Lajme mbi kombëtaren

Diskutoni rreth ekipit tone Kombetares ,futbollisteve te saj , etj.

Moderator: GOLDIAN

Post Reply
vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Mon, 12 Feb 2007 , 14:48

Per mu pak jane persona qe shofin interresat e veta lojtart e pak ka faj federata jone qe nuk ka beth me i marre kta lojtar.

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Post by GOLDIAN » Mon, 12 Feb 2007 , 15:00

shikone keto komente se qenkan shume interesante

http://www.calciomercato.com/index.php?c=21&a=33529
i perjashtuar

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Post by Man in Redblue » Mon, 12 Feb 2007 , 17:55

Mërgim Mavraj, lamtumirë Shqipërisë

Edhe Mërgim Mavraj do t’i thotë lamtuirë kombëtares shqiptare duke i bërë kështu futbollisti i katërt brenda këtij viti që do të braktisë kombëtaren shqiptare. I dëshpëruar që nuk është ftuar në fazën përgatitore të Antalias apo në ndeshjen miqësore ndaj Maqedonisë, mbrojtësi 20-vjeçar i skuadrës Darmstadt në kategorinë e tretë gjermane e ka bërë të ditur këtë fakt për të përditshmen kosovare “Koha Ditore”, që raporton se Mavraj do të debutojë me kombëtaren gjermane U-21 në ndeshjen kundër Italisë që do të zhvillohet më 21 shkurt në Reutlingen të Gjermanisë.

I cilësuar si një talent nga ndihmësi i ish-trajnerit të Kombëtares shqiptare Hans Peter Brigelit, Aksel Ros, emri i Mavrajt nuk është dëgjuar më që prej ardhjes në krye të kombëtares të kroatit Otto Bariç. Një fakt që të habit pasi kroati ka deklaruar botërisht që synon të rinovojë kombëtaren shqiptare (deri më tani ka bërë fare pak në këtë drejtim).

Mbrojtësi shqiptar gjithashtu ka paralajmëruar se në afatin veror të transferimeve si sipas të gjitha gjasave do të bëhet anëtar i një prej skuadrave të Bundesliga 1.



Se merr dreqi vesht se ca po bahet me komtaren shqiptare, jena shlu si te marrte me i mush menden shqiptarve te diaspores me lujt me komtaren ton, po itesh a ba pun lamsh krejt, Kone e Ninis kndej, Bushi kerkon me u rikthy ne komtare qi per mu sdo te ishte keq tpakten kunder Sllovenis, tko pleqt e tjer te komtares qi sduhen gja sloshjn vendin, Baric sdi me ca merret, (do ta kalojn kohen vec tu hanger paca me pilaf e tu), fjet .........

A thu me taman e kan thirr gjermant nkomtare apo don vec me ba presion ky Mavraj?

kuqeblu
Moderator
Moderator
Posts: 843
Joined: Wed, 12 Apr 2006 , 19:32
Location: T*ranë

Post by kuqeblu » Mon, 12 Feb 2007 , 19:13

GOLDIAN wrote:shikone keto komente se qenkan shume interesante

http://www.calciomercato.com/index.php?c=21&a=33529
Kur thoka italjani "nato in Albania, ma di nazionalita greca", po m'vjen me thy ekranin. Disa prej komenteve isha bajagi hallall, sidomos ne faqen e tret, ku e shakan se s'ka lujt me Shqipnin po me grekun.
Per menimin tem ky s'asht njiri, ky asht sh****, pranaj duhena me e myll muhabetin e ktij b*thq*mit. Siq tha njeni prej jush ma perpara, m'vjen mir qi e kan sha vet grekt. Ma njiri i mir asht i grek vet, se i shqiptar b*thq*m qi dan me u ba grek.
Kush nuk knon, kush nuk kcen e KUSH NUK LUN
Ca k**** lyp n'STADIUM???

Image

kuqeblu
Moderator
Moderator
Posts: 843
Joined: Wed, 12 Apr 2006 , 19:32
Location: T*ranë

Post by kuqeblu » Mon, 12 Feb 2007 , 19:19

Ja edhe lajmi i ninit ne faqe te par te UEFA.com sot:

Sixteen-year-old Sotirios Ninis has often been conspicuous by his absence at school lately. The reason? He has been otherwise engaged with Greek giants Panathinaikos FC. Ninis has not missed a game since his debut last month and is poised to make his European bow in Thursday's trip to RC Lens.

