Kupa 2006-07

Ketu ndodhet te gjithe ato tema, te cilat jane te vjetra apo ne te cilat nuk diskutohet.
Post Reply
Shkodrani81
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 882
Joined: Fri, 19 Jan 2007 , 07:48
Location: Kanada
Contact:

Post by Shkodrani81 » Thu, 01 Mar 2007 , 07:44

Edmond-Cela wrote:do fitojm apo jo?
PJO PJO PJO. :lol: :lol: :lol:

sportist_shkodran
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 580
Joined: Wed, 09 Aug 2006 , 04:49
Location: usa

Post by sportist_shkodran » Fri, 02 Mar 2007 , 00:04

[quote="Edmond-Cela"]kjo te difton se sa te korruptur jan kta te fshf's

Pse maj naqe itash pa e merr vesht se kena federat te shkerdhymea,
historikisht ata kan ken pleha ne drejtim te klubit vllaznija,ktu perfshij
te gjith llojet e sportit,k'shtu qe mu nuk me ban fot pershtypje ,un pres
gjana ma te flliqta nga kja e degjenerume f sh f
Moj Vllazni,Vllaznia jone
ti gjithmone do jesh kampjon
vec per hire te spektatorit
Shkodra jone djepi futbollit OLEEEEE

Shkodrani81
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 882
Joined: Fri, 19 Jan 2007 , 07:48
Location: Kanada
Contact:

Post by Shkodrani81 » Fri, 02 Mar 2007 , 08:32

Ah kta dojne nji si puna e Myftar Celes, qe i hyte mrena n'zyra t'FSHF-se e si lete gja pa than, e z'guxote kush me hap goje.

kuqeblu
Moderator
Moderator
Posts: 843
Joined: Wed, 12 Apr 2006 , 19:32
Location: T*ranë

Post by kuqeblu » Fri, 02 Mar 2007 , 12:44

Shkodrani81 wrote:Ah kta dojne nji si puna e Myftar Celes, qe i hyte mrena n'zyra t'FSHF-se e si lete gja pa than, e z'guxote kush me hap goje.
Bash njashtu, pranej kena ken mir n'koh t'vet, ja se mund t'kena pas ekip ma cilsor, po i bate zap tan, e hec e futja manej :D
Myftari n'Federat ka ba LIGJIN
Kush nuk knon, kush nuk kcen e KUSH NUK LUN
Ca k**** lyp n'STADIUM???

Image

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Fri, 02 Mar 2007 , 14:22

Edhe ekipi nuk ka kene pa gja jo! :wink: :wink: :wink:

Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Post by Edmond-Cela » Fri, 02 Mar 2007 , 14:57

