Lajme nga kundershtaret e ardhshem te Vllaznise
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 9630
- Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
- Location: Italia
Bici teston sërish skuadrën ndaj të rinjve
Edhe pasditen e djeshme, blutë zhvilluan sërish një ndeshje miqësore ndaj ekipit të të rinjve. Kjo ishte miqësorja e katër radhazi për Dinamon në këtë ndërprerje të kampionatit, ku trajneri Vasil Bici ka bërë testimet e tij të radhës në prag të sfidave vendimtare që e presin. Tri trasfertat radhazi me Vllazninë dhe dy herë me Skënderbeun, janë shumë të rëndësishme për të ardhmen e dinamovitëve, të cilët në këtë sezon janë futur me shumë pretendime si në kampionat, ashtu edhe në kupë. Të vetmet shqetësime në kampin blu janë ato të Erion Xhafës dhe Huan Karlos Marinjos, të cilët vazhdojnë të jenë të dëmtuar.

Alikaj: Vllaznia vlen më shumë se tri pikë
Sfida me Vllazninë konsiderohet momenti i kthesës në kampin dinamovit. Barazimi 2-2 me Besën tashmë është një kapitull i mbyllur për djemtë e Bicit, të cilët prej disa ditësh i kanë drejtuar sytë te kundërshtari i radhës. Shkodranët do të vijnë në këtë përballje pas humbjes me Elbasanin, pa harruar që në stolin drejtues është ulur një njohës i vjetër i kampionatit shqiptar, siç është trajneri Hysen Dedja. Pa harruar që edhe distanca me pikë në renditje është shumë e vogël, çka do ta bëjë takimin Vllaznia-Dinamo kryefjalën e javës së shtatë. Për mesfushorin dinamovit Enkel Alikaj, kjo ndeshje vlen më shumë se tri pikë,ai shprehet se fitorja në fund do t'i takojë ekipit që do të gabojë më pak. "Nuk ka dyshim që sfida ndaj Vllaznisë vlen më shumë se tri pikë, pasi ne arrijmë të mundim një kundërshtar direkt, çka do të ndikojë pozitivisht në moralin e skuadrës. Deri tani nuk e kemi bërë një gjë të tillë me Elbasanin, Tiranën apo Partizanin dhe shpresojmë që këtë herë të na buzëqeshë fati,"- bën të ditur mesfushori 23-vjeçar.
Ndonëse kampionati është ndërprerë për një javë, blutë nuk e kanë ulur aspak ritmin e përgatitjeve. Barazimi me Besën i ka dhënë një "dush të ftohtë" djemve të Bicit, por që vetëm kaq, sepse ata vazhdojnë të besojnë ende te titulli kampion. "Një ndeshje si ajo jona me Besën, jam i bindur se nuk do të përsëritet më. E kemi analizuar mirë atë 90-minutësh dhe besoj se kemi bërë korrigjimet e duhura në këto ditë ndërprerje të kampionatit. Kanë qenë shumë të rëndësishme për Dinamon katër miqësoret e zhvilluara deri tani, ku personalisht mendoj se është bërë një punë shumë e mirë në të gjitha drejtimet. Tani mezi po presim të zbresim në fushë dhe të tregojmë vlerat tona të vërteta, duke mbledhur pikët maksimale për këtë fazë të parë,"- komenton mëngjarashi Enkel Alikaj.
I pyetur në lidhje me njohjen ndaj Vllaznisë, numri 11 i bluve bën të ditur se sulmi është arma më e fortë e shkodranëve në fushën e tyre. Sipas tij, dyshja Sinani-Kuli do të jetë e vështirë për t'u mbuluar nga afër. "E njohim mirë Vllazninë dhe përbërjen që ka. Në fushën e saj ajo është shumë e frikshme në sulm, pasi luajnë me shumë forca. Sinani është lideri i skuadrës dhe detyra jonë është që ta mbulojmë nga afër në çdo moment, për të mos i dhënë mundësi që të godasë portën. Por synimi ynë nuk do të jetë vetëm ai, por edhe mesfushorët e tjerë të Vllaznisë, të cilët nuk duhet të na godasin prapa krahëve. Jemi të bindur që nuk do të kemi të lehtë në stadiumin "Loro Boriçi" dhe për këtë po përgatitemi që të zhvillojmë një ndeshje sa më të mirë, ku njëkohësisht të kënaqim tifozët e shumtë që do të jenë nëpër shkallë."
Edhe këtë herë, ndaj shkodranëve, Dinamo ka menduar të përdorë kundërsulmin si armën e saj goditëse. Dyshja F.Xhafa-Qorri pritet të zbresë që nga minuta e parë në fushë, ndërkohë që mbrojtja dhe mesfusha do të jetë e ngjeshur me nga katër lojtarë. Deri dje, Alikaj është menduar të luajë në mbrojtje, ku më të spostuar përpara do të ketë Ahmatajn. Në lidhje me pozicionin në fushë Enkel Alikaj e mbyll kështu deklarimin e tij: "Nuk ka rëndësi se ku luaj. Për mua është e rëndësishme të jem në fushë për 90 minuta, duke e ndihmuar Dinamon për të arritur fitoren."

