Agim Canaj trajneri i ri i Vllaznise

Lajme te fundit nga Vllaznia

Moderators: GOLDIAN, Miri, vllaznia1919

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Re: Agim Canaj trajneri i ri i Vllaznis

Post by Miri » Wed, 04 Mar 2009 , 16:01

GOLDIAN wrote:
Miri wrote:Jane ba tan fotbollistat presidenta nuk pysen ken ma.
o vlla presidenti nuk ban koment per kete pune
a asht pa e nigju kjo nej her???
Ose eshte loja e presidentit ose presidenti ska ca ju ban se ba me i largu cohen gjith tifozet ne kam per sinanin e beqirin.

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Agim Canaj trajneri i ri i Vllaznis

Post by GOLDIAN » Wed, 04 Mar 2009 , 17:56

Miri wrote:
GOLDIAN wrote:
Miri wrote:Jane ba tan fotbollistat presidenta nuk pysen ken ma.
o vlla presidenti nuk ban koment per kete pune
a asht pa e nigju kjo nej her???
Ose eshte loja e presidentit ose presidenti ska ca ju ban se ba me i largu cohen gjith tifozet ne kam per sinanin e beqirin.
gjithsesi nje deklarate duhet ta bajne fushaj apo jo?
i perjashtuar

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Re: Agim Canaj trajneri i ri i Vllaznis

Post by Miri » Wed, 04 Mar 2009 , 20:09

Goldi nuk din Valteri me ba deklerata mar Vlla biles ky person nuk din gja fare nga futbolli kot i ka mbet ne qafe kti sport ne fakt ky sport po i sjell fitime.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Re: Agim Canaj trajneri i ri i Vllaznis

Post by vllaznia1919 » Thu, 05 Mar 2009 , 22:35

A asht i vertet aj muhabeti qe Beqiri e Sukaj nuk i kan pranu gjobat qe i ka vu presidenti?
Canaj nuk ka dhane aq sa duhet por me Teuten ja kan ba puçin lojtart 100%!
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Re: Agim Canaj trajneri i ri i Vllaznis

Post by Miri » Fri, 06 Mar 2009 , 13:50

vllaznia1919 wrote:A asht i vertet aj muhabeti qe Beqiri e Sukaj nuk i kan pranu gjobat qe i ka vu presidenti?
:shock: :shock: :shock: :shock:

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Agim Canaj trajneri i ri i Vllaznis

Post by GOLDIAN » Fri, 06 Mar 2009 , 22:28

o v1919 se ne klub ka probleme kjo dihet me kohe biles ja kam than dhe pjalmit ne pm ma perpara
po spo flas ma se duket sikur mendoj vec zi
se mandej ta po me shan man in redblue
i perjashtuar

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Agim Canaj trajneri i ri i Vllaznis

Post by GOLDIAN » Sat, 07 Mar 2009 , 21:20

sa kisha dasht me dit qa mendove sot o gim canaj per keto pleha qe drejtove
besoj te erdh mire per ekipin dhe keq per ne tifozat
tu prifte e mara gim canaj
i perjashtuar

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Agim Canaj trajneri i ri i Vllaznis

Post by fpjalmi » Sat, 07 Mar 2009 , 23:54

goldi shkruan

sa kisha dasht me dit qa mendove sot o gim canaj per keto pleha qe drejtove
besoj te erdh mire per ekipin dhe keq per ne tifozat
tu prifte e mara gim canaj

_______________________________________________________________________-

agim canes thojn te tan qe ia kan ba dysh trish lojtaret e vllaznise dhe jane pikerisht elvin beqiri ai qe asht i pari dhe ti vijn turp pushtit.

nuk e di ku e lexova qe canaj i thote elvin beqirit me u kthy ne mbrojtje kurse ai nuk e rrespektote dhe asht pikerisht e vertete sepse edhe ne shkoder keshtu thuhet.

goldi.

asht e vertete edhe aja gja qe the per pun pageset ,por edhe kja e elvin beqirit asht teper e vertete e te kete turp dhe ma mire te qerohet nga vllaznia.

beqiri duhet ta dije qe vllaznia e bani futbollist.

un te kisha ken tranier nuk e kisha lan beqirin ma me u tall dhe i kisha dhan nje xhobe te majme .

turp

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Agim Canaj trajneri i ri i Vllaznis

Post by GOLDIAN » Sat, 07 Mar 2009 , 23:57

o pjalmi e dha te rubrika sportive qe beqiri ska nigju urdhnat e canajt
eh naqe kuku per ne tifozat e shkret thuj qe sna merr gjumi
se ata e kane siguru jeten
i perjashtuar

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Re: Agim Canaj trajneri i ri i Vllaznis

