shum ma mire se me shku te tiranaMiri wrote:Me duket se ka firmos ne Turqijeti wrote: A dihet gja ca u ba me Gilman Liken?
Lajmet per skuadren e Vllaznise
Moderators: GOLDIAN, Miri, vllaznia1919
-
- Tifoz nderi
- Posts: 11278
- Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
- Skuadra: Ajax Vllaznia
- Location: Amsterdam Holland
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
-
- Tifoz nderi
- Posts: 11278
- Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
- Skuadra: Ajax Vllaznia
- Location: Amsterdam Holland
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Miqësore me Tërbunin, nëse shtyhet premiera
\
Drejtuesit e ekipit të Vllaznisë janë duke pritur me jo pak interes vendimin e FSHF së për shtyrjen apo jo të ndeshjes me Bylisin. Siç është bërë e ditur, ditën e hënë krerët e klubit kanë kërkuar në zyrat e këtij institucioni shtyrjen e ndeshjes së parë të kampionatit për të mërkurën e ardhshme, ditë kur mund të luhej pa problem në “Loro Boriçi”. Duke pritur këtë vendim, stafi drejtues i Vllaznisë ka qenë pak i paqartë me mënyrën e stërvitjes së skuadrës. Nëse do të shtyhej ndeshja, ata kanë planifikuar zhvillimin e një miqësoreje gjatë kësaj jave me ekipin e Tërbunit. Nëse jo, atëherë duhet të bëhen gati për ndeshjen me ballshiotët, që mund të luhet ditën e diel në Laç.

- I lindur KuqeBlu
- Posts: 3657
- Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
- Location: angli
- Contact:
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Vllaznia Bylis. Ndeshja Luhet kete te diel ne ora 17:30 ne Lezh.
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.
[/color]
[/color]
-
- Tifoz nderi
- Posts: 11278
- Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
- Skuadra: Ajax Vllaznia
- Location: Amsterdam Holland
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
PARASHIKIMI JEM----- 2-1 PER NE
-
- Administrator
- Posts: 4726
- Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
- Location: ITALI
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Shperthen Shtubina: “Me te rinjte nuk shkohet asgjekundi”
Nuk e shikoj Vllazninë si pretendente per momentin. Duhet të bëjmë kujdes dhe duhen aktivizuar lojtarët me eksperiencë, për të arritur këtë qëllim”. Ndriçim Shtubina, nuk ka dorashka kur flet per kuqeblute e ketij sezoni. Lojtari, që pret të shperthejë këtë sezon pas nje ndalese te papritur vitin e kaluar, nuk është shumë optimist për pretendimet e skuadrës. Futbollisti nuk eshte aktivizuar rregullisht gjate fazes pergatitore, pasi trajneri Radonjicc ka preferuar disa te rinj nga Akademia e klubit. Duket qarte qe Shtubina nuk e pelqen kete rrjedhe te ngjarjeve…
Kështu që vetë ai thekson se çdo gjë është zgjedhja e trajnerit dhe ekipi do të ndërtohet sipas punës së tij. Duke thënë se Vllaznia nuk mund të fitojë kampionatin, por vetëm të shpresoje për Kupë, madje me lojtarët e rinj, Shtubina nuk beson se skuadra shkodrane do të arrijë të fitojë një trofe. Duke u përgjigjur me pamedyshjen më të vogël të gjitha pyetejeve, Shtubina i mëshon faktit se tek formacioni bazë duhet të aktivizohen lojtarët me eksperiencë. Përsa i përket anës së tij personale, nuk dëshiron të shprehet, duke ia lënë çdo gjë kampionatit. Ndriçim Shtubina është cilësuar si një ndër talentet e Vllaznisë, para dy sezonesh. Ndërkohë që sezonin e kaluar, ai nuk ka qenë në një formë të mire, duke mos lënë shumë gjurmë. Këtë vit, ai pritet të jetë në formë maksimale dhe të bëjë më të mirën. Por mund të rrezikojë aktivizimin, pasi në shumë ndeshje të pakten miqësore, nuk ka qenë përzgjedhja e trajnerit. Nga sa mësohet, në ndeshjen ndaj Bylisit, ai do të jetë titullar. Vetë lojtari nuk e konfirmon, por burime nga stafi teknik, bejne te ditur për një gjë të tillë.
