Re: Kategoria e Pare
Posted: Sat, 28 May 2011 , 14:59
Ngjitet Skrapari, pukjanët rrahin gjyqtarin e sfidës
Ka përfunduar në shkelma e grushte ndaj arbitrit të ndeshjes takimi Skrapari-Tërbuni. Një penallti e dhënë në fund të takimit nga ana e arbitrit, ka bërë që pukjanët të mos mbajnë më nervat dhe iu lëshuan me breshëri grushtesh e shkelmash “xhaketës së zezë”. Ndërkaq, kjo vetëm sa u ka nxjerrë dufin lojtarëve të Tërbunit, pasi skuadra ka rënë në Kategorinë e Dytë, ndërsa është ngjitur në të Parën, Skrapari. Në takimin tjetër të luajtur po dje, por në “Ruzhdi Bizhuta” në Elbasan, Gramshi ka arritur të fitojë mes tensionit me rezultatin e ngushtë 2-1 në ndeshjen e “play aut”-it ndaj Prrenjasit, duke mbijetuar kështu në Kategorinë e Parë. Ndërsa nga kampi gramshak kanë festuar gjatë për mbijetesën, në atë prrenjsak, situata ka degjeneruar në dhunë. Pas përfundimit të takimit, lojtarët e Prrenjasit janë përleshur me grushte, teksa akuzonin njëri-tjetrin për lënie të ndeshjes në këmbim të parave të ofruara nga skuadra kundërshtare. Ka qenë ndërhyrja e menjëhershme e policisë që neutralizoi situatën, duke shoqëruar në Polici edhe dy persona si nismëtarë të këtij sherri midis tyre. Në fund, pas një ndeshjeje me shumë ndërhyrje të ashpra dhe me kartona të shumtë, gramshakët kanë arritur të mbijetojnë në këtë kategori, falë golave të shënuar nga Ziambo dhe Goxhaj.
Gramshi-Prrenjasi 2-1
Golat: Ziambo 56’ (p), Goxhaj 80’/ Demiri 61’
Kartonë të verdhë: Ziambo, Goxhaj’, Lezi, Miroviç/ Lleshi, Bodurri, Basriu, Hoxha
Kartonë të kuq: A.Lleshi 55’, Ago 61’, Basriu 90’
Gjyqtarë: K.Meta (Tiranë), R.Çokaj, G.Koka (Lezhë)
Gramshi: Koçi, Magani, Peqini, Leskarovski, Bedgoviç, Miroviç, Lezi, Shahini (Malasi 89’), Trashi (Udeke 46’), Ziambo, Le.Koçi (Goxhaj 46’). Trajner: G.Stojku
Prrenjasi: Bërdufi, Dishani, Rira, Bodurri, Lleshi (Lamja 65’), Hoxha, Duka, Karaj, Demiri, Basriu, Hajdari (Kabili 75’). Trajner: L.Metani
Skrapari–Tërbuni 2-1
Golat: Rig.Karaj 46’, Pashako 123’(p)/ Rrustja 68’
Kartonë të verdhë: Jacaj, Lika, Gokaj, Shytani, Dibra, Meshi/ Hysko, Çeka
Gjyqtarë: S.Disha (Memaliaj), P.Puto, G.Bimi (Gjirokastër)
Skrapari: Spiraj, Hoxha, Demaj, Vargu, Allbani, Rig.Karaj, Greca (Bode 87’), Papleka (Hysko 25’, Hasa 72’), Pashako, Çeka, Brata Trajner: E.Dalipi
Tërbuni: Selimaj, Dibra, Shytani, Murati, Sa.Kaloshi, Rrustja, Lika, Gokaj, Pirani, Jacaj, Lifja (Meshi 103’) Trajner: A.Xhahysa
panorama