Kampionati italian
-
- Tifoz nderi
- Posts: 430
- Joined: Mon, 21 Mar 2005 , 12:09
- Location: italia
- Contact:
Oret e fundit te merkatos nuk kane pasur bumin e shumepritur.Ndersa flitej qe ne oren 18.00 pritej te zbarkonte Ronaldo ne Malpensa kjo gje nuk ka ndodhur.Adriano do te vazhdoje te jete lojtar i Interit dhe Ronaldo i Realit.Milani ka zyrtarizuar blerjen e brazilianit Ricardo Olivera.Seviljes do ti shkojne 17 milone euro plus mesfushorin Vogel.Mariano Gonzales nenshkruan per Interin,duke pare qe Ronaldo nuk u arrit.Livorno ka blere nga Roma mbrojtesin Ganez Samuel Kuffur.Ascoli ka sigururar sherbimin e shqiptarit Ervin Skela.29 vjecari lojtar i kombetares shqiptare ka nenshkurar nje kontrate 1-vjecare me opsion per vitin e dyte.Roma ka bindur Leccen per sulmuesin Mirko Vucinic qe keshtu realizon endrren e tij per te luajtur ne krah te Totti.Torino ka zyrtarizuar huazimin nga Valencia te mesfushorit Stefano Fiore.Atalanta pasi ka siguruar Vierin, ka arritur te marre edhe Donin.Per kete lojtar eshte nje rikthim ne rradhet e ekipit bergamask.Palermo ne oret e fundit ka aritur te bleje nga Chievo sulmuesin brazilian Amauri.Veneteve do te marrin 8.750milion euro plus kartonin e sulmuesit Denis Godeas.Bumi i madh arrin nga Anglia.West Ham arrin te marre nga Corinthias sulmuesin argjentinas Crlos Tevez dhe mesfushorin Mascherano.
nje fitore e bukur fort,gjithe shqiperia na uron
nje pershendetje spektatorit qe te ndihmoi me dale kampion
nje pershendetje spektatorit qe te ndihmoi me dale kampion
-
- Tifoz nderi
- Posts: 523
- Joined: Fri, 26 Nov 2004 , 23:37
- Skuadra: Vllaznia, Bayern
- Location: Rus-Maxharr
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 9630
- Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
- Location: Italia
-
- Tifoz nderi
- Posts: 430
- Joined: Mon, 21 Mar 2005 , 12:09
- Location: italia
- Contact:
Ka ndërruar jetë në Milano simboli i zikaltërve, me të cilët luajti 634 ndeshje, shënoi 79 gola si dhe u bë president
Shuhet Faketi, flamur i Interit dhe Italisë
"Iku flamuri i fundit": një fjali gjithnjë vlerësuese, shpesh retorike dhe mbi të gjitha jo në modë në një futboll të kthyer në biznes dhe të pashpirt. Por kësaj here mund të themi me të vërtetë se flamuri i fundit nuk do të valëvitet më dhe, për fat të keq, përgjithnjë. Qan Interi, qan bota e futbollit për lamtumirën e Xhiaçinto Faketit, i cili ka ndërruar jetë në moshën 64-vjeçare pas një sëmundjeje të rëndë dhe të tmerrshme, e cila ua rrëmbeu papritur të afërmve të tij. Vdiq një mit, vdiq kapiteni i paharruar, por sikurse dihet, mitet nuk vdesin dhe shumëkush e shikon ende në krahun e majtë teksa interpreton rolin e anësorit të gjithanshëm që e shpiku vetë; teksa shikon monedhën që caktonte fitoren e Italisë në europianin e brendshëm të vitit 1968. Një monument i "axurrëve", i cili ka qenë në gjendje ta shoqërojë Italinë përmes 3 botërorësh, si dhe në mbrëmjen e çmendur dhe historike të ndeshjes Itali Gjermani 4 3 në Meksikë '70; dhe në fund të recitojë rolin e presidentit të Interit të Masimo Moratit, pasi i bëri të mëdhenj zikaltrit e babait të këtij të fundit, Anxhelo.
