysmefinalet e kupes se Shqipnise Vllaznia - Tirana

Post by Edmond-Cela » Mon, 13 Apr 2009 , 23:30

kenga e re kushtuar Ekran Qerimajt http://www.youtube.com/watch?v=M_Ju1YszklM
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Gjysmefinalet e kupes se Shqipnise Vllaznia - Tirana

Post by fpjalmi » Tue, 14 Apr 2009 , 04:54

e meriton ket kang ky djalosh.

hallall

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Gjysmefinalet e kupes se Shqipnise Vllaznia - Tirana

Post by fpjalmi » Tue, 14 Apr 2009 , 04:56

bledi.

boll po ta kam zilin qe keke ne shkoder ,dhe ishalla me kam te mbare

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Gjysmefinalet e kupes se Shqipnise Vllaznia - Tirana

Post by fpjalmi » Tue, 14 Apr 2009 , 04:59

do ta shpartallojm tiranen ,dhe do ia hekum vrullin qe kan marree gazetaret tiranas :lol: :lol: :lol: :lol:

un jam per nji 4 me 0

Post Reply