- Shtubina, keni deklaruar me pare se ky do të jetë sezoni juaj. Por në shumë ndeshje miqësore, keni qenë zëvendësues. Si e komentoni ju këtë fakt?
- Të them të drejtën, unë kam qenë në formë të mirë. Ato janë zgjedhjet e trajnerit dhe detyra ime është që të punoj sa më shumë. Por trajneri vendos se cilët lojtare do të aktivizojë dhe sigurisht që çdo gjë ndërtohet prej tij.
- Pra, ju nuk keni patur dëmtime, apo probleme te tjera?
- Jo, asnjë dëmtim, me përjashtim të dy ndeshjeve të fundit miqësore, që realizuam. Trajneri fillimisht më ka aktivizuar, më pas, ka bërë që unë të qëndroja ne pankine. Por ka qenë dhe një fazë testuese dhe sigurisht që nuk mund të aktivizoheshin të gjithë.
- Si e shikoni ju përzgjedhjen e trajnerit, duke u besuar të rinjve, para lojtarëve me eksperiencë?
- Ai ka të drejtë ta ndertojë skuadrën sipas mënyrës së tij. Por unë nuk mendoj se duhen aktivizuar lojtarët e rinj, para atyre me eksperiencë. Sigurisht që tek ekipi ka shumë talente, por që të ndërtosh bazën e ekipit, duhet eksperienca.
- Do jetë një Vllaznia pretendente?
- Jo, nuk besoj se do të jetë një Vllazni pretendente. Në krahasim me ekipet e tjera, merkato nuk është edhe aq e goditur. Më pas, duhet parë që të aktivizohen lojtarët me eksperiencë, që mbajnë bazën e ekipit. Unë mendoj se Vllaznia duhet të synojë në gjashte vendet e para në kampionat dhe të besojë për fitimin e Kupës së Shqipërisë.
- Në fakt, ju po tregoheni më pesimist se të gjithë drejtuesit, apo lojtarët e skuadrës…
- Unë dua të qëndroj më kembë në tokë dhe nuk dua të jem shumë optimist.
- Pra, ju nuk keni besim tek lojtarët e rinj?
- Nuk mendoj se ato duhen aktivizuar kaq herët. Mendoj se formacioni bazë duhet të ndërtohet me lojtarët e pjekur, më pas, ngadalë mund të aktivizoheshin të rinjtë. Nuk besoj se ekipi do të jetë i aftë të shkojë deri në fund të kampionatit, për të arritur titullin kampion.
- Vetë presidenti Fushaj kërkon një Vllazni pretendente?
- Që të jetë një Vllazni pretendente, mendoj se duhet aktivizuar lojtarët më eksperiencë. Unë kam besim vetëm atëherë, pasi ata do të marrin përgjegjësinë me vete dhe do ta nxjerrin ekipin kampion. Përndryshe, unë jam pak pesimist.
- Vetë trajneri ka thënë se, ka ndërtuar një ekip të mirë…
- Sigurisht që kjo Vllazni në qoftë se do të dalë kampion, do të jetë falë punës së tij. Po ashtu, dhe në qoftëse dështon, do të jetë ne baze te punes së tij. Prandaj është një trajner qe të ndërtojë skuadrën sipas dëshirës. Ky është mendimi im.
- Po në aspektin personal, ku mund ta shikojmë Shtubinën këtë sezon?
- Nuk mund të them asgjë. Unë jam në një formë të mirë dhe sigurisht do të bëj maksimumin për të ndihmuar skuadrën. Për mua ka rëndësi që kur të aktivizohem, t’i shërbej skuadrës.
- Në ndeshjen e parë ndaj Bylisit, do të jeni titullar?
- Nuk e di akoma, pasi trajneri akoma nuk e ka vendosur. Besoj se trajneri është duke na mbajtur në tension, për të na përgatitur në maksimum për këtë ndeshje.
- I trembeni konkurencës ju në repartin e mesfushës, fakt që do iu detyrojë të jeni rezervë?
- E kam dëgjuar dhe lexuar disa herë konkurencën. Nuk ka shumë konkurencë tek Vllaznia. Ata lojtarë janë. Në çdo repart dihet se kush janë lojtarët. Unë për vete, nuk i trembem aspak. Për mua nuk do të ketë shumë rëndësi. Për vete, nuk mund të them asgjë në qoftë se do të jetë sezoni im, apo jo. Por të shohim, se si do të shkojnë gjërat.