Fillimet - Xhiaçinto lindi në Treviljo, provincë e Bergamos, më 18 korrik 1942: nuk i ka braktisur kurrë rrënjët e tij, sepse adhuronte të jetonte në gjelbërim, ku rigjente ekuilibrin. Babai i tij ishte punonjës hekurudhash, ndërsa mamaja shtëpiake. Kishte një vëlla dhe tri motra: jetoi një një mjedis të qetë dhe të pastër, më i miri i mundshëm për të rritur një shpresë. Por dashuria e madhe për Interin lindi nga një "puç". Faketi u sugjerua në moshën 16-vjeçare nga Meaca që të merrej në provë, por nuk u mor në konsideratë nga drejtuesit e klubit. Ai iu drejtua Atalantës, nënshkroi, por dikush nga klubi milanez e bindi të mos aktivizohej deri në nëntor dhe më pas të kalonte tek Interi. Ishte viti 1958 kur filloi legjenda.
Lavdia - Herrera e shikon dhe e kupton se i kishin sjellë një kampion dhe më 21 maaj të vitit 1961 i jep mundësinë të debutojë në takimin Roma Inter 0 2. Pas një jave luan sërish dhe e zhbllokon me një gol ndeshjen Inter Napoli 3 0. Faketi rritet, kapërcen kritikat e "San Siros" për një sezon të varfër dhe më 1963-shin shpallet për herë të parë kampion Italie. Ishte viti i afirmimit për të, sepse më 27 mars debuton me Italinë në Stamboll ndaj Turqisë (0 1). Që atëherë s'do t'i ndahet më fanellës "axurre": 94 pjesëmarrje, 70 si kapiten dhe 3 gola me triumfin në Europianin 1968 dhe titullin e nënkapionëve të botës 1970. "Magjistari" Herrera e shndërron në mbrojtësin e parë të krahut golashënues që ka parë historia, anësorin e parë që sulmon dhe mbron nga krahu.
Familja - Fitoret bashkohen me stilin, elegancën dhe seriozitetin. Martesa e tij me Interin po shkonte shumë mirë dhe në vitin 1967 shkon në altar me Xhiovanën, me të cilën u njoh në Rivolta d'Ada. Me të e kaloi "muajin e mjaltit" në Orvieto: ai në një kazermë për të kryer shërbimin ushtarak, ndërsa ajo në një shtëpizë. Endrra e dashurisë së tyre u kurorëzua me katër fëmijë: Barbara, Vera, Xhianfeliçe dhe Luka (sulmues me karrierë në Serinë C dhe D). Në fushë, Xhiaçinto luan dhe fiton: titullin e tij të katërt ai e fiton në vitin 1971 dhe suksesin e fundit e arrin në Kupën e Italisë në vitin 1978, kur po mbyllte karrierën. Ai ia dha lamtumirën fushës në moshën 36-vjeçare, më 7 maj të '78-s, në ndeshjen Inter Foxhia 2 1, ku shkaktoi një autogol: thuajse një shaka e fatit për anësorin golashënues që kishte koleksionuar 475 ndeshje në Serinë A dhe 59 gola (634 në total dhe 75 gola), të gjitha me fanellën zikaltër.
Presidenti - Pas një përvoje të shkurtër si zv.president i Atalantës më 1980-n (nuk iu nda ngjyrave zikaltër), Xhiaçinto u përfshi në orbitën e Interit si drejtues në vitin 1985 nga Pelegrini. Pas dhjetë vitesh mbërriti Masimo Morati: simboli i qëndroi gjithnjë në krah, në nëntor të 2001-shit u bë zv.president, vuan për 5 majin dhe nga janari i 2004-s bëhet flamuri i klubit. Nuk mund të gjendej një person më i mirë për ta bërë presidentin e 19-të të Interit, dhe nuk mund t'i kishte qëlluar një karrierë më e mirë me zikaltrit "Cipe"-s, sikurse e quante "Magjistari" Herrera.
Njeriu - U largua një njeri i madh: ai u cilësua "anësor dhe njeri fisnik". Shumë pak për një lojtar që e mbylli karrierën me kombëtaren italiane si kapiten dhe jo lojtar më 1978-n. Shtatlarti që kur ishte i vogël ëndërronte të bëhej murator, sepse ndihej i lumtur kur nga kati i parë i një shtëpie në ndërtim mund të hidhej mbi një hapësire me rërë, mbyllte një karrierë shembullore (vetëm një karton i kuq për një duartrokitje ironike ndaj arbitrit Vanuki në vitin 1975, në "San Siro") mes kujtimeve të bukura dhe vetëdijes se ishte një simbol i futbollit italian.

