Post
by Edmond-Cela » Tue, 24 Apr 2007 , 19:26
Aludim/ Kampionati Shqiptar, Superliga apo Pazarliga?!
• Pretendojmë që kemi një Kategori Superiore, apo padronë që blejnë ndeshjet me para në dorë?
(Pjesa e dytë)
Skuadrat në Shqipëri duket se kanë filluar “pazaret” e tyre me leverdi në këtë fund kampionati. Ekipet e mesit të tabelës duke mos u rrezikuar për një rënie në inferioren dhe duke qenë të dalë jashtë nga çdo objektiv duket se janë më “zemërgjërët” dhe më të fituarit në këtë mes.
Elbasani: “Nuk jemi marshi i askujt, por kaqoli i dikujt”
Pavarësisht deklarimeve të drejtuesve verdheblu: “ne nuk jemi marshi i askujt”, duhet thënë se Elbasani është kthyer në një kaqol (4x4 e makinave të vjetra të viteve 80), pasi një javë më parë kishim një “tolerim” (le ta quajmë të tillë) ndaj Vllaznisë në “Loro Boriçi” dhe tani pas ndeshjes me Tiranën në “Ruzhdi Bizhuta” vjen kaqolizmi i rradhës, pasi Tirana fiton pa probleme. Por pas ndeshjes një lumë me akuza ndaj drejtuesve dhe futbollistëve elbasanas nga ana e tifozerisë vendase. Protestat e tyre duket se nxiten dhe më shumë nga ana e mediave, të cilat duhet thënë se gjithnjë luajnë rrolin e katalizatorit tek çështjet e nxehta në botën e futbollit. Mos harrojmë , “aty ku ka tym nuk është pa zjarr”, thotë populli, që praktikisht nuk gabon. Ajo që u pa nga të gjithë ditën e shtunë në Elbasan, nuk mundet të mënjanohet kollaj nga ana e tifozëve verdheblu. Kur për më tepër drejtuesit e Elbasanit lëshojnë deklarata të tilla si “politikën e futbollit e dimë vetë”, duke mos treguar as respektin minimal ndaj tifozëve të tyre, që duhet thënë se kanë qenë “arma plus” e Elbasanit në këto vitet e fundit. Por deri ku do shkoj ky Elbasan që tashmë mban mbi shpatulla titullin kampion? Përgjigja quhet Shkumbin, pasi Elbasani këtë javë i takon të jetë kaqoli i Shkumbinit...
Besa, shumë mungesa për një rezultat!
Sa tutje do të marshojë Besa dhe talentet e saj? Duket se përgjigja nga ajo që po shohim këto javë të fundit të kampionatit është “Kupa e Republikës”. Të bësh aleancë me Teutën do të thotë të kesh të sigurtë trofeun e Kupës, sigurisht nëse kjo e fundit do të dalë në finale, por bathët duken për një Besë “pro Teuta”, e cila pasi ka luajtur me mish e me shpirt një javë më parë ndaj Partizanit në “Selman Stërmasi”, duke marrë dhe kartona në lojën e përfunduar dhe duke parë lëshimin e ndeshjes në minutat e fundit ndaj Teutës në Kavajë, duket qartë aleanca mes këtyre skuadrave. “Fshati që duket nuk do kallauz”, thotë populli, që përsëri edhe këtë rradhë nuk gabon. Duket se kartonat që kanë marrë ndaj Partizanit një ndeshje para se të luajnë kundër Teutës nuk kanë qenë gjë tjetër veç se shumë letra me ngjyrë “verdh e kuq” për një rezultat të saktësuar më parë.
Dinamo, karikatura me karikaturista!