Team first
Ninis has been a revelation. He was voted the player of the round on his first appearance, a 1-0 home win against Egaleo FC on 7 January. In his fourth game came his first goal, and it was anything but low-key. Dribbling past two defenders, he fired in a long-range shot that earned a 2-0 victory against Panionios FC and sent the home crowd into raptures. For all the acclaim, he is keeping calm. "My priority is the team and not my personal statistics," he said. "I am not affected by the media hype about my performances, because I don't care about it".

Rapid rise
Born on 3 April 1990, Ninis is the youngest player to have scored for Panathinaikos in the history of the professional top flight in Greece. His potential has been evident for some time with his old-fashioned wing play on the right, based on excellent technique and great crossing ability, earning many admirers. Few were surprised in December when he was given a long-term contract or when Victor Muñoz called him into the first-team squad barely two months after taking over as coach.

Looking ahead
Lens are up next for Panathinaikos in the UEFA Cup Round of 32 and given that Ninis has also played a key role in the club winning through to the semi-finals of the Greek Cup, he is likely to play some part in France. Well off the pace in the domestic league, Panathinaikos are determined to prolong their UEFA Cup adventure. Should they see off Lens, then a tie against either Bayer 04 Leverkusen or Blackburn Rovers FC awaits in the last 16.

Former glory
Panathiniakos's finest hour to date was finishing runners-up in the 1971 European Champion Clubs’ Cup final, nearly two decades before Ninis was born. In fact, Greece are arguably the biggest nation never to have won a continental trophy at club level. While Ninis may claim not to be concerned with personal statistics, you can bet he is keen to change that particular fact. That is provided he can get more time off from his studies - although evening classes have been lined up to fill the gap. Whatever is in store at night school, though, it surely will not be as big a test as he will get this Thursday.

S'e marr vesht pse jan qu tan pesh per i cop b*thq*m mor hatrin e Zotit :shock:
Kush nuk knon, kush nuk kcen e KUSH NUK LUN
Ca k**** lyp n'STADIUM???

Image

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Post by GOLDIAN » Mon, 12 Feb 2007 , 22:47

i perjashtuar

kuqeblu
Moderator
Moderator
Posts: 843
Joined: Wed, 12 Apr 2006 , 19:32
Location: T*ranë

Post by kuqeblu » Mon, 12 Feb 2007 , 22:54

Pupupu, sa keq qe jemi :oops:

2006/07 UEFA FAIR PLAY:

1 Svezia 8.258
2 Norvegia 8.193
3 Danimarca 8.133
4 Finlandia 8.132
5 Inghilterra 8.131
6 Germania 8.104
7 Galles 8.087
8 Slovacchia 8.068
9 Svizzera 8.059
10 Estonia 8.047
11 Francia 8.025
12 Polonia 7.986
13 Lettonia 7.965
14 Faroe Islands 7.959
15 Scozia 7.938
16 Repubblica d'Irlanda 7.935
17 Olanda 7.931
18 Croazia 7.922
19 Islanda 7.921
20 Ucraina 7.920
21 Kazakhstan 7.917
22 Portogallo 7.912
23 Spagna 7.882
24 Repubblica ceca 7.881
25 Lituania 7.838
26 Moldova 7.823
27 F.Y.R. Macedonia 7.822
28 Austria 7.817
29 Bielorussia 7.809
30 Ungheria 7.804
31 Irlanda del nord 7.770
32 Italia 7.768
33 Belgio 7.755
34 Russia 7.739
35 Armenia 7.694
36 Romania 7.663
37 Serbia 7.654
38 Turchia 7.643
39 Slovenia 7.629
40 Azerbaijan 7.611
41 Grecia 7.586
42 Bulgaria 7.575
43 Israele 7.563
44 Malta 7.560
45 Cipro 7.557
46 Bosnia-Herzegovina 7.552
47 Albania 7.477 :oops: :oops: :oops:
48 Georgia 7.458
49 Liechtenstein 7.973
50 Lussemburgo 7.544
51 San Marino 7.245
52 Andorra 7.069
Kush nuk knon, kush nuk kcen e KUSH NUK LUN
Ca k**** lyp n'STADIUM???