- Kuqeblu Perjete
- Posts: 578
- Joined: Fri, 06 Oct 2006 , 17:40
- Location: G.B
- Contact:
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 9630
- Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
- Location: Italia
-
- I lindur KuqeBlu
- Posts: 3657
- Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
- Location: angli
- Contact:
-
- Antar
- Posts: 42
- Joined: Wed, 18 Oct 2006 , 03:15
- Location: Firenze Itali
- Contact:
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 9630
- Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
- Location: Italia
-
- Antar
- Posts: 42
- Joined: Wed, 18 Oct 2006 , 03:15
- Location: Firenze Itali
- Contact:
INTER-MILAN
FORZA INTER
JENA SKUDRA MA E FORTE NE EUROPE
INTER PER 5 MINUTA SHKATERRON MILANIN
INTER - MILAN 2-1
CRUZ, IBRAHIMOVIC / RONALDO
JENA SKUDRA MA E FORTE NE EUROPE
INTER PER 5 MINUTA SHKATERRON MILANIN
INTER - MILAN 2-1
CRUZ, IBRAHIMOVIC / RONALDO
OH SA MIRE ME KENE SHKODRAN
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 9630
- Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
- Location: Italia
-
- Moderator
- Posts: 843
- Joined: Wed, 12 Apr 2006 , 19:32
- Location: T*ranë
Inter shijon suksesin ne derbin e Milanos
FC Internazionale e Milanos rikthehet tek fitorja pas eliminimit nga Liga e Kampioneve ne mesjave, duke mundur rivalët e qytetit AC Milan, dhe zgjatur distancen nga ndjekesit me te afert ne Serine A, ndersa S.S. Lazio u ngjit ne vendin e trete ne renditje.
"Çelesi" Cruz
Inter, te cilet u eliminuan nga Valencia ne mesjave, e gjeten veten ne dizavantazh ne stadiumin "Guiseppe Meazza" pasi Ronaldo gjeti rrjeten 5 minuta para perfundimit te pjeses se pare. Megjithate, ekipi i drejtuar nga Roberto Mancini barazuan me ane te Julio Cruz 9 minuta pas pushimit, para se zevendesuesi argjentinas te pasonte tek Zlatan Ibrahimović per golin e fitores ne minuten e 75-te.
Lazio te tretet
Rezultati ruajti pamundshmerine e Interit ne kampionat, dhe e rriti distancen ne krye te klasifikimit ne 19 pike nga Roma. Verdhekuqte mund ta ringushtojne distancen sonte ne darke kur do te presin Udinezen, por per momentin jane vetem 8 pike para Lazios dhe Palermos. Goditja e Ayodele Makinwa 10 minuta para perfundimit, e ndihmoi Lazion te fitonte 3-2 ne fushen e Regginas, duke kaluar mbi Palermon, te cilet arriten vetem nje barazim 1-1 ndaj Fiorentines.
Shperthen Ascoli
Shpresat e Empolit per nje vend ne Ligen e Kampioneve per sezonin tjeter u cenuan nga barazimi 2-2 qe arriten ne fushen e tyre ndaj Livornos, por ngelen akoma te 5-it ne renditje. Ne fudin e tabeles, Ascoli levizi nga vendi i fundit fale nje fitoreje 1-0 ne fushen e Sienas, duke lene Parman te rreshkasi pas tyre ne renditje pas barazimit 1-1 ne fushen e Atalantas. Messina, te cilet gjenden vetem nje vend mbi "zonen e ftohte", barazoi 1-1 ne fushen e Chievos, ndersa Torino dolen fitues 1-0 ndaj Calcio Catanias.
Marre nga Uefa.com (versioni origjinal ne anglisht)
-
- Moderator
- Posts: 843
- Joined: Wed, 12 Apr 2006 , 19:32
- Location: T*ranë
Nuk munesh me gjet bilet nqs nuk je i abonum naqe, per shkak te normave te reja te siguris mas vrasjes t'policit ne Catania: http://www.udinese.it/home_udinese.php?n=65059&l=itGOLDIAN wrote:sa kushton bileta e ndeshjes udineze-kievo
aman me ndihmoni
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 9630
- Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
- Location: Italia
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 9630
- Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
- Location: Italia
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 9630
- Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
- Location: Italia
Un te kisha kshillu me ja fute i telefon Udinezes,per mu sqaru ma mire.
Tel. 0432/544911
Telefax 0432/544933
udinese@udinesespa.it
Tel. 0432/544911
Telefax 0432/544933
udinese@udinesespa.it
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!
-
- Kuqeblu Perjet
- Posts: 859
- Joined: Mon, 19 Sep 2005 , 11:37
- Skuadra: Ça pyetje?!!!!!
- Location: Tiranë
- Contact:
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 9630
- Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
- Location: Italia