Dinamo: Gjuri i Marinjos, një pikëpyetje e madhe
Shqetësimi i vetëm në kampin dinamovit është i ai dëmtimit të mesfushorit Huan Karlos Marinjo. Prej dy javësh, mesfushori nuk po stërvitet me skuadrën, sepse ka probleme me gjurin e tij të majtë, i cili tashmë ka mbledhur ujë. Kjo ka sjellë alarm në radhët e skuadrës, sidomos të trajnerit Vasil Bici, i cili e konsideron një element me shumë vlera për t'i besuar "çelësat" e sulmit. Prej kaq ditësh peruani kryen vetëm vrapime dhe po mbikëqyret nga afër prej fizioterapistit Vaso Selenica, që ka marrë përsipër kurimin e 24-vjeçarit. Ajo që i shqetëson më shumë drejtuesit blu është fakti që Marinjo u dëmtua këtu në Shqipëri, apo erdhi i dëmtuar nga jashtë. Kjo është një pikëpyetje shumë e madhe, duke parë që në kampionatin shqiptar mungojnë vizitat mjekësore, të cilat kryhen gjithmonë përpara se futbollisti të firmosë kontratën e re me një klub. Vetëm në kampionatin shqiptar ndodh që lojtari direkt nga aeroporti të zbresë në fushën e lojës dhe, tashmë që Marinjo ka ardhur i dëmtuar, kjo ka sjellë pështjellim te Dinamo. Jo vetëm që Marinjo është një lojtar kyç, por gjithashtu ai mendohet të jetë edhe më i paguari në ekip dhe kjo nuk mund të kapërdihet lehtë nga presidenca dinamovite. Dje paradite, nga burime brenda skuadrës, u mësua se peruani e hoqi me shiringa ujin në gjurin e majtë, kjo vetëm e vetëm për t'u riaftësuar sa më shpejt.
Vetë Marinjo nuk ka dashur t'i dramatizojë gjërat. "Nuk ka asgjë për t'u shqetësuar. Gjuri ka mbledhur pak ujë dhe mendoj se pas 10 ditësh do të riaftësohem plotësisht. Nga ana e stafit mjekësor po më mbikëqyrin në çdo moment dhe mund të them se shumë shpejt do të rikthehem fushës, e cila po më mungon jashtëzakonisht,"- i tha dje pasdite gazetës mesfushori, i cili mbahet mend prej të gjithëve me paraqitjen fantastike për Kupën Interototo ndaj Varteksit, ku edhe shënoi golin e parë të fitores 2-1.

E.Xhafa, veniten shpresat për aktivizim
Erion Xhafa do të jetë mungesa e katërt për blutë në trasfertën e vështirë të Shkodrës, pas Marinjos, Gudjabit dhe Asllanit. Për mbrojtësin e talentuar të Dinamos janë venitur plotësisht shpresat për një aktivizim të mundshëm ndaj Vllaznisë. Dëmtimi i pësuar në ije, vazhdon ta shqetësojë shumë 23-vjeçarin e mbrojtjes blu, i cili prej kaq ditësh ka kryer vetëm vrapime në fushë. Trajneri Vasil Bici i ka bërë llogaritë pa të ndaj kuqebluve dhe pritet që Vinçetiçi të tërhiqet pas në prapavijë për të zëvendësuar Erion Xhafën.

F.Xhafa: Një Dinamo ndryshe me Vllazninë
Në kampin dinamovit adrenalina është rritur në maksimum në prag të ndeshjes së nesërme me Vllazninë. Një javë ndërprerje e kampionatit duket se u ka bërë mirë djemve të Bicit, të cilët do t'u rikthehen ndeshjeve zyrtare pas barazimit 2-2 me Besën në kryeqytet. Në prag të kësaj sfide është sulmuesi Fjodor Xhafa, ai që bën të ditur se skuadra e tij ka bërë hapa përpara në drejtim të harmonizimit të formacionit. Për "Sportin shqiptar", sulmuesi kryesor i bluve pranon se ndaj shkodranëve Dinamo do të shfaqë vlerat më të mira, edhe pse do të ketë mungesën e katër lojtarëve bazë.
- Fjodor, a është Dinamo e gatshme për të shfaqur vlerat e saj në trasfertën e vështirë me Vllazninë?
- Pa dyshim. Edhe pse ka mbetur ende një seancë stërvitore për t'u zhvilluar, mendoj se skuadra jonë e ka marrë formën e vet për këtë ndeshje delikate që na pret nesër.
- Sa ju shërbeu kjo ndërprerje njëjavore e kampionatit për shkak të ndeshjeve të kombëtares?
- Shumë. I kishim të nevojshme këto ditë pushimi pas rezultateve jo të mira që morëm në javët e para të kampionatit. Gjatë kësaj periudhe punuam shumë si në aspektin fizik, por edhe tekniko-taktik, ku mendoj se u riparuan shumë defekte në harmonizimin e skuadrës. Gjithashtu, ndeshjet miqësore na ndihmuan për të parë realisht veten në këtë periudhë pauze.
- Në mungesë të Gudjabit të skualifikuar, jeni ju ai që tashmë keni barrën kryesore për të tërhequr ekipin drejt sulmit. A mendoni se do t'ia arrini qëllimit?
- Le të shpresojmë. Do të jap më të mirën në fushë për ta bërë një gjë të tillë, por kjo do të varet edhe nga loja që do të aplikojë kundërshtari. Nëse ata do të më mbulojmë me shumë forca, atëherë shansi për të tërhequr ekipin do t'u bjerë shokëve të tjerë, që mund të vijnë nga mesfusha. E gjitha kjo mbetet për t'u parë në fushë.
- Nga ajo që është parë gjatë këtyre ditëve stërvitje, është pikërisht Qorri partneri juaj i sulmit. Si e shikoni këtë "bashkëjetesë"?
- Mendoj se lojën e njëri-tjetrit e njohim me symbyllur, për vetë faktin se edhe më parë kemi luajtur së bashku. Për mua si Fjodor nuk ka asnjë lloj problemi "bashkëjetesa" në sulm me Qorrin, Gudjabin, Pemën apo edhe Milen.
- Sa e njihni Vllazninë e këtij sezoni?
- Fare pak. Çdo informacion që kam për shkodranët e kam marrë vetëm nëpërmjet shtypit. Gjithsesi, nuk ka nevojë për shumë komente, pasi Vllaznia mbetet një prej ekipeve elitare të kampionatit shqiptar. Në fushën e saj ajo luan një futboll të pastërt dhe kjo na bën ne si lojtarë të shkojmë me qejf drejt stadiumit "Loro Boriçi".
- Në fund, çfarë Dinamo do të shohim nesër në fushë?
- Besoj se do të jetë një Dinamo ndryshe. Pikët e lëna rrugës në këtë fazë të parë, jam i bindur se do t'i rikuperojmë shumë shpejt, duke filluar që me Vllazninë. Ka ardhur momenti që të tregojmë veten tonë në këtë pikë të kampionatit.

