Fshf

Diskutoni rreth ekipit tone Kombetares ,futbollisteve te saj , etj.

Moderator: GOLDIAN

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Fshf

Post by GOLDIAN » Tue, 20 Oct 2009 , 18:24

Man in Redblue wrote:1. Duka po shkaterron futbollin shqiptar-sa ma pare qe te largohet-aq ma mire!

2. Rudi Vataj :? :? normalisht qi si person qe ka lujt, jetu e punu ne perendim, i njef strukturat moderne te futbollit, por problemi qendron se shpesh shqiptaret "e perendimit" kur vjen puna me ba dicka per shqipnine bahen edhe ma te korruptume se shqiptaret nshqipni-megjithate DUKA IK

shqiptaret "e perendimit" kur vjen puna me ba dicka per shqipnine bahen edhe ma te korruptume se shqiptaret nshqipni-megjithate DUKA IK[/quote][/b]
i perjashtuar

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Fshf

Post by Skodrinon » Fri, 20 Nov 2009 , 15:49

Rudi Vata ne Ora News

Ish- kapiteni i kombëtares shqiptare të futbollit, në fundjavën e kaluar ka qenë i ftuar në studion e televizionit
“Ora Neës” ku ka shpalosur një pjesë të platformës së tij për postin e presidentit të FSHF-së. Ai ka dalë hapur
kundër presidentit aktual Armando Duka dhe ka folur me tone të ashpra për mënyrën si ai e ka drejtuar prej 8 vitesh këtë institucion. Më poshtë po publikojmë edhe njëherë disa nga deklaratat më të forta të Rudi Vatës në të parën dalje publike të tij në një media që pas zyrtarizimit të kandidaturës së tij për postin e presidentit të Federatës së futbollit:


- Kam dëgjuar se janë 3 apo futbollistë të kombëtares që kanë shitur ndeshjet. Në qoftë se Rudi do kishte qoftë
edhe një fakt për emrat e tyre, ju betohem për nderin e flamurit se do i bëja publike, qoftë edhe për vëllain tem, qoftë për gjakun tem. Më vjen keq që nuk kam edhe një fakt të vetëm sepse e quaj poshtërsi që mund t’i bëhet këtyre tifozave që bëjnë mijëra kilometra rrugë për të ardhur e për të ndjekur kombëtaren e tyre të zemrës në kohë me shi, me breshër. Është trajtimi më i keq që mund t’i bëhet një kombëtareje, një kombi.

- Kam folur gjithmonë. Ish-shokët e mi të skuadrës janë prezent. Rudi Vata ka qenë gjithmonë kritik dhe në
mbrojtje të ekipit kombëtar. Ka qenë Rudi Vata që ka ngritur zërin. Kam bërë detyrën time edhe kur kam qenë në ekip kombëtar dhe e bëj edhe tani sepse kam obligimin tim për futbollin shqiptar, për ekipin kombëtar. Kritika
ime ka qenë në vazhdimësi. Nëse Igli Tare dhe Rudi Vata janë eliminuar në kombëtare, ka ndodhur sepse zotërinjtë
e Federatës shqiptare të Futbollit nuk kanë dashur t’i kenë. Sepse ata nuk duan liderë, prandaj në forma
diktatoriale, në format e tyre, këto figura dhe shumë të tjera që kanë personalitet, eliminohen me këto lloj formash dhe mbahen larg ekipit kombëtar.

- Në futbollin shqiptar kemi vetëm dështime. Po të shikosh edhe ekipin e 19 vjeçarëve, edhe atë të 21 vjeçarëve, kanë vite që drejtojnë të njëjtit njerëz ndonëse me rezultate zhgënjyese. Janë me dhjetra trajnerë që presin rradhën, shansin e tyre dhe nu u jepet e drejta të përfaqësojnë një ekip kombëtar. Pyetja më direkte duhet t’i
bëhet personit që i zgjedh trajnerit dhe është ai që kërkon llogari dhe rezultate këtyre trajnerëve.

- Nuk më është bërë asnjë ofertë për të punuar me drejtuesit e Federatës dhe jo vetëm që nuk më është bërë një ofertë e tillë por ju thashë që kam përfaqësuar Litbarskin në bisedimet për trajner të kombëtares shiqptare dhe tha në projektin e tij se Rudi Vata do ishte pjesë e këtij stafi. Por Litbarski megjithëse kishte projektin më serioz,
nuk u zgjodh për të qenë trajner i kombëtare vetëm se në stafin e tij ishte Rudi Vata. a Sot do t’i refuzoja të gjitha ofertat që do më vinin nga ana e Federatës. Nuk mund të punoj me njerëz që nuk dinë të kërkojnë llogari ose nuk dinë se çfarë të kërkojnë. Vetë president ii FSHF-së nuk e di gjendjen e futbollit tonë, nuk i njeh problemet e tij.

- Mbetet në mendjen time dëshira që një ditë të drejtoj ekipin kombëtar. Por do ta bëja me njerëz të përzgjedhur, me dëshirë me plane të qarta.

- Unë kam të drejtën absolute si shqiptar i mirë, si shqiptar punëtor që ka nderuar vendin e tij në çdo shtet a vend
ku ka punuar. Kam të drejtën absolute të kërkoj të jem trajner i ekipit kombëtar apo president i Federatës dhe këtë nuk mund të ma mohojë askush. Jam absolutisht i bindur se kam të drejtë të përfaqësoj ekipin kombëtar edhe si
drejtues, edhe si trajner. Jam gjithmonë në garë me vetveten, edhe me të tjerët. Ambicja më e madhe është të
arrij në majat e futbollit.

- Nuk i trembem ballafaqimit të votës as me Dukën sepse nga ana profesionale jam më i përgatitur se Duka.
Në këto momente mendoj se kam një mbështetje shumë të mirë nga shumë njerëz të ndryshëm, nga shumë futbolldashës, nga specialistë të shumtë të cilët duan ta shohin futbollin shqiptar të ecë përpara nga ana
profesionale. Mendoj se di të menaxhojë mirë edhe punët e Federatës dhe sfida profesionale nuk më tremb.
Nëse në Shqipëri do ketë një garë profesionale, jam i bindur se do fitoj. Nëse do ketë ndonjë garë në forma të tjera, pastaj nuk e di.

