Post
by matrix-kuqeblu » Wed, 21 May 2008 , 20:10
Gilman Lika: Mund të iki nga Vllaznia
21 Maj
Eshtë nisur dje në përbërjen e grupit të kuqezinjëve të kombëtares shqiptare, si i preferuari i teknikut holandez, Ari Han, por, përpos kënaqësisë që ndjen për kët fakt, jo pak e shqetëson edhe fakti se ku do të jetë për periudhën në vazhdim, të qëndrojë tek Vllaznia, apo t’i hapë rrugë ofertave që jo pak po i vijnë nga jashtë Shqipërie. Ndërkohë që ai po nisej drejt Tiranës, mesfushori sulmues i Vllaznisë, ka dhënë sinjalet e një largimi të mundshëm nga Vllaznia. “Po, është e vertetë që kam patur oferta jo të pakta në merkaton e janarit”, thotë Gilman Lika. Sipas tij, tani është momenti më i përshtatshëm që ai të kalojë në një kampionat të huaj, pasi aty janë mundësitë që niveli cilësor të rritet edhe më tepër.
Mirëkuptimi me Fushajn
Gjithnjë duke folur për mundësinë e kalimit në futbollin europian, 21 vjeçari Gilman Lika, ka bërë të ditur se një gjë të tillë e ka diskutuar edhe me presidentin e Vllaznisë, Valter Fushaj, për të cilën mendon se nuk do ta ketë pengesë për një transfertë të tillë, edhe pse kontrata e lidhur me Vllazninë vazhdon të jetë sërishmi në fuqi edhe për sezonin e ardhsshëm futbollistik. “Me presidentin kam biseduar këto ditë dhe i kam treguar në lidhje me ofertat që kam në adresë time, dhe nga ana e tij ka marrë një farë OK, por që për të qenë i sinqertë nuk ka qenë përfundimtare”, thotë Gilman Lika. Një përgjigje e tillë e mesfushorit shkodran, ka të bëjë me një shqetësim që në fakt zoti Fushaj e ka paraqitur edhe në ditët e merkatos së janarit, kur në kërkim të transfertës së Likës u vu menaxheri Rudi Vata. Pra, nga sa shihet, momenti i merkatos së verës duket se do të jetë më i favorshëm për Likën, gjë e cila i është përcjellë në qëndrimin dashamirës nga ana e presidentit të tij.
Gjermania?Zvicra?Bullgaria, mundësitë e para
Mundësitë më të afërta për të lëvizur, të paktën deri tani, bazuar edhe në kontaktet që ka patur Lika, janë në Gjermani, Zvicër dhe Bullgari. Përveç bashkëqyterarit të tij, Rudi Vata, që në fakt, në mërkaton e janarit pati një farë zhgënjimi nga pasiviteti që shfaqi vetë Lika ndaj ofertave, tani në kontakt me vetë futbollistin kanë hyrë edhe menazherë të tjerë. I tillë është edhe serbi Pero Nikoliç, që si përfaqësues i klubit të Realit të Madritit është duke e vëzhguar nga afër shkodranin Sukaj. Për këtë qëllim, ai ka qënë i pranishëm në finalen e Kupës së Shqipërisë Vllaznia?Tirana, ku ka mbetet shumë i kënaqur, jo vetëm nga goli i parë, i shënuar nga Lika, por edhe për lojën e tij plot temperament. “Vllaznia më pëlqen shumë, sepse këtu jam rritur, por në të njëjtën kohë, kam një synim në vetvete që të provoj forcat e mia në një ekip të njohur europian, pasi t’ju them të drejtën kam besim se mund t’ia dal mbanë”, ka përfunduar Lka.
po na ike edhe gilmani prej te vllaznia .i uroje sukse ne aventurat e tije futbollistike
