TRAJNERI I RI

Historia e Vllaznise dhe lojtarët e saj në vite.

Moderator: GOLDIAN

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Re: TRAJNERI I RI

Post by Miri » Fri, 25 Dec 2009 , 09:59

GOLDIAN wrote:TJETRI JU LUTEMI TE VIJE NE KLUBIN VLLAZNIA

KUSH DO JETE VALLE
KERKOHET TRANJER I RI PER FUTBOLL KLUB VLLAZNIA.KUSH ESHTE I INTERESUAR PER KET VEND PUNE TE KONTAKTOJ NE PJERINFUSHAJ@VLLAZNIA.AL OSE NE http://WWW.VALTERFUSHAJ.VLLAZNIA.AL
VELLEZERIT FUSHAJ JU FALEMINDEROJNE PER APLIKIMET

He ma gold si te duket kerkesa? :D

Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Re: TRAJNERI I RI

Post by Edmond-Cela » Fri, 25 Dec 2009 , 10:09

Spekullime ne kampin kuqeblu...
Mendohet që Edi Martini do jetë tranjeri i ri i Vllaznisë.

Ka spekullime që ish-lojtari i njohur Shkodran , Edi Martini mund të jetë tranjer i ri i Vllaznisë. Për disa kohë tani, Fushaj ka dashur që Edi të jetë tranjer i Vllaznisë, ëdhe para Luci e mori në dorë Vllazninë, por meqë Edi kishte nje pozicion tjetër në një klub Shqiptar, nuk mundi të vijë në Shkodër.

Tani është gjithcka e hapur, mendohët që stafi i Vllaznisë është në kontakte e sipër me E.Martinin që të bëjë kontraten që të jetë tranjer i Vllaznisë për këtë sezon të mbetur.

Nje kandidat tjeter per postin eshte dhe ish-tranjeri i Flamurtarit , Eqerem Memushi
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: TRAJNERI I RI

Post by GOLDIAN » Fri, 25 Dec 2009 , 12:32

Miri wrote:
GOLDIAN wrote:TJETRI JU LUTEMI TE VIJE NE KLUBIN VLLAZNIA

KUSH DO JETE VALLE
KERKOHET TRANJER I RI PER FUTBOLL KLUB VLLAZNIA.KUSH ESHTE I INTERESUAR PER KET VEND PUNE TE KONTAKTOJ NE PJERINFUSHAJ@VLLAZNIA.AL OSE NE http://WWW.VALTERFUSHAJ.VLLAZNIA.AL
VELLEZERIT FUSHAJ JU FALEMINDEROJNE PER APLIKIMET

He ma gold si te duket kerkesa? :D
i madh je ma miri
PO KE HARRU DICKA
KETA QE DOJNE ME APLIKU A DUHET ME PAGU NEJ SEND PER LEZETLLEK APO ASHT APLIKIMI GRATIS :mrgreen:
i perjashtuar

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Re: TRAJNERI I RI

Post by Miri » Fri, 25 Dec 2009 , 12:50

Goldi nuk e di vlla se jan ne zarfe e nuk mundem me i pa :D :D :D

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: TRAJNERI I RI

Post by GOLDIAN » Fri, 25 Dec 2009 , 12:56

Miri wrote:Goldi nuk e di vlla se jan ne zarfe e nuk mundem me i pa :D :D :D
o miri randesi ka qe zarfin e paske pa :lol:
tash a puna me zbulu a jane lek shqiptare a te huja v1919 a specialist per kete gja :mrgreen:
i perjashtuar

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Re: TRAJNERI I RI

Post by Miri » Fri, 25 Dec 2009 , 13:05

Lene se ka hum krejt na ka marr madhi e pa.

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: TRAJNERI I RI

Post by GOLDIAN » Fri, 25 Dec 2009 , 13:38

Miri wrote:Lene se ka hum krejt na ka marr madhi e pa.
mduket a idhnu me mu :oops:
gjithsesi bani tfala kur te flitsh me te
i perjashtuar

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Re: TRAJNERI I RI

Post by Miri » Fri, 25 Dec 2009 , 16:42

Para se me marr Luçin u fol shum per Staroven athu mos ekziston kjo çeshtje?

