Gilman Lika
Moderators: GOLDIAN, Miri, vllaznia1919
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 9630
- Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
- Location: Italia
-
- Kuqeblu Perjete
- Posts: 7305
- Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
- Skuadra: vllaznia
- Location: perjashtuar nga forumi
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 9630
- Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
- Location: Italia
-
- Tifoz nderi
- Posts: 227
- Joined: Sat, 17 May 2008 , 17:24
- Location: torino
Gilman Lika: Mund të iki nga Vllaznia
21 Maj
Eshtë nisur dje në përbërjen e grupit të kuqezinjëve të kombëtares shqiptare, si i preferuari i teknikut holandez, Ari Han, por, përpos kënaqësisë që ndjen për kët fakt, jo pak e shqetëson edhe fakti se ku do të jetë për periudhën në vazhdim, të qëndrojë tek Vllaznia, apo t’i hapë rrugë ofertave që jo pak po i vijnë nga jashtë Shqipërie. Ndërkohë që ai po nisej drejt Tiranës, mesfushori sulmues i Vllaznisë, ka dhënë sinjalet e një largimi të mundshëm nga Vllaznia. “Po, është e vertetë që kam patur oferta jo të pakta në merkaton e janarit”, thotë Gilman Lika. Sipas tij, tani është momenti më i përshtatshëm që ai të kalojë në një kampionat të huaj, pasi aty janë mundësitë që niveli cilësor të rritet edhe më tepër.
Mirëkuptimi me Fushajn
Gjithnjë duke folur për mundësinë e kalimit në futbollin europian, 21 vjeçari Gilman Lika, ka bërë të ditur se një gjë të tillë e ka diskutuar edhe me presidentin e Vllaznisë, Valter Fushaj, për të cilën mendon se nuk do ta ketë pengesë për një transfertë të tillë, edhe pse kontrata e lidhur me Vllazninë vazhdon të jetë sërishmi në fuqi edhe për sezonin e ardhsshëm futbollistik. “Me presidentin kam biseduar këto ditë dhe i kam treguar në lidhje me ofertat që kam në adresë time, dhe nga ana e tij ka marrë një farë OK, por që për të qenë i sinqertë nuk ka qenë përfundimtare”, thotë Gilman Lika. Një përgjigje e tillë e mesfushorit shkodran, ka të bëjë me një shqetësim që në fakt zoti Fushaj e ka paraqitur edhe në ditët e merkatos së janarit, kur në kërkim të transfertës së Likës u vu menaxheri Rudi Vata. Pra, nga sa shihet, momenti i merkatos së verës duket se do të jetë më i favorshëm për Likën, gjë e cila i është përcjellë në qëndrimin dashamirës nga ana e presidentit të tij.
Gjermania?Zvicra?Bullgaria, mundësitë e para
Mundësitë më të afërta për të lëvizur, të paktën deri tani, bazuar edhe në kontaktet që ka patur Lika, janë në Gjermani, Zvicër dhe Bullgari. Përveç bashkëqyterarit të tij, Rudi Vata, që në fakt, në mërkaton e janarit pati një farë zhgënjimi nga pasiviteti që shfaqi vetë Lika ndaj ofertave, tani në kontakt me vetë futbollistin kanë hyrë edhe menazherë të tjerë. I tillë është edhe serbi Pero Nikoliç, që si përfaqësues i klubit të Realit të Madritit është duke e vëzhguar nga afër shkodranin Sukaj. Për këtë qëllim, ai ka qënë i pranishëm në finalen e Kupës së Shqipërisë Vllaznia?Tirana, ku ka mbetet shumë i kënaqur, jo vetëm nga goli i parë, i shënuar nga Lika, por edhe për lojën e tij plot temperament. “Vllaznia më pëlqen shumë, sepse këtu jam rritur, por në të njëjtën kohë, kam një synim në vetvete që të provoj forcat e mia në një ekip të njohur europian, pasi t’ju them të drejtën kam besim se mund t’ia dal mbanë”, ka përfunduar Lka.
