Gjysmefinalet e kupes se Shqipnise Vllaznia - Tirana
-
- Tifoz nderi
- Posts: 11278
- Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
- Skuadra: Ajax Vllaznia
- Location: Amsterdam Holland
Re: Gjysmefinalet e kupes se Shqipnise Vllaznia - Tirana
Shkodër gdhihet me banderola: Ejani se do mundim Tiranën
14 Prill Tekniku i Vllaznisë, Haxhiosmanoviç e sheh kualifikimin që në në “Loro Boriçi”
Edhe pse është kaluar një ndeshje jo pak e vështirë, siç është ajo ndaj Partizanit, e luajtur të shtunën e kaluar në “Loro Boriçi”, përballë një skuadre të cilën Vllaznia e kaloi me shumë vështirë në fazën e dytë, duke siguruar fitoren në sekondat e fundit të takimit, shkodranët nuk diskutojnë më për të. Por tashmë, gjithçka është përqëndruar në takimin e së mërkurës, ku po në këtë stadium do të jetë një ndeshje tjetër e rëndësisë së veçantë. Këtë radhë në Shkodër është Tirana, por jo po për kampionat, sepse ballafaqimi për këtë kompeticion është rezervuar të luhet në në javën e fundit në “Qemal Stafa”, ku sipas të gjitha gjasave, aty do të vendoset edhe titulli. Ndërkohë, shorti kapricioz i kupës së Shqipërisë ka bërë atë që askush nuk e mendonte, pasi ka ballafaquar në gjysëmfinale pikërisht dy skuadrat që janë më shumë se të tjerat, pretendente për ta fituar këtë trofe. Ndërkohë, emocionet e kësaj pragndeshje kanë përfshirë padiskutim edhe mjedis futbolldashës të qytetit verior, ku tifozëria shkodrane ka filluar të bëjë përgatitjet e duhura që tani, në mënyrë që të mërkurën të jetë gjithçka gati, për të pasur një pjesëmarrje sa më të madhe në shkallët e stadiumit “Loro Borici”, në mbështetje të skuadrës së tyre të zemrës. Por ai që të bën përshtypje është fakti, se një atmosferë e tillë emocionuese për këtë sfidë në mes Vllaznisë dhe Tiranës është përcjellë edhe brenda skuadrës. Është vetë tekniku Haxhiosmanoviç që e pohon një gjë të tillë, kur thotë se futbollistët e tij, në ndeshjen e kaluar me Partizanin, më tepër e kishin mendjen tek ballafaqimi i së mërkurës me Tiranën, se sa në përballjen me Partizanin. E gjitha kjo do të thotë se në Shkodër emocionet e takimit të parë të turit gjysëmfinal të Kupës së Shqipërisë kanë nisur shumë më përpara pasdites së ditës së mërkurë, kur zyrtarisht kjo ndeshje do të zhvillohet në “Loro Boriçi”, kur për një gjë të tillë ka menduar shumë ditë më përpara edhe sektori i marketingut, i cili përmes shefit të tij Armando Lohja ka filuar publicitetin e kësaj pragndeshje, qoftë për mjesidin e qyteti verior, duke e mbushur me postera, madje për një gjë të tillë ka shfrytëzuar edhe faqet e internetit, duke shpërndarë materiale të ndryshme propagandistike rreth kësaj sfide tepër interesante.

ky asht lajmi ma i bukur qe kam kopjoju prej gazetave ndonjehere.
ejani se do mundim tiranen.nuk ka ma bukur ,dhe jam mjaft i sigurte qe stadiumi do jete plot per plot .
shum i sigurte .si kurr ndonjehere.
lum si bledi qe asht ne shkoder