- Me politikën kam marrëdhënie fantastike. Rudi Vata ka përfaqësuar flamurin shqiptar, gjithë shqiptarët kudo
që jam. Kam mbajtur shiritin e kapitenit në krah dhe nuk kam përfaqësuar asnjë parti politike. I dua të gjithë
në krahë, kombëtarja ka nevojë për të gjithë. Nëse do jem drejtues i Federatës, interesi im primar do jetë të bashkëpunoj me të gjithë.

- Figura të tilla si Bledar Kola, Sokol Kushta, Hysen Zmijani, Fatbardh Jera, Agustin Kola, Perlat Musta janë tepër të nderuara që medoemos duhen rehabilituar, duhen sistemuar në Federatën Shqiptare të Futbollit. Është e vetmja mënyrë për të dhënë një shembull të mirë se ka ardhur momenti i kthesës së madhe, i njerëzve që kanë vlera.

- E para që do bëjë unë, do kem përkushtim maksimal në zyrë dhe do
ballafaqohem me problemet që ekzistojnë. Do kem prioritet takimet me gjithë klubet,
me gjithë sponsorët e tyre në mënyrë që ata të shfaqin ambicjet e tyre për klubet që
drejtojnë.

- Ëndërra ime e çmendur është që të ndërtohet një stadium kombëtar dhe
stadiumi i ri të bëhet tek Liqeni Artificial. Aty do të ishte një ndërtim modern. Ambjenti
do ishte tepër madhështor por duhen njerëzit që kanë zemër për t’i bërë këto gjëra.
Duhet mbështetje maksimale nga shteti, pushteti lokal etj. Ky është ndër projektet e mia
më të mëdha.

vllaznimi sportiv

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Fshf

Post by Skodrinon » Fri, 20 Nov 2009 , 15:56

Dashka me hedhe kandidaturen edhe Bardh Jera. Nuk ka kapacitet ky me ba presidentin

Kush ka me votu:

Klubet e superiores 2 delegatë (12 ekipe x 2 vota= 24 vota)
Klubet e kategorisë së parë 1 delegat (16 ekipe 1 votë= 16 vota)
Klubet e kategorisë së dytë 1 delegat (26 ekipe x 1 votë= 26 vota)
Shoqata e mjekësisë sportive 1 delegat
Shoqata e arbitrave 1 delegat
Shoqata e trajnerëve 1 delegat
Shoqata e minifutbollit 1 delegat
Secili nga 8 rajonet e shoqatës së futbollit amator kanë nga 1 delegat.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Fshf

Post by fpjalmi » Wed, 24 Feb 2010 , 20:08

Duka: Po bëjmë një draft për zyrtarët që dhunojnë fushën



Presidenti I Federtaës shqiptare të futbollit në një takim të djeshëm me ministrin Xhaferri gjithashtu ka shprehur shqetësimin për njerëz me imunitet që kanë bërë gjeste jo sportive në stadiumet shqiptare. “Kemi menduar të bëjmë një draft me ministrin në lidhje me njerëz me imunitet të cilët për shkak të pozitës dhunojnë gjyqtarët e kundërshtarët. Mund të jetë një ligj I ri që mos t’i lejojë këta njerëz në rast dhune që të futen në stadium”.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Fshf

Post by fpjalmi » Wed, 24 Feb 2010 , 20:09

kja asht dasht me u ba kaher se ka shum kohe qe ndodhin mos me than nja 4 vjet a ma shum

Ujku
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 830
Joined: Fri, 19 Dec 2008 , 20:57

Re: Fshf

Post by Ujku » Tue, 09 Mar 2010 , 15:34

Duka zgjedhet per te tretin mandat president i fshf-s

Duka 49 vota
Halili 15
Vata 1
Duka merr rreth 80% te votave, kjo ndodh vec ne shqipri, kjo perqindje votash
nxjerr ne drit te diellit se cfar maskaradet e ka perfshi futbollin shqiptar.

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Re: Fshf

Post by Man in Redblue » Tue, 09 Mar 2010 , 17:12

Urime Duka per mandatin e ri! Futbollin shqiptar e ke shkaterru komplet, por kur ke mundsin me xjerr kujin edhe ma shume, xjerre !

Urime Halili dhe Vata qe me marrinat e juja ia "falt" Dukes mandatin e ri !


Futbolli shqiptar ka arrit ne piken ma te ulet ne historine e vet qe nga themelimi- per kyt jam plotesisht i bindun!

Per mu nuk ekziston ma as kombetarja shqiptare as kampionati shqiptar !

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Fshf

Post by GOLDIAN » Tue, 09 Mar 2010 , 18:07

skam ca i shtoj asigja fjaleve te manit
urime dukes e dukeshave
si dhe ketyne faraoneve apo sheikve si ju ka qejfi mi qujt keto presidentat tone te futbollit qe gjithe sezonin slajne gja pa sha duken e si perfundim atij ja japin voten
mani i rreshtoi bukur gjanat e spo ha une mut ma kot
a dihet gja cilet klube kane votu per duken
i perjashtuar

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Re: Fshf

Post by Miri » Tue, 09 Mar 2010 , 18:42

49 vota, votëbesim plebishitar për Armand Dukën në krye të FSHF-së

Armand Duka është rizgjedhur për herë të tretë në krye të Federatës Shqiptare të Futbollit, në mandatin e tij të tretë. Pra, starti i tij në krye të futbollit shqiptar, nisur më 2002-in, do të vijojë deri në vitin 2014. 65 anëtarët e asamblesë zgjedhore të futbollit shqiptar kanë votuar të gjithë, duke i dhënë presidentit aktual, Armand Duka, plot 49 vota, ndërsa 15 vota të tjera i ka marrë kandidati tjetër Refik Halili. Vetëm një votë ka marrë Rudi Vata. Sikurse duket, një votim plebishitar i asamblesë në favor të Dukës, i cili ka marrë kështu mandatin e tretë në krye të futbollit shqiptar. Një rezultat i pritshëm, fitorja e Dukës, por ndoshta jo me një rezultat kaq të thellë. Pas rizgjedhjes, presidenti Duka ka falënderuar votuesit për votëbesimin që i kanë dhënë, ndërkohë që ka përgëzuar edhe rivalët për garën, duke i garantuar se do t’i ketë parasysh vërejtjet e tyre në mandatin e radhës.

