Page 3 of 4

Posted: Sun, 11 Feb 2007 , 22:31
by forri
iliriny wrote:i gzofte Vllaznia fanelat e reja. A i pate, m'u duken tamam si fanela qe ka pas Vllaznia ne vitet 80.
Po,tamam si të viteve 80'.U ndjeva shumë i emocionuar kur pashë skuadrën me ato uniforma.Është tamam si kostumi i dikurshëm,vetëm se me pak ndryshim sepse ngjyra blu ishte shumë e errët,më përpara ka qënë pak më e çelët.

Kur pash uniformat,m'u kujtua përnjiherë një pasdite e largët,ku unë isha duke shkuar drejt shtëpisë dhe duke kaluar nga "Parruca" për në"Xhabie" kthej kokën nga ballkoni i katit të dytë të një pallati dhe shikoj të nderur në tel,bluzën me numër 4(Ferit Rragami).Nuk e di nëse ai banon ende aty por më erdhi përnjiher në mëndje ky detaj,sapo pashë uniformat e reja të cilat ishin identike në model si uniformat e vjetra.Hajt ishalla po janë me shanc pasi me sa kujtoj unë me uniformat e asaj kohe kemi dalë kampion.

Përsa i përket ndeshjes,unë i qëndroj mendimit tim të mëparshëm,që nga kualitetet qëndronim shumë më lart se Dinamo.Zhvilluam një lojë shumë më të mirë se Dinamoja por sulmuesit tonë ishin shumë individualist dhe nuk kombinonin fare me njëri-tjetrin.Lojtarët më të mirë për mua ishin Miroci dhe Rezart Dabulla,ky i fundit ka luajtur me gjithë shpirt kët ndeshje dhe i jepte grintë gjithë skuadrës.

Mbeta i habitur pasi nuk e prisja që Rezarti të luante me gjith shpirt për ne.Ndoshta e kam paragjykuar shumë,pasi të jem i sinqertë ka qënë një nga lojtarët e Tiranës që kam urryer më shumë dhe e kam parë me dyshim ofrimin e tij në skuadrën tonë.Ja bëftë Zoti hallall!!..dhe e them me bindje se po vazhdoi kështu,së bashku me Suadin do bëjnë një mbrojtje të pakalueshme.

Posted: Sun, 11 Feb 2007 , 23:01
by kuqeblu
forri wrote:Kur pash uniformat,m'u kujtua përnjiherë një pasdite e largët,ku unë isha duke shkuar drejt shtëpisë dhe duke kaluar nga "Parruca" për në"Xhabie" kthej kokën nga ballkoni i katit të dytë të një pallati dhe shikoj të nderur në tel,bluzën me numër 4(Ferit Rragami).Nuk e di nëse ai banon ende aty por më erdhi përnjiher në mëndje ky detaj,sapo pashë uniformat e reja të cilat ishin identike në model si uniformat e vjetra.Hajt ishalla po janë me shanc pasi me sa kujtoj unë me uniformat e asaj kohe kemi dalë kampion.
O forr, kam me t'padit te moderatort, se ket je dasht me e shkru te tema "Cila ka qënë ngjarja më e veçantë që keni përjetuar në vite?" :P

Posted: Mon, 12 Feb 2007 , 00:53
by BLEDI
iliriny wrote:i gzofte Vllaznia fanelat e reja. A i pate, m'u duken tamam si fanela qe ka pas Vllaznia ne vitet 80. Hajt ishalla sjellin fat ato fanela e bahet ndaj mrekulli vitin tjeter, se kyt vite kena arrit objektivin: mos me ba gabim me fitu kampionatin.

Po a keni naj fotografi fanelave te reja mar vllazen se plasa mi pa? :cry:

Posted: Mon, 12 Feb 2007 , 08:07
by iliriny
shiko videon tek albaniasoccer.com
Tek rezultatet life kliko tek Video

Posted: Mon, 12 Feb 2007 , 08:13
by kuqeblu
iliriny wrote:shiko videon tek albaniasoccer.com
Tek rezultatet life kliko tek Video
Apapapapa, edhe me emra mrapa biles. Kta duhen me dal kampjon mar burra, ball per serjozitetin e uniformes :)

Posted: Mon, 12 Feb 2007 , 08:46
by iliriny
a e pate sa serioze ishin. Si ujq u dukshin lojtaret. Me pelqynen shume. U dukshin si me ken ndoj ekip anglez.

Posted: Mon, 12 Feb 2007 , 08:48
by iliriny
ca kishin hup raste Sukaj me Canin pa,pa,pa. Ata mund te jene te talentum, por kurre nuk e kane shperthimin e Sinanit dhe intuiten e Salihit.