- Administrator
- Posts: 4726
- Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
- Location: ITALI
Re: Gjysmefinalet e kupes se Shqipnise Vllaznia - Tirana
Ndoja: Vllaznia, e zonja ta mundë Tiranën
Trajneri i portierëve kuqeblu Paulin Ndoja është i bindur se Tirana do të mundet
Të shtunën Vllaznia bëri detyrën, fitoi ndaj Partizanit dhe ruajti hapin me Tiranën, duke kryesuar sërish të dyja së bashku. Një fitore që ka kënaqur të gjithë, megjithatë në kampin shkodran nuk duan t’i bëjnë elozhe atij tripikëshi. Këtë e thotë edhe njëri prej pjesëtarëve të stafit drejtues të kuqebluve, pikërisht trajneri i portierëve Paulin Ndoja. Duke folur në lidhje me ndeshjen e kaluar, ai thotë: “Sot nuk ka fitore të lehta. U pa edhe me Partizanin, ku në një moment falë Grimës, ne shpëtuam edhe nga një gol i barazimit, çka mund ta kishte vënë ndeshjen në dilemë. Por Grima është pjesë e lojës dhe bëri detyrën e tij më së miri. Rëndësi kishin tri pikët dhe fakti që nuk jemi larguar nga Tirana.
Nga ana tjetër, tashmë kemi një kundërshtar më pak, siç ishte Dinamo, e cila gaboi dhe kjo është në të mirën tani, edhe për ne, edhe për Tiranën.” Shkodranët tashmë kanë filluar të mendojnë për ndeshjen e nesërme, atë me Tiranën, të vlefshme për gjysmëfinalen e parë të Kupës. Ndoja është entuziast për një fitore të skuadrës së tij dhe më poshtë ai jep edhe arsyet pse mendon kështu: “Tirana ka të drejtë të mendojë për të arritur fitoren në Shkodër, ashtu siç do të kemi të drejtë ne të themi se do të fitojmë në Tiranë, pasi jemi dy skuadra që udhëheqim me meritë kampionatin dhe jemi skuadrat më të mira edhe në Kupë. E vlerësoj Tiranën, por mendoj se Vllaznia nuk ka pse ta ketë frikë Tiranën.
Këtë e bazoj te kontigjenti i lojtarëve tonë, do ta filloja nga porta, ku Grima po tregohet perfekt, Beqiri me një gjendje të shkëlqyer, Bashiç me një stabilitet gjatë gjithë kampionatit, Smajli i fuqishëm, Lici me përvojë, po ashtu edhe në mesfushë, ku Nallbani është më i miri, me Belishën, Osjen, Dhëmbin dhe lojtarët e sulmit, ku veçoj Sinanin për gjendjen e tij të mrekullueshme tashmë, golashënuesin Sukaj, Boadunë mjaft problematik për kundërshtarin dhe Shtubinën, surprizën e Vllaznisë së sivjetme, të cilit i kërkoj një mobilizim, një shpirt luftarak, ashtu si ndaj Partizanit. Ky kontigjent lojtarësh besoj dhe s’ka asnjë lloj arsyeje që ne të na mungojë shpirti i garës dhe fitorja në Shkodër, për të cilën unë kam shumë besim. Përndryshe, vetë ne si staf dhe këta si futbollista, nëse nuk e fillojmë kështu, një ditë do të pendohemi për atë gabim.”
Analiza e bërë prej tij duket shumë e qartë. Ka besim te futbollistët e tij, ka besim te skuadra në tërësi, që falë edhe mbështetjes së madhe të presidentit Fushaj, janë duke kaluar një periudhë shumë të mirë, shumë pranë arritjes së një objektivi shumë madhor, siç është fitimi i të dy trofeve. Por a do të ndikojë në ecurinë e mëtejshme të Vllaznisë në kupë dhe kampionat kjo ndeshje e parë me Tiranën? Për legjendën e portës shkodrane dhe asaj shqiptare, Paulin Ndojën nuk është kështu. “Do të luajmë tri herë rresht me Tiranën, aq sa është jo fort mirë që luajmë ndeshjen e parë në Shkodër, aq mirë është se nuk po luajmë aq mirë në fushën tonë dhe me këtë rast mund ta fillojmë mbarë,” ka thënë ai në fund.
Skuadra sot grumbullohet tek “Argenti”
Ashtu si para çdo ndeshjeje, edhe këtë radhë ekipi i Vllaznisë do të grumbullohet në hotel “Argenti” një natë para ndeshjes. Vlerësimi për takimin e radhës është shumë i madh nga të gjithë dhe për këtë arsye presidenca e klubit është treguar sërish e gatshme ta grumbullojë ekipin në pragndeshje. Qëllimi i këtij grumbullimi sigurisht që është mbajtja e karikuar e futbollistëve. Ekipi do qëndrojë në hotel deri një orë e gjysmë para ndeshjes.
Presidenca, premio për kualifikimin
Shumëkush e llogarit një finale të parakohshme këtë që po zhvillohet ndërmjet Vllaznisë dhe Tiranës. Kushdo që të dalë fituese prej tyre, konsiderohet favorite ndaj skuadrës tjetër finaliste, nisur nga ajo çfarë skuadrat kanë treguar në fushën e lojës gjatë këtij sezoni. Për këtë arsye, bëhet e ditur se presidenca e Vllaznisë ka ndër mend të japë një superpremio në rast kualifikimi për në finale. Kjo mund t’i motivojë edhe më tepër futbollistët që në fakt duken të motivuar vetvetiu.
Gjergj Kola Sporti Shqiptar

