Page 2 of 4
Posted: Fri, 09 Feb 2007 , 00:58
by Ultras Kuqeblu
kta kenkan bookmakersa jo vec i bjekan shkop kta kujtojne se jane skuadra te forta ku kujtojne se i len me marre pike partizani bela bela po mendja sma merr spaskandite me i vu si bazohen kta ose cfar koficenti kane qe i vene kta baste apo ja fusin si kau pels
Posted: Fri, 09 Feb 2007 , 14:14
by vllaznia1919
Per mu sja kan fort idene kampionatit tone,por edhe krejt te gabume sjane.
Posted: Fri, 09 Feb 2007 , 17:49
by Edmond-Cela
Josa: Vllaznia do kenaqej vetem me fitore
Friday, 09 February 2007
Për të nuk ka shumë rëndësi nëse skuadra e tij luan mirë apo keq. E rëndësishme është që ajo të marri pikët maksimale në çdo ndeshje dhe të ngjitet sa më lart në renditje për të arritur objektivat e saj. Kështu mendon trajneri i Vllaznisë Mirel Josa e në lidhje me këtë koncept ai të jep edhe shembujt kur kuqeblutë i kanë pasur të dyja këto. Ndërkohë për ndeshjen e sotme me Dinamon vëmendja është maksimale. Josa e vlerëson së tepërmi kundërshtarin e rradhës dhe kjo duket edhe në intervistën e tij për “Sporti Shqiptar”:
-Profesor,sa e rëndësishme është ndeshja e sotme kundër Dinamos për Vllazninë?
-Për Vllazninë të gjitha ndeshjet janë të rëndësishme. Kemi parë që ndeshjet jashtë fushës sonë i kemi interpretuar deri diku mirë ndërsa më shumë vështirësi kemi hasur në ndeshjet brenda. Pra të gjitha ndeshjet për ne duhen vlerësuar në maksimum si brenda ashtu edhe jashtë fushe.
-Por sot është përballë Dinamo. A ndryshon vlerësimi në këtë rast?
-Kuptohet që ne e kemi të qartë se përballë do kemi Dinamon. Një skuadër që është vetëm 3 pikë larg nesh në renditje, një skuadër që e ka interpretuar gjithnjë mirë futbollin. Thjesht është një skuadër cilësore. Pra rëndësia e këtij takimi rritet jo vetëm sa i takon objektivit për të marrë tre pikër por secila prej skuadrave kërkon të ngjitet në renditje.
-Vllaznia shkon në Tiranë me objektivin për të kapur dy rezultate duke përfshirë këtu edhe barazimin apo vetëm fitoren?
-Unë do të isha i kënaqur natyrisht duke e fituar ndeshjen, siç do ishte i kënaqur çdo trajner. Por të shohim mënyrën sesi do zhvillohet ndeshja sepse për shembull me mënyrën si u zhvillua ndeshja në Vlorë, unë u kënaqa edhe me barazimin.
-Gjithnjë në lidhje me këtë takim, ka pasur kritika nga presidenti për lojën e dobët ndaj Flamurtarit. Do reflektojë skuadra në lidhje me këtë?
-Kritika natyrisht që do ketë sepse po të mos kishte kritika, Vllaznia do ishte kampione. Por unë siç e thashë jam më shumë i interesuar për pikët sesa për lojën. Ne ndaj Tiranës pak javë më parë kemi luajtur mjaft mirë por humbëm dhe ajo lojë nuk vlejti asgjë.
-Në Tiranë Vllaznia përgjithësisht ka luajtur mirë gjithnjë. Ky faktor është një plus më tepër për ndeshjen e sotme me Dinamon?
-Vllaznia ka luajtur mirë në ndeshjet në Tiranë por ka luajtur edhe keq. E thashë edhe më lart, kjo nuk ka shumë rëndësi. E rëndësishme është si do t’i zbatojnë lojtarët detyrat që do iu jap dhe a do jenë në gjendje për të dalë në lojën e tyre të vërtetë.
