Post
by Skodrinon » Sun, 27 Dec 2009 , 16:47
Fushaj konfirmon vetem Martinin…
Presidenti mohon Karishikun: “Kam biseduar me trajnere malazias. Per momentin po kontaktoj me shqiptaret, mes te cileve Martinin… Nuk kam vendosur ende, por deri te henen do zgjedh”
“Aktualisht jemi duke biseduar me një trajner shqiptar. Ndërsa me Karishik nuk kemi biseduar ende”, thote presidenti i Vllaznisë, Valter Fushaj. Në një intervistë për gazetën, Fushaj është shprehur se ditën e hënë, kuqeblutë do të jenë më një trajner të ri. Mesa duket, së bashku me stafin e tij është drejt një akordi. Në bazë të intervistës më te, kuptohet se numri një i pankinës së Vllaznisë pritet të jetë një shqiptar. Fushaj nuk i ka mohuar kontaktet me Edi Martinin, por ka theksuar se ka patur edhe kontakte me trajnere nga Mali i Zi. Përsa i përket largimeve të disa lojtarëve, Fushaj është shprehur, se është fokusuar tek trajneri. Më pas do të vendoset nëse do të ketë largime të tjera. Ndërkohë në lidhje me pretendimet e Vllaznisë, Fushaj i qendron fitmin te Kupës së Shqipërisë.
- Zoti Fushaj, përflitet që Vllaznia ende nuk ka një pistë për gjetjen e trajnerit të ri, pas shkarkimit të Luçit. A e konfirmoni kete fakt?
- Sigurisht që jemi anagazhuar në maksimum për të bërë më të mirën. Mendoj që deri të hënën gjithçka do të jetë e përfunduar dhe trajneri i ri do të nënshkruajë zyrtarisht për ekipin. Në bisedime jemi me disa trajnere, por ende nuk kemi vendosur.
- Janë përfolur disa emra kohët e fundit, si Edi Martini apo Esat Karishik, ju vetë i keni në preferencat tuaja?
- Nuk mund të them që jemi kufizuar vetëm me dy kandidatura. Sigurisht që janë edhe disa pista të tjera, të cilat do t’i studiojmë deri në fund.
- Tek Vllaznia do të jetë një trajner i huaj apo shqiptar?
- Ne kemi biseduar edhe me trajnere të huaj. Për momentin ne jemi duke biseduar me shqiptare. Gjithsesi, rëndësi ka që të arrijmë në një përfundim.
- Sa mundësi kanë dy emrat e përfolur, si Edi Martini apo Karishik, të jenë trajner të Vllaznisë.
- Me trajnerin Esat Karishik nuk është biseduar asnjëherë. Kemi kontaktuar me Martinin. Po ashtu me trajnere prej Malit të zi. Nuk di çfarë të them, pasi për momentin janë vetëm biseda, pasi nuk është e thjeshtë të gjendet trajneri. Por shumë shpejt do të arrijme në një akord.
- Përveç afrimit të trajnerit, është përfolur se Vllaznia është duke kërkuar edhe lojtare të tjerë, ndërkohë mendohet se do të ketë largime…
- Ne jemi fokusuar tek gjetja e trajnerit. Më pas do të shohim nëse do të ketë largime të tjera të lojtarëve.
- Ju keni premtuar afrime në këtë merkato. A do të kemi një Vllazni ndryshe pas janarit?
- Ky është objektivi ynë kryesor, të kemi një Vllazni ndryshe. Patjetër që do të kemi një tjetër skuadër.
- I qendoni përsëri objektivit tuaj për fitimin e Kupës së Shqipërisë dhe pjesemarrjes në Kupat e Europës?
- Sigurisht ne do të bëjmë më të mirën. Duke patur parasysh ndeshjet e fundit, që jemi përmirësuar disi, por nuk kemi arritur rezultate. Mendoj se duhet të arrijmë patjetër rezultate. Pastaj të shikojmë se si do të ecin gjërat. Gjithsesi, objektivi ynë mbetet Kupa e Shqipërisë.
s.ekspres