Kola: S’duam humbje në “Loro Boriçi”
Trajneri i bardhebluve thekson se Tirana është totalisht e përqendruar në kupë, duke e “harruar” kampionatin
Këtë sezon futbollistik mund ta përkufizojmë si një duel mes dy ekipeve me më traditë në Shqipëri, që janë Tirana dhe Vllaznia e Shkodrës. Jo rastësisht këta dy rivalë janë pretendentë kryesorë për të dy trofetë, kampionatin dhe Kupën. Që në fillim të kampionatit janë shfaqur me shumë ambicie dhe kanë ndërruar vendet në krye të klasifikimit. Shorti i ka vënë përballë edhe në gjysmëfinale të Kupës, takimi i parë i së cilës do të zhvillohet në Shkodër.
Në këtë moment, në kampin bardheblu askush nuk mendon për derbin e kampionatit me Partizanin, por për marrjen e një rezultati sa më të mirë në takimin e parë gjysmëfinal të “Loro Boriçit”. Edhe trajneri Agustin Kola, si gjithmonë, shprehet se për disa ditë Tirana e ka “harruar” kampionatin dhe është përqendruar totalisht ndaj Kupës së Shqipërisë. “Tirana i synon gjithmonë të dy trofetë, prandaj do të bëjmë gjithçka për t’i shkuar deri në fund Kupës.
E kam thënë gjithmonë, se ne i marrim ndeshjet një nga një, kështu që për pak kohë e kemi “harruar” kampionatin. Kualifikimi sigurisht do të vendoset pasi të luhen të dyja ndeshjet, por dihet që rezultati në fushën kundërshtare ka shumë rëndësi. Në Shkodër do të shkojmë për të marrë një rezultat sa më të mirë, që të jemi më të favorizuar në ndeshjen e kthimit. Shmangia e humbjes është diçka shumë e rëndësishme për ne,” - është shprehur Agustin Kola. Siç ka konfirmuar edhe klubi shkodran, ndeshja me Vllazninë në “Loro Boriçi” do të luhet në mbrëmje në orën 18:30 nën dritat e projektorëve, për ta bërë sa më festive këtë përballje.
Trajneri Kola shprehet se për të mirë të futbollit dhe për të respektua edhe tifozërinë vendëse, Tirana ka pranuar të luajë në mbrëmje. “Përballjet mes Tiranës dhe Vllaznisë gjithmonë ka tërhequr vëmendjen e opinionit dhe sigurisht edhe të tifozëve. Për këtë arsye ne kemi pranuar të luajmë në këtë orar, që të respektojmë kundërshtarët dhe tifozët e tyre. Është në të mirë të futbollit që të luhet në një atmosferë të tillë,” - ka përfunduar njëshi i pankinës bardheblu.
Vllaznia Tirana, finalja e parakohshme
Në një kompeticion futbollistik gjithmonë ka të favorizuar. Sikurse kampionatin, Kupën e Shqipërisë e synojnë dy skuadrat e kreut të tabelës, Tirana dhe Vllaznia. Duke parë edhe skuadrat që formojnë çiftin tjetër gjysmëfinal (Flamurtari Shkumbini), fituesja me Tiranës dhe Vllaznisë është favorite për ta fituar trofeun e dytë më të rëndësishëm në vend. Pra, Vllaznia Tirana konsiderohet edhe finalja e parakohshme e kupës, pasi ajo që do të kualifikohet nga ky çift ka më shumë mundësi ta ngrejë lart trofeun.
Do të jetë një ndeshje mes “ish” është
Sfida e nesërme që do të luhet në Shkodër do të jetë një përplasje edhe mes “ish”-ëve. Te të dy ekipet, si te Vllaznia ashtu edhe te Tirana, aktualisht militojnë disa lojtarë që më parë janë aktivizuar me kundërshtarin e radhë në kupë. Kështu, Devolli, Patushi, por edhe Dabulla, kanë luajtur më parë me Vllazninë e Shkodrës, ndërsa nga kuqeblutë e teknikut Haxhiosmanoviç, ata që kanë luajtur me Tiranën janë mbrojtësi i majtë Lici dhe sulmuesi Sinani.
Andi Lila mungon edhe në Kupë
Mbrojtësi kavajas, Andi Lila, i cili nuk luajti për shkak të dëmtimit në takimin me elbasanasit, i fituar nga bardheblutë të shtunën e kaluar, do të mungojë edhe për Kupën e Shqipërisë, në gjysmëfinalen e parë në “Loro Boriçi”. Dëmtimi që pësoi gjatë grumbullimit me ekipin kombëtar, që iu rishfaq në takimin e fituar në Vlorë para dy javësh, do e lërë për tre javë jashtë fushës së blertë mbrojtësin kavajas që është një nga pikat më të forta të Tiranës. Gjithsesi, edhe nëse do të ishte në gjendje të mirë fizike, Lila nuk do të aktivizohej për shkak edhe të kartonëve të verdhë që ka marrë në këtë kompeticion. Në ndeshjet e kupës kavajasi e ka plotësuar numrin tre të kartonëve për të mos luajtur në ndeshjen e radhës.