-Së fundi kanë mbetur edhe 4 ndeshje deri në përfundimin e fazës së dytë. Mund ta kapi Vllaznia vendin e dytë deri atëherë?
- Posi jo , ky është objektivi ynë dhe do bëjmë ç’është e mundur për ta arritur.
Gjergj KOLA
Posted: Fri, 09 Feb 2007 , 18:29
by Edmond-Cela
Formacion: Cani ne fushe, Gudjabi ne stol
Friday, 09 February 2007
Ishte një nga pyetjet që është shtruar gjatë gjithë javës. Kush do luante Cani apo Gudjabi në sulm? Trajneri Josa dje nuk ka pasë dëshirë të thoshte asgjë në lidhje me formacionin anti-Dinamo por burime pranë skuadrës bëjnë të ditur se si titullar ndeshjen do ta nisë Nevian Cani. Ndërkohë senegalezi Gudjabi do të jetë i gatshëm në stol dhe mund të aktivizohet në pjesën e dytë. Të paktën kështu bëhet e ditur ndërsa pikat e tjera të formacionit thujase janë marrë vesh teksa do luajnë edhe Lici i rikthyer pas skualifikimit dh kosovari Miroci.
Posted: Fri, 09 Feb 2007 , 18:31
by Edmond-Cela
Ekipi shkodran e ka kaluar natën e mbrëmshme në kryeqytet. Ka qenë trajneri Josa ai që i ka kërkuar presidentit Fushaj akomodimin e skuadrës që një natë më parë në Tiranë dhe kjo kërkesë e tij është marrë menjëherë parasysh. Ky është edhe një nga ndryshimet e epokës “Josa” sepse paraardhësi i tij Shulze preferonte që ekipi i Vllaznisë të udhëtonte edhe për në Peqin brenda ditës së ndeshjes. Kuqeblutë kanë lënë Shkodrën dje pasdite në orën 16.30 dhe janë sistemuar në Hotel “Eklips”.
Gjergj KOLA
Posted: Fri, 09 Feb 2007 , 22:02
by vllaznia1919
Edhe mu me duket ma llogjike mas me udhtu diten e neshjesh.
Posted: Fri, 09 Feb 2007 , 22:43
by Edmond-Cela
hajde ishalla me nje fitore! por per mendimin tim tranjeri duhet me fute ne loje shum lojtare ne ri ne ndeshje se ato do jen e armthja e vllaznias. mos harroni se ne shkoder ka talenta sa te duash. ato dojn vetem pak ekspirence ne skuander e pare.
Posted: Sat, 10 Feb 2007 , 07:47
by Shkodrani81
Taman pa thu ma Edmond, por shumica ktu s'pa dojne me kuptu m'duket ose bajne demek. I ka mbet pishman disave se nuk kena ble Plakun, me t'thane mendja se Plaku e ardhmja e Vllaznise. Ca mar kryt me Plakun e me Gjyshin, kena shkodran boll talenta, vetem sic the ti dojne pak ekperience qe me e hek emocionin ne fushen jeshile. A doni Vllazni apo Shqiperi?? Vllaznia asht e Shkodres pra, e s'asht e tan Shqipnise qe me ba ekip mezor tu marr Vlonjat e Tiranas e Elbasanllinj, ku meti Vllaznia manej????
Une tham, po nuk qeme t'zotit me ba nji Vllazni me shkodran, atehere kot me i than Vllazni manej. E ca na duhen tjeret, rrijne 2 muaj, manej kerkojne me ik se merziten, njeni thet "dua te qendroj prane familjes", me t'than mendja se e ka familjen n'Kine e ja 2 ore lerg. Tjetri tash pa del e thet "me kerkon mamaja". Ca duhen ta? Losin pa zemer n'fushe se s'jane shkodran. Rrogen e marrin se e marrin.