Skandali i Kupës, ja si u zbulua “shitja” e lojtarëve


Goli me dorë, asnjë dënim për arbitrat e skandalit
• 21/02/07


Derguar me: 02/03/2007 - 08:24


Ka qenë kroati Goran Vinçetiç ai që ka sinjalizuar drejtuesit e klubit Dinamo, se disa lojtarëve të kësaj skuadre u janë ofruar para nga ana e presidentit të Besës për takimin e Kupës së Shqipërisë, luajtur dy ditë më parë në "Selman Stërmasi". Lajmi konfirmohet nga burime të sigurta nga kampi blu, sipas të cilave Vinçetiçit i kishin shkuar në shtëpi disa ditë më parë, ku i kishin thënë që për një shumë 10 mijë euro të linin Besën të kualifikohej në turin tjetër. Gjithçka i ka ngjarë nja skandali tipik të futbollit, kur presidenti i një klubi kërkon të blejë lojtarët e skuadrës kundërshtarë për të arritur një qëllim të caktuar, që ishte kalimi i turit çerekfinal të Kupës së Shqipërisë. Por Vinçetiç ka qenë edhe njeriu që ka dekonspiruar gjithë "operacionin" që mori presidenti i Besës, Bizhdili për ndeshjen ndaj Dinamos. Kroati ka folur direkt me drejtuesit, duke i sinjalizuar se 3-4 futbollistëve u janë ofruar para për të lënë takimin. I kontaktuar dje nga "Gazeta Shqiptare", administratori i Dinamos, Ismet Saliaj, tha se këta 3-4 futbollistë e treguan vetë më pas ngjarjen, por ajo që nuk dihet është nëse ka pasur edhe futbollistë të tjerë të cilëve u është ofruar para për të lënë takimin. "Ajo që mund të them, është se ne duhet ta lëmë pas këtë ndeshje dhe të shikojmë përpara. Ajo që ndodhi, ndodhi. Ne patëm sinjalizime nga vetë lojtarët që ishte ofruar para dhe i mblodhëm të gjithë. Por nëse për këta 3-4 lojtarë u siguruam, nuk na siguron dot njeri që s'ka pasur të tjerë", - u shpreh administratori i klubit dinamovit, i cili vetëm tre ditë më parë pati një sherr me presidentin Bizhdili, në prezencë edhe të shefit të Sektorit të Garave.
Masat
Blerja e disa futbollistëve të Dinamos nga ana e klubit të Besës, nuk pritet të kalojë lehtë në klubin blu. Presidenti Sulaj së bashku me drejtuesit, por edhe me trajnerin Redi Jupi, kanë diskutuar gjatë pas takimit në lidhje me ata futbollistë që tekniku ka thënë në dy konferencat e fundit për shtyp, se nuk tregojnë karakter dhe se nuk po impenjohen. "Presidenti në këtë mbledhje kërkoi që të evidentoheshin ata futbollistë që nuk janë impenjuar dhe që kanë treguar mungesë karakteri dhe me kalimin e kohës do ta merrni vesh edhe ju se cilët janë. Do të marrim edhe ne masat, pasi nuk është problemi se u eliminuam nga Kupa, por po humbasim emrin e mirë që ka Dinamo. Ky është një ekip elite dhe duhet të sillet si i tillë. Edhe vetë presidenti ynë kërkoi që të evidentohen këta futbollistë që nuk po impenjohen ashtu siç thotë trajneri dhe më pas do të veprohet", - sqaroi administratori Saliaj për "Gazetën Shqiptare". Altin Latifi

balkanweb.com
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Fri, 02 Mar 2007 , 15:21

vllaznia1919 wrote:Edhe ekipi nuk ka kene pa gja jo! :wink: :wink: :wink:
Mire pa e thu naqe.

Duro, Sinani, Bylykbashi, Osmani, Lici, Osja, Dibra, Kotrri, Cungu.... Ca doni lojtare ma te mire.
Skuadren e kena pas super biles ne kampionatin kur ishte Vasil Bici tranjer qe morrme vendin e dyte 1 pike lerg vendit te pare, kena pas edhe stolin e forte!!
Vllaznit Ultras

Image

sportist_shkodran
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 580
Joined: Wed, 09 Aug 2006 , 04:49
Location: usa

Post by sportist_shkodran » Tue, 06 Mar 2007 , 05:16

Cfar mendoni per te merrkurren me partizanin.
Un tham 2-1 perne.
paraVLLAZNIJAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAA
Moj Vllazni,Vllaznia jone
ti gjithmone do jesh kampjon
vec per hire te spektatorit
Shkodra jone djepi futbollit OLEEEEE

Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Post by Edmond-Cela » Tue, 06 Mar 2007 , 12:28

5-0 per ne. ndoshta jam pak optimist por ky esht mendimi jem
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Tue, 06 Mar 2007 , 14:35

Sa te dojne te dalin veq te kalojme turin.

kuqeblu
Moderator
Moderator
Posts: 843
Joined: Wed, 12 Apr 2006 , 19:32
Location: T*ranë

Post by kuqeblu » Tue, 06 Mar 2007 , 15:36

Un them o fitore 2-1 per na, ose barazim 2-2.
Kush nuk knon, kush nuk kcen e KUSH NUK LUN
Ca k**** lyp n'STADIUM???

Image

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Post by GOLDIAN » Tue, 06 Mar 2007 , 21:10

une du mu da barazim 3-3
me ba gol dalipi gudjabi dhe miroci
kurse per partizanin du me ba gol ofside muzaka
gol me dore dhembi
gol me penallti abilaliaj
i perjashtuar

User avatar
Ultras Kuqeblu
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 209
Joined: Fri, 26 Jan 2007 , 20:00
Contact:

Post by Ultras Kuqeblu » Wed, 07 Mar 2007 , 01:49

Sokol Jareci dhe Shkëlqim Guçe kanë në dorë “fatin” e dy gjysmëfinalistëve që do të dalin nga dy ndeshjet e kthimit të grupit të “ferrit”: Tirana-Teuta dhe Partizani-Vllaznia. Takimi tjetër i vlefshëm për Grupin 1, Turbina-Shkumbini i është besuar një emri modest si Nardi Abeshi.