- Posts: 523
- Joined: Fri, 26 Nov 2004 , 23:37
- Skuadra: Vllaznia, Bayern
- Location: Rus-Maxharr
Re: Gjysmefinalet e kupes se Shqipnise Vllaznia - Tirana
Ne 18:30 neser ndeshja. Neser duhet me lujte si me kene finale,ishalla po kryjme pune qysh ne ndeshjen e pare
Supersporti transmeton ndeshjen. Per kanale tjera nuk di.

:::::::::::FORZA VLLAZNIA :::::::::::FORZA SHQIPERIA::::::::
-
- I lindur KuqeBlu
- Posts: 3657
- Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
- Location: angli
- Contact:
Re: Gjysmefinalet e kupes se Shqipnise Vllaznia - Tirana
pak biseda para sfides http://kuqeblu.com/index.php?option=com ... atch&id=20
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.

[/color]

[/color]
-
- Tifoz nderi
- Posts: 11278
- Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
- Skuadra: Ajax Vllaznia
- Location: Amsterdam Holland
Re: Gjysmefinalet e kupes se Shqipnise Vllaznia - Tirana
Skuadra mendon për Kupën, e bindur se do fitojë në "Loro Boriçi"
Asnjë kompromis me Vllazninë
Tirana do të ndeshet
nesër në Shkodër me Vllazninë,
në kuadër të
ndeshjes së parë gjysmëfinale
të Kupës së Shqipërisë,
me bindjen se nuk do të thyhet
në "Loro Boriçi",
përkundrazi, do të dalë me
një rezultat pozitiv prej aty,
që do t'i jepte, pse jo, kualifikimin
për në finale. Thuajse
të gjithë bardheblutë
janë shprehur të bindur në
aftësitë e tyre kualitative
dhe plotësinë e grupit, që
do të bëjë diferencën në këtë
ndeshje. Duke filluar që
nga kapiteni Muka e të
gjithë lojtarët e tjerë, mendojnë
se në Shkodër është
momenti i artë për të
treguar vlerat e vërteta të
skuadrës dhe për të marrë
një rezultat që do t'i jepte
garanci Tiranës për
ndeshjen e kthimit. "Ne nuk
shkojmë në Shkodër thjesht
për të bërë një ndeshje të
mirë, por kemi ambiciet
tona. Kupa është një trofe
që ne e dëshirojmë. Nuk
kemi hakmarrje ndaj shkodranëve,
përkundrazi, i respektojmë
dhe i vlerësojmë
për futbollin e tyre. Në tërësi,
vitet e fundit në 'Loro
Boriçi', ne kemi triumfuar
shpesh, pasi fusha na ka
dhënë mundësinë të luajmë
futboll modern. Kjo është
një sfidë e vështirë, por ne
mendojmë të japim maksimumin",
shprehet në emër
të grupit Agolli, teksa në
dispozicion të trajnerit
Kola do të jenë të gjithë titullarët.
Përveç përbërjes
cilësore dhe plotësisë së
grupit, Tirana pretendon të
ketë avantazh edhe historinë
e viteve të fundit, e
cila ka ditur ta gjunjëzojë
Vllazninë brenda në Shkodër.
Ndeshja e nesërme
pritet me mjaft interes,
ndërkohë që bardheblutë
hedhin poshtë me neveri të
gjitha alternativat për një
kompromis të mundshëm
me klubin shkodran, nxitur
nga fakti që të dy ekipet
janë në pozita të barabarta
si në kupë, edhe në kampionat.
Parë në këtë kuadër,
"lufta" midis dy skuadrave
më të vjetra të vendit, dhe
më të mirave në këtë sezon,
bëhet e pashmangshme dhe
sfida e së mërkurës mund
të zgjidhë shumë pikëpyetje
në lidhje me fatet e titullit.
23-herë kampionët janë të
bindur se nuk do të
humbin nesër, madje po
përgatiten për një fitore të
madhe, që ata besojnë se do
të ndodhë në "Loro Boriçi".
Tirana pretendon të dy trofetë
dhe lojtarët e stafi nuk
kanë qenë kurrë më të vendosur
për të fituar dhe për
të qenë pretendentët e
vetëm të këtyre trofeve në
këtë edicion.
Adriatik Balla

un nuk e di pse permendin kompromiss ketu kur dihet qe kapa e shqipnise asht ma poshte dhe kupa e kampionatit te qon direkt ne kupen e kampioneve
me duket swe ky gazetari e paska ba vet.
ne skena nevoje per kompromiss se do ti marrim te dyja kupat

me duket swe ky gazetari e paska ba vet.
ne skena nevoje per kompromiss se do ti marrim te dyja kupat
-
- Tifoz nderi
- Posts: 11278
- Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
- Skuadra: Ajax Vllaznia
- Location: Amsterdam Holland
Re: Gjysmefinalet e kupes se Shqipnise Vllaznia - Tirana
SINANI KËRCËNON: TIRANË,
KËTË HERË JAM EDHE UNË!
ky asht lajmi ma i bukur por panorama sport e paska fshi mos te lexohet nga kompiutri

- Fanatics
- Posts: 1410
- Joined: Fri, 21 Nov 2008 , 15:34
- Skuadra: Tirona,Bayern
- Location: Tiron
Re: Gjysmefinalet e kupes se Shqipnise Vllaznia - Tirana
Ishalla behet nje ndeshje e bukur dhe fair play...
Te fitoje kush ta meritoje.
Te fitoje kush ta meritoje.