Shpërblim i majmë në rast fitoreje
Në rast se do të arrihet një fitore ndaj shkodranëve, presidenti Sulaj e ka bërë gati shpërblimin e majmë që do t'u ndajë futbollistëve fill pas ndeshjes. Edhe pse nuk është zyrtare, mendohet që shuma të kapë shifrën e 70 mijë lekëve, aq sa u afrua edhe për fitoren ndaj Tiranës. Ky 90-minutësh ndaj shkodranëve konsiderohet shumë i rëndësishëm për të ardhmen e bluve në luftën për titullin kampion dhe ky shpërblim është një arsye më shumë që lojtarët të japin më të mirën e tyre në fushën e lojës.

Katalinic: Dinamo, nuk pyetem unë për formacionin
Trajneri kroat i bluve ka lëshuar dje "bombën" duke deklaruar se ekipi që humbi 0-3 në Kavajë nuk ka qenë "produkt" i tij: "Mos më pyesni mua se përse humbin të tjerët. Ai ekip nuk ishte zgjedhja ime". Më pas fajëson futbollistët, "pasi janë ata që luajnë në fushë, jo unë"
Një "bombë" e vërtetë ka dalë dje nga goja e trajnerit të Dinamos, Ivan Katalinic. I mbiquajturi "Ivani i Tmerrshëm", ka deklaruar se humbja 0-3 e pësuar nga blutë në Kavajë, ndaj Besës, nuk ka qenë për faj të tij, sepse ai formacion që ka luajtur në ndeshjen e javës së 15-të të Superligës është caktuar nga të tjerë. "Formacioni që luajti në Kavajë nuk ishte zgjedhja ime, por e të tjerëve, - tha Katalinic, - mos më pyesni mua për humbjen, por të tjerët". Katalinic nuk tregoi me emra se cilët ishin të tjerët, ndërsa në krah të tij janë ish-trajneri (tani zv.trajneri) Vasil Bici, drejtori teknik Mujo Targaj e të tjerë.
Por Katalinic akuzoi edhe futbollistët për këtë humbje katastrofike. "Çfarë t'ju them unë për humbjen, - u shpreh ai, - kur janë lojtarët që luajnë në fushë dhe jo unë. Ishin ata që luajtën dhe i dinë më mirë sesa unë arsyet e humbjes". Një deklarim i tillë fatalist vjen vetëm 2 javë pasi ish-trajneri i Hajdukut dhe Dinamos së Zagrebit ka marrë në dorë Dinamon kryeqytetase. I pyetur pas ndeshjes ndaj Tiranës (1-1) dhe pas asaj ndaj Shkumbinit (3-1), Katalinic u shpreh se e njihte ekipin dhe lojtarët, nga rrjedh se ai nuk kishte më probleme për zgjedhjen e formacionit. Katalinic nuk tha, gjithashtu, nëse ky formacion blu në Kavajë ishte sugjerim i ndihmësve të tij apo presion i drejtuesve të klubit.
Kroati ka zëvendësuar në detyrë patriotin e tij, Luka Bonacic, i cili punoi vetëm 2 muaj, duke u larguar më pas, pas sherreve me lojtarët. Bonacic deklaroi se te Dinamo mungon disiplina dhe se klubi blu nuk është profesionist. Në 3 vjet, Dinamo ka ndërruar 14 herë trajnerin, duke vendosur një rekord në Shqipëri. E gjitha kjo, pasi Dinamo ka qenë për rreth 12 vjet një ekip që ndërronte shumë pak trajnerë, duke pasur vetëm pak emra si Farruk Sejdini, Neptun Bajko, Shpëtim Duro, Bujar Kasmi apo Astrit Hafizi. Ndër ta, më jetëgjati dhe më legjendari mbetet Farruk Sejdini.
Gjithashtu Dinamo ka pasur shumë ndryshime në formacion në këta 3 vjet. Rast tipik është skuadra e tanishme, ku rreth gjysma e lojtarëve janë të ardhur në klub vetëm në vitin 2005.