Me ken si Valteri, nuk merrem fart me blemje, por me i stimulu t'rinjt shkodran, edhe me ble nuk asht keq, por ja me u var aty, ja pa Plaku, e ja pa I Riu.
Ma bani hallall vlla, por mu s'me pelqejne muhabetet e disave ktu, qe e bajne Vllaznine si me ken skuader lagjesh. Futbolli ka ngritje e ulje vlla, topi i rrumullaket asht, itash jena mire, itash keq, e ca me ba tash, me shku me i kerku ndihme Plakut e tjereve me na ngrit Vllaznine a?? Ja he burr se s'ka met Shkodra pa futbollista.
Respekte!
Posted: Sat, 10 Feb 2007 , 13:34
by Edmond-Cela
a din gja ndo njani a jepet dinamo vllaznia ne supersport
Posted: Sat, 10 Feb 2007 , 15:01
by Admin
Edmond-Cela wrote:a din gja ndo njani a jepet dinamo vllaznia ne supersport
SuperSport 3 e jep ndeshjen naqe
Posted: Sat, 10 Feb 2007 , 15:31
by Shkodrani81
Mbaroi pjesa e pare Dinamo 0 - 0 Vllaznia. Po thojne qe kane hup kta tonet dy raste te pastra. Hajt inshallah i bajne n'pjese t'dyte.
Posted: Sat, 10 Feb 2007 , 16:30
by Edmond-Cela
maroje 0-0 te tjerat
Luftetari - Tirana 0-2
Dinamo - Vllaznia 0-0
Partizani - Kastrioti 1-0
Apolonia - Elbasani 2-2
Teuta - Shkumbini 1-1
Besa - Flamurtari 3-0
Posted: Sat, 10 Feb 2007 , 18:05
by forri
A ju thash mor shokë?!!!!!
E morri dreqi kët punë sot me dinamon nesër me partizanin e hajt ta arrish ma Tiranën.
Sot vura re diçka të papëlqyeshme tek skuadra jonë.Sulmuesit ishin të mirë por as mundoheshin hiç me bashkpunu me njëri-tjetrin,kombinonin vetëm kur s'kishin ku ta çonin topin.Mendoj se Josa duhet me punu mëshum me ta.Ishte nji rast kur dolën dy sulmues tonë vetëm për vetëm me portierin dhe sulmuesi jonë dukej shum i lexushëm që do gjuante direkt topin,në vënd që ta pasonte topin te lojtari tjetër që ishte fare i lirë në krahun e majtë të sulmit,shkon dhe e gjun vet topin direkt e në duart e portierit.
Posted: Sat, 10 Feb 2007 , 21:38
by kuqeblu
E morri lumi edhe ket kampionat
Hajt t'fitojn kupen t'pakten simjet
Posted: Sat, 10 Feb 2007 , 21:43
by GOLDIAN
me falni qe jam pesimist por besoj se pervec pesimistit jam dhe realist.me vjen keq per josen qe drejton nje skuader te tille
Posted: Sat, 10 Feb 2007 , 23:27
by iliriny
Tjeta juj burra! Me thane te drejten m'u ba qejfi qe barazume sot. Jo sepse na u desht gja barazimi, por se kena fillu me thy tabu me skuadrat e kryeqytetit. Mos harroni se deri vjet Dinamoja na ka ardh hakut si ne Tirane ashtu edhe ne Shkoder. Arsye tjeter pse jam i gezum asht se kena lujt pergjithesisht ma mire se Dinamoja sipas komenteve. Nuk po flas per Tiranen, se e kam thane tre vjet me zgjat kampionati me njikyt perbamje qi kena nuk e marrim kampionatin sepse s'kena lojtar pyke me eksperience. Dhe kjo doli sot. Disa me paten kritiku per kete dhe fjalet e mia u vertetunen sot. Jam i gezum per faktin se me 3-4 sulmuese cilesor dhe me rritjen psikologjike dhe fizike te Sukajt dhe Canit kampionati tjeter ka me kene i joni. Mbane ne mend kete qe po ju them. Vendi i dyte asht plotesisht i arritshem duke pase parasysh kalendarin Ndeshjen me te veshtire e parashikoj me Fierin, qe keta te tonet duhet me lane kocat ne ate ndeshje per me e fitu. Masandej t'ia lajme fazes se trete per me pa se ca po bajne karajfilat tone. Para Vllaznia.