-
- Tifoz nderi
- Posts: 624
- Joined: Sat, 05 Feb 2005 , 22:27
- Location: France
Re: Gjysmefinalet e kupes se Shqipnise Vllaznia - Tirana
FORCA VLLAZNIAAAAAAAAAAAAA...DUAM VETEM FITORE
FORZA VLLAZNIA
-
- Fanatics
- Posts: 538
- Joined: Tue, 24 Feb 2009 , 21:19
- Location: TIRON, ku tjeter?
Re: Gjysmefinalet e kupes se Shqipnise Vllaznia - Tirana
Nuk osht 1 Prilli sot mer daj! Pse rre?kristiani wrote:FORCA VLLAZNIAAAAAAAAAAAAA...DUAM VETEM FITORE

O TIRON, TIRONA MODHE
GEZOI SOT TIFOZT E TU
DUAN SOT ATO FITORE
NE THERRASIM BARDHEBLU
NUK KA MO KAMPIONATE
AS KUPA REPUBLIKE
HIKU, HIKU KOHA E BYROS POLITIKE
(per dinamon, partizonin)
AS KUPA REPUBLIKE
HIKU, HIKU KOHA E BYROS POLITIKE
(per dinamon, partizonin)
-
- Administrator
- Posts: 4726
- Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
- Location: ITALI
Re: Gjysmefinalet e kupes se Shqipnise Vllaznia - Tirana
Vllaznia/ Trajneri i kuqebluve është shumë optimist
“Deda” hidhet në sulm: Fitojmë, se jemi më të mirë
“Lojtarët janë në formë. Ta mbyllim gjithçka në Shkodër”
E shikon si një ndeshje të fituar tra jneri i Vllaznisë, Dervish Haxhiosmanoviç, përballjen e sotme me Tiranën. “Dedën” e ka bërë tepër optimist fakti se lojtarët po kalojnë një formë të shkëlqyer dhe kundër bardhebluve
do të tregojnë vlerat më të mira, në një stadium që do të jetë i mbushur. Malazezi vlerëson shumë ekipin që drejton, teksa bën edhe krahasime me rivalin për titull dhe gjithashtu, për Kupën e Shqipërisë. Megjithatë, duhet thënë se Tirana ka bërë shpesh surpriza në “Loro Boriçi”. Si trajner, Haxhiosmanoviç ka triumfuar një sezon më parë ndaj bardhebluve, në finalen e Kupës, që u zhvillua në Elbasan. “Jam optimist se do ta arrijmë fitoren në këtë takim. Si
unë dhe gjithë ekipi ndihemi shumë më të favorshëm dhe përveç fitores, nuk na shkon asgjë ndërmend. Dëshira jonë
është që të bëjmë një hap të sigurt drejt finales. Personalisht shpresoj shumë që ta mbyllim gjithçka që në Shkodër, përsa i përket kualifikimit”, ka thënë fillimisht për “Panorama Sport” trajneri Dervish Haxhiosmanoviç, i cili mori drejtimin e Vllaznisë në fillimin e muajit mars.
Për kundërshtarin
Trajneri malazez i kuqebluve nuk ka qëndruar pasiv për të marrë informacionin e duhur për kundërshtarin e radhës. Në këtë sezon Vllaznia e ndjen veten si më favorite, duke pasur parasysh të kaluarën, kur Tirana ka dominuar. “Tirana është një ekip i mirë, sepse jo më kot është në majat e futbollit shqiptar, por mund të them se
është me dobët në krahasim me atë që unë aktualisht drejtoj, e gjithashtu nga një sezon më parë, ku ne kemi arritur të fitojmë në finale”, mendon Haxhiosmanoviç, duke çuditur, pasi aktualisht bardheblutë kanë në përbërje disa
emra të njohur lojtarësh. Gjithsesi, “Deda” shikon më shumë ekipin e tij dhe është i kënaqur nga ajo çfarë ka
treguar në fushë. “Ekipi ynë po kalon një formë shumë të mirë. Këtë e tregojnë katër fitoret radhazi që kemi arritur
në kampionat. Pavarësisht se jemi me pikë të barabarta me Tiranën, por me golavarazh më të dobët, unë mendoj se
Vllaznia ka shumë kualitete dhe do të dijë të tregojë vlerat e vërteta ndaj një kundërshtari të tillë”, tha ai.
Formacioni nuk ndryshon
Shkodranët në epokën “Deda” kanë arritur të shënojnë shumë gola, duke shfaqur një futboll sulmues, teksa në këtë repart kanë dy lojtarë si Vioresin Sinani dhe Xhevahir Sukaj. Edhe përballë Tiranës, trajneri malazez kërkon nga lojtarët e tij që të luajnë në takim totalisht me theks sulmues. “Nuk e nënvlerësoj si ekip Tiranën, sepse do të gënjeja nëse thosha që është një takim i lehtë. Ne do të luajmë më një skemë sulmuese dhe do të kërkojmë që të bëjmë më të mirën, duke shënuar sa më shumë. Përsa i përket formacionit, nuk pritet të ketë ndryshime. Me shumë mundësi do të hedh në fushë ata lojtarë që triumfuan në ndeshjen e fundit me Partizanin. Nuk i dihet, ndoshta
mund të ketë ndonjë ndryshim, por pak a shumë, ata lojtarë do të jenë”, thekson “Deda”, i cili shpreh edhe një herë bindjen për fitore. “E përsëris, që jam i bindur se do të dalim me kokën lart nga ky takim. Për më tepër, ne do të kemi mbështetjen e padiskutueshme të tifozerisë së zjarrtë shkodrane”.

