Lajme nga Liga Superiore

Diskutoni rreth ecurise , rezultateve , etj. të Kampionatit Shqiptar

Moderators: GOLDIAN, vllaznia1919

Post Reply
vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Fri, 13 Apr 2007 , 19:48

Ba mas me e dite un vaj halli. :lol: :lol: :lol:
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Post by Edmond-Cela » Tue, 17 Apr 2007 , 15:42

Flash nga KF Tirana - Shkëlqim Muça trajner deri në fund të sezonit

Muça, deri më 26 maj trajner i Tiranës

Shkëlqim Muça do të jetë trajner i Tiranës deri më datë 26 maj. Ky është lajmi zyrtar që vjen nga vetë goja e tij, që në të njëjtën kohë mban edhe postin e sekretarit të klubit. Fjalia e donatores Shefikat Ngjela, e cila pohoi se Muçës nuk mund t’i japim fletë-lavdërime, ia ka përforcuar edhe më shumë idenë ish-lojtarit të famshëm të 17 Nëntorit. Pra, pas ndeshjes së fundit në kampionat me Vllazninë, trajneri Muça do ta lërë bosh stolin drejtues, në pritje të një emri të ri, që do të marrë përsipër drejtimin e skuadrës në Europë. “Mund t’ju them se Tiranën do ta drejtoj deri më 26 maj, sepse më pas do të vazhdoj detyrën time, atë të sekretarit të klubit. Fillimisht, skuadrën e mora vetëm për pak kohë, derisa të qetësoheshin “ujërat”, por ishin donatorët ata që më pas më propozuan qëndrimin deri në fund të kampionatit. Në këtë mënyrë, unë automatikisht do ta mbyll këtë kapitull, madje, nëse shpallemi kampionë dy javë përpara, jam gati që ta lë vendin trajnerit të ri,”- përfundon Shkëlqim Muça.

Donatorët dhe presidenti, ata që munguan

Ishte ora 15:00, kur të gjithë lojtarët u futën në dhomat e zhveshjes për të zhvilluar analizën e premtuar, por ndërkohë munguan ata që kishin bërë të ditur se do të merrnin masa. E kemi fjalën këtu për katërshen e donatorëve, por edhe për presidentin e nderit, Bamir Topi, të cilët dje preferuan të qëndronin larg skuadrës, në pritje të ndonjë vendimi në ditët e ardhshme. Nuk është hera e parë në këtë sezon që drejtuesit më të lartë kërcënojnë me ndëshkime, por e vetmja herë kur gjërat janë tronditur nga themelet, ka ndodhur me shkarkimin e trajnerit Josa dhe përjashtimin e dyshes Patushi-Merkoçi.

Lojtarët, me kokë të varur në stërvitje

E kishin shumë të vështirë të thoshnin qoftë edhe një fjalë lojtarët e Tiranës pas barazimit me Flamurtarin dhe “dushin e ftohtë” që u dha donatorja Shefikat Ngjela. E gjithë skuadra dje zbriti në fushë me kokën varur, për të punuar me përgatitësin atletik, Rauf Dimraj. Që nga kjo javë, bardheblutë kanë nisur të mendojnë për transfertën me Elbasanin, fushë në të cilën gjithmonë e kanë pasur të vështirë për të marrë një fitore. Për këtë përballje, kryeqytetasve do t’u rikthehet Vioresin Sinani, i cili vjen pas një jave pezullim, si rrjedhojë e tre kartonëve të verdhë që kishte marrë.

Sporti Shqiptar
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Post by Edmond-Cela » Tue, 24 Apr 2007 , 19:26

Aludim/ Kampionati Shqiptar, Superliga apo Pazarliga?!

• Pretendojmë që kemi një Kategori Superiore, apo padronë që blejnë ndeshjet me para në dorë?