Post by vllaznia1919 » Sun, 08 Mar 2009 , 14:32

Qe ku e keni shpjegimin qe ska pas faj Canaj.0-0 mren me Bylisin.
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Agim Canaj trajneri i ri i Vllaznis

Post by GOLDIAN » Sun, 08 Mar 2009 , 19:39

vllaznia1919 wrote:Qe ku e keni shpjegimin qe ska pas faj Canaj.0-0 mren me Bylisin.
canaj ka punu boll me skuadren po plehat pleha mbeten
sna jep kush nej info si sillet dervishi me keta lojtar
a thu a tu i bertit ne stervitje
i perjashtuar

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Re: Agim Canaj trajneri i ri i Vllaznis

Post by vllaznia1919 » Tue, 17 Mar 2009 , 21:26

Cili trajner ka beth me bertit????
Ai qe mund ta ket nuk e pranon pankine e Vllaznise. :wink: :wink: :wink: :wink:
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Agim Canaj trajneri i ri i Vllaznis

Post by GOLDIAN » Tue, 17 Mar 2009 , 21:30

vllaznia1919 wrote:Cili trajner ka beth me bertit????
Ai qe mund ta ket nuk e pranon pankine e Vllaznise. :wink: :wink: :wink: :wink:
ky dervishi demek ka bertiti dikur prandej pyta
i perjashtuar

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Re: Agim Canaj trajneri i ri i Vllaznis

Post by Miri » Tue, 17 Mar 2009 , 21:36

Dikur ka pas edhe futboll & nuk kan drejtu futbollistat por presidenti :(

gert-shkodrani
Antar
Antar
Posts: 37
Joined: Mon, 30 Mar 2009 , 16:30
Location: SHKODER
Contact:

Re: Agim Canaj trajneri i ri i Vllaznis

Post by gert-shkodrani » Sun, 05 Apr 2009 , 09:38

o njerz pse nuk e shini kete tem se ka ik ky shoku :P na ka ardh nje tjeter tesh :P
TIFOZ I ZJARRT KUQ E BLU
90 vjet legjend 90 vjet histori
per 90 vjet i kena qu tana skuadrat ne shpi

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Agim Canaj trajneri i ri i Vllaznis

Post by GOLDIAN » Sun, 05 Apr 2009 , 09:40

gert-shkodrani wrote:o njerz pse nuk e shini kete tem se ka ik ky shoku :P na ka ardh nje tjeter tesh :P
kena nostalgji :D
i perjashtuar

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Re: Agim Canaj trajneri i ri i Vllaznis

Post by Miri » Sun, 05 Apr 2009 , 10:12

gert-shkodrani wrote:o njerz pse nuk e shini kete tem se ka ik ky shoku :P na ka ardh nje tjeter tesh :P
Ky shoku qe thu ti e pruni Vllaznin deri ktu ku asht mas harro.

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Agim Canaj trajneri i ri i Vllaznise

Post by Skodrinon » Thu, 14 May 2009 , 19:39

Ish-trajneri i kuqebluve tregon të fshehtat e largimit nga drejtimi i skuadrës
“Ja pse u largova nga Vllaznia”
Rrëfimi ekskluziv i Agim Canajt: Drejtuesit ishin xhelozë, se dilja në gazeta e televizione


Një i papunë VIP. I larguar nga Vllaznia e Shkodrës dhe Dinamo kur këto skuadra kryesonin kampionatin. Motivacioni zyrtar i klubeve: humbi ndeshjen e radhës. Të kundërtën pohon ai. Sot, në listën e teknikëve të lirë, por bën
tifozllëk për ish-skuadrën e tij. Ky është ishtrajneri i kuqebluve dhe disa ekipeve të tjera në Shqipëri si Dinamo,
Besa, Shkumbini, Flamurtari, Skënderbeu etj, Agim Canaj. Një njohës i mirë i futbollit shqiptar dhe një trajner me eksperiencë, por që ka pësuar të njëjtin fat sikundër edhe kolegët e tij Hasan Lika, Mirel Josa, Faruk Sejdini, Edmond Liçaj, etj. Canaj bën me faj si shkaktarët kryesorë të kësaj amullie në futbollin shqiptar, drejtuesit e klubeve, të cilët sipas tij nuk e shohin futbollin si biznes, por si një diçka që i vlen biznesit dhe së fundmi edhe politikës. Në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport”, tekniku tregon ftohjen graduale mes tij dhe
presidentit Fushaj, e cila solli edhe largimin pas humbjes me Teutën e Durrësit në “Niko Dovana”

I larguar nga drejtimi i një skuadre për herë të dytë, duke qenë kryesues i kampionatit, disi paradoksale apo jo?
Po, në pamje të parë lë shumë për të diskutuar, por thellë-thellë të tilla largime gatuhen dalëngadalë derisa vjen momenti kur nuk të mbetet gjë tjetër, veçse të ikësh. Të them të drejtën, largimin nga Dinamo gjatë sezonit të shkuar e kam përjetuar shumë herë më keq. Kisha ndërtuar një skuadër të mirë dhe kryesoja kampionatin. Në pak fjalë, ç’mund t’i kërkohet më tepër trajnerit të një skuadre, sesa fiksimi dhe arritja e objektivave sezonalë.
Ndërsa largimi i sivjetshëm nga Vllaznia, ndoshta edhe për faktin se e kisha provuar më parë atë ndjesi, nuk më
bëri shumë përshtypje.