Mbrojtësi është i bindur se Vllaznia do t’i kënaqë tifozët
Elvin Beqiri: Tirana ta harrojë golin
Te kuqeblutë ka optimizëm në prag të sfidës me bardheblutë, madje edhe tek ata lojtarë, të cilët sot do t’u duhet të bllokojnë dy sulmuesit kryesorë të Tiranës, kryegolashënuesin Migen Memelli dhe Daniel Xhafën. Për mbrojtësin e Vllaznisë dhe ekipit kombëtar, Elvin Beqiri, Tirana duhet ta harrojë golin në “Loro Boriçi”. 28-vjeçari premton se reparti mbrojtjes së kuqebluve do të jetë një garanci më shumë për suksesin ndaj Tiranës. Në një prononcim për “Panorama Sport”, Beqiri shprehu bindjen se Vllaznia do t’i kënaqë tifozët. “Pa dyshim që reparti ynë ka për të pasur një punë të vështirë në këtë takim, pasi përballë do të kemi dy sulmues shumë të mirë, si Memelli dhe Xhafa.
Jo më kot Memelli kryeson listën e golashënuesve, por unë mund të them se mbrojtja do të jetë një garanci më shumë për ekipin tonë”, thekson Elvin Beqiri. Por ku e bazon këtë futbollisti shkodran? Ai sqaron: “Ne kemi lojtarë me shumë eksperiencë në këtë repart dhe duhet të bëjmë më të mirën, për të përballuar një 90-minutësh, ku na duhet të fitojmë”. Ndërkohë, në tërësi mbrojtësi Beqiri e shikon ndeshjen e parë gjysmëfinale si të vështirë, duke pasur parasysh vlerat e kundërshtarit. “Të jem i sinqertë do të jetë një takim i vështirë për ne, por natyrisht jo i pakalueshëm. Na duhet të bëjmë maksimumin, sepse vetëm nëse arrijmë diçka të mirë në këtë ndeshje, atëherë do të jemi më të sigurt drejt finales së Kupës. Personalisht kam bindjen se nuk do t’i zhgënjejmë tifozët tanë”.

- Webmaster
- Posts: 5601
- Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
- Skuadra: Vllaznia
- Location: Loro Boriçi
- Contact:
Re: Gjysmefinalet e kupes se Shqipnise Vllaznia - Tirana
Besoj se ka me kene e tille.Ledi1920 wrote:Ishalla behet nje ndeshje e bukur dhe fair play...
Te fitoje kush ta meritoje.
Pak si shume euforik kta tont, pa ndoshta asht taktika vete e tille