(Pjesa e dytë)

Skuadrat në Shqipëri duket se kanë filluar “pazaret” e tyre me leverdi në këtë fund kampionati. Ekipet e mesit të tabelës duke mos u rrezikuar për një rënie në inferioren dhe duke qenë të dalë jashtë nga çdo objektiv duket se janë më “zemërgjërët” dhe më të fituarit në këtë mes.
Elbasani: “Nuk jemi marshi i askujt, por kaqoli i dikujt”
Pavarësisht deklarimeve të drejtuesve verdheblu: “ne nuk jemi marshi i askujt”, duhet thënë se Elbasani është kthyer në një kaqol (4x4 e makinave të vjetra të viteve 80), pasi një javë më parë kishim një “tolerim” (le ta quajmë të tillë) ndaj Vllaznisë në “Loro Boriçi” dhe tani pas ndeshjes me Tiranën në “Ruzhdi Bizhuta” vjen kaqolizmi i rradhës, pasi Tirana fiton pa probleme. Por pas ndeshjes një lumë me akuza ndaj drejtuesve dhe futbollistëve elbasanas nga ana e tifozerisë vendase. Protestat e tyre duket se nxiten dhe më shumë nga ana e mediave, të cilat duhet thënë se gjithnjë luajnë rrolin e katalizatorit tek çështjet e nxehta në botën e futbollit. Mos harrojmë , “aty ku ka tym nuk është pa zjarr”, thotë populli, që praktikisht nuk gabon. Ajo që u pa nga të gjithë ditën e shtunë në Elbasan, nuk mundet të mënjanohet kollaj nga ana e tifozëve verdheblu. Kur për më tepër drejtuesit e Elbasanit lëshojnë deklarata të tilla si “politikën e futbollit e dimë vetë”, duke mos treguar as respektin minimal ndaj tifozëve të tyre, që duhet thënë se kanë qenë “arma plus” e Elbasanit në këto vitet e fundit. Por deri ku do shkoj ky Elbasan që tashmë mban mbi shpatulla titullin kampion? Përgjigja quhet Shkumbin, pasi Elbasani këtë javë i takon të jetë kaqoli i Shkumbinit...
Besa, shumë mungesa për një rezultat!
Sa tutje do të marshojë Besa dhe talentet e saj? Duket se përgjigja nga ajo që po shohim këto javë të fundit të kampionatit është “Kupa e Republikës”. Të bësh aleancë me Teutën do të thotë të kesh të sigurtë trofeun e Kupës, sigurisht nëse kjo e fundit do të dalë në finale, por bathët duken për një Besë “pro Teuta”, e cila pasi ka luajtur me mish e me shpirt një javë më parë ndaj Partizanit në “Selman Stërmasi”, duke marrë dhe kartona në lojën e përfunduar dhe duke parë lëshimin e ndeshjes në minutat e fundit ndaj Teutës në Kavajë, duket qartë aleanca mes këtyre skuadrave. “Fshati që duket nuk do kallauz”, thotë populli, që përsëri edhe këtë rradhë nuk gabon. Duket se kartonat që kanë marrë ndaj Partizanit një ndeshje para se të luajnë kundër Teutës nuk kanë qenë gjë tjetër veç se shumë letra me ngjyrë “verdh e kuq” për një rezultat të saktësuar më parë.


