Re: Fshf
Posted: Wed, 22 Sep 2010 , 16:39
FSHF-TVSH, sherr për Kombëtaren
Në të thuhej shprehimisht: "Federata Shqiptare e Futbollit është mbajtësja e vetme e të drejtave të transmetimeve televizive të ndeshjeve të ekipit kombëtar shqiptar. Për këtë arsye, ju fton të merrni pjesë në tender (në fakt është ankand) dhe të ofertoni për të drejtat e paraqitura në formularin e ofertës. Të gjithë të interesuarit janë të lutur të paraqesin formularin e ofertës në zarf të mbyllur, të vulosur dhe të firmosur, brenda datës 29 shtator 2010 ora 15:00 në adresën e FSHF-së". Përsa më sipër është konfirmuar edhe nga sekretari i përgjithshëm i federatës, Eduard Prodani.
Deklarata - Sipas tij, kjo gjë bëhet për të zhbërë amullitë që ndodhën në ndeshjen e fundit të ekipit kombëtar ndaj Luksemburgut, ku takimi u dha nga shumë televizione. "Rasti më i fundit i transmetimit të ndeshjes së Kombëtares na çoi që të mendonim për një zgjidhje tjetër shumë herë më të mirë për transmetimin ndeshjeve. Ndaj Luksemburgut takimi u dha njëkohësisht nga shumë televizione, duke krijuar pakënaqësira tek të tjerët, por edhe një amulli totale. Ndaj është menduar që të zhvillohet një ankand, ku ofertuesi më i mirë do të ketë mundësinë të transmetojë të gjitha ndeshjet brenda Kombëtares. Natyrisht, të gjitha këto të ardhura shtesë për Kombëtaren do të shkojnë në investime për futbollin në rritjen e cilësisë. Veç transmetimit të ndeshjeve të Kombëtares, fituesi i ankandit do të ketë mundësi që të transmetojë edhe ndeshje të ekipeve Kombëtare të moshave si U-21 e U-19", ka pohuar Prodani në një prononcim për "Panorama Sport".
Kundërshtitë - Parë në këtë prizëm, asgjë nuk duket sikur prish në atë çka drejtuesit e federatës kanë marrë si iniciativë për ndeshjet e ekipit përfaqësues. Ndërkohë që fakt është se në bazë të ligjeve të shtetit shqiptar për të gjithë ndeshjet brenda ekipeve kombëtare, transmetimi është ekskluzivitet i Televizionit Publik Shqiptar. Ndaj, me zhvillimin e një ankandi të tillë, federata shkel Nenin 77 të ligjit për transmetimet, i cili shprehet qartazi në favor të TVSH-së. Në këtë prizëm pritet një tjetër përplasje mes Qeverisë (shtetit) dhe Federatës Shqiptare, për më tepër në momentin kur mes tyre ishin shuar të gjitha polemikat e të shkuarës.
--------------------------------------------------------------------------------
Çfarë thotë Neni 77-të?
"RTSH-ja gëzon të drejtën e transmetimit ekskluziv për territorin e Republikës së Shqipërisë të veprimtarive kulturore, artistike dhe sportive me interes kombëtar, që organizohen nga institucione të administratës publike në nivel qendror ose vendor ose financohen nga Buxheti i Shtetit. Veprimtaritë sportive të ekipeve kombëtare të Republikës së Shqipërisë transmetohen për territorin e Republikës së Shqipërisë ekskluzivisht nga RTSH-ja, në të gjitha rastet kur federatat ose komitetet shqiptare të lojërave ose ndonjë institucion tjetër publik shqiptar, gëzojnë të drejtat e autorit ose të drejtat që lidhen me transmetimin e tyre".

Petrit Beci: Ankand? Kjo, idiotësia e radhës e Dukës
Drejtori i Radio Televizionit Publik Shqiptar, Petrit Beci, e ka quajtur një idiotësi dhe mosnjohje totale të ligjit idenë e Federatës Shqiptare të Futbollit për zhvillimin e një ankandi për shitjen e ndeshjeve brenda ekipit tonë përfaqësues në futboll. Sipas z.Beci, TVSH-ja me ligj ka ekskluzivitetin e transmetimit të këtyre ndeshjeve kur zhvillohen në territorin shqiptar, kjo dhënë me ligj dhe as federata e futbollit dhe as një federatë tjetër, OJQ ose çfarëdo organizëm tjetër artistiko-kulturor nuk mund të shkelë ligjin në fjalë. "Është totalisht e jashtëligjshme. Siç duket, këta zotërinjtë e Federatës Shqiptare nuk e kanë idenë e ligjeve, pasi neni 77 për transmetimet në Republikën e Shqipërisë i jep të drejtën TVSH-së që ta bëjë një gjë të tillë, jo vetëm në rastin kur bëhet fjalë për një ndeshje futbolli të kombëtares, por edhe për veprimtari të tjera. Arsyeja që është bërë kjo gjë, konsiston në faktin se Televizioni Shqiptar mbulon gjithë hapësirën e trojeve shqiptare, ndërsa televizionet e tjera kanë limite dhe nuk arrijnë asnjëherë që të mbulojnë gjithë vendin", ka thënë fillimisht Beci. Me tej drejtori i TVSH-së ka sqaruar se FSHF-ja në asnjë rast nuk të shkelë ligjin, duke nxjerrë përfitime nga e drejta TV, e cila i përket vetëm TVSH-së. Madje Beci shkon deri aty sa i konsideron si të paditur zyrtarët e FSHF-së, me në krye presidentin e saj, Armand Duka.