Une jam i knaqun mas me hanger gol e te pakten me shenu 1 gol

2-0 do te ishte perfekte.
Ishalla ka trasmetim ndeshjet direkt prej Tv Vllaznia

P.S. Bledi deri kur je ne shkoder? Ishalla me kam te mbare

-
- Tifoz
- Posts: 51
- Joined: Sun, 23 Nov 2008 , 19:24
- Location: Sukubine - Ulqin
Re: Gjysmefinalet e kupes se Shqipnise Vllaznia - Tirana
Ju lutem dikuj qe e din orarin e sakte te ndeshjes te na tregoje.
A eshte ne 18:30 apo 16:30?
Faleminderit paraprakisht.
A eshte ne 18:30 apo 16:30?
Faleminderit paraprakisht.
-
- Administrator
- Posts: 4726
- Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
- Location: ITALI
Re: Gjysmefinalet e kupes se Shqipnise Vllaznia - Tirana
Tirana/ Mesfushori beson te kualitetet e bardhebluve
Kapiteni Muka: Na kënaq edhe barazimi në Shkodër
“Personalisht më ka ecur në ‘Loro Boriçi’. Dua një gol”
Kapiteni bardheblu, Devi Muka, është i qartë në prononcimin e tij para ndeshjes së parë gjysmëfinale të Kupës së
Shqipërisë kundër Vllaznisë. “Jam optimist, sepse kemi më shumë kualitete se kundërshtari dhe se historia e përballjeve tona ka folur më tepër për ne gjatë viteve të fundit”, ka thënë ndër të tjera mesfushori i 23 herë kampionëve, në një bisedë për “Panorama Sport”. Ai flet për ndeshjen e sotme, vazhdimësinë në kampionat, por jo vetëm. “Do të luajmë të motivuar në ‘Loro Boriçi’ dhe nuk do të ketë kompromis me Vllazninë. Shkojmë në Shkodër me synim të qartë për fitore. Por në çdo rast do të kënaqeshim me çfarëdo barazimi, me apo pa gola, sepse na favorizon ndeshja e kthimit në Tiranë, thekson vlonjati. – Natyrisht që kjo është një ndeshje mjaft e vështirë, pasi Vllaznia ka një ekip të konsoliduar. Megjithatë, jam optimist, sepse ne jemi më lart nga pikëpamja kualitative. Gjithashtu, historia e përballjeve tona në Shkodër ka folur më shumë për ne vitet e fundit”. Ndërkohë, 32-vjeçari kujton me nostalgji ndeshjet e kaluara në “Loro Boriçi”, ku ai ka shkëlqyer: “Personalisht në sfidat me Vllazninë më ka ecur. Kam shënuar gola dhe kam bërë paraqitje të shkëlqyera. Shpresoj që edhe këtë herë të jem në të njëjtat nivele, si dikur, dhe pse jo të shënoj gol. Përballë kemi një skuadër që të lejon të luash futboll të bukur. Historia e dy
klubeve tona ka treguar se përplasjet midis Tiranës dhe Vllaznisë sjellin gjithmonë rivalitet dhe emocione”.
Rivaliteti në kampionat
Sipas kapitenit Devi Muka, gara në kampionat do të flasë për bardheblutë. Vlonjati shikon si aleat edhe kalendarin.
“Mbeten edhe 6 javë, që për skuadrën tonë janë vendimtare. Por konstatoj se kalendari favorizon më shumë Tiranën, sepse vetëm një ndeshje luajmë jashtë kryeqytetit dhe 5 prej tyre në fushën tonë. Kemi treguar më shumë qëndrueshmëri pas merkatos së janarit, teksa kemi marrë rezultate pozitive. Jemi një grup i mirë lojtarësh dhe me nivel më të lartë se gjithë kundërshtarët e tjerë në kampionat. Gjithashtu më duhet të pohoj se kemi një mbështetje të fuqishme, - shprehet mesfushori, që ka shumë besim për vazhdimësinë.- Të gjithë këta tregues na japin besim se, ne mund ta fitojmë titullin dhe Kupën e Shqipërisë. Gjithsesi, duhet të jemi të përgatitur për çdo sfidë dhe t’i mendojmë 6 ndeshjet e mbetura si finale.”
Ambiciet në Kupat e Evropës
“Në vitet e fundit, skuadra jonë ka bërë paraqitje të kënaqshme në kompeticionet evropiane. Krijoi traditë dhe kjo duhet të shtohet e forcohet më shumë, pasi mundësitë janë. Ekipi aktual është më i miri që ka pasur Tirana në vitet e fundit”, mendon Muka, që flet për ambiciet e bardhebluve në Kupat e Evropës. “Ky grup po tregon se është i kompletuar, i fortë dhe ambicioz. Unë shpresoj dhe besoj shumë që prezantimi ynë në Kupat e Evropës do të jetë më i mirë nga gjithë çka bërë Tirana në këto vite, sepse i tillë është dhe grupi. Tifozët duhet të na mbështetin dhe të kenë besim te kjo skuadër.”
PËR TIFOZËT BARDHEBLU
“Janë gjithmonë një frymëzim për mua”
(minje dhe mjerane i pat qujte)
Ka shumë vite që është pjesë e Tiranës dhe mbetet një nga idhujt e tifozëve bardheblu. Raporti me këta të fundit është i veçantë për Devi Mukën. Ai flet me pasion në lidhje me “lojtarin e 12-të”. “Unë e respektoj tifozerinë e Tiranës dhe e di mjaft mirë që dhe ata më respektojnë. Disa fërkime muaj më parë, mes meje dhe një grupi tifozësh, kanë qenë momente kalimtare, në një kohë që ekipi nuk po ecte mirë. Unë e di mirë, se aq kohë sa të vesh fanellën bardheblu, tifozëria do ta respektojë këtë fanellë, duke respektuar dhe kontributin tim për skuadrën. Kam
fituar mbi 10 trofe me ngjyrat e Tiranës, por nuk kam ndërmend të ndalem këtu, sepse dua të tjerë tituj. U riktheva pas merkatos së janarit, pasi kalova një dëmtim të gjatë, por falë besimit që kam dhe kurajës së gjithë shokëve të ekipit, arrita të udhëheq grupin. Nga disa pikë prapa, tashmë jemi në krye dhe pretendojmë titullin. Besoj se koha
do të tregojë që kam pasur të drejtë në atë çfarë kam thënë e bërë. Kështu që tifozëria do të më kuptojë. Kërkoj mbështetjen e tyre në këto javë të mbetura të kampionatit, sepse skuadra ka shumë nevojë. Mund të them se ata gjithnjë kanë qenë një frymëzim për mua personalisht dhe ekipin në tërësi”, theksoi Devi Muka.
Vlonjati fton Salihin te Tirana
Në bisedë me kapitenin bardheblu, ai tregon për ish-sulmuesin e Tiranës, Hamdi Salihi. Muka fton shkodranin që të rikthehet te bardheblutë, teksa flet fjalët më të mira për të. “Salihi është një nga lojtarët më të mirë që ka dalë nga kampionati ynë. Ka qenë një privilegj për skuadrën tonë, sepse është djalë i shkëlqyer, jo vetëm në fushë, por edhe jashtë saj. Personalisht e kam inkurajuar dhe mbështetur për të arritur sa më shumë. Do të isha i lumtur, nëse ai, pasi të përfundojë kontratën me Riedin në Austri, të vijë tek ne. Do të ishte shumë i mirëpritur. Nëse shfaq dëshirën të kthehet te Tirana, të gjithë ne, donatorët dhe klubi do ta mirëpresim.”