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: TRAJNERI I RI

Post by Skodrinon » Sun, 27 Dec 2009 , 16:47

Fushaj konfirmon vetem Martinin…

Presidenti mohon Karishikun: “Kam biseduar me trajnere malazias. Per momentin po kontaktoj me shqiptaret, mes te cileve Martinin… Nuk kam vendosur ende, por deri te henen do zgjedh”



“Aktualisht jemi duke biseduar me një trajner shqiptar. Ndërsa me Karishik nuk kemi biseduar ende”, thote presidenti i Vllaznisë, Valter Fushaj. Në një intervistë për gazetën, Fushaj është shprehur se ditën e hënë, kuqeblutë do të jenë më një trajner të ri. Mesa duket, së bashku me stafin e tij është drejt një akordi. Në bazë të intervistës më te, kuptohet se numri një i pankinës së Vllaznisë pritet të jetë një shqiptar. Fushaj nuk i ka mohuar kontaktet me Edi Martinin, por ka theksuar se ka patur edhe kontakte me trajnere nga Mali i Zi. Përsa i përket largimeve të disa lojtarëve, Fushaj është shprehur, se është fokusuar tek trajneri. Më pas do të vendoset nëse do të ketë largime të tjera. Ndërkohë në lidhje me pretendimet e Vllaznisë, Fushaj i qendron fitmin te Kupës së Shqipërisë.



- Zoti Fushaj, përflitet që Vllaznia ende nuk ka një pistë për gjetjen e trajnerit të ri, pas shkarkimit të Luçit. A e konfirmoni kete fakt?

- Sigurisht që jemi anagazhuar në maksimum për të bërë më të mirën. Mendoj që deri të hënën gjithçka do të jetë e përfunduar dhe trajneri i ri do të nënshkruajë zyrtarisht për ekipin. Në bisedime jemi me disa trajnere, por ende nuk kemi vendosur.

- Janë përfolur disa emra kohët e fundit, si Edi Martini apo Esat Karishik, ju vetë i keni në preferencat tuaja?

- Nuk mund të them që jemi kufizuar vetëm me dy kandidatura. Sigurisht që janë edhe disa pista të tjera, të cilat do t’i studiojmë deri në fund.

- Tek Vllaznia do të jetë një trajner i huaj apo shqiptar?

- Ne kemi biseduar edhe me trajnere të huaj. Për momentin ne jemi duke biseduar me shqiptare. Gjithsesi, rëndësi ka që të arrijmë në një përfundim.

- Sa mundësi kanë dy emrat e përfolur, si Edi Martini apo Karishik, të jenë trajner të Vllaznisë.

- Me trajnerin Esat Karishik nuk është biseduar asnjëherë. Kemi kontaktuar me Martinin. Po ashtu me trajnere prej Malit të zi. Nuk di çfarë të them, pasi për momentin janë vetëm biseda, pasi nuk është e thjeshtë të gjendet trajneri. Por shumë shpejt do të arrijme në një akord.

- Përveç afrimit të trajnerit, është përfolur se Vllaznia është duke kërkuar edhe lojtare të tjerë, ndërkohë mendohet se do të ketë largime…

- Ne jemi fokusuar tek gjetja e trajnerit. Më pas do të shohim nëse do të ketë largime të tjera të lojtarëve.

- Ju keni premtuar afrime në këtë merkato. A do të kemi një Vllazni ndryshe pas janarit?

- Ky është objektivi ynë kryesor, të kemi një Vllazni ndryshe. Patjetër që do të kemi një tjetër skuadër.

- I qendoni përsëri objektivit tuaj për fitimin e Kupës së Shqipërisë dhe pjesemarrjes në Kupat e Europës?