Doni të thoni se e prisnit shkarkimin nga detyra, edhe pse Vllaznia kryesonte kampionatin?
Po, ftohja mes meje dhe drejtuesve të klubit erdhi që pas mbrëmjes “Sofra shkodrane”. Që aty nisën xhelozitë,
mëritë dhe inatet, për faktin se unë dilja më shumë në gazeta e televizione, duke sfumuar gjoja figurat e tjera drejtuese në klub. Ndërkohë që kjo nuk ka qenë asnjëherë motoja ime. Në të kundërt, kam qenë unë ai që pata kërkuar një disiplinim më të mirë të klubit, trajnerit dhe lojtarëve me mediat. Pothuajse çdo ditë kishte një a dy futbollistë që dilnin në konferencë për shtyp, por edhe unë isha gjithnjë i disponueshëm për mediat, aq më tepër
në një qytet me tradita si Shkodra, ku, më besoni, futbolli ndiqet jashtëzakonisht shumë. Pra, thënë më shkoqur, ishte krijuar një atmosferë mbytëse. Që pas humbjes shokuese me Teutën në Durrës nuk kishte arsye më përse të rrija, ndaj dhashë dorëheqjen nga drejtimi i skuadrës.

Mendoni se humbja 4-0 mund të ketë qenë edhe një kurdisje nga ana e skuadrës për t’ju larguar nga drejtimi?
Jo, absolutisht jo. Nuk mund të fajësoj futbollistët, të cilët në një farë mënyre ishin dhe janë punëmarrës, ashtu
sikurse unë. Shikoni, problemi nuk është thjesht te një ndeshje, por në tërësinë e futbollit tonë, i cili, duam
apo s’duam ne, sot nuk shihet si një biznes, por si diçka që i vlen biznesit ose politikës për përfitime të tjera.
Është njëlloj sikur një biznesmen ndërtimi të marrë në punë një arkitekt ose inxhinier të zotin për ndërtimin e një pallati dhe diku nga mesi i punës, thjesht se kështu i pëlqen atij, ta ndryshojë krejt projektin. Pak a shumë e
njëjta gjë vlen të thuhet edhe për futbollin, i cili është shumë, shumë larg nga ai i para viteve ‘90-të.

Vendimin për largimin nga detyra e morët ju personalisht, apo jua komunikuan drejtuesit e klubit?
Jo, vendimin për largimin e mora vetë. Sepse, tek e fundit, e dija mirë se nëse nuk do ta bëjë një gjë të tillë në
atë moment, s’kishte për të zgjatur as më shumë se çerek ore dhe do të më shkarkonte vetë presidenti.
Nuk kishte absolutisht zgjidhje tjetër.

Nga sa pohoni, duket sikur largimi është përgatitur nga vetë presidenti i Vllaznisë. Si mund të besohet kjo gjë, kur
skuadra ishte në vend të parë dhe një drejtues klubi nuk mund të jetë veçse i kënaqur?
Është vërtet paradoksale, por ja që është e vërtetë. Po ju tregoj një rast. Isha i ftuar në një emision televiziv në “Alsat”, ku mes të tjerash thashë se mediat nuk duhet të bëjnë me përgjegjësi futbollistët e Vllaznisë, por nëse kanë diçka duhet ta drejtojnë gishtin nga unë, pasi ashtu si kur fitojmë, edhe kur gabojmë përgjegjësitë bien më
së shumti mbi trajnerin. Kështu mundohesha që të mbroja në një fare mënyre futbollistët e mi. Direkt pas atij emisioni, kur u ktheva në Shkodër vura re një inat e mllef të paparë ndaj meje, si nga drejtuesit e klubit, por edhe nga tifozët. Në dy kanalet TV të qytetit unë po kritikohesha ashpër, sepse, sipas tyre, po merrja përsipër gjëra që nuk më takonin. E, qysh atëherë thuajse nuk arrita të flas më me presidentin e klubit.