Posted: Mon, 12 Feb 2007 , 10:22
by kuqeblu
iliriny wrote:ca kishin hup raste Sukaj me Canin pa,pa,pa. Ata mund te jene te talentum, por kurre nuk e kane shperthimin e Sinanit dhe intuiten e Salihit.
Do ta fitojn me kohen edhe ata. Mos harra qi jan hala te ri dhe askush nuk lind i ditun.

Posted: Mon, 12 Feb 2007 , 14:00
by Man in Redblue
Ai rasti i sukajt ma ishte krejt flagrant, ca di a thu ta po vazhdon ma me komtaren sukaj tuj pa se plaku ban gola per cdo ndeshje.

Posted: Mon, 12 Feb 2007 , 14:41
by vllaznia1919
Jam dakort me Forrin qe bluhja ishte teper e zymte,megjithate bluzat ishin shum te bukra.
Naqe nuk e di ku rrin tesh por atehere Feridi njaty ka nej. :wink: :wink: :wink: :wink: Un e kam dite qe asht jashte dikun.

Posted: Mon, 12 Feb 2007 , 14:42
by vllaznia1919
Un nji ndeshje kam pa simjet Sukajn me Tiranen e ka hupe disa raste per gol.Per menimin tem i duhet shum,teper,pune.

Posted: Mon, 12 Feb 2007 , 23:06
by forri
kuqeblu wrote: O forr, kam me t'padit te moderatort, se ket je dasht me e shkru te tema "Cila ka qënë ngjarja më e veçantë që keni përjetuar në vite?" :P
Mir mor grup ban si t'dush! :) Veç,ishalla s'e kan dorën e rëndë Moderatorët

Posted: Mon, 12 Feb 2007 , 23:07
by forri
Man in Redblue wrote:Ai rasti i sukajt ma ishte krejt flagrant, ca di a thu ta po vazhdon ma me komtaren sukaj tuj pa se plaku ban gola per cdo ndeshje.
Eh!!! sikur t'kishin kombinu me njëri-tjetrin do t'a kishin mbyll ndeshjen që në pjesën e parë

Posted: Tue, 13 Feb 2007 , 03:05
by Admin
Gjynah qe Vllaznia, me e barazu ket ndeshje, si edhe 3-pikeshi na u donte shume.
Sukajt sikur ja rrite mendja shume edhe asht ba shume individualist!!!!
Sukaj duhet me ul kryt edhe me punu shume nqs den me ec perpara edhe me lujt per skuadren ne menyre qe skuadra me lujt per te !!!!
Ishalla Josa ja ven ne dukje keto gjana Sukajt.
Po me vjen mire qe Miroci asht paraqit mire edhe ishalla vazhdon kshu.

Tek Multimedia kam vendos disa nga fotot e Vllaznise kunder Dinamos si edhe kroniken e ndeshjes.

Posted: Tue, 13 Feb 2007 , 05:04
by Admin
Fanelat e Vllaznise jane original si ekipit te Genoa-s ne Itali.
Kam ba ne grafike fanelat e reja te Vllaznise:

http://www.fkvllaznia.net/main/image/fa ... laznia.gif

Posted: Tue, 13 Feb 2007 , 05:22
by Ultras Kuqeblu
kjo bluza nuk qenka si bluza tradicionale qe ka vllaznia me duket po me duket si bluhe teper e myllyn ose e zeze

Posted: Tue, 13 Feb 2007 , 08:39
by Shkodrani81
Mut mar burr, s'pa me pelqen kja bluze, ma mire e kena pas, se u dukshim si Barcelona, mu dukte Bokotola vjet si Ronaldinoja i qethun. :lol: :lol: :lol:

Posted: Tue, 13 Feb 2007 , 09:04
by Shkodrani81
Bababababa! Ca kishte humb ai Sukaj ma burr?!!!!!!
Taman tha Admini, mas ka fillu me ju rrit mendja e pa na bahet individualist se merdhiti manej. Canin ma lavdoi baba shume, qe e kishte pa ndeshjen direkt ne stadium n'Tirane, tha ma i miri ne fushe ka ken. Une qysh vjet qe e pata pa tu lujt , me ka pelqy, por ai Seri nuk e fute n'loj shume. Une tham se ku bahet ma i mir se Sukaj, se asht teper i shpejte, por dan pak ekperience n'fushe dhe ma shume siguri, por avash avash asht tu e marr, sepse Josja asht tu e aktivizu 90 minuta.

Posted: Tue, 13 Feb 2007 , 16:00
by Admin
Cani ka avantazhe se asht shume i shpejt, por me aq sa maj mend une nuk asht shume teknik...
Sdq Vllaznia duhet ma shume me luftu per me arrit me "pjeke" lojtaret per sezonin e ardhshem si edhe me piketu ato lojtare qe do te na duhen ne per sezonin tjeter!!!

Posted: Tue, 13 Feb 2007 , 17:28
by GOLDIAN
ku mund ta shoh une ket rastin e sukajt