- Ndeshja e parë ndaj Bylisit, si mendoni?
- Sigurisht që ne synojmë ta nisim me fitore. Është e kotë të flas para ndeshjes. Më mirë t’ia lemë fushës së lojës.
s.expres

futbollisti shtubina pezullohet pa afat dhe nuk esht ne 18shen ne ndeshjen qe do luhet neser me Bylisin, pasi ai ka bere deklarata kunder zgjedhjve te tranjerit. per lanjen e titullarve ne stol.
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.
[/color]
[/color]
-
- Tifoz nderi
- Posts: 1544
- Joined: Tue, 13 Nov 2007 , 09:30
- Skuadra: Vllaznia
- Contact:
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Pezullimi i Shtubines ne kete moment asht shume negative e mendoj se presidenca asht dasht vec me i ba nji vrejtje e jo pezullim. Gjithashtu jam i mendimit se Shtubina ka gabu sepse ka ofendu lojtaret e rinj si edhe trajnerin pa prova zyrtare.
Futbollistat e ri duhet me i ikuraju sa ma shume sepse vec ato mund te na bajn ndonje surprize te bukur.

Forca Vllaznia...
-
- Tifoz nderi
- Posts: 1544
- Joined: Tue, 13 Nov 2007 , 09:30
- Skuadra: Vllaznia
- Contact:
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Gjynah qe nuk u kthy ne fole, lojtar si Lika na duhen ne skuader e jo futbollista anonima internacional.Miri wrote:Me duket se ka firmos ne Turqijeti wrote: A dihet gja ca u ba me Gilman Liken?
Forca Vllaznia...
-
- Administrator
- Posts: 4726
- Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
- Location: ITALI
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Shtubina mund te kete fole se ka frike se po rrin pa lujt, por gjanat qi ka thane jane shume t'verteta. Vllaznia nuk asht pretendent se me U-19 nuk fitohet. Mundesh me fute 1 ose 2 te ri, por jo nji bllok 18 vjeçash e me pretendu per kampionat.
Kjo gja i ka djege shume Valterit, se ka hall me vazhdu me i hedh hi syve tifozave me gazetart e tij. Nuk i plas fort se paska kundershtu Shtubina tranerin jo.

- ANTI TIRANSI
- Posts: 6241
- Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
- Skuadra: Vllaznia
- Location: Postribe
- Contact:
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Nuk jane edhe krejt lojtare te ri po ta shikojme me hollesisht te gjithe kto lojtar jan aktivizu edhe sezonin e kalum ne disa ndeshje.
Nje pjes e skuadrave te medha neper bote 17-18 vjecaret i quajn talent dhe aktivizohen si titullar ndersa ne i kemi dhe nuk i vlersojme ndoshta nuk jane per skuadra si manchester real etj por per Vllaznin tham qe jane te mjaftueshem.
Futbolli ne ditet e sotme nuk eshte me a`i i taktikes por i forces & i shpejtesis e cila normal qe gjindet ne moshat e reja,kurrsesi Sinani nuk mund tja kalojne nje 18 vjecari ne dyluftim shpejtesiet pa mohuar meritat e sinanit si sulmues por ky asht realiteti pjesa me e madhe e golave vjen nga kundersulmi dhe normal duhet nje lojtar i shpejte.
Nje pjes e skuadrave te medha neper bote 17-18 vjecaret i quajn talent dhe aktivizohen si titullar ndersa ne i kemi dhe nuk i vlersojme ndoshta nuk jane per skuadra si manchester real etj por per Vllaznin tham qe jane te mjaftueshem.
Futbolli ne ditet e sotme nuk eshte me a`i i taktikes por i forces & i shpejtesis e cila normal qe gjindet ne moshat e reja,kurrsesi Sinani nuk mund tja kalojne nje 18 vjecari ne dyluftim shpejtesiet pa mohuar meritat e sinanit si sulmues por ky asht realiteti pjesa me e madhe e golave vjen nga kundersulmi dhe normal duhet nje lojtar i shpejte.
-
- Administrator
- Posts: 4726
- Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
- Location: ITALI
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Asnji ekip i madh evropian qi pretendon per titull nuk fut prejher n'formacion t'pare nji bllok lojtaresh te marrun prej u-19 . I vetmi ekip qi mund te fusin shume lojtare te ri asht Arsenali, qi sa filloi me ba ket politike nuk fitoi ma.