“Gjatë edicionit të kaluar arritëm rezultate të spikatura, barazimet në Portugali kanë qënë rezultate të paharruara, por jemi të ndërgjshëm që tifozeria e kombëtares kërkon më shumë dhe ne jemi të vetëdijshëm për të bërë një punë serioze. Stafi qe ka ngritur trajneri Kuzhe premton shumë edhe për të ardhmen. Edhe ekipi i shpresave premton shumë, me sjelljen në skenën e futbollit të disa emrave të rinj”- deklaroi Duka.

Në vijim do të zhvillohet edhe votimi për të zgjedhur 9 anëtarët e Komitetit të ri Ekzekutiv, si organi kryesor vendimmarrës në futbollin shqiptar. Në këtë komitet, që do të ketë në përbërje 11 anëtarë, automatikisht, sipas statutit të FSHF-së, shkon presidenti i rizgjedhur, Armand Duka, dhe presidenti i shoqatës së gjyqtarëve, Tahir Kastrati.



Rezultatet e votimit për president

1.Armand Duka 49 vota

2.Refik Halili 15 vota

3.Rudi Vata 1 votë



Pas voitimit për presidentin e ri të FSHF-së, u mbajt edhe votimi për anëtarët e rinj të komitetit ekzekutiv. Konkretisht për 9 vende, nga 11 që janë gjithsej, sepse në mënyrë automatike, presidenti i FSHF-së, Armand Duka, dhe presidenti i Shoqatës së Gjyqtarëve, Tahir Kastrati, janë pjesë e komitetit ekzekutiv. Në bazë të votave të delegatëve, kemi të bëjmë me rikonfirmimin e anëtarëve të vjetër, të dy zv.presidentëve, Bujar Kasmi dhe Lutfi Nuri, të Skënder Hykës, Muhedin Targajt dhe Arben Dervishit. Në komitetin e ri kemi të bëjmë vetëm me katër “neë entry“, respektivisht me Pjerin Fushajn, Abdyl Kuriun, A.hajdarin dhe Alfred Zijajin. Votat respektive për këta kandidatë ishin si më poshtë:



Rezultatet e votimit për komitetin ekzekutiv

1.Bujar Kasmi 43 pikë

2.Pjerin Fushaj 39 pikë

3.Lutfi Nuri 34 pikë

4.Muhedin Targaj 33 pikë

5.Abdyl Kuriu 32 pikë

6.Artan Hajdari 29 pikë

7.Arben Dervishi 29 pikë

8.Alfred Zijaji 28 pikë

9.Skënder Hyka 27 pikë

………………………………………….

10.Armand Duka direkt

11.Tahir Kastrati direkt







Kush janë drejtuesit e rinj të futbollit shqiptar



Armand Duka, president i FSHF-së

Emri: Armand

Mbiemri: Duka

Datëlindja: 07.10.1962

Gjuhët e folura: Anglisht, Italisht

Detyra: President i Federatës Shqiptare të Futbollit

Zv.President i Kompeticioneve të Federatave Kombëtare

në UEFA.

Anëtar i Komitetit të Federatave Kombëtare në FIFA.

Gjendja Familjare:Martuar

FORMIMI ARSIMOR:

• 1981 - 1986 Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë

(dega ekonomist për industrinë).

AKTIVITETI PROFESIONAL:

• 1986 - 1990 punon në Parkun e Mallrave Burrel. Më pas, në vitet

1990 -1991 punon në parkun e mallrave Durrës.

• Në vitin 1991, me hyrjen e vendit në ekonominë e tregut, fillon

aktivitetin e tij privat.

• Në 1993 krijon Kompaninë “AIBA” sh.a. një ndër më të njohurat në

vend.

Sponsorizime në sport:

Në vitet 1995-1997 sponsor i klubit të futbollit F.K. Teuta

Në vitet 1997-2002 sponsor i klubit të F.K. Erzeni

Tituj nderi

• 1998 - Bashkia Shijak i jep titullin “QYTETAR NDERI”

Për kontributin e madh që ka dhënë si president i klubit të qytetit.

• 2001 - Bashkia Durrës dhe shoqata “Durrësi” i jep titullin “NDERI

I QYTETIT” për kontributin e shquar, të dhënë në zhvillimin

ekonomik të qytetit si edhe për vlerat e spikatura profesionale dhe

humane në dobi të interesave të qytetit të Durrësit.

• 2002 - Shoqata “Durrësi” i jep titullin “Simbol i Qytetit të Durrësit”

për kontributin e rëndësishëm në zhvillimin ekonomik të qytetit, në

mbështetjen e aktiviteteve për promovimin e historisë dhe kulturës

qytetare durrsake, për vlerat e spikatura intelektuale e humane.

• 2003 - Bashkia Durrës e shoqata “Durrësi” i jep titullin “DYRRAH

3000?.

• 2002 - Zgjidhet President i Federatës Shqiptare të Futbollit.

Në bazë të filozofisë së Armand Dukës në drejtimin e futbollit:

“Menaxhim efikas, administratë e fortë dhe funksionale, përmirësim

i infrastrukturës dhe komunikimit me anëtarët e saj, në shërbim të

lojës dhe spektaklit, të rezultateve dhe imazhit”, Federata Shqiptare

e Futbollit ndërton një strategji efikase të ndryshimit të prekshëm.