- Sigurisht ne do të bëjmë më të mirën. Duke patur parasysh ndeshjet e fundit, që jemi përmirësuar disi, por nuk kemi arritur rezultate. Mendoj se duhet të arrijmë patjetër rezultate. Pastaj të shikojmë se si do të ecin gjërat. Gjithsesi, objektivi ynë mbetet Kupa e Shqipërisë.

s.ekspres

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: TRAJNERI I RI

Post by fpjalmi » Sun, 27 Dec 2009 , 22:08

don kupen e shqipnise tash :lol: :lol:


por duhet me ba merkato dhe tranier te mire me fitu kupen e shqipnise

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: TRAJNERI I RI

Post by fpjalmi » Sun, 27 Dec 2009 , 22:16

tash fushaj duhet veq me ik prej zones se ftoft e ta harrojn kupen se i duhet me shpenzu shum me fitu kupen e kam frike se ska pare.

objektivi i vllaznise deri tashti asht me mbijetu ne superlige .

fushaj don kupen e shqipnise

asht shum larg

tifozat po i luten zotit me ndej ne superlige ,e per kupe asht veq nji prove

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: TRAJNERI I RI

Post by fpjalmi » Sun, 27 Dec 2009 , 23:28

Vllaznia, kjo reformë mund të kushtojë shumë
28 Dhjetor Trajneri e ri kerkon nderhyrje te fuqishme ne merkato, ccfare ka kosto shtese financiare



Në Shkodër, të gjithë janë duke përjetuar situtatën e vështirë që po kalon Vllaznia, pas shkarkimit të trajnerit Roland Luçi. Në fakt ishte përfolur që me ardhjen e tij, se nuk do ta kishte shumë të gjatë, pasi ai vinte nga jashtë vendit dhe nuk e njihte mirë futbollin shqiptar. Realisht ashtu ndodhi. Luçi do të shkarkohej pas javës së 17 të kampionatit shqiptar. Ndërkohë, tani është filluar të mendohet se çfarë të ardhme do të ketë Vllaznia. Në vetëm pak javë janë shkarkuar dy trajnerë dhe pritet të emerohet i treti. Dilemat dhe pikëpyetjet për të ardhmen e ekipit kanë filluar të marrin jetë. Duke u bazuar tek renditja e përgjithshme e ekipit dhe rezultatet e arritura, ka filluar të mendohet seriozisht rënia nga kategoria. Ndonse nga drejtuesit e ekipit pretendohet fitimi i Kupës së Shqipërisë, në pamje të parë gjithçka duket e vështirë. Pas shkarkimt të trajnerit të tretë, në skenë kanë dalë shumë probleme të tjera. Aktualisht, kuqeblutë janë pa staf teknik, ndërsa pretendohet të ndërtohet një staf tjeter shume me cilesor. Por nga ana tjetër, mësohet se njëri nga pretendentet për t’u bërë trajner i Vllaznisë, ka kërkuar që të bëjë reformë në radhët e ekipit. Reformë kjo që konsiston në largimin e disa lojtarëve. Ky fakt ka alarmuar vetë stafin drejtues të kuqebluve, të cilët mendohet se ishin gati të nënshkruanin kontratët me trajnerin, emri i te cilit nuk behet i ditur. Drejtuesit e Vllaznise, pavarësisht se premtojnë një merkato cilësore por edhe voluminoze, nuk preferojnë të bëjën ndryshime të mëdha në grupin e lojtarëve. Gjithsesi, ajo që ka rëndësi në këte situate është optimizmi i presidencës së Vllaznisë.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: TRAJNERI I RI

Post by fpjalmi » Sun, 27 Dec 2009 , 23:33

asht shum e vertete ky lajm

si mund te bajm merkato kur hala nuk kena as drejtor teknik e as tranier.

si mas ketij lajmi thuhet qe tranieri i ri nuk ka ardh hala por ka than qe nese doni qe ta marr vllaznine duhet te kete shum largime dhe te nderojn nji ekip te ri dhe emri i ketij tranierit nuk dihet hala sepse si ka dhan emer .

a thu asht hafizi apo gazetat shkruajn kot :shock: :wink:

sido qe te jete puna da fjale jan tamam realitet .

nuk asht ba hala asnji afrim ,as lojtar e as tranier ,dhe jena me te vertete ne nji gjendje qe do te thote zoti na ndihmoft se per presidence jena ne grope qysh tesh

Post Reply