Nuk duhet me krahasu nji te ri te u-19 te Vllaznise me Sinanin (qi nuk asht se na kshte mete n'dere por kje Fushaj qi e mori prap ). Duhet me e krahasu me Vilen, Xhafen, Plakun, Bakaj e atehere me xjerre konkluzionin a jena pretendent a jo.
Tash, dikush mund t'thojn, dobt se dobt ma mire me t'rite shkodrane. Jam dakort. Biles per mu ma mire me dale ne vend te 7-te me t'ri shkodrane se ne vend te 4-t me t'huj. Por jena tu fole gjithmone per mediokritet. Mos t'na thone se jena pretendent me xjerr kujin me ne. E mos te denojne kot Shtubinen vetem se tha vetem mendimin e vet, por qi nuk i pelqen Valterit. Kure nuk e denoi per axhitacion e propagande e nuk e shpalli armik te Vllaznise.
Nuk duhet me krahasu nji te ri te u-19 te Vllaznise me Sinanin (qi nuk asht se na kshte mete n'dere por kje Fushaj qi e mori prap ). Duhet me e krahasu me Vilen, Xhafen, Plakun, Bakaj e atehere me xjerre konkluzionin a jena pretendent a jo.
Tash, dikush mund t'thojn, dobt se dobt ma mire me t'rite shkodrane. Jam dakort. Biles per mu ma mire me dale ne vend te 7-te me t'ri shkodrane se ne vend te 4-t me t'huj. Por jena tu fole gjithmone per mediokritet. Mos t'na thone se jena pretendent me xjerr kujin me ne. E mos te denojne kot Shtubinen vetem se tha vetem mendimin e vet, por qi nuk i pelqen Valterit. Kure nuk e denoi per axhitacion e propagande e nuk e shpalli armik te Vllaznise.
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 6241
- Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
- Skuadra: Vllaznia
- Location: Postribe
- Contact:
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Flitet per 4 lojtar te ri jo per 1 bllok ndersa emrat qe permende me lart ju asht dhan mundesija me tregu veten ateher pse mos tju jepet edhe ktyne nese futen si zevendesim ne minuta te fundit skan me u ba kurr si bakaj vila plaku etj.Bekim Bala ne te njejten mosh filloj si titullar te Vllaznia.
Sa i perket Shtubines nuk e meriton vendin titullar me paraqitje te sezonit te kalum sikur te isha un tranjer as ne 18-she nuk e kisha fut,nese zotnija nuk zbret me kamb ne tok si para 2 viteve ateher nuk ka me xan vend te vllaznia kurr,e di shum mire se si asht rrit shtubina dhe me vjen shum keq prej tij po do kisha preferi shtubinen e 2-3 viteve me par.
Sa i perket Shtubines nuk e meriton vendin titullar me paraqitje te sezonit te kalum sikur te isha un tranjer as ne 18-she nuk e kisha fut,nese zotnija nuk zbret me kamb ne tok si para 2 viteve ateher nuk ka me xan vend te vllaznia kurr,e di shum mire se si asht rrit shtubina dhe me vjen shum keq prej tij po do kisha preferi shtubinen e 2-3 viteve me par.
-
- Administrator
- Posts: 4726
- Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
- Location: ITALI
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
4 lojtare te tane ne mesfushe bllok quhet mor miri.
lojtart siper i permenda per me ba krahasimin e ekipeve te tjera me ne.
shtubina nuk ka lujt mire vjet asht e vertete. ti thu nuk e meriton vendin as ne 18-çe. i bjen qi vllaznia me pase nja 6-7 mesfushore ma t'mire se ai. nuk mendoj se i kena.
un nuk jam per mos me aktivizu lojtare t'ri, por jo shume prejher. edhe, nqs dojn me njek ket rruge t'pakten mos t'na thone qi jena pretendent
lojtart siper i permenda per me ba krahasimin e ekipeve te tjera me ne.
shtubina nuk ka lujt mire vjet asht e vertete. ti thu nuk e meriton vendin as ne 18-çe. i bjen qi vllaznia me pase nja 6-7 mesfushore ma t'mire se ai. nuk mendoj se i kena.
un nuk jam per mos me aktivizu lojtare t'ri, por jo shume prejher. edhe, nqs dojn me njek ket rruge t'pakten mos t'na thone qi jena pretendent
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 6241
- Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
- Skuadra: Vllaznia
- Location: Postribe
- Contact:
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
kto 4 lojtar tham qe jam ma ne gjendje se shtubina i vjetshem kyt sezon nuk e di se cfar gjendjet ka.