Ju shkuat te Vllaznia në fillim të sezonit, cili ka qenë objektivi që ju patën vënë në fillim drejtuesit e klubit?
Objektivi i Vllaznisë ishte dalja në Kupat e Evropës. Nuk është folur absolutisht për luftë për titull. Pra, duhet
theksuar ky fakt. Vllaznia nuk u ndërtua si një skuadër që kishte primar titullin kampion, por absolutisht Kupat e Evropës. Kur shkova në fillim në Shkodër, luajta takimet e Kupës UEFA i ndërgjegjshëm që direkt pas turit të dytë
do të humbisja edhe tre lojtarë shumë të rëndësishëm siç ishte Teli, Sukaj dhe Lika. Por jo vetëm kaq. Asokohe
pati edhe një katarsis të vogël, pasi shumë futbollistë me emër, që mbronin prej vitesh fanellën e Vllaznisë, si
Grima e Lici, ishin përjashtuar nga presidenti, sepse sipas tij kishin shitur ndeshje. Normalisht pa kaluar as 24 orë, lojtarët i rikthyen sërish dhe unë fillova të ndërtoj skuadrën. Duke u nisur edhe nga investimi që ishte bërë në klub, por edhe nga interesimi mjaft i madh i tifozëve shkodranë, ndjeja një përgjegjësi të madhe për punën time,
sidomos kur luaja përpara publikut vendës. Ndaj u mundova që të isha sa më shumë rezultativ dhe të krijoja një
atmosferë pozitive përreth klubit. Duket se edhe kjo gjë është parë me mjaft xhelozi, ose është kuptuar gabim.

Një Vllazni, që tashmë po ecën e sigurt drejt finales me Tiranën, duke konsideruar edhe avantazhin e një pike më shumë. Sa ka ndikuar Canaj në arritjen e këtij objektivi?
Mendoj se kam dhënë goxha për Vllazninë e këtij sezoni. Paçka faktit që u largova, mendoj se nëse Vllaznia do të
fitojë titullin një pjesë e meritës më takon edhe mua. Personalisht uroj që ta fitojë.

Po më parë duhet të fitojë me Lushnjën, apo jo?
Nuk e shoh si një ndeshje të vështirë për Vllazninë sfidën me Lushnjën. Për më tepër statistikat, nëse nuk gabohem, tregojnë se lushnjarët nuk kanë fituar thuajse asnjëherë në Shkodër.

Çfarë ka më tepër Vllaznia ndaj Tiranës, sipas jush, dhe anasjelltas?
Vllaznia dhe Tirana ndryshojnë shumë si ekipe. Tirana u ndërtua këtë sezon me një qëllim; fitimin e titullit, ndërsa Vllaznia pati goxha probleme, me largime dhe afrime futbollistësh. Por nëse pas kësaj jave nuk ndryshon asgjë, unë mendoj se Vllaznia do të jetë e favorizuar kundrejt Tiranës edhe për faktin se do të luajë për dy rezultate, fitoren
ose barazimin, meqenëse do ketë një pikë më shumë. Ndërkohë që Tiranës do t’i duhet vetëm fitorja.
Pra, moralisht shkodranët do të jenë shumë më të qetë, kurse bardheblutë vazhdimisht nën presion. Do të jetë
e vështirë, pasi Tirana humbi edhe Kupën e Shqipërisë, kështu që i ka varur shpresat e saj vetëm tek titulli kampion.

Do të festoni, në rast se Vllaznia do të dalë kampion?
Më kujtohet para pak kohësh se në mediat u citua një thënie e imja “U largova, pasi u deha nga suksesi”. Kjo,
referuar faktit të mësipërm, që, edhe pse në vend të parë, si me Dinamon edhe me Vllazninë, largohesha nga
drejtimi i skuadrës të cilën e kisha ngritur vetë. Ndaj gjykoj që, së bashku me drejtuesit e klubit, unë arrita të ndërtoj një Vllazni kompetitive, e cila erdhi deri në finale të kampionatit në pozicionin aktual, ndaj nuk ka sesi të mos ndihem edhe unë i kënaqur në rast se fiton titullin.

Panorama

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Agim Canaj trajneri i ri i Vllaznise

Post by Skodrinon » Sat, 22 May 2010 , 15:09

fushaj dashka prap agim canen trainer

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Agim Canaj trajneri i ri i Vllaznise

Post by fpjalmi » Sat, 22 May 2010 , 15:54

Skodrinon wrote:fushaj dashka prap agim canen trainer

me canen kena ken gjithmone ne vend te pare

kur e hekem canen ishin ne vend te pare para 2 sezonesh

frika jeme asht qe tranierat jo shkodrane hekun shkodranet ,dhe te gjithe e dijm qe vllaznia asht mire kur ka shkodrane mrend

edi martini bani vllaznine e mire pavaresisht tolerimeve qe banen drejtusat

Post Reply