Drejtimet kryesore të kësaj strategjie, kanë qenë: Riorganizimi i

një institucioni të rregullt. Ndërtimi i një administrate të fortë dhe

funksionale në shërbim të garës, spektaklit dhe mbarëvajtes së

kampionateve. Menaxhim i shkëlqyer, i imazhit të ekipeve kombëtare

dhe përmirësimi deri në përsosje i kushteve për ta. Përmirësimi i

infrastrukturës dhe i komunikimit me klubet anëtare të FSHF-së

Ndryshimet u ndjenë menjëherë. Strukturat e Federatës nisin të

funksionojnë më së miri dhe krijohet një administratë e aftë për të

udhëhequr lojën më të dashur në Shqipëri. Kampionatet e futbollit i

rikthehen normalitetit, ndërkohë që FSHF, në bashkëpunim me

UEFA-n, përfundon projektin për ndërtimin e dhjetë fushave në

stadiumet kryesore shqiptare. Krijohet qendra e stërvitjes së ekipeve

kombëtare, një ëndërr e kahershme e strukturave shqiptare të sportit.

FSHF bëhet institucioni i parë sportiv, në Shqipëri, që blen një seli

të vetën dhe administrata e përmirëson mjaft nivelin e punës së saj,

duke bërë një revolucion të vërtetë në infrastrukturën logjistike.

Përmirësimi i kushteve për skuadrat kombëtare, ka qenë një nga

arritjet më të mëdha të Federatës Shqiptare të Futbollit gjatë kësaj

periudhe, të cilat janë pasuar edhe nga disa rezultate të spikatura

dhe historike në fushën e lojës. Në drejtimin e skuadrës kombëtare

shqiptare vijnë emra të njohur të futbollit botëror, kampionë Bote,

kampionë Evrope dhe figura të njohura të trajningut, si Xhuzepe

Dosena, Hans Peter Brigel, Oto Bariç apo Ari Han. Shqipëria

përveçse ndryshon rrënjësisht imazhin e kombëtares së saj, ngjitet

shumë shkallë në renditjen e FIFA-s, në vende që si kishte arritur

kurrë më parë. Rezultatet e skuadrës kombëtare gjatë kësaj periudhe

janë më të mirat në historinë e futbollit shqiptar, ndërsa vetë imazhi

i saj, është rritur shumë tek sportdashësit.

• 2006 - Rizgjidhet President i Federatës Shqiptare të Futbollit,

detyrë që vazhdon ta mbajë edhe sot. Në mënyrë pothuajse

plebishitare (ka fituar 51 nga 68 votat e mundshme), Asambleja e

Futbollit e rizgjedh President të FSHF-së, për një mandat të dytë.

Gjatë kësaj periudhe, filozofia e Armand Dukës, ka qenë përmirësimi

i vazhdueshëm i infrastrukturës, bashkëpunimi i ngushtë dhe ndihma

për klubet anëtare, plotësimi i logjistikës dhe në mënyrë të veçantë

përsosja e metodave të menaxhimit, për t’i vënë të gjitha këto në

shërbim të lojës dhe bukurisë së saj. Përsosja e mënyrës së punës e

administratës, kualifikimi i kuadrit trajner dhe gjyqtar, nëpërmjet

seminareve të ndryshme, përmirësimi i kushteve të ekipeve

kombëtare, bashkëpunimi i ngushtë dhe ndihma për klubet anëtare

të Federatës, janë disa nga drejtimet e punës së FSHF-së në këtë

periudhë.

“Përsosje, kualifikim, menaxhim, marketing, të gjitha për të mirën e futbollit”, ka qenë filozofia e Federatës Shqiptare të Futbollit gjatë

mandatit të dytë të Armand Dukës si President i FSHF-së. Por kjo

nuk do të ishte plotësisht e saktë, në rast se s’do të shtohej edhe

termi: pavarësi institucionale. Për gati tre vjet me rradhë, FSHF,

përballet me sulme të ndryshme të institucioneve shtetërore, që kanë

si qëllim kryesor cënimin e pavarësisë së FSHF-së dhe vënien e saj

nën urdhërat e politikës. “.Respektoj dhe dua shtetin tim por futbollin

e drejtojnë statuti i FSHF-së dhe organet e zgjedhura prej Asamblesë.

Askush, përveç anëtarëve të familjes së futbollit, nuk ka të drejtë të

marrë vendime në emër të tij”, ka qenë përmbledhja e qëndrimit të

Armand Dukës për këtë problem, e cila është përkrahur dhe

mbështetur nga të gjitha strukturat e zgjedhura dhe legjitime të

FSHF-së, anëtarët e saj si edhe organizmat e njohura të futbollit

europian dhe botëror FIFA dhe UEFA.

• 2004-2009 Zv President i Komitetit të Federatave Kombëtare

UEFA.





Bujar Kasmi, Anëtar i KE

Emri: Bujar

Mbiemri: Kasmi

Datëlindja: 19.01.1953

Gjuhët e folura: Italisht, Rusisht, Serbokroatisht dhe Anglisht.

Profesioni: Specialist futbolli

Detyra: Zv. President i Parë i FSHF-së dhe Anëtar

i Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së

Vendbanimi: Tiranë

Gjendja Familjare: Martuar

FORMIMI ARSIMOR DHE KUALIFIKIMET:

• Në vitin 1976 është diplomuar në ILKF ” Vojo Kushi” si

Mësues i Edukimit Fizik”, Specialiteti “Futboll”

• 1990 kurs 2 -javor për trajner futbolli organizuar nga UEFA,

Tiranë.

• 1991 Specializim 1-vjeçar pas Universitar për futbollin

(ILKF).

• 1995 Kurs Profesional e Pedagogjik 2-mujor I.S.E.F, Romë,

Itali.

• 1995 kurs për Trajner Futbolli nga FIFA dhe UEFA në Hollandë.

• 1996 kurs 1-javor për trajner futbolli ” Koverçiano” Itali.

• 1996 kurs 2-javor për trajner futbolli UEFA, Belgjikë.

• 1997 kurs specializimi 3-mujor pas universitar për F.K.M.T.

• 2000 Kurs 6 -javor në “Koverçiano” Firence Itali. Kategoria

“B” Profesioniste Italiane, Licensë UEFA “A”.