Gjysma e lojtarëve, ardhur këtë vit
Vetëm 21 për qind e lojtarëve të mbetur në këto kohë te Dinamo, janë të viteve të mëparshëm. Nga grupi që ka dalë kampion në 2002, janë ruajtur shumë pak vetë, ndërsa disa të tjerë si Ahmataj apo Asllani, kanë ikur e kanë ardhur. Ndërsa nga 23 lojtarë që përbëjnë grupin e sotëm, vetëm 5 janë nga "garda e vjetër", ku përfshihen të tillë si Lika, Xhafa, Poçi, Alikaj e Deliallisi, madje këta 4-ër të fundit kanë qenë rezerva në atë kohë. Plot 12 lojtarë, pra mbi 50 për qind e grupit, janë të ardhur në vitin 2005. Nuk ka asnjë ekip në botë që të pretendojë titullin kampion në këto kushte.
Lojtarët e grupit të vjetër
Lika, Xhafa, Poçi, Alikaj, Deliallisi
Të ardhurit këtë vit
Moiragi, Escudero, Vincetic, Ahmataj, Diop, Kone, Goudjabi, Ledesma, Kastel, Mile, Pema, Asllani
Të larguarit këtë vit
F.Xhafa, Dhëmbi, Qorri, Pisha, Gaye, Bakalli

Starova: Vllaznia, më e vështirë se Elbasani
Partizani kërkon t’i kalojë me sukses edhe dy sfidat e mbetura të fazës së dytë, Vllazninë dhe Tiranën. Trajneri i Partizanit, Sulejman Starova, me deklaratat e tij, kërkon t'i mbajë futbollistët me këmbë në tokë. "Ngaqë fituam në Elbasan nuk do të thotë se mund t'ia dalim mbanë lehtë edhe në Shkodër. Vllaznia është një skuadër me tradita të shquara në futbollin shqiptar dhe kurrsesi nuk mund të konsiderohet e lehtë për t'u kaluar. Pavarësisht rezultatit zhgënjyes me Dinamon, kjo skuadër ka treguar nivel në lojë. Trajneri Dedja ka punuar shumë mirë dhe niveli i Vllaznisë ka ardhur duke u rritur," - thekson trajneri i të kuqve. Pesë fitore radhazi nën drejtimin e tij flasin shumë dhe nuk kanë nevojë për komente të tjera. "Dora" e Starovës ka qenë vendimtare në kthimin e situatës në favor të të kuqve, por, përsëri, trajneri tregohet modest dhe ia dedikon rezultatet përkushtimit të futbollistëve në stërvitje dhe në fushën e lojës. "E kam thënë edhe më parë, skuadra është po ajo. Janë po ata lojtarë që e kanë nisur sezonin, por ndryshimi është te dëshira e tyre për të fituar. Kjo reflektohet në përkushtimin e tyre në stërvitje dhe në zbatimin e detyrave taktike," - vijon më tej Starova. Pa mbaruar ende faza e dytë, Partizani ka hedhur një hap të rëndësishëm drejt titullit, por për trajnerin e kuq është shumë herët për të folur për këtë. "Kampionati është shumë i gjatë dhe nuk mund të flasësh akoma për titullin. Vështirësitë vijnë duke u rritur, prandaj duhet më shumë punë për t'ia dalë mbanë. Ky kampionat po bëhet mjaft i bukur sepse lufta po përqendrohet në të dy frontet, për titullin dhe për të mos rënë nga kategoria. Unë konstatoj se ndërmjet skuadrave të superligës nuk ka shumë disnivel. Si skuadrat kryesuese ashtu dhe ato skuadra që mbyllin klasifikimin janë thuajse në nivel të barabartë, kështu që me kalimin e javëve mund të kemi përmbysje të renditjes. Këtë e theksova për të treguar vështirësitë që do të hasim në të ardhmen, ku nuk do ta kemi të lehtë përballë çdo kundërshtari," - është shprehur Starova.

Ylli Shehu: Partizani mund t'i arrije kohet e arta
Zv.trajneri i Partizanit, Ylli Shehu, shprehet me besim se ekipi i te kuqve i ka mundesite te rikthehet ne kohet e arta kur dilte kampion. "Skuadra po luan mire, - tha ai dje, - dhe trajneri Starova e ka mbledhur edhe me shume taktikisht. Nese do vazhdojme te punojme keshtu si deri tani, mund te bejme edhe krahasime me vitet 1993 apo 1987, kur dolem kampione". Fitorja 1-0 ne Elbasan, i ka dhene me shume besim Partizanit, pervecse e ka afruar 2 pike me vendin e pare. "Shpresojme te vazhdojme te fitojme, - thote Shehu, - te mos na hyje vetja ne qejf". Se fundi, disa fjale te mira edhe per ish-trajneret Bajko e Mema. "Ne nje fare menyre, - shprehet ai, - Starova po gezon edhe frytet e punes se dy ish-trajnereve Bajko dhe Mema. Vetem tani ne po behemi nje ekip, pasi cdo gje do kohen e vet".