po na ike edhe gilmani prej te vllaznia .i uroje sukse ne aventurat e tije futbollistike

- Webmaster
- Posts: 5601
- Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
- Skuadra: Vllaznia
- Location: Loro Boriçi
- Contact:
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 6241
- Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
- Skuadra: Vllaznia
- Location: Postribe
- Contact:
Gilman Lika, pranë zviceranëve të Sionit
21-vjeçari Gilman Lika është shumë pranë nënshkrimit me skuadrën zvicerane Sion. Mesfushori i Vllaznisë, i cili u thirr në grumbullimin e Kombtares për ndeshjen kundër Polonisë (Lika nuk luajti) menaxhohet nga Sokol Haxhiaj. Sipas “Sportit Shqiptar’, shuma fillestare e kërkuar si dëmshpërblim për prishjen e kontratës nga 150 mijë euro është reduktuar, në 100 mijë. Sion, sipas gazetës në fjalë, është i gatshëm të paguajë deri në 60-70 mijë euro.
21-vjeçari Gilman Lika është shumë pranë nënshkrimit me skuadrën zvicerane Sion. Mesfushori i Vllaznisë, i cili u thirr në grumbullimin e Kombtares për ndeshjen kundër Polonisë (Lika nuk luajti) menaxhohet nga Sokol Haxhiaj. Sipas “Sportit Shqiptar’, shuma fillestare e kërkuar si dëmshpërblim për prishjen e kontratës nga 150 mijë euro është reduktuar, në 100 mijë. Sion, sipas gazetës në fjalë, është i gatshëm të paguajë deri në 60-70 mijë euro.
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 9630
- Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
- Location: Italia
-
- Moderator
- Posts: 3865
- Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
- Location: My heart is where my home is
-
- Kuqeblu Perjete
- Posts: 7305
- Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
- Skuadra: vllaznia
- Location: perjashtuar nga forumi
-
- Tifoz nderi
- Posts: 887
- Joined: Thu, 02 Jun 2005 , 21:04
Sukaj dhe Lika, Haxhetepe trampolina drejt kombëtares
Shkodranët rrëfejnë aventurën në Turqi dhe objektivat për të ardhmen
Pasi ishin lojtarët kryesorë të kombëtares Shpresa, gjatë edicionit të kaluar, tashmë Xhevahir Sukaj dhe Gilman Lika synojnë një fanellë në përfaqësuesen "A". Kjo është arsyeja përse dy talentet shkodranë, ashtu si mbrojtësi kuqeblu, Admir Teli, gjatë verës u transferuan në Superligën turke. Pas 6 sezoneve së bashku te skuadra e Vllaznisë, këta tre futbollistë luajnë sërish përkrah njëri-tjetrit, por këtë vit te Haxhetepe. Sukaj thekson se me Likën kuptohet mjaft mirë, si në fushën e lojës ashtu edhe jashtë saj. "Bashkë me Likën e kemi filluar futbollin në moshën 7-8 vjeçare. Të dy jemi bërë profesionistë me Vllazninë në moshën 15-vjeçare. Luanim së bashku edhe te kombëtarja Under-21. Një prej momenteve që mund të veçoj është finalja e Kupës në sezonin e kaluar, ku fituam 2-0 përballë Tiranës. Golat u shënuan pikërisht nga unë dhe Lika. Kjo për ne ishte një lumturi shumë e madhe. Me Likën merremi vesh shumë mirë jo vetëm në fushë, por edhe jashtë saj", pohoi Sukaj për gazetën turke "Zaman". Ai nuk e fshehu zhgënjimin për faktin se ende nuk ka shënuar në kampionatin elitar të Turqisë, por, sipas tij, problem është vetëm goli i parë, pasi të tjerët vijnë me radhë. "Kam një shans të madh, pasi te skuadra e Haxhetepes luaj përkrah shokëve të mi të vjetër, ne e njohim shumë mirë njëri-tjetrin. Për fat të keq, ende nuk e kam shijuar golin në Turqi. Por, dua t‘ju kujtoj se edhe gjatë sezonit të kaluar në Kategorinë Superiore në Shqipëri, golin e parë e realizova në javën e tetë të kampionatit. Kaq shërbeu për të thyer akullin, sepse më pas rrjetat erdhën njëra pas tjetrës: në fund e mbylla sezonin me 21 gola. Shpresoj që të shënoj po kaq gola edhe këtu te Haxhetepe. Mjafton të shënoj golin e parë, pasi jam i sigurt që ai do të pasohet me të tjerë. Për t‘u bërë pjesë e Kombëtares ‘A‘, fillimisht duhet të tregoj veten në klubin ku luaj dhe më besoni, po punoj shumë", shtoi Sukaj.