ne 18:30 asht ndeshja, sukubinaSukubina wrote:Ju lutem dikuj qe e din orarin e sakte te ndeshjes te na tregoje.
A eshte ne 18:30 apo 16:30?
Faleminderit paraprakisht.
-
- Tifoz
- Posts: 51
- Joined: Sun, 23 Nov 2008 , 19:24
- Location: Sukubine - Ulqin
Re: Gjysmefinalet e kupes se Shqipnise Vllaznia - Tirana
Atu do jemi dhe te shpresojme nje 2:0!!!
Faleminderit Skodrion.
Shnet
Faleminderit Skodrion.
Shnet
Skodrinon wrote:ne 18:30 asht ndeshja, sukubinaSukubina wrote:Ju lutem dikuj qe e din orarin e sakte te ndeshjes te na tregoje.
A eshte ne 18:30 apo 16:30?
Faleminderit paraprakisht.
-
- Administrator
- Posts: 4726
- Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
- Location: ITALI
Re: Gjysmefinalet e kupes se Shqipnise Vllaznia - Tirana
Hodhën vrer kundër gjyqtarit laçian, por tani e pranojnë për ndeshjen e Kupës
Alban Tafaj për Çekajn: Kemi besim te FSHF-ja
Ndeshja gjysmëfinale e Kupës së Shqipërisë, Vllaznia-Tirana, do të gjykohet nga laçiani Sokol Çekaj. Si për çudi, klubi bardheblu e ka pranuar Çekajn me mirëkuptim, ndërkohë që Vllaznia me anë të një kërkese në sektorin e garave, kishte bërë të ditur se nuk dëshironte që ndeshja të gjykohej nga një kryesor kryeqytetas. Pas ndeshjes me Bylisin në kampionat, më 14 mars, drejtuesit e klubit të Tiranës hodhën vrer mbi gjyqtarin Çekaj, madje i bënë kërkesë institucionit të futbollit që ai të mos drejtojë më asnjë ndeshje të bardhebluve. Mirëpo, gjithçka ka ndryshuar dhe
akuzat janë lënë mënjanë. I kontaktuar nga “Panorama Sport”, drejtori teknik i Tiranës, Alban Tafaj, pohoi se ka besim te institucioni i futbollit për mbarëvajtjen e aktivitetit në vazhdim. “Ne kemi besim te FSHFja dhe se Sokol Çekaj do të bëjë një gjykim të drejtë nesër (sot). Me këtë gjyqtar kemi pasur probleme, e sidomos në ndeshjen në transfertë me Bylisin. Në përgjithësi ai nuk ka qenë pozitiv për ne, por e kemi pranuar”, ka thënë Tafaj. Ndërkohë, sipas këtij të fundit, tashmë një problem i madh në gjykim janë bërë vendimet e asistentëve. “Unë mendoj se anësorët po bëhen problemi më i madh i kampionatit tonë. Vendimet e gjyqtarëve kryesorë janë më të dukshmet, ndërsa anësorët me një ofsajt apo diçka tjetër, të ndryshojnë komplet lojën. Shpresojmë që ndeshja Vllaznia-Tirana
të jetë e bukur dhe korrekte në çdo aspekt”, përfundoi drejtori teknik i Tiranës