Bylykbashi: Në Shkodër do ta kemi mjaft të vështirë
Dorian Bylykbashi, kapiteni i Partizanit, mendon se me Vllazninë Partizani do ta ketë më të vështirë se me Elbasanin, pavarësisht se skuadra shkodrane ka pasur një ecuri me lëkundje në këto dy faza të para. "Opinioni i përgjithshëm e konsideronte thuajse të pamundur tripikëshin e Partizanit në Elbasan, por ja që ne morëm maksimumin, duke e zhgënjyer këtë opinionin. Në të vërtetë, ishte një takim mjaft i vështirë, por Partizani tregoi se i kishte forcat për ta mposhtur këtë kundërshtar. Ndërsa tani, kur ne renditemi në vend të dytë, fitorja e Partizanit në Shkodër konsiderohet më se normale nga ky opinion. Kurse unë mendoj se kundër Vllaznisë duhet të jemi më të përgatitur, sepse është një takim më i vështirë se ai në Elbasan. Vllaznia është një skuadër me tradita dhe gjithmonë ka dhuruar emocione në "Loro Boriçi". Fakti që në Shkodër luhet futboll i pastër na ngroh shumë. Nëse një skuadër luan për fitore dhe loja e saj i përgjigjet rezultatit pozitiv, suksesi është më se i arritshëm, ndryshe nga disa fusha të tjera, ku, edhe pse luan mirë, nuk merr atë që meriton. Për këtë arsye, unë mendoj se suksesi i Partizanit në Shkodër do të varet mbi të gjitha nga loja jonë. Në ndeshjet e fundit kemi treguar se, përveç tripikëshit, kemi zhvilluar lojëra të mira, prandaj synimi ynë i parë është marrja e tri pikëve," - ka deklaruar kapiteni i kuq.

Babamusta: Nuk duhet të gabojmë me Vllazninë
Autori i golit të Teutës në ndeshjen me ekipin e Skënderbeut, Dritan Babamusta, në një intervistë kërkon që të ngrejë moralin e ulur të ekipit, pas atij barazimi shokues me Skënderbeun dhe para sfidës të së shtunës me Vllazninë në "Niko Dovana". I rikthyer pas një dëmtimi në formacionin e Teutës, Babamusta beson se grupi aktual i futbollistëve, mund ta nxjerrë ekipin nga situata, nëse do të japë maksimumin në fushën e lojës.
- Si ndjehet Babamusta, pas barazimit shokues me Skënderbeun?
- Në ndeshjen me Skënderbeun na duheshin 3 pikët, por nuk do ta quaja një barazim shokues. Futbolli i njeh të tre rezultatet, por mendoj se në ndeshjen me korçarët, na duheshin më tepër se kurrë pikët. Zhvilluam një pjesë të parë të mirë, por lëshuam disi në pjesën e dytë, gjë që na kushtoi dhe pësimin e golit. Ky barazim nuk duhet të na ulë moralin, pasi kjo do të ishte e dëmshme për ecurinë e ekipit. Duhet të reagojmë me Vllazninë, pasi nuk ka rrugë tjetër. Nuk do të na falet një gabim tjetër me Vllazninë, ndonëse jemi të ndërgjegjshëm, se do të kemi përballë një ekip më të fortë se Skënderbeu.
- A mendoni se analiza e fundit i ka shërbyer ekipit?
- Kuptohet që do të na shërbejë, pasi jemi ne futbollistët, të cilët, duhet të bëjmë të pamundurën për të dalë nga kjo situatë. Duhet të justifikojmë mbështetjen e presidentit dhe të bëjmë të pamundurën për tifozërinë tonë.
- Jeni i kënaqur që u rikthyet me gol, pas një mungese të gjatë?
- Do të isha i kënaqur nëse do të kishim marrë tre pikët, pasi i kishim mundësitë për ta bërë këtë. Jam i kënaqur vetëm me faktin që tani kam mundësinë që ta ndihmoj ekipin, për të kaluar këtë situatë të papranueshme ku ndodhemi.
- Mos ka ekipi probleme, që nuk keni kurajo t'i nxirrni?
- Jo, nuk mendoj se kemi probleme të tilla, por mendoj se grupi aktual ka nevojë për më tepër përqendrim dhe besim në forcat tona. Nëse do të gjejmë moralin, do të gjejmë edhe rezultatin.
- A do të jetë ndeshja me Vllazninë një ndeshje për "jetë a vdekje"?
- Nuk mund të them se do të jetë një ndeshje e tillë, pasi kampionati është i gjatë, por mund të them se do të jetë një ndeshje deçizive, në luftën për të qëndruar në superligë.
- A ju inkurajon fakti që, në fazën e parë e keni mposhtur në Durrës, Vllazninë?
- Nuk mendoj se kjo është një gjë për inkurajim. Vllaznia vjen pas një humbje dhe do të kërkojë rikuperim, në një kohë që ne do të kërkojmë më tepër se kurrë pikët.
- Mendoni se kalendari nuk ju favorizon?
- Jo, unë mendoj se nuk është çështje kalendari, pasi pikët do të kërkohen, si në Durrës, edhe jashtë, nëse do të qëndrojmë në superligë.
- Çfarë do t'i thonit në këtë moment, tifozërisë durrsake?
- Nuk kam se çfarë të them, pasi tifozëria ka nevojë për rezultate dhe jo premtime.
- A besoni realisht, se mund t'i merrni tre pikët Vllaznisë?
- Ne nuk duhet të hyjmë në fushën e lojës ashtu si u futëm me Skënderbeun, duke kërkuar patjetër fitoren, por duhet ta kërkojmë tripikëshin përmes një loje bindëse.