KUALIFIKIMET SHKENCORE

• Diplome specializimi për trajner futbolli, Kategoria e Parë

ILKF ” Vojo Kushi” në vitin 1991.

• “Doktor” Me regjister Nr 3264 në vitin 1994.

• Licensë trajneri profesionist në Shqipëri viti 1998.

• Trajner profesionist i Kategorisë B Italiane, Diploma UEFA

“A” viti 2000.

• Prof. Ass. Dr, Me regjister nr 189.

KARRIERA PROFESIONALE

• 1970 - 1980 futbollist me skuadrën e 17-Nëntorit dhe

Luftëtarit, “Kategoria e Parë”.

• 1976-1979 Mësues i Edukimit Fizik në shkollën 8-vjeçare

“Naim Frashëri” Gjirokastër.

• 1979-1982 Mësues i Edukimit Fizik në shkollën e mesme të

përgjithshme “Ismail Qemali” Tiranë.

• 1982-1992 Specialist futbolli në shkollën e mesme të futbollit

“Loro Boriçi” Tiranë (4 Herë kampion Kombëtar për të rinj dhe

para të Rinj).

• 1988-1990 Përgjegjës i lëndës së futbollit pranë kësaj

shkolle.

• 1992 Pedagog pranë Seksionit të Futbollit në ILKF “Vojo

Kushi”.

• 1993-1995 Kryetar i Komisionit Teknik për të rinj pranë FSHFsë.

• 1994-1997 Përgjegjës i Seksionit të Futbollit pranë

Akademisë së Edukimit Fizik dhe Sporteve “Vojo Kushi”.

• 1995-2001 Trajner në ekipet Përfaqësuese U-17, U-18, U-

21 (38 Ndeshje zyrtare Ballkanike dhe Europiane). • 1998-2004 Lektor në kurset e organizuara nga FSHF për

kategorinë e parë dhe të dytë licensë UEFA “B”. Kryetar i

Komisionit të Licensimit për trajnerët e Nivelit: “PRO”;

“A”;”B”;”C” në Shqipëri.

• 1999-2000 trajner i KF Dinamo.

• 2001 Drejtor Teknik pranë ekipit “Shkumbini”.

• 2002 e në vazhdim Kryetar i Komisionit Teknik dhe i

Shkencës pranë FSHF-së.

• 2007 Përgjegjës i Seksionit Futboll-Basketboll pranë

departamentit të Lojrave Sportive në AEFS “Vojo Kushi”

• 2008 Zgjidhet Përgjegjës i Departamentit të Lojrave Sportive

në AEFS “Vojo Kushi” (janar 2008) me mandat 4- vjeçar.

ANETARËSI:

• 1998 Anëtar i KE-së, i zgjedhur nga Asambleja Zgjedhore e

Futbollit.

• 2002 Anëtar i KE-së, i Zgjedhur nga Asambleja Zgjedhore e

Futbollit.

• 2002 Zv. President i FSHF-së me mandat 4-vjeçar, i zgjedhur

nga KE i FSHF-së.

• Anëtar i Kryesisë së SK Tirana i zgjedhur nga Asambleja e

Shoqates SK Tirana.

• 2005 Emërohet nga UEFA me cilësinë e Delegatit Zyrtar në

të gjitha Kompeticionet Europiane dhe të FIFA-s.

• 2006 Zv. President i FSHF-së me mandat 4 - vjeçar, i zgjedhur

nga KE i FSHF-së. Kryetar i Komisionit të Ekipeve Kombëtare.

PUBLIKIME

Autor në referate e simpoziume të organizuara nga FSHF,

KOKSH, QKSH dhe nga AEFS “Vojo Kushi” si dhe autor e

bashkautor në tekste e libra profesionale për futbollin.





Lutfi Nuri, anëtar i KE

Emri: Lutfi

Mbiemri: Nuriu

Vendlindja: Tiranë

Kombësia: Shqiptare

Shtetësia: Shqiptare

Datëlindja: 16.08.1960

Gjuha nënës: Shqip

Gjuhët e folura: Turqisht, Italisht

Profesioni: Agronom

Profesioni që kryen: Biznesmen

Detyra: Zëvendës President i Dytë i FSHF-së

Anëtar i Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së

BIOGRAFIA:

Ka lindur në qytetin e Tiranës më 16.08.1960. Shkollën e mesme e

ka kryer në qytetin e lindjes Tiranë. Kryen studimet e larta në

Universitetin Bujqësor të Tiranës, Dega Agronomi në vitin 1985.

Eshte i martuar, me 3 fëmijë.

Nga viti 1990 e në vazhdim drejton biznesin e tij privat në fushën e

tregtisë së industrisë së lehtë dhe ushqimore, duke qenë një nga më

të suksesshmit në Shqipëri, në këtë fushë.

Nga viti 1993-1998, ka qenë Anëtar i Kryesisë së Klubit të Futbollit

Tirana , duke qenë nga mbështetësit kryesor në sukseset e arritura

prej kësaj skuadre me të cilën shpallet Kampion Kombëtar.

Në vitet 1999-2000, ka qenë President i Klubit të Futbollit Tirana

duke fituar titullin Kampion.

Nga viti 2002, është Zëvendës President dhe Anëtar i Komitetit

Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit.



Skënder Hyka, anëtar i KE

Emri: Skënder

Mbiemri: Hyka

Vendlindja: Tiranë

Kombësia: Shqiptare

Shtetësia: Shqiptare

Datëlindja: 06.09.1944

Gjuha nënës: Shqip

Gjuhët e folura: Italisht

Profesioni: Mësues i edukimit fizik

Profesioni që kryen: Mësues i edukimit fizik

Detyra: Anëtar i Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së

BIOGRAFIA:

Ka lindur në qytetin e Tiranës më 06.09.1944. Shkollën e mesme e

ka kryer në qytetin e lindjes Tiranë. Kryen studimet e larta në

Institutin e Kulturës Fizike dhe Sporteve në vitin 1968.

Eshtë i martuar, me 1 fëmijë.