Dinamo, karikatura me karikaturista!
Dinamo e ka nisur shumë mirë këtë fillim kampionat nën drejtimin e Faruk Sejdinit, por më pas disa rezultate të dobëta vjen dhe shkarkimi i Xhaxhit. “Një dru i shtrembur, shtrembëron të gjithë stivën”, thotë populli, që përsëri nuk gabon. U mendua se “druri” i shtrembur ishte Sejdini dhe u hoq, por kur stiva vazhdon të iki edhe më shtrembur duhet gjetur se kush është me të vërtetë shtrembëruesi i saj. Drejtimi i skuadrës nga futbollisti trajner Redi Jupi nuk solli ndonjë “risi” të madhe në kampin dinamovit, por vetëm përçarje. Shembull i keq i saj ishte largimi për mungesë inpenjimi i portjerit Ilion Lika, një portier të cilin e ëndërrojnë shumë skuadra në Shqipëri. Tirana i hap derën për miqësi, por dinamovitët, mendojnë se do ta urrojnë për trashëgimi. Po harrojnë që Hidi dhe Nallbani janë akoma të celebruarit e skuadrës bardh e blu. Pas humbjes së derbit ndaj Partizanit, vjen një deklaratë “bombë” nga Jupi: “Kjo nuk është Dinamo, por një karikaturë e saj”. Por kështu spontanisht na lind pyetja - kush është karikaturisti i saj? Apo Dinamo në gjirin e saj ka disa të tillë, që po e ndryshojnë imazhin e karikaturës nga java, në javë? Këtë gjë e konfirmojë dhe rezultati dhe ajo çka u pa në fushë në ndeshjen e fundit ndaj Vllaznisë...
Shkumbini, një nëndetëse e vogël dhe dinake!
Shumë herë është menduar se skuadra peqinase do të bjerë në Ligën inferiore, por në fakt një gjë e tillë ska ndodhur asnjëherë. Shkumbini duke pasur për 2 vite rradhazi në fund të kampionatit në stolin e tij një trajnër si Faruk Sejdini, duket se ia ka vjedhur nofkën “nëndetëse” skuadrës së Dinamos. “Në qoftë se jeta nuk të ofron një lojë që ja vlen ta luash, atëherë krijo vetë një të tillë”, thotë populli. Dhe në Superligë nuk ka asnjë që krijon më mirë se drejtuesit e Shkumbinit në fund të kampionatit. Nuk është hera e parë dhe as e fundit. Nën drejtimin e Xhaxhit, Shkumbini është duke arritur objektivin e shpëtimit nga rënia në kategorinë inferiore. Dinakëria e tyre, është parë si në fitoren e shumë diskutuar në sezonin 2005-2006 ndaj Skënderbeut në Korcë 0-2, ashtu dhe në Shkodër ndaj Vllaznisë, pa harruar në Gjirokastër ndaj Luftëtarit në këtë kampionat.
Luftëtari, “viktima” e kilometrave të largëta!
Duket se skenarin e vuajtur nga skuadra e Skëndërbeut vitin e kaluar dhe “viktimën” e km të largëta do ta vuajë këtë sezon skuadra gjirokastrite. Po të shikosh me vëmendje duket po i njëjti skenar si ai i një viti më parë, që rëndoi me të padrejtë në shpatullat e korcarëve. Ku iku ai Luftëtar i fillim kampionatit, që nuk la ndeshje pa fituar në shtëpinë e tij? Kush janë ata që duan të largojnë nga superliga këtë skuadër? Përgjigjen duhët ta japi ndonjë specialist i urbanistikës, pasi vetëm ai mundet të na bëjë të ditur për ndonjë projekt autostrade Tiranë-Gjirokastër! Gjynah. “Ashtu si hyri ashtu do dali”. Eventualisht, “kur nuk të do një lagje, fajin kërkoje tek vetja.

Kastrioti, Tiranë-Krujë vetëm 30 minuta!
Skuadra e Kastriotit ka korrur një sërë rezultatesh pozitive nën drejtimin e ish-trajnerit Petrit Haxhiaj. Por duhet thënë se përveç vlerave në fushë, ndikimi dhe presioni i këtij qyteti ka “ndihmuar” në rezultatet e Kastriotit brenda fushe, pa dashur ti mohojmë dhe meritat e tyre sportive. Faktori “km” ndryshe nga skuadra gjirokastrite, për krutanët është një armë e fshehur, pasi ata janë shumë afër me Tiranën dhe grupin e “Rrugës së Elbasanit”. “Trimi i mirë me shokë shumë”, është ky Kastriot i Gjergjit 600 vjeçar. Fitorja e fundit përball rivalëve të Luftëtarit i ka forcuar ndjeshëm pozitat e tyre për një qëndrim në superioren.
Apolonia, shumë pak për të shpëtuar nga “ferri”!
Skuadra e Apolonisë e ka nisur shumë keq këtë kampionat. Problemet lojtarë-presidencë, duket se i kanë krijuar jo pak përçarje mes tyre. E vështirë për një skuadër që “luftohet” nga qindra djajë për ti rezistuar ferrit Superligë. “ Kush rron vetem me shprese, vdes i dëshpëruar”.
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Post by Man in Redblue » Thu, 26 Apr 2007 , 14:20

po postoj te vecantat e ndeshjes Teuta Partizani se jan me tvertet shum tevecanta:

Të veçanta
-Në tribunën ballore binte në sy prania e tifozëve të Partizanit dhe Teutës të cilët pavarësisht shiut që binte në “Qemal Stafa” vazhdonin të mbështesnin ekipet e tyre. Numri i tyre si kalonte 500 – të
-Në tribunën VIP ishte i pranishëm presidenti i Partizanit Z.Albert Xhani
-Të dy trajnerët kanë qëndruar në këmbë gjatë gjithë lojës
-Në përfundim të ndeshjes lojtarët e Partizanit kanë qenë shumë të mërzitur dhe janë shtrirë në fushën e lojës , e kundërta ka ndodhur më lojtarët e Teutës të cilët kanë përshëndetur tifozët e tyre si në tribunën ballore ashtu dhe në atë kryesore




ne kyt forum a than i her qi vllaznia se meriton me dal nevrope, qe pra kush po del ne evrope: teuta qi megjith tifozat e partizanit sarrin me i ba 500 vete,

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Thu, 26 Apr 2007 , 20:28

O naqe po se meritume na kta tjert as qe flitet.
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Post by Man in Redblue » Thu, 10 May 2007 , 16:55

a e pate i her "Masakren e Qemal Stafes " :lol: , edhe qemalit i jan qu lesht e krese kur ka pa njat lloj karatejet ne ndeshjen Tir- Partizani, spektakolare ka ken se si fluturoshin her "morrat" e kuq e her "pleshtat", jam aj tu qesh kur kam pa rubriken sportive te alsati

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Post by GOLDIAN » Sat, 12 May 2007 , 21:44

NJE ANDERR KAM
BESA E BIZHDILIT NE NDEHSJE KAMPIONATI ME VELECIKUN E KOPLIKUT NE KATEGORI TE DYTE

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Post by Man in Redblue » Sat, 12 May 2007 , 23:26

Vdekje klinike” per kampionatin shqiptar

Pas shume e shume javeve qe flitej trumpetohej, apo edhe thuhej neper media, nga specialiste dhe njerez te futbollit, por edhe gazetare, sot, futbolli shqiptar perfundimisht i ka dhene fund edhe shenjes se fundit te jetes.

Stadiume te boshatisur ne te kater anet e Shqiperise, aq sa te dukej sikur po zhvilloheshin stervitje dhe jo ndeshje. Ne Tirane, Partizani mund Shkumbinin, 5-0 ne “Qemal Stafa”. Numri i tifozeve: 15 ne tribunen B 0 ne ate perballe. Po keshtu, perseri ne kryeqytet, Dinamo ka mundur 2-0 Kastriotin, presidenti i krutaneve vetem nje dite me pare ka deklaruar doreheqjen e parevokueshme nga skuadra.



Numri i tifozeve: Tribuna kryesore 10, tribuna perballe 0. Nje fitore, shume te diskutueshme, por megjithate te merituar ka arritur Teuta, ne “Niko Dovana” te Durresit, e cila ka mundur me rezultatin e paster, 2-0, Tiranen e saposhpallur kampione te Shqiperise. Numri i tifozeve ne stadium: Ne tribunen kryesore 78, ne ate perballe 50. Ne plazh, thuajse 3000. Pra, duket se ne Durres ka patur me shume tifoze, kjo ndoshta edhe pse tashme ka nisur sezoni i plazhit.



