Post
by Skodrinon » Fri, 20 Aug 2010 , 12:59
Shperthen Shtubina: “Me te rinjte nuk shkohet asgjekundi”
Nuk e shikoj Vllazninë si pretendente per momentin. Duhet të bëjmë kujdes dhe duhen aktivizuar lojtarët me eksperiencë, për të arritur këtë qëllim”. Ndriçim Shtubina, nuk ka dorashka kur flet per kuqeblute e ketij sezoni. Lojtari, që pret të shperthejë këtë sezon pas nje ndalese te papritur vitin e kaluar, nuk është shumë optimist për pretendimet e skuadrës. Futbollisti nuk eshte aktivizuar rregullisht gjate fazes pergatitore, pasi trajneri Radonjicc ka preferuar disa te rinj nga Akademia e klubit. Duket qarte qe Shtubina nuk e pelqen kete rrjedhe te ngjarjeve…
Kështu që vetë ai thekson se çdo gjë është zgjedhja e trajnerit dhe ekipi do të ndërtohet sipas punës së tij. Duke thënë se Vllaznia nuk mund të fitojë kampionatin, por vetëm të shpresoje për Kupë, madje me lojtarët e rinj, Shtubina nuk beson se skuadra shkodrane do të arrijë të fitojë një trofe. Duke u përgjigjur me pamedyshjen më të vogël të gjitha pyetejeve, Shtubina i mëshon faktit se tek formacioni bazë duhet të aktivizohen lojtarët me eksperiencë. Përsa i përket anës së tij personale, nuk dëshiron të shprehet, duke ia lënë çdo gjë kampionatit. Ndriçim Shtubina është cilësuar si një ndër talentet e Vllaznisë, para dy sezonesh. Ndërkohë që sezonin e kaluar, ai nuk ka qenë në një formë të mire, duke mos lënë shumë gjurmë. Këtë vit, ai pritet të jetë në formë maksimale dhe të bëjë më të mirën. Por mund të rrezikojë aktivizimin, pasi në shumë ndeshje të pakten miqësore, nuk ka qenë përzgjedhja e trajnerit. Nga sa mësohet, në ndeshjen ndaj Bylisit, ai do të jetë titullar. Vetë lojtari nuk e konfirmon, por burime nga stafi teknik, bejne te ditur për një gjë të tillë.
- Shtubina, keni deklaruar me pare se ky do të jetë sezoni juaj. Por në shumë ndeshje miqësore, keni qenë zëvendësues. Si e komentoni ju këtë fakt?
- Të them të drejtën, unë kam qenë në formë të mirë. Ato janë zgjedhjet e trajnerit dhe detyra ime është që të punoj sa më shumë. Por trajneri vendos se cilët lojtare do të aktivizojë dhe sigurisht që çdo gjë ndërtohet prej tij.
- Pra, ju nuk keni patur dëmtime, apo probleme te tjera?
- Jo, asnjë dëmtim, me përjashtim të dy ndeshjeve të fundit miqësore, që realizuam. Trajneri fillimisht më ka aktivizuar, më pas, ka bërë që unë të qëndroja ne pankine. Por ka qenë dhe një fazë testuese dhe sigurisht që nuk mund të aktivizoheshin të gjithë.
- Si e shikoni ju përzgjedhjen e trajnerit, duke u besuar të rinjve, para lojtarëve me eksperiencë?
- Ai ka të drejtë ta ndertojë skuadrën sipas mënyrës së tij. Por unë nuk mendoj se duhen aktivizuar lojtarët e rinj, para atyre me eksperiencë. Sigurisht që tek ekipi ka shumë talente, por që të ndërtosh bazën e ekipit, duhet eksperienca.
- Do jetë një Vllaznia pretendente?
- Jo, nuk besoj se do të jetë një Vllazni pretendente. Në krahasim me ekipet e tjera, merkato nuk është edhe aq e goditur. Më pas, duhet parë që të aktivizohen lojtarët me eksperiencë, që mbajnë bazën e ekipit. Unë mendoj se Vllaznia duhet të synojë në gjashte vendet e para në kampionat dhe të besojë për fitimin e Kupës së Shqipërisë.
- Në fakt, ju po tregoheni më pesimist se të gjithë drejtuesit, apo lojtarët e skuadrës…
- Unë dua të qëndroj më kembë në tokë dhe nuk dua të jem shumë optimist.
- Pra, ju nuk keni besim tek lojtarët e rinj?
- Nuk mendoj se ato duhen aktivizuar kaq herët. Mendoj se formacioni bazë duhet të ndërtohet me lojtarët e pjekur, më pas, ngadalë mund të aktivizoheshin të rinjtë. Nuk besoj se ekipi do të jetë i aftë të shkojë deri në fund të kampionatit, për të arritur titullin kampion.
- Vetë presidenti Fushaj kërkon një Vllazni pretendente?
- Që të jetë një Vllazni pretendente, mendoj se duhet aktivizuar lojtarët më eksperiencë. Unë kam besim vetëm atëherë, pasi ata do të marrin përgjegjësinë me vete dhe do ta nxjerrin ekipin kampion. Përndryshe, unë jam pak pesimist.
- Vetë trajneri ka thënë se, ka ndërtuar një ekip të mirë…
- Sigurisht që kjo Vllazni në qoftë se do të dalë kampion, do të jetë falë punës së tij. Po ashtu, dhe në qoftëse dështon, do të jetë ne baze te punes së tij. Prandaj është një trajner qe të ndërtojë skuadrën sipas dëshirës. Ky është mendimi im.
- Po në aspektin personal, ku mund ta shikojmë Shtubinën këtë sezon?
- Nuk mund të them asgjë. Unë jam në një formë të mirë dhe sigurisht do të bëj maksimumin për të ndihmuar skuadrën. Për mua ka rëndësi që kur të aktivizohem, t’i shërbej skuadrës.
- Në ndeshjen e parë ndaj Bylisit, do të jeni titullar?
- Nuk e di akoma, pasi trajneri akoma nuk e ka vendosur. Besoj se trajneri është duke na mbajtur në tension, për të na përgatitur në maksimum për këtë ndeshje.
- I trembeni konkurencës ju në repartin e mesfushës, fakt që do iu detyrojë të jeni rezervë?
- E kam dëgjuar dhe lexuar disa herë konkurencën. Nuk ka shumë konkurencë tek Vllaznia. Ata lojtarë janë. Në çdo repart dihet se kush janë lojtarët. Unë për vete, nuk i trembem aspak. Për mua nuk do të ketë shumë rëndësi. Për vete, nuk mund të them asgjë në qoftë se do të jetë sezoni im, apo jo. Por të shohim, se si do të shkojnë gjërat.
- Ndeshja e parë ndaj Bylisit, si mendoni?
- Sigurisht që ne synojmë ta nisim me fitore. Është e kotë të flas para ndeshjes. Më mirë t’ia lemë fushës së lojës.
s.expres