Image

Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Post by Edmond-Cela » Mon, 12 Feb 2007 , 23:04

[Born on 3 April 1990, Ninis is the youngest player to have scored for Panathinaikos in the history of the professional top flight in Greece. His potential has been evident for some time with his old-fashioned wing play on the right, based on excellent technique and great crossing ability, earning many admirers. Few were surprised in December when he was given a long-term contract or when Victor Muñoz called him into the first-team squad barely two months after taking over as coach.

nuk po thot gja per kombesin. dhe te ciles kombetare i perket
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

User avatar
Ultras Kuqeblu
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 209
Joined: Fri, 26 Jan 2007 , 20:00
Contact:

Post by Ultras Kuqeblu » Tue, 13 Feb 2007 , 05:37

kaq te eger jena na, per fair play mirboll kenkena mos me than ma zi ska ku shkon
PARA VLLAZNIAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAA

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Tue, 13 Feb 2007 , 12:46

Edhe kazakistanasit jane me te mire se na. :lol: :lol: :lol: :lol:

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Post by GOLDIAN » Tue, 13 Feb 2007 , 17:35

vllaznia1919 wrote:Edhe kazakistanasit jane me te mire se na. :lol: :lol: :lol: :lol:
naqe 5 vendeve mundena me ju shit mend
nese ke ne njinga andrra apo san marinoshii mend me kte renditje :lol:
i perjashtuar

User avatar
Ultras Kuqeblu
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 209
Joined: Fri, 26 Jan 2007 , 20:00
Contact:

Post by Ultras Kuqeblu » Thu, 22 Feb 2007 , 05:59

Mbrojtësi shqiptar i skuadrës gjermane të kategorisë së tretë , Darmstadt, Mërgim Mavraj është bërë “gjerman” të mërkurën pasi ka zhvilluar ndeshjen e tij të parë me kombëtaren gjermane U-21 në përballjen miqësore me Italinë. Futbollisti i cili ishte konsideruar si një kandidat për të veshur fanellën e kombëtares shqiptare ka hequr dorë nga kjo e fundit për tu aktivizuar me Shpresat e “pancerëve”. Mavraj është futur si zëvendësues në minutën e 67-të të ndeshjes që është zhvilluar në Reutlingen dhe që ka përfunduar pa gola.

Mavraj më parë kishte marrë pjesë në një grumbullim të kombëtares shqiptare nga ish-trajneri Hans-Peter Briegel, por kishte ndërruar mendje kur nuk ishte ftuar nga Otto Bariç në grumbullimin e zhvilluar në Antalia në fillim të vitit dhe në ndeshjen miqësore kundër Maqedonisë.

Mbrojtësi 20-vjeçar është futbollisti i katërt shqiptar që brenda këtij viti ka zgjedhur një kombëtare të huaj për të luajtur në vend të asaj shqiptare. Më parë njejtë kishin vepruar edhe Gjergji Kone dhe Sotir Nini që kanë zgjedhur kombëtaren greke, si dhe Përparim Hetemaj që tashmë ka debutuar me Finlandën
PARA VLLAZNIAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAA

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Thu, 22 Feb 2007 , 14:34

Hajt udha meth i kjofte edhe kti!

kuqeblu
Moderator
Moderator
Posts: 843
Joined: Wed, 12 Apr 2006 , 19:32
Location: T*ranë

Post by kuqeblu » Mon, 05 Mar 2007 , 20:16

Image

Baric therret Bushin per Sllovenine dhe Bullgarine

Alban Bushi duket se nuk eshte ne qender te vemendjes vetem ne Greqi por dhe jashte saj. Golat e shenuar nga ai ne keto javet e fundit kane bere akoma dhe Baric te interesohet per te. Mesa duket "plakushi" ka vezhguar mire Lokun i cili ne keto javet e fundit ka bere paraqitje te shkelqyera ne kampionatin grek, dhe ka marrre masa per kete.

Keshtu sipas faqes zyrtare te Apollon Kalamariase, behet e ditur se Alban Bushi, golashenuesi me i mire i kombetares sone, eshte thirrur nga Otto Baric per te marre pjese ne kombetaren shqiptare qe do te prese Sllovenine me 24 Mars ne stadiumin Loro Borici ne Shkoder dhe kundra Bullgarise me 28 Mars. Keto ndeshje do te jene te vlefshme per kualifikimet e kampionatit europian.

Me sa duket kombetares shqiptare i rikthehet sulmuei me rezultativ i saj i te gjithe kohrave. Bushi me pare kishte thene se do te jete gati sa here qe kombetarja ta therrase dhe ja qe shansi i tij erdhi.

Alban Bushi eshte ftuar ne listen paraprake me 30 lojtare, prej te cileve do te perzgjidhen 22 futbolliste per anti-Sllovenine dhe Bullgarine.

Marre nga Albania-Sport
Kush nuk knon, kush nuk kcen e KUSH NUK LUN
Ca k**** lyp n'STADIUM???