Kapllani: Ndaj Vllaznisë, më të motivuar se kurrë
"Vetëm duke dhënë maksimumin në fushën e lojës, mund ta mposhtim Vllazninë në përballjen e "Niko Dovanës". I këtij mendimi është kapiteni i "djemve të detit", Xhevahir Kapllani, sipas të cilit ndeshja me shkodranët paraqet shumë vështirësi si në planin psikologjik, ashtu dhe në atë të lojës. Kapllani ka vlerësuar forcën e kundërshtarit, por ka evidentuar faktin se kjo ndeshje është gjithçka për ekipin e tij, që po vuan në shkallët e fundit të klasifikimit.
- Xhevahir, si e parashikoni përballjen me Vllazninë, pas barazimit me Skëndërbeun?
- Unë parashikoj një ndeshje edhe më të fortë se ajo me Skëndërbeun, për faktin se Vllaznia ka një ekip më të kompletuar dhe që di të luajë futboll bashkëkohor. Kjo na i vështirëson shumë punët, prandaj mendoj se vetëm duke dhënë maksimumin në fushën e lojës mund të arrijmë fitoren me Vllazninë. Është një objektiv që duhet realizuar, pasi jemi në një nga momentet më kritike që kemi qenë ndonjëherë si ekip.
- Në fazën e parë e keni mposhtur Vllazninë me 3 gola diferencë.
Çdo të thotë për ju ky fakt?
- Për mua nuk do të thotë ndonjë gjë të madhe, pasi Vllaznia është një ekip që, ashtu siç është mposhtur 3 0 në fazën e parë, mund të të mposhtë me të njëjtin rezultat tani. Ata bëjnë një lojë të hapur dhe janë nga të paktat ekipet shqiptare që tradicionalisht i kushtojnë më shumë rëndësi spektaklit në fushë se sa rezultatit. Në këtë drejtim them se do të jetë një ndeshje e hapur dhe e bukur, ku do të fitojë më i miri.
- A janë pikët e "jetës" këto për Teutën?
- Është e vërtetë që këto pikë janë gjithçka për ne, pasi na duhet se s'bën fitorja. Vetëm një 3-pikësh mund të bëjë që të marrim më lirshëm frymë dhe të shpresojmë për ta kaluar këtë zonë të rrezikshme, ku jemi futur. Nuk na falet asnjë gabim në fushën tonë, pasi në fazën e katërt kemi më shumë ndeshje të vështira jashtë dhe gjendja mund të ndërlikohet më keq akoma.
- A ka reflektuar ekipi pas atij barazimi me Skëndërbeun?
- E kam të vështirë që të bëj komente të tilla para ndeshjes, pasi gjithmonë kemi thënë se do të reagojmë dhe në fakt nuk e kemi bërë këtë. Reflektimin duhet ta bëjmë në fushën e lojës, jo nëpër media. - A do ta gjejë forca ekipi i Teutës për të përballuar një ndeshje të tillë si kjo me Vllazninë?
- Mendoj se të dy ekipet para këtij takimi nuk e kanë moralin e duhur, për faktin se ne vijmë pas një barazimi të papritur në shtëpi me Skënderbeun, ndërsa Vllaznia pas një humbjeje shokuese në fushën e saj me Tiranën. Duke u nisur nga kjo, mendoj se do të jetë një ndeshje e hapur.
- Sa janë shanset për ta fituar ndeshjen?
- Shanset janë, pasi luajmë në fushën tonë dhe jemi më të motivuar se kurrë. E rëndësishme është që të dimë t'i shfrytëzojmë këto faktorë.

Korçari Tiko, mungesa e vetme e Teutës
Ligoraq Tiko do të jetë mungesa e vetme e Teutës në përballjen me Vllazninë e Shkodrës. Sipas burimeve nga stafi mjekësor i Teutës, sulmuesi vazhdon të ketë probleme me tërheqjen muskulare, gjë që e bën të pamundur aktivizimin e tij në ndeshjen me Vllazninë. Në kushtet kur nga ekipi është larguar përfundimisht dhe sulmuesi tjetër Emanuel, alternativa e vetme për sulmin e Teutës mbetet treshja Mancaku-Xhihani-Bespalla. Ky i fundit është rehabilituar pas një dëmtimi, i cili u shoqërua dhe me një ndërhyrje kirurgjikale. I gjithë grupi tjetër i futbollistëve durrsakë do të jetë në dispozicion të trajnerit Hasan Lika, i cili do të kërkojë që ekipi i tij më së fundi të bindë në lojë dhe të arrijë
3-pikëshin në një ndeshje të vështirë përballë Vllaznisë. Po kështu, është reabilituar edhe mbrojtësi Pashaj, i cili ndoshta nga stoli do të jetë i gatshëm për trajnerin Lika. Nga ajo që është parë në seancat stërvitore në aneksin e "Niko Dovanës", pritet që Teuta të luajë me sistemin 4 4 2, ndonëse nuk përjashtohet aplikimi i ndonjë varianti tjetër taktik në minutta e fundit.