Sa i perket pretendimeve ne i dime shum mire tesh sa vite qe po na mbajne me rrena kshtu qe asht e kote te presim gja tpakten te shofim djem shkodran ne loj.
Sa i perket pretendimeve ne i dime shum mire tesh sa vite qe po na mbajne me rrena kshtu qe asht e kote te presim gja tpakten te shofim djem shkodran ne loj.
-
- Administrator
- Posts: 4726
- Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
- Location: ITALI
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
ishalla nuk po demtohet njaq shume sa vjet. ky asht tu lane jashte edhe nallbanin.Miri wrote:kto 4 lojtar tham qe jam ma ne gjendje se shtubina i vjetshem kyt sezon nuk e di se cfar gjendjet ka.
po per ket jam dakort. e thashe edhe siper. mut se mut ma mire me t'ri shkodrane. por mos t'na thone qi jena pretendent se asht si me u talle me neSa i perket pretendimeve ne i dime shum mire tesh sa vite qe po na mbajne me rrena kshtu qe asht e kote te presim gja tpakten te shofim djem shkodran ne loj.
-
- Moderator
- Posts: 3865
- Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
- Location: My heart is where my home is
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Skodrinon wrote:
mut se mut ma mire me t'ri shkodrane. por mos t'na thone qi jena pretendent se asht si me u talle me ne
skodrinon a te vjen keq ta marr kyt frazen tande per veti, ta baj firme, se ke fol fjale qi nuk i lun topi
-
- Administrator
- Posts: 4726
- Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
- Location: ITALI
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
ti kam fale te drejtat e autoritMan in Redblue wrote:Skodrinon wrote:
mut se mut ma mire me t'ri shkodrane. por mos t'na thone qi jena pretendent se asht si me u talle me ne
skodrinon a te vjen keq ta marr kyt frazen tande per veti, ta baj firme, se ke fol fjale qi nuk i lun topi
-
- Webmaster
- Posts: 5601
- Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
- Skuadra: Vllaznia
- Location: Loro Boriçi
- Contact:
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Per mendimin tem Shtubina e ka ekzagjeru pak me ket deklarate, sepse nuk i jep kurajo djemve te rinj, por edhe denimi qe ka marr asht "CMENDURIA" e rradhes e drejtusve tane!!!
Nqs Vllaznia den me pretendu per me marr ndoj trofe, duhet sesban me marr lojtar me eksperience qe e njofin kampionatin shqiptar, me lojtar te rinj nuk kena force me ba ball 33 ndeshje!!!
Ishalla edhe Shtubina punon ma fart edhe e tregon vedin ne fushe e ja ne gazeta!!
Nqs Vllaznia den me pretendu per me marr ndoj trofe, duhet sesban me marr lojtar me eksperience qe e njofin kampionatin shqiptar, me lojtar te rinj nuk kena force me ba ball 33 ndeshje!!!
Ishalla edhe Shtubina punon ma fart edhe e tregon vedin ne fushe e ja ne gazeta!!
-
- Tifoz nderi
- Posts: 11278
- Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
- Skuadra: Ajax Vllaznia
- Location: Amsterdam Holland
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
edhe un mendoj se shtubina ka te drejte .Skodrinon wrote:Shtubina mund te kete fole se ka frike se po rrin pa lujt, por gjanat qi ka thane jane shume t'verteta. Vllaznia nuk asht pretendent se me U-19 nuk fitohet. Mundesh me fute 1 ose 2 te ri, por jo nji bllok 18 vjeçash e me pretendu per kampionat.
Kjo gja i ka djege shume Valterit, se ka hall me vazhdu me i hedh hi syve tifozave me gazetart e tij. Nuk i plas fort se paska kundershtu Shtubina tranerin jo.
shum gabim per pezullim
shtubina ka ba shum per vllaznine ,pavaresisht se keto kohet e fundit ka ken shum dobet
-
- Tifoz nderi
- Posts: 11278
- Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
- Skuadra: Ajax Vllaznia
- Location: Amsterdam Holland