Nje humbje, qe i ka shkaktuar shkarkimin trajnerit te Beses, Vasil Bicit, kane bere edhe kavajasit, te cilet jane mundur me rezultatin 1-2 nga Luftetari i Gjirokastres brenda ne “shtepine” e tyre. Numri i tofzeve: Shume i paket. Fiton Vllaznia ndaj te saporenes Apoloni ne “Loro Borici” te Shkodres, ndersa Elbasani ka barazuar, 1-1, me te “copetuarin” Flamurtar, por edhe ketu numri i tifozerise ka qene per te ardhur keq. Pra, nje kampionat, ku jo vetem nga dita ne dite jane humbur shikuesit dhe interesi, por duket se me ne fund, ai ka vdekur krejtesisht.




:!: TURP

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Sun, 13 May 2007 , 02:24

GOLDIAN wrote:NJE ANDERR KAM
BESA E BIZHDILIT NE NDEHSJE KAMPIONATI ME VELECIKUN E KOPLIKUT NE KATEGORI TE DYTE

Hajt ishalla bahet realitet njaja andrra jote naqe :)
:wink:

Bicin e paskan hek prej detyret ?!!!
Mire ja kane ba :) :wink:
Vllaznit Ultras

Image

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Sun, 13 May 2007 , 03:18

Papappapa marre me i than kujt qe as 100 vete nuk shkojne ne stadium !!!

Ka nji ane skane faj, se sa me ik me pa teater ne stadium me aktore jo prefesionista (mgjth kane fillu me ja marr doren) ma mire me ik me pa nje komedi ne TEATER me aktore prefesionista.
Vllaznit Ultras

Image

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Sun, 13 May 2007 , 14:07

Si kan me shku ne stadjum kur dine se si dahet neshja para se me fillu.
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Mon, 14 May 2007 , 02:50

vllaznia1919 wrote:Si kan me shku ne stadjum kur dine se si dahet neshja para se me fillu.
Ja ja normale naqe, marre me i than kujt.
Une s'di ca ban kja Federata jone, si nuk bashkpunon me ministrine me ba nji ligj te vecante per sportin ku te denojne skuadrat qe merren me spekullime e mashtrime sportive !!
Vllaznit Ultras

Image

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Mon, 14 May 2007 , 13:14

Kercet leku naqe ka tana krahte. :lol: :lol: :lol: :lol:
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Post by Man in Redblue » Sun, 17 Jun 2007 , 15:22

Burrelit ia kishin hek denimin ne Lozane, ishalla po i hyn friga federates e ia redukton denimin joses.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Sun, 17 Jun 2007 , 17:18

Ishalla fjala jote ne vesh te Lozanezve. :lol: :lol: :lol: :lol:
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Post by GOLDIAN » Mon, 18 Jun 2007 , 10:01

kjo asht dicka qe vetem ne shqipni mund te ndodhi
josa denohet rende per ate gjest
kurse burreli qe per pak vdiq nje nga mjeshtrat e futbollit i hiqet denimi
tash e mrapa edhe ne shkoder te mledhen da kasape e te presin na kend
i perjashtuar

Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Post by Edmond-Cela » Mon, 18 Jun 2007 , 11:05

luftin a????
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Mon, 18 Jun 2007 , 13:52

Ja ma se asht gjynah fukaraja. :lol: :lol: :lol: :lol:
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

forri
Kuqeblu Perjet
Kuqeblu Perjet
Posts: 859
Joined: Mon, 19 Sep 2005 , 11:37
Skuadra: Ça pyetje?!!!!!
Location: Tiranë
Contact:

Post by forri » Mon, 18 Jun 2007 , 13:55

Edmond-Cela wrote:luftin a????
Jo mor!se nuk e ka mishin e mirë dreqi!!! :lol: :lol: :P
Para VLLAZNIA!

User avatar
Ultras Kuqeblu
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 209
Joined: Fri, 26 Jan 2007 , 20:00
Contact:

Post by Ultras Kuqeblu » Tue, 19 Jun 2007 , 02:39

Asht mish i vjeter e zihet kadale. :lol: :lol: :lol:
PARA VLLAZNIAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAA

Post Reply