Nga viti 1957 - 1974, ka luajtur futboll me të gjitha nivelet e Klubit

Sportiv “17 Nëntori”, që nga ekipet e moshave dhe deri tek skuadra

e parë, duke qenë nga futbollistët kryesore të klubit.

Nga viti 1967-1974, ka qenë anëtar i ekipit Shpresa dhe atij

Kombëtar në të gjitha aktivitetet e zhvilluara.

Në vitet 1992 - 1995, ka qenë Sekretar i Klubit Sportiv Tirana.

Në vitin 1997 ka qenë Sekretar i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare

të Futbollit.

Nga viti 1992 e në vazhdim, është Anëtar i Komitetit Ekzekutiv të

Federatës Shqiptare të Futbollit.

Jeton në Tiranë.



Artan Hajdari, anëtar i KE

Emri: Artan

Mbiemri: Hajdari

Adresa e shtëpisë: Rr. “Sami Frashëri”, Pall i ri, Shk. 2, Ap. 12, Tiranë

Adresa e zyrës: Bulevardi Dëshmorët e Kombit

“Tëin Toëer”, kulla 2, Ap. 9/1, Tiranë

Telefon: 042 280 170

Fax: 042 280 171

Celular: 0692030010

Datëlindja: Dhjetor, 17. 1986

Vendlindja: Fier, Shqipëri

Statusi: I martuar me dy fëmijë

EDUKIMI

1987 – 1991 - Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës

Diplomuar Jurist në vitin 1991

2003 – 2005 - Shkollave e Studimeve të Thelluara

Europiane

Diplomë MASTER

EKSPERIENCA PROFESIONALE

1991 – 1992 Gjygjtar pranë Gjykatës së Rrethit, Fier

1992 – 1993 Kryetar i Gjykatës së Rrethit, Fier

1993 – 1994 Kryetar i Gjykatës së Apelit, Vlorë

1994 – 1997 Kryetar i Gjykatës së Rrethit, Vlorë

1995 – 1997 Pedagog i jashtëm, Univ. “I. Qemali”, Vlorë.

Lektor në Fak. Ekonomik në Baza të së Drejtës Civile

dhe të Punës.

1997 – 1998 Zëv. Ministër pranë Ministrisë së Drejtësisë, Tiranë

Prej vitit 1998 Aktualisht – AVOKAT, Anëtar i Dhomës së Avokatëve

Prej vitit 1998 Partner themelues dhe Administrator i Studios

së Avokatisë “HAXHIA & HAJDARI”, Tiranë.

Prej vitit 1999 Pedagog i Jashtëm, Shkolla e Magjistraturës

Lektor në të Drejtën Civile dhe Tregtare

PJESËMARRJE NË STUDIME E KONFERENCA

Maj – Qershor 1993 Kurs specializimi në SH.B.A. me temë:

“Njohuri mbi sistemin Juridik Amerikan”

Maj – Qershor 1994 Kurs Specializimi në Itali me temë: “Njohuri mbi

Sistemin e Drejtësisë italiane”

Maj 1994 Referim në Konferencën Kombëtare me temë “Roli

dhe rëndësia e normave proceduriale në gjykim”

Qershor 2000 Referim në Seminarin “Mbi rolin dhe vendin e Gjykatës

Kushtetuese”. Tema e referimit: “Subjektet kryesore

që vënë në lëvizje Gjykatën Kushtetuese”

Korrik 2009 Referim në Konferencën Kombëtare, organizuar nga

Fakulteti Juridik me temë: “Legjislacioni tregtar

shqiptar” dhe “Acquis communitaire” për të drejtën e

shoqërive tregtare

ANËTARËSIA NË ORGANIZATAT PROFESIONALE

Prej vitit 1994 Anëtar i komitetit drejtues së Shoqatës së Juristave

të Shqipërisë

1995 – 1997 Zëv. President i Shoqatës së Gjygjtarëve të Shqipërisë

1997 – 1998 Anëtar i Komitetit të bashkëpunimit dhe Kooperimit

Juridik të Këshillit të Europës

1997 – 1998 Anëtar i Këshillit Administrativ të Institutit të Sigurimeve

Shoqërore

Prej vitit 1999 Anëtar i Bordit Ekzekutiv të Fondacionit SOROS, Tiranë

Prej vitit 1999 Drejtor Ekzekutiv i “Institutit të së Drejtës”, Tiranë

Prej vitit 1999 Anëtar i Bordit të Drejtësisë të Fondacionit “SOROS”

Prej vitit 2002 Anëtar i Këshillit Drejtues të Dhomës Kombëtare

të Avokatëve të Shqipërisë

Prej vitit 2002 Anëtar i Grupit Europian të Juristëve, ELG

Prej vitit 2006 Anëtar i Komisionit të Reformës Ligjore,

Ministria e Drejtësisë, Tiranë

BOTIMET

• Debati Gjyqësor – Artikull në Revistën “Drejtësia”, viti 1995

• Parashkrimi dhe dekadenca e të drejtave në procesin civil – Artikull

në Rev. “Tribuna Juridike”, 1996

• Kushtetuta ose ekzistenca e shtetit – Artikull në gaz. “Koha Jonë”,

1998

• Botim i librit: Njohuri për ligjin, 2000, (bashkautor)

• Subjektet kryesore që i drejtohen Gjykatës Kushtetuese – Artikull

në Rev. “Studime Parlamentare”, 2001

• Mbi gjykimet në Gjykatën Europiane të Drejtave të Njeriut dhe

Protokolli i 11 – Artikull në Rev. “Studime Juridike”, 2001

• Shpërndarja e Shoqërive Tregtare – Artikull në Rev. “Jeta

Juridike”, 2005

• Pavlefshmëria e themelimit të shoqërive tregtare – Artikull në

Rev. “Jeta Juridike”, 2007

GJUHËT E HUAJA

Anglisht - Shumë mirë në të shkruar e në të folur

Italisht - Shumë mirë në të shkruar e në të folur





Muhedin Targaj, anëtar i KE

Emri: Muhedin

Mbiemri: Targaj

Datelindja: 19.03.1955

Vendbanimi: Tiranë

Gjendja Familjare: Martuar

ARSIMI:

Eshtë diplomuar në Akademinë Rendit Publik në vitin 1988.