Në Grupin I, gjysmëfinalistja e parë është Besa që arriti një përmbysje rokamboleske me Dinamon (0-2) në takimin e zhvilluar më 28 shkurt.



GRUPI I

Turbina- Shkumbini (0-4)

Gjyqtarë: Nardi Abeshi, A.Lamce-F.Lamaj

Fusha sportive “Nexhip Trungu”,

Cërrik, ora 13:30



GRUPI 2

Partizani-Vllaznia (1-1)

Gjyqtarë: Shkëlqim Guce, F.Elezi -D.Koreshi

Stadiumi “Selman Stërmasi”,

Tiranë, ora 13:30



Tirana-Teuta (1-2)

Gjyqtarë: Sokol Jareci, E.Bicaku -R.Zhuli

Stadiumi Kombëtar “Qemal Stafa”,

Tiranë, ora 17:30

-(Në kllapa rezultatet e ndeshjeve të para)
PARA VLLAZNIAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAA

Shkodrani81
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 882
Joined: Fri, 19 Jan 2007 , 07:48
Location: Kanada
Contact:

Post by Shkodrani81 » Wed, 07 Mar 2007 , 08:21

Edmond-Cela wrote:5-0 per ne. ndoshta jam pak optimist por ky esht mendimi jem
O njesha mire, ty keka me t'ba kryetar n'partine tone. :lol: :lol: :lol:

Jam dakort edhe me ty, pa ksaj radhe tham 2-0. Boll kena. :lol:

kuqeblu
Moderator
Moderator
Posts: 843
Joined: Wed, 12 Apr 2006 , 19:32
Location: T*ranë

Post by kuqeblu » Wed, 07 Mar 2007 , 20:19

Shkumbini-Besa, gysmëfinalistet e Grupit 1

Shkumbini është gysmëfinalistja e dytë e Grupit 1, pas Besës, e cila eliminoi Dinamon, më 28 shkurt 2007. Peqinasit e Faruk Sejdinit arritën një tjetër fitore (1-2) me Turbinën e Cërrikut, ekipin e vetëm nga 8 çerekfinalistet që vinte nga Kategoria e Parë. Shkumbini ishte thuajse i kualifikuar pas rezultatit të thellë (4-0) të arritur në takimin e parë.

Takimi filloi me shtatë minuta vonesë për shkak të pranisë në fushën “Nexhip Trungu” të individëve të paautorizuar. Pjesa e parë ishte e qetë dhe pa nerv. Në fraksionin e dytë të lojës erdhën dhe tri golat e këtij takimi: Erjon Rizvanolli shënoi në minutën e 72 për Shkumbinin, barazoi Shtrepi për Turbinën në të 82’ dhe Nexha në të 84’

Në takimin e parë ishte Albano Byzhyti ai që kaloi Shkumbinin në epërsi me golin e tij të parë të kësaj ndeshjeje, më pas te goli ishte Arsen Beqiri për t’ia lënë radhën Erjon Rizvanollit. Albano Byzhyti shënoi golin e katërt.

Gjithsesi Turbina u largua mëse e kënaqur nga Kupa pasi eliminoi kampionin e Shqipërisë, Elbasanin (2-0, 0-0). Shkumbini, nga ana e tij, përtej gjendjes alarmante në kampionatin e Kategorisë Superiore (i parafundit) u kualifikua për herë të dytë në gjysmëfinale në 18 edicionet e Kupës së Shqipërisë që ka marrë pjesë.

Shkumbini për të arritur në gjysmëfinale eliminoi Sopotin e Librazhdit (7-0, 2-2), Flamurtarin (4-1, 1-0) dhe së fundi Turbinën (4-0, 2-1).

Në gjysmëfinale do të përballet me Besën. Takimet do të luhen më 11 dhe 25 prill 2007.

Marre nga Albania-Sport
-------------------------------------------------------------------------------------
Partizani në gjysmëfinale. Kur “Dhëmbi” ngulet me dorë

Partizani gjysmëfinalist dhe një hap më shumë drejt finales. 97 minuta lojë kundër Vllaznise më rezultatin 0-0 në “Selman Stërmasi”, të cilat edhe të kombinuara edhe me 93 minutat e takimit të parë 1-1 në “Loro Boriçi”, u dhanë “demave të kuq” lejëkalimin për në gjysmfinalen e edicionit të 55 të Kupës së Shqipërisë, përmes një dramaciteti ta jashtazakonshëm të përjetuar nga 1500 shkodranë, shumë më të shumtë se mbështetësit të Partizanit. Dy barazime të drejtpërdrejta që sollën dhe largimin pa humbje të Vllaznisë.