Shkumbini, rikthehet trajneri Faruk Sejdini
Rikthehet në krye të ekipit të Shkumbinit trajneri Faruk Sejdini. Trajneri i mirënjohur i futbollit shqiptar, ish-zëvendëstrajner i ekipit përfaqësues kohë më parë, ka pranuar ofertën e drejtuesve të ekipit bardhekaltër për t'u rikthyer përsëri në krye të ekipit, nga i cili ishte larguar pas dorëheqjes së dhënë. Sejdini do të zëvendësojë vendin e mbetur bosh pas shkarkimit të ish-dinamovitit tjetër, Sulejman Demollari. Dy humbjet radhazi në fazën e tretë me Partizanin e Tiranën dhe disa probleme të disiplinës në ekip u bënë shkak për marrjen e vendimit ekstrem nga drejtuesit dhe donatorët e Shkumbinit, të cilët e shkarkuan Demollarin. Nuk shkoi shumë dhe Sejdini, që punoi aq shumë në sezonin e kaluar dhe në 6 javët e para të këtij kampionatit, i kërkuar më shumë nga sportdashësit, pranoi ofertën për t'u rikthyer përsëri në Peqin, me dëshirën për ta ringritur ekipin e këtij qyteti në vendin që i takon. Rikthimi i tij është pritur mjaft mirë në ekip dhe në mjediset futbollistike të qytetit. Të gjithë besojnë në aftësitë e "xhaxhit", që di të punojë si një profesionist i vërtetë, duke i dhënë secilit atë që i takon në stërvitje dhe në fushën e lojës. Sot paradite pritet që trajneri Sejdini të jetë i pranishëm në Peqin për të ndjekur stërvitjen e fundit të javës përpara takimit me Vllazninë në Shkodër. Mësohet se sot, Sejdini do të jetë në rolin e spektatorit, sepse përsëri do ta drejtojë ekipin kapiteni Magani, i cili e ka kryer këtë detyrë që nga e marta, pas largimit të Demollarit. Prania e sotme e Sejdinit në seancën e fundit, që do të zhvillohet paradite, pritet të shoqërohet nga një numër i madh sportdashësish, që si zakonisht janë të pranishëm në fushë, kur ka diçka të re. Sejdini njihet për punën që bën me të rinjtë dhe ndoshta do të bazohet pikërisht te këta, pa harruar edhe eksperiencën e Maganit.

S'ka pushim Lushnja, edhe të dielën stërvitje
Nuk ka preferuar asnjë ditë pushim në fundjavë trajneri Bano, teksa edhe pas miqësores që zhvilloi të shtunën me Egnatian në stadiumin e Rrogozhinës, të dielën ka zhvilluar përsëri një seancë stërvitore në orët e pasdites. Duke pasur parasysh pozitat jo të favorshme që mban aktualisht ekipi lushnjar, stafi teknik i "lagunarëve" shfrytëzon në maksimum këtë ndërprerje kampionati, duke ushtruar një stërvitje të fortë, sidomos në aspektin fizik. Ndërkohë, përballjen miqësore të së shtunës me komshinjtë rrogozhinas, verdhejeshilët e Banos e kanë mbyllur me rezultatin e barabartë 1 1, ku autor i golit për lushnjarët ishte veterani Judmir Gazheli, i cili thotë: "Kemi luajtur një takim miqësor më se të pranueshëm për një ndërprerje trijavore që po bëjmë tani. Megjithëse kemi barazuar me një ekip të ligës inferiore, mendoj se ky takim kishte për qëllim stabilizimin dhe harmonizimin sa më të mirë të lojës së grupit sesa arritjen e rezultatit. Gjithashtu, në të tilla miqësore u kushtohet rëndësi shumë dhe futbollistëve të rinj dhe këtë s'kishte si ta linte pas dore trajneri ynë, teksa në atë 90-minutësh i ka dhënë mundësinë për t'u provuar të gjithë grupit të futbollistëve që ka në dispozicion.