Ka kryer kurse të ndryshme kualifikimi si specialist dhe trajner

futbolli organizuar nga FIFA dhe UEFA.

Ka kryer kurse të ndryshme si manaxher dhe drejtues klubi futbolli.

EKSPERIENCE SPORTIVE:

1965-1967 Futbollist i KF Dinamos dhe për një periudhë të gjatë

kapiten i saj.

Ka fituar 5 tituj Kampion të Shqipërisë.

Ka fituar 3 Kupa Republike dhe ka qenë pjestar lider në shumë

suksese të kësaj skuadre edhe në ndeshjet ndërkombëtare të Kupave

të Europës.

Aktivizuar në 71 ndeshje ndërkombëtare me ekipin kombëtar dhe

KF Dinamon.

Ka spikatur me përfaqësimin e tij në veprimtaritë ndërkombëtare

dhe veçanërisht në ndeshjet kundër Ajax, Aberdeen , Beshiktash si dhe veprimtaritë Ballkanike me klube.

Në vitet 1975-1987 , ka qenë anëtar i ekipeve Shpresa dhe

Kombetare ” A” duke qenë edhe kapiten skuadre.

Eshtë shpallur 2 herë Kampion Ballkani me ekipin kombëtar Shpresa.

KARRIERA PROFESIONALE:

- Nga viti 2001-2005, ka qenë Drejtor Teknik i Klubit Dinamo.

- Ka qenë konsulent teknik pranë Federatës Shqiptare të Futbollit

në evidentimin dhe zbulimin e talenteve.

- Nga viti 2002 e në vazhdim është anëtar i Komitetit Ekzekutiv të

FSHF-së.

TITUJT PERSONAL:

- Mjeshter i Merituar i Sportit viti 1986

- Nderi i Futbollit Shqiptar viti 1992

- Qytetar Nderi i Tepelenës dhe Memaliaj viti 2009.



Alfred Zijaji, anëtar i KE

Emri: Alfred

Mbiemri : ZIJAJ

Datëlindja: 07.02.1961

Vendlindja: Vlorë

Vendbanimi: Tiranë

Adresa: Bulevardi “Zhan D’ark”

Cel: 068 30 25 780

E-Mail: fustal albania@yahoo.com

ARSIMIMI:

Viti: 1987-1992: Instituti i Lartë i Fiskulturës “VOJO KUSHI”

Viti: 2010: Vazhdon studimet në Fakultetin e Drejtësisë

FUNKSIONE JO SHTETERORE :

President i Shoqatës Kombëtare Sportive “Minifutbolli Shqiptar”

Z. ZIJAJ ka cilësitë e duhura për të hedhur kandidaturën si anëtar i K.E:

1-Ish Futbollist i ekipit “Flamurtari dhe i Kombëtares, duke kontribuar

në sportin e futbollit gjatë veprimtarisë së tij si futbollist.

2-I dekoruar me titullin “Mjeshtër i Merituar i Sportit”

3-Themelues i Shoqatës Kombëtare Sportive “Minifutbolli Shqiptar”,

e cila organizon dy kampionate të rëndësishme si:

a-Kampionatin Kombëtar të Futbollit të Sallës

b-Kampionatin Kombëtar të Futbollit në Rërë.

4- Ka marrë pjesë në seminare të ndryshme të organizuara jashtë

vendit për Futbollin e Sallës:

1-Seminar në Koverçano.

2-Seminar në Rozas/Madrit (Spanjë), shkurt 2006.





Arben Dervishi, anëtar i KE

Emri: Arben

Mbiemri: Dervishaj

Vendlindja: Shqipëri

Kombësia: Shqiptare

Shtetësia: Shqiptare

Datëlindja: 02.06.1962

Gjuha nënës: Shqip

Gjuhët e folura: Anglisht, Italisht

Profesioni: Inxhinier ndërtimi

Profesioni që kryen: Biznesmen

Detyra: Anëtar i Komitetit Ekzekutiv të FSHF

BIOGRAFIA:

Ka lindur në qytetin e Tiranës më 02.06.1962. Shkollën e mesme e

ka kryer në qytetin e lindjes Tiranë. Kryen studimet e larta në

Universitetin e Tiranes, Fakulteti i Inxhinerisë së Ndërtimit, Dega

Ndërtim në vitin 1987.

Eshtë i martuar, me 2 fëmijë.

Në vitin 1987 - 2000, ka qenë pedagog dhe shef i sektorit të betonarme-së në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit, në Tiranë.

Në vitet 2000 - 2001, ka qenë Drejtor i Politikave Urbane në Bashkinë

e Tiranës.

Në vitet 2001 e në vazhdim drejton biznesin e tij privat në fushën e

ndërtimit dhe të projektimit.

Nga vitet 1994-1996, ka qenë Këshilltar për Investimet, në Bankën

e Kursimeve.

Nga vitet 1997-1999, ka qenë Këshilltar për Investimet, në Institutin

e Sigurimeve Shoqërore.

Vazhdon të jetë lektor i jashtëm në Fakultetin e Inxhinierisë së

Ndërtimit të Universitetit Politeknik të Tiranës.

Nga viti 2001 e në vazhdim, është Sekretar i Përgjithshëm i Shoqatës

“Ndërtuesve të Shqipërisë”.

Nga viti 2005, është Anëtar i Komitetit Ekzekutiv i Federatës

Shqiptare të Futbollit.