Partizani, i cili Kupën e fundit e fitoi në sezonin 2001-2002, tashmë konfigurohet si një nga katër pretendetet për të synuar trofeun e 16 më Kupën e Shqipërisë, ku përveç tij në Grupin 1, këtë të drejtë e fituan edhe Besa (eliminoi Dinamon: 2-1, 0-2) dhe Shkumbini (eliminoi Turbinën: 4-0, 2-1)

Protagonisti i çmuar ishte Paulin Dhëmbi, kapiteni i Partizanit në ndeshjen e kthimit falë atij goli të çmuar (dhe shumë të diskutuar) të realizuar në Shkodër.

Partizani më agreësiv në dhjetë minuta të parë, më pas niveli i lojës barazvlerësohet nga disa përpjektje sporadike të shkodranëve.

Tridhjetë minutat e parë të sfidës patën një rritëm të kënaqshëm, por pa agresivitet në drejtim të portave kundërshtare, ku veçohen përpjekjet e shkëputura të Progrit, Bakaj me kulm rastin e Dritan Babamustës, që arriti të finalizojë nga një distancë prej 10-11 metrash. Edhe Vllaznia ka në bllokun e shënimeve emrat e senegalezit El Haxhi Goudjabi dhe për më tepër një rast të humbur nga taleniti Xhevair Sukja në të 34, e më pas edhe të një mundësie tjetër të humbur.

Trajneri Josa realizoi zëvendësimin e parë në të 40’ kur hodhi në fushë Nevian Canin në vend të Franc Ahit, për ta përsëritur edhe dy herë të tjera në pjesën e dytë: Klevis Dalipi në vend të El Haxhi Goudjabi në të 54’ dhe Gilman Lika në vend të Uliks Kotrri në të 62’. Në të njëjtën linjë ishte edhe trajneri i Partizanit, teksa një minutë më pas, në të 63’ hodhi në vend të sulmuesit Arbër Abilaliaj, teksa më pas do të hidhte për konsum taktik edhe Enkel Alikaj në vend të Elis Bakaj.

Momenti më kulmor i takimit ishte minuta e 86’ kur Shehi goditi dobët një top ridërgimi, por sfera mbërriti te Dalipi, i cili duke parë edhe pozicionin e portierit të Partizanit gjuajti nga larg, durrsaku grushtoi në një pozicion të vështirë dhe aty mbrojtja e Partizanit e largoi rrezikun. Enco Malindi rrezikoi në të 88’ por pa mundur të shënojë. Gjyqtari Shkëlqim Guçe akordoi 5 minuta shtesë të cilat më shumë shtuan presionin psikologjik në stadium dhe dhënien e një kartoni të verdhë për portierin e Partizanit, Orges Shehi në rolin e një “administruesi” klasik të kohës së çmuar.

Partizani eliminoi gjatë rrugës së tij deri në gjysmëfinale Gramozin (2-2, 2-1), Lushnjën (1-0, 1-0) dhe në çerekfinale Vllazninë (1-1, 0-0).



SKEDA

PARTIZANI: Shehi, Pinari, Tafaj, Hallacci, Gjyla, Dhëmbi, Babamusta, Muzaka, Elis Bakaj (Alikaj 83’), Progni, Abilaliaj (Malindi 63’)

Trajner: Hasan Lika

VLLAZNIA: Grima, Vukçeviç, Dabulla, Osja, Lici, Ahi (Cani 39’), Hoti, Kotrri (Lika 62’), Doçi, Sukaj, Gudjabi (Dalipi 54’)

Trajner: Mirel Josa

Gjyqtarë: Sh.Gucce, F.Elezi, E.Koreshi

Kartona të verdhë: Shehi, Dhëmbi / Ahi, Doçi

Marre nga Albania-Sport
Kush nuk knon, kush nuk kcen e KUSH NUK LUN
Ca k**** lyp n'STADIUM???

Image

uragan12
Antar
Antar
Posts: 42
Joined: Wed, 18 Oct 2006 , 03:15
Location: Firenze Itali
Contact:

Post by uragan12 » Wed, 07 Mar 2007 , 21:15

po me vjen keq per djemat por ska problem ishte nje elimin i pa merituar.
partizini kaloi turin vetem fale nje goli te shenuar ne fushen kundershtare por kurrajo djema se na pret tirane vetem 9 pike jane

forca vllaznia vllaznit jane me ju
OH SA MIRE ME KENE SHKODRAN

kuqeblu
Moderator
Moderator
Posts: 843
Joined: Wed, 12 Apr 2006 , 19:32
Location: T*ranë

Post by kuqeblu » Wed, 07 Mar 2007 , 21:26

uragan12 wrote:kurrajo djema se na pret tirane vetem 9 pike jane

forca vllaznia vllaznit jane me ju
T'lumt goja!
Kush nuk knon, kush nuk kcen e KUSH NUK LUN
Ca k**** lyp n'STADIUM???