A do ta shpëtojë Demollari ekipin lushnjar?
Ardhja e Sulejman Demollari në krye të skuadrës lushnjare është parë si një rreze dielli në qiellin e trazuar ku është zhytur ekipi verdhejeshil. Ish-trajneri i përfaqësueses sonë ka një eksperiencë të suksesshme në sezonin e kaluar me lushnjarët, teksa e ka marrë gati të shpërbërë formacionin e atëhershëm dhe me një punë e ecuri tepër brilante arriti t'u bënte të besueshme për pak kohë tifozëve lushnjarë ëndrrën e vjetër për të marrë pjesë në një nga kompeticionet europiane. Por a do të veprojë kësaj radhe profecia magjike e Demollarit për ta shkëputur nga mbytja anijen e dëmtuar të "lagunarëve"? Kjo është pyetja e vetme që endet momentalisht në gojën e mijëra sportdashësve në qytetin myzeqar. Duke krahasuar dy periudhat post-Demollari, nuk diskutohet që mundësitë për të shpresuar te mrekullia e mbijetesës janë shumë herë më të pakta se ato që kishte në sezonin e kaluar ish-dinamoviti i famshëm. Në sezonin e kaluar, Demollari e mori Lushnjën në mesin e fazës së parë, ndërkohë që ekipit të shpërbërë pas largimit të teknikut të atëhershëm Ilir Gjyla iu rikthyen futbollistët cilësorë Nora e Arbri, së bashku me blerjen e mesfushorit potent Bledar Devolli. Kështu, mjeshtëria e padiskutueshme e ish-kapitenit dhe ish-trajnerit të përfaqësueses nuk bëri gjë tjetër, veçse krijoi një ansambël harmonik, i cili prodhonte jo vetëm rezultate pozitive, por edhe lojë spektakolare, që të kujtonte futbollin virtuoz që luante Sula me Dinamon e famshme. Por tani gjërat janë krejt ndryshe. Sula i vogël, me mendje të madhe, gjen një Lushnjë me një formacion të mbushur me futbollistë të rinj dhe pa eksperiencën e bagazhin e duhur kualitativ, ku vendi i fundit me 4 pikë diferencë nga Shkumbini, si dhe koha më e pakët që ka në dispozicion do t'ia vështirësojnë akoma më shumë punën për të siguruar mbijetesën. Megjithatë, Sula pranoi ta merrte përsipër këtë barrë të vështirë dhe ky tashmë është një fakt. Dje, Demollari ka zhvilluar seancën e dytë stërvitore me ekipin lushnjar, ku me ndihmën e asistentit të tij Artan Bano ka zhvilluar një minutazh kontrolli për të parë më realisht gjendjen aktuale të futbollistëve që do të drejtojë. Ky minutazh kontrolli, ndryshe nga të mëparshmit, është ndjekur nga një numër i madh tifozësh, të cilët shpresojnë se ekipi i tyre i zemrës mund t'i shpëtojë rënies nga kategoria. Lufta për të shpëtuar ekipin verdhejeshil nuk i lejon Demollarit privilegjin e shumë kohe në dispozicion, pasi vetëm 4 ditë e ndajnë nga beteja e parë, kur Lushnja do të presë në "Roza Haxhiu" Vllazninë. Dhe vetëm fitorja ndaj shkodranëve do t'i zbriste Demollarit peshën e rëndë që ka marrë mbi supe dhe ai e di fort mirë këtë gjë, ndaj i ka përveshur mëngët, që ta nisë me një fillim të mbarë këtë sfidë të vështirë.

Dushi: Do te jete ndeshja e ktheses
Lushnje Ndeshja me kuqeblute shkodrane ka preokupuar te gjithe ambientin verdhejeshil, qe eshte ne dispozicion te djemve te Demollarit, per nje ndeshje ku shpresohet shume qe Lushnja te rihyje ne garen per shpetim. Sekretari i klubit verdhejeshil, Llazar Dushi, i cili njihet me shume si specialist futbolli, eshte shprehur per gazeten tone rreth kesaj atmosfere, duke nenvizuar se Lushnja do te dale me sukses ne ndeshjen ndaj Vllaznise, per me teper qe ajo do te luhet ne "shtepi".
Dushi, cili eshte mendimi juaj per keto dite shprese te skuadres verdhejeshile?
Gjate ketyre diteve te pergatitjes, normaliteti, serioziteti, perkushtimi i jashtezakonshem i skuadres kane qene motoja e te gjithe procesit stervitor. Periudha e nderprerjes se ndeshjeve te kampionatit ka sherbyer per skuadren si nje minifaze pergatitjeje, nga ana tekniko taktike dhe psiko fizike. Fakti eshte qe nen drejtimin e tekikut Bano eshte punuar me dy seanca stervitore ne dite, per te patur gjendjen optimale te skuadres, ne prag te nje ndeshjeje qe ne e kemi cilesuar si te rendesise se vecante.
Rikthimi i trajnerit Demollari, si ka influencuar ne skuader?
Per ne, si klub futbolli, eshte kenaqesi qe ne drejtimin e skuadres rikthehet nje mjeshter si Demollari. Per mendimin tone, dyshja drejtuese Demollari Bano jane specialistet e duhur per ta rikthyer kete skuader ne futbollin e bukur dhe ne rezultatet qe ne presim. Ketu vlen per t'u theksuar qe tri seanca stervitore, te drejtuara nga te dy tekniket, jane dalluar per impenjim maksimal te futbollisteve, deshire dhe seriozitet ne zbatimin e te gjitha detyrave, ne prag te perballjes me Vllaznine.
Cili eshte mendimi juaj per kete ndeshje te radhes, qedo teluhet ne mesjave?
E kam theksuar dhe here te tjera qe rezultatet pozitive e kane bazen e tyre te serioziteti ne pune, gje e cila nuk ka munguar ne skuadren e Lushnjes. Duke vezhguar ecurine dhe ndryshimet e diteve te fundit, une jam shume optimist se ka ardhur koha qe, pervec lojes se bukur, te marrim dhe shperblimin "material", pra piket, per mundin dhe djersen e derdhur ne keto seanca stervitore. Nuk e ve ne dyshim qe rezultati pozitiv do te jete per ne.
Cili eshte mesazhi juaj per tifozet e Lushnjes?
Per te qene i sinqerte, duhet pranuar se u jemi borxhlinj tifozeve, qe na ndjekin e na perkrahin duke pritur shume nga ne. Jam i bindur qe te merkuren nuk do t'i zhgenjejme dhe kete e mbeshtes qe te drejtimi profesional i dyshes Demollari Bano, deri tek optimizmi i skuadres per te dale me sukses nga kjo ndeshje, e cila do te jete pika e ktheses per ne.