Edhe Gilman Lika nuk e fsheh dëshirën që skuadra turke të shërbejë si trampolinë për të arritur në përfaqësuesen e Ari Han. Por, ai nuk harron të nënvijëzojë pritjen e mirë në klubin e ri: "Interesimi që tregohet ndaj nesh, na bën të mendojmë se jemi në shtëpi. Duam që këtë bujari, t‘jua shpërblejmë. Me lojtarët e tjerë të skuadrës jemi miqësuar shumë, jemi pothuajse si një familje. Jam shumë i lumtur që luaj përkrah dy lojtarëve, me të cilët kam luajtur më parë dhe që i njoh shumë mirë. Në një bisedë që pata me trajnerin e Kombëtares shqiptare, ai më tha se duhet të luaja në një jashtë Shqipërisë për të fituar eksperiencë. Me kalimin te Haxhetepe, mendoj se luaj në një Ligë të vështirë dhe me kualitet, shpresoj të marr ftesë për miqësoren muajit nëntor". Në treshen shqiptare, ai që ka më shumë eksperiencë është 27-vjeçari Admir Teli, i cili është pjesë e përfaqësueses kuqezi. "Dua që kjo shoqëri të zgjasë edhe më shumë, gjuha dhe kultura e përbashkët, na i lehtëson punët në një shtet të huaj, pohoi ai. Këtu nuk e ndjejmë veten si të huaj".

- Posts: 11278
- Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
- Skuadra: Ajax Vllaznia
- Location: Amsterdam Holland
-
- Tifoz nderi
- Posts: 1544
- Joined: Tue, 13 Nov 2007 , 09:30
- Skuadra: Vllaznia
- Contact:
Semina asht ne Shkoder.GOLDIAN wrote:seminen do kisha dasht gjithashtu me e pa ne kombetarevllaznia1919 wrote:Ishalla te tre kan me u ba te vlefshem per komtaren shqiptare.Me e kthy boshtin e komtares ne bosht shkodran bashke me Salihin e Beqirin.
Asht i demtum per momentin.
Ai ka edhe disa probleme kontratet me ekipin bullgar qe ka pas lujt.
Me Vllaznine edhe mund te lozin, por ma perpara duhet me i zgjidh problemet qe ka me ate ekipin bullgar.
Forca Vllaznia...
-
- Kuqeblu Perjete
- Posts: 201
- Joined: Fri, 08 Dec 2006 , 22:04
- Location: New York
Si nuk e permendi kush golin e Likes ne ndeshjen me Denizlin ku ekipi i tij fitoi 1-0 me golin e tij. Tana gazetat e websitet shkruajne qe disa lojtare kane luajtur 10 minuta apo kane qene ne stol ne skuadrat e tyre, kurse kete qe shenon golin e fitores per ekipin e tij nuk e ka permend kerkush. I kam shkru mesazh edhe albania-sport.com dhe albaniasoccer.com dhe nuk e kane ca kryet me e permend. Ata harrojne se Lika ka me ken boshti dhe truri i kombetares sone.
Kur do ta shohim Vllaznine kampion
-
- Kuqeblu Perjete
- Posts: 7305
- Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
- Skuadra: vllaznia
- Location: perjashtuar nga forumi
naqe mire se u riktheveiliriny wrote:Si nuk e permendi kush golin e Likes ne ndeshjen me Denizlin ku ekipi i tij fitoi 1-0 me golin e tij. Tana gazetat e websitet shkruajne qe disa lojtare kane luajtur 10 minuta apo kane qene ne stol ne skuadrat e tyre, kurse kete qe shenon golin e fitores per ekipin e tij nuk e ka permend kerkush. I kam shkru mesazh edhe albania-sport.com dhe albaniasoccer.com dhe nuk e kane ca kryet me e permend. Ata harrojne se Lika ka me ken boshti dhe truri i kombetares sone.
lika asht i ri e si ka ba shoke gazetaret si i kane ba keta tjeret
i perjashtuar
-
- Tifoz nderi
- Posts: 11278
- Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
- Skuadra: Ajax Vllaznia
- Location: Amsterdam Holland