Image

kuqeblu
Moderator
Moderator
Posts: 843
Joined: Wed, 12 Apr 2006 , 19:32
Location: T*ranë

Post by kuqeblu » Wed, 07 Mar 2007 , 21:28

Starova, i pamëshirshëm ndaj Tiranës. Lot bardheblu

Shkëmbi-Lako, ky është binomi durrsak shkatërrues i Tiranës. Trajneri Sulejman Starova, një nga strategët më të mëdhenj në treg, është treguar i pamëshirshëm ndaj skuadrës që drejtuar më parë edhe vetë.

Teuta regjistroi një kualifikim spektakolar në “Qemal Stafa” pas barazimit 2-2, i cili iu shtua asaj fitoreje të çmuar 2-1 në takimin e parë në “Niko Dovana”.

Tirana, për herë të katërt në drejtimin e donatorëve që derdhin gati 1 miliard lekë të vjetra për klubin bardheblu, nuk mundi të dublonte trofeun e kampionatit me atë të Kupës së Shqipërisë.

Ishte blerja dimërore e Tiranës, Oriand Abazaj që çeli serinë e golave në tempullin e futbollit shqiptar. Ish-futbollisti i Kastriotit në fazën e parë realizoi në minutën e 14, duke dhënë edhe sinjalin e një fitore të shpejtë. Në të 33’ Teuta do t’i falej “bilbilit” të ndërkombëtarit Sokol Jareci. Ish-futbollisti i Kribvasit në kampionatin ukrainas ekzekutoi mjeshtërisht nga pika e bardhë për të mbyllur edhe pjesën e parë në barazim 1-1.

Pjesa e dytë nisi me ritëm më të lartë me një Tiranë që kuptoi se koha e skadimit të 90 minutave kishte një ritëm të çmendur. Golashënuesi më i mirë i kampionatit, Vioresin Sinani shënoi në minutën e 49’ golin e dytë për Tiranën (2-1), të mjaftueshëm për ta çuar takimin në kohën shtesë.

Por, pas vetëm pesë minutash, Lako shënjestroi portën e mbrojtur nga Blendi Nallbani për të barazuar takimin në 2-2, duke dhënë edhe sinjalin e parë se do të ishte Teuta, ajo që do të kalonte në gjysmëfinale. Edhe pse nga ai moment kishte edhe 35 minuta lojë, Tirana nuk mundi të shënonte dy golat që do ta çonin rezultatin në 4-2 dhe kualifikimin e bardhebluve.

Përfundimi i 90 minutave përfshirë edhe 4 minuta shtesë dhanë verdiktin e tyre: Teuta në gjysmëfinale, për t’u përballur me Partizanin, i cili kaloi dhe ai në gjysmëfinale pas eliminimit të Vllaznisë.

Rruga e Teutës për në gjysmëfinale kaloi nga Gramshi(1-0, 5-1), Apolonia (0-0, 2-1) për t’u kurorëzuar me Tiranën (2-1, 2-2).

Teuta merr pjesë kështu për herë 16 në gjysmëfinale, teksa kërkon finalen e 9 dhe Kupën e 4-t në 44 edicione ku ka marrë pjesë.

Tirana-Teuta 2-2

1-0 Abazaj 14’

1-1, Shkëmbi 33’ (11-m)

2-1 Sinani 49’

2-2 Lako 55’

Marre nga Albania-Sport
Kush nuk knon, kush nuk kcen e KUSH NUK LUN
Ca k**** lyp n'STADIUM???

Image

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Wed, 11 Apr 2007 , 16:21

Asht minuta e 20-te e pjeses dyte dhe ndeshjet gjysfinale kane kta rezultate:
Teuta-Partizani 0-0
Shkumbini-Besa 2-1(Dervishi 2/Veliaj)
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Wed, 11 Apr 2007 , 16:44

Minuta e 85-t:
Teuta-Partizani 0-0(Partizani me 10 lojtar)
Shkumbini-Besa 3-2
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

Post Reply