Posted: Sat, 10 Feb 2007 , 23:38
by BLEDI
Tjeta juj
Edhe barazimi nuk ashte keq se tuj pa realitetin nuk kena ardhe hala ne forme se dona dy tri loj sa ta marrin vedin e tju kalojne pija edhe lojtarve se edhe ata kan pas festa jo vetem na, po si thot Goldiani me vjen keq per Josen se ashte trajner i mir e kishte pas hallall me ja pa ble edhe nja dy lojtar tjer,e di se ta pa thuni ke me ble po tuj i pa rezultatet edhe kapacitetin e lojtarve ateher dihet se qa ashte mangut.
Edhe sa per lojtar Shkodran jam me ju aty po tuj pa se ata jan te ri ateher per mendimin tem duhet naj lojtar me experience ejo lojtar qe dalin publikisht neper gazeta e thojne qe nuk kan qjef me lujt ma ne shkoder,kshu qe nuk kena qa me prit ma prej ksaj skuader,po t'marrin pike sa te munden e te perfundojne te pakten ne UEFA e ishalla vitin tjeter me nji VLLAZNI kampione me Josen ne kry ishalla
Posted: Sun, 11 Feb 2007 , 01:17
by Shkodrani81
Une per vedi s'jam i knaqun me barazimin por n'fund t'fundit ma mire se me hup, dhe persa i perket pesimizmit un nuk jam, por edhe realist jam dhe e tham se Tirana per kyt kampitonat asht e pakapshme, por vendi i dyte per mu nuk asht edhe fart i veshtire. Teuta s'mujti me rrah Shkumbinin mren, dhe u tha ktu qe Teuta nuk e diskuton me fitu mren, ja pra qe edhe aja nuk mujti. Pernjat tham un se topi asht i rrumullaket dhe nuk i dihet. Nuk kane naj nivel te nalte skuadrat tjera karshi nesh. Jena tan njatu njatu. Por une jam optimist per nje vend te dyte ne klasifikimin perfundimtar.
Dhe mas thoni se na vjen keq per Josen he burra se nuk asht Kapeloja, se ai ka ken me skuadra ma te dobta se na vjet. Por thoni se inshallah forcohet ekipi jone duke u ba sebeb Josja, se me te vertete asht i mire si tranjer, por mos i qoni njerzit n'qiell.
Para Vllaznia!
Posted: Sun, 11 Feb 2007 , 09:55
by iliriny
i gzofte Vllaznia fanelat e reja. A i pate, m'u duken tamam si fanela qe ka pas Vllaznia ne vitet 80. Hajt ishalla sjellin fat ato fanela e bahet ndaj mrekulli vitin tjeter, se kyt vite kena arrit objektivin: mos me ba gabim me fitu kampionatin.
Posted: Sun, 11 Feb 2007 , 12:30
by kuqeblu
iliriny wrote:i gzofte Vllaznia fanelat e reja. A i pate, m'u duken tamam si fanela qe ka pas Vllaznia ne vitet 80. Hajt ishalla sjellin fat ato fanela e bahet ndaj mrekulli vitin tjeter, se kyt vite kena arrit objektivin: mos me ba gabim me fitu kampionatin.
Me than t'drejten un n'vitet '80 s'i kam pas pa, pa tlezetshme kekan. Ishalla pa na japin shanc, po u dukan i fije si t'Kaljarit