Abdyl Kuriu, anëtar i KE

Emri: Abdyl

Mbiemri: Kuriu

Vendlindja: Kavajë

Vendbanimi: Tiranë

EKSPERIENCË PUNE

Ka qenë futbollist në KF Besa nga viti 1985 - 1998

Sekretar i KF Besa 1998 - 2002

Tranier i “Besës” 2002 - 2008

Pedagog në AEFS (akademinë e Sportit) 2006

KUALIFIKIME

MASTER Didakt i Edukimit fizik 2007 - 2009

Ka qenë lojtar i ekipeve kombëtare U - 17, U - 19, dhe Shpresa U – 21



Pjerin Fushaj, anëtar i KE

Emri: Pjerin

Mbiemri: Fushaj

Datëlindja: 21.10.1966

Atësia: Dedë

Gjendja civile: I martuar

Adresa: Rr. “Sami Frashëri”, nr. 39, Tiranë

Tel. 04 22 5000

Fax. 04 240 300

Cel.: 0682022895

E-Mail: pjeroscutari@yahoo.com

EKSPERIENCAT E PUNËS SPORTIVE

• 1980 - 1984 Ushtrues i aktivitetit sporti (Peshëngritje) - Në

Kampionat Kombëtar me Ekipin Vllaznia.

• 1987 - 1991 Uzina e Telave, Shkodër, Mjeshtër.

• 1992 e në vazhdim Biznes privat, aktualisht në Kompani ndërtimi

dhe Eksport-Import dhe aktivitet Turizmi, Pozicioni: Administrator i

Parë.

• 2006 - në vazhdim Donator Gjeneral dhe Zv. President i Ekipit

Vllaznia.

ARSIMIMI

• Shkolla e mesme

• Uni. Luigj Gurakuqi, Fak. Drejtësisë, Shkodër

GJUHË TË HUAJA

Italisht - Në të folur e në të shkruar shumë mirë

Anglisht - Në të folur e në të shkruar mirë

AFTËSI DHE NJOHURI TEKNIKE

• Zotërim i aftësive kompjuterike, të paketës Windoës, në versionin

Ëindoës XP si dhe atë Vista në programe:

- Ëord, Excel, Internet, etj.

• Aftësi Administrim/Menaxhimi në shumëllojshmëri Biznesesh.

• Njohje e shkëlqyer e aktiviteteve sportive
Gazeta Sporti Shqiptar

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Fshf

Post by fpjalmi » Tue, 09 Mar 2010 , 19:31

tash mbaroj futbolli shqiptare dhe me plot goje e tham

armando duken nuk e hek kush prej postit te presidentit deri sa te vdesin

shkurtimisht ,enver hoxha i futbollit shqiptare

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Fshf

Post by Skodrinon » Wed, 10 Mar 2010 , 15:55

Pse po ju vjen keq mor? Keka Pjerin Fushaj ne Komitet Ekzekutiv :P

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Fshf

Post by fpjalmi » Wed, 10 Mar 2010 , 19:31

Skodrinon wrote:Pse po ju vjen keq mor? Keka Pjerin Fushaj ne Komitet Ekzekutiv :P

jo keq , se po e ndihmon vllaznine ifije :D :lol:

vvvllaznia
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 887
Joined: Thu, 02 Jun 2005 , 21:04

Re: Fshf

Post by vvvllaznia » Wed, 10 Mar 2010 , 20:07

tham qe ka vdek futbolli shqiptar komplet.mas ketyne 4 vjetve qe kan me kalu futbolli i jon ka me ken 30 vjet para nesh e veshtir se ka me na dhan ndonje her ndonje gzim.un kam ken me Rudin po meqe ka marr vetem nje vot dmth qe asgja skishte me ba as aj.me duhet me shpresu tek gjermania per me marr ndonje sodisfaksion

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Fshf

Post by fpjalmi » Thu, 11 Mar 2010 , 19:50

Armand Duka nuk e përjashton mundësinë për të udhëhequr futbollin si zv.presidenti i FIFA-s dhe UEFA-s, spanjolli Angel Maria Vilar, i cili e drejton federatën e vendit të tij prej 22 vitesh

Duka: 22 vjet drejtim si Vilari? Kurrë mos thuaj kurrë!

e vrau futbollin qelpsina

edhe 22 vjet doka me ndej

http://www.sportishqiptar.com.al/duka-s ... uaj-kurre/

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Re: Fshf

Post by vllaznia1919 » Sat, 13 Mar 2010 , 14:22

E vetmja diference e vogel asht qe Spaja ka marre disa rezultate me ne kry Vilar. :lol: :lol: :lol: :lol:
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Fshf

Post by fpjalmi » Thu, 18 Mar 2010 , 17:15

FSHF, prezantohen anëtarët e KE dhe zv/presidentet


Ka përfunduar mbledhja e parë e Komitetit të ri Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit.
Në këtë takim janë prezantuar 11 antarët e këtij komiteti, ku katër prej tyre janë emra të rinj. Pjerin Fushaj, Abdyl Kuriu, Artan Hajdari dhe Alfred Zijai.

Rendi i ditës së mbledhjes së parë të Komitetit Ekzekutiv ka qenë zgjedhja e dy zv/presidentëve që do të jenë përkrah Armand Dukës në këtë mandat të tretë 4-vjecar. Emrat e tyre mbeten të njëjtë, Bujar Kasmi dhe Lutfi Nuri.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Fshf

Post by fpjalmi » Fri, 19 Mar 2010 , 06:48

vllaznia1919 wrote:E vetmja diference e vogel asht qe Spaja ka marre disa rezultate me ne kry Vilar. :lol: :lol: :lol: :lol:

kurse duka po nxjerr kujin me futbollin shqiptare :lol: :lol:

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Re: Fshf

Post by vllaznia1919 » Mon, 17 May 2010 , 13:31

Absolutisht nuk po xjerr kujin se vet e kan zgjedhe dmth e dojne te gjith ata qe jane pjese e futbollit ne Shqipni.
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Re: Fshf

Post by Edmond-Cela » Mon, 17 May 2010 , 14:44

vllaznia1919 wrote:Absolutisht nuk po xjerr kujin se vet e kan zgjedhe dmth e dojne te gjith ata qe jane pjese e futbollit ne Shqipni.
nuk mund te dhuash at fjale naqe si nuk asht votuar nga populli. populli ne votast e saja zgjolli Rudi Valan por mafia zgjolli duken.
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Re: Fshf

Post by vllaznia1919 » Wed, 23 Jun 2010 , 00:38

Naqe un fola per ata qe vendosin jo per popullin.
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

Post Reply