Dinamo e ka nisur shumë mirë këtë fillim kampionat nën drejtimin e Faruk Sejdinit, por më pas disa rezultate të dobëta vjen dhe shkarkimi i Xhaxhit. “Një dru i shtrembur, shtrembëron të gjithë stivën”, thotë populli, që përsëri nuk gabon. U mendua se “druri” i shtrembur ishte Sejdini dhe u hoq, por kur stiva vazhdon të iki edhe më shtrembur duhet gjetur se kush është me të vërtetë shtrembëruesi i saj. Drejtimi i skuadrës nga futbollisti trajner Redi Jupi nuk solli ndonjë “risi” të madhe në kampin dinamovit, por vetëm përçarje. Shembull i keq i saj ishte largimi për mungesë inpenjimi i portjerit Ilion Lika, një portier të cilin e ëndërrojnë shumë skuadra në Shqipëri. Tirana i hap derën për miqësi, por dinamovitët, mendojnë se do ta urrojnë për trashëgimi. Po harrojnë që Hidi dhe Nallbani janë akoma të celebruarit e skuadrës bardh e blu. Pas humbjes së derbit ndaj Partizanit, vjen një deklaratë “bombë” nga Jupi: “Kjo nuk është Dinamo, por një karikaturë e saj”. Por kështu spontanisht na lind pyetja - kush është karikaturisti i saj? Apo Dinamo në gjirin e saj ka disa të tillë, që po e ndryshojnë imazhin e karikaturës nga java, në javë? Këtë gjë e konfirmojë dhe rezultati dhe ajo çka u pa në fushë në ndeshjen e fundit ndaj Vllaznisë...
Shkumbini, një nëndetëse e vogël dhe dinake!
Shumë herë është menduar se skuadra peqinase do të bjerë në Ligën inferiore, por në fakt një gjë e tillë ska ndodhur asnjëherë. Shkumbini duke pasur për 2 vite rradhazi në fund të kampionatit në stolin e tij një trajnër si Faruk Sejdini, duket se ia ka vjedhur nofkën “nëndetëse” skuadrës së Dinamos. “Në qoftë se jeta nuk të ofron një lojë që ja vlen ta luash, atëherë krijo vetë një të tillë”, thotë populli. Dhe në Superligë nuk ka asnjë që krijon më mirë se drejtuesit e Shkumbinit në fund të kampionatit. Nuk është hera e parë dhe as e fundit. Nën drejtimin e Xhaxhit, Shkumbini është duke arritur objektivin e shpëtimit nga rënia në kategorinë inferiore. Dinakëria e tyre, është parë si në fitoren e shumë diskutuar në sezonin 2005-2006 ndaj Skënderbeut në Korcë 0-2, ashtu dhe në Shkodër ndaj Vllaznisë, pa harruar në Gjirokastër ndaj Luftëtarit në këtë kampionat.
Luftëtari, “viktima” e kilometrave të largëta!
Duket se skenarin e vuajtur nga skuadra e Skëndërbeut vitin e kaluar dhe “viktimën” e km të largëta do ta vuajë këtë sezon skuadra gjirokastrite. Po të shikosh me vëmendje duket po i njëjti skenar si ai i një viti më parë, që rëndoi me të padrejtë në shpatullat e korcarëve. Ku iku ai Luftëtar i fillim kampionatit, që nuk la ndeshje pa fituar në shtëpinë e tij? Kush janë ata që duan të largojnë nga superliga këtë skuadër? Përgjigjen duhët ta japi ndonjë specialist i urbanistikës, pasi vetëm ai mundet të na bëjë të ditur për ndonjë projekt autostrade Tiranë-Gjirokastër! Gjynah. “Ashtu si hyri ashtu do dali”. Eventualisht, “kur nuk të do një lagje, fajin kërkoje tek vetja.
Kastrioti, Tiranë-Krujë vetëm 30 minuta!
Skuadra e Kastriotit ka korrur një sërë rezultatesh pozitive nën drejtimin e ish-trajnerit Petrit Haxhiaj. Por duhet thënë se përveç vlerave në fushë, ndikimi dhe presioni i këtij qyteti ka “ndihmuar” në rezultatet e Kastriotit brenda fushe, pa dashur ti mohojmë dhe meritat e tyre sportive. Faktori “km” ndryshe nga skuadra gjirokastrite, për krutanët është një armë e fshehur, pasi ata janë shumë afër me Tiranën dhe grupin e “Rrugës së Elbasanit”. “Trimi i mirë me shokë shumë”, është ky Kastriot i Gjergjit 600 vjeçar. Fitorja e fundit përball rivalëve të Luftëtarit i ka forcuar ndjeshëm pozitat e tyre për një qëndrim në superioren.
Apolonia, shumë pak për të shpëtuar nga “ferri”!
Skuadra e Apolonisë e ka nisur shumë keq këtë kampionat. Problemet lojtarë-presidencë, duket se i kanë krijuar jo pak përçarje mes tyre. E vështirë për një skuadër që “luftohet” nga qindra djajë për ti rezistuar ferrit Superligë. “ Kush rron vetem me shprese, vdes i dëshpëruar”.
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.
[/color]