Image

Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Post by Edmond-Cela » Tue, 06 Mar 2007 , 01:10

Salihi, fati kthehet pro shkodranit, Baric e therret ne "A"

Dash Frashëri


Pas dy golave të shënuar të shtunën e kaluar kundër SV Mattersburg të vendit të tretë në kampionatin austriak, sulmuesi shqiptar i SV Ried, Hamdi Salihi ka rifituar vendin në Kombëtaren e Shqipërisë. Shkodrani është thirrur për ndeshjet kundër Sllovenisë (24.03.2007, në Shodër) dhe Bullgarisë (28 mars 2007, në Sofie).

Salihi mungoi në grumbullimin për ndeshjen miqësore kundër Maqedonisë (0-1, më 7 shkurt 2007,në Shkodër).

Hamdi Salihi ka qenë grumbulluar rregullisht në ndeshjet zyrtare, por ende nuk ka luajtur asnjë minutë me ekipin Kombëtar.

Gjatë përgatitjeve për ndeshjen kundër Holandës, Salihi shënpi 5 gola brenda 40 minutave në miqësoren kundër amatorëve të VFB Pumerstijn të fituar nga kuqezinjtë 8-0, duke fituar edhe një vend në 18-shen në takimin Holandë-Shqipëri (2-1).

Renditjen specifike përsa i përket golave të realizuar në Europë e kryeson Edmond Kapllani me 14 gola (13 në kampionat dhe 1 në Kupë e Gjermanisë) dhe pas tij vjen Alban Bushi me 8 gola (7 në kampionat dhe 1 në Kupën e Greqisë).Erjon Bogdani ka shënuar 5 gola në Serinë A.

Në ndeshjet zyrtare Shqipëria ka shënuar 3 gola: Skela (p), Hasi dhe Curri.
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Post by GOLDIAN » Tue, 06 Mar 2007 , 21:13

komtare pa pike nivelit jena
sban gol se therret ban gol nje futbollist e bajme talent
i perjashtuar

User avatar
Ultras Kuqeblu
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 209
Joined: Fri, 26 Jan 2007 , 20:00
Contact:

Post by Ultras Kuqeblu » Wed, 07 Mar 2007 , 01:53

GOLDIAN wrote:komtare pa pike nivelit jena
sban gol se therret ban gol nje futbollist e bajme talent
Ka shkua puna me te futun Goldi tash a spo e shef ca bahet.
PARA VLLAZNIAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAA

User avatar
Ultras Kuqeblu
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 209
Joined: Fri, 26 Jan 2007 , 20:00
Contact:

Post by Ultras Kuqeblu » Wed, 07 Mar 2007 , 01:57

Federata Shqiptare publikoi çmimet e biletave për ndeshjen ndërkombëtare me Slloveninë, takim që do të luhet në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës, më datë 24 mars 2007, ora 17:00.

Çmimet janë më të larta se ato që u vendosën në ndeshjen miqësore kundër Maqedonisë (0-1, 7 shkurt 2007), por gjithsesi më të lira se ato që kanë qenë në ndeshjet e zhvilluara në Stadiumin Kombëtar “Qemal Stafa”. “Çmimi i biletës për tribunat kryesore është 1500 lëkë, për ato përballë 1000 lekë dhe për ato harkore 500 lekë”, u shpreh zëdhënësi i FSHF-së, Lysjen Nurishmi për Albania-sport.com.

Ashtu siç dhe ishte paralajmëruar biletat do të shërbejnë edhe për hedhjen e një shorti special për fitimin e një makine tip “Volkswagen”.

Në sfidën tepër të rëndësishme si për kombëtaren tonë ashtu edhe për kundërshtarët pritet që përveç tifozëve të shumtë kuqezinj ta ndjekin edhe rreth 100 tifozë sllovenë, të cilët do të jenë të pranishëm më 24 mars në mitikun e Shkodrës.

Formacion slloven do të vijë katër ditë përpara sfidës kundër kuqezinjve në vendin tonë dhe do të akomodohen në hotel “Grand” në Shkodër. Seancat stërvitore Sllovenia do t’i zhvillojë në stadiumin “Loro Boriçi”.

Gjithashtu drejtuesit e Federatës bëjnë të ditur se do të vijnë edhe rreth 20 gazetarë nga Sllovenia, të cilët do të ndjekin dhe pasqyrojnë takimin e përfaqësueses së tyre të futbollit.

Një skuadër gjyqtarësh maltezë, të kryesuar nga Josef Atard do të drejtojnë ndeshjen ndërkombëtare Shqipëri-Slloveni, takim që do të luhet më 24 mars 2007, në stadiumin e qytetit të Shkodrës “Loro Boriçi

Gjyqtari ishullor do të ndihmohet në sfidën më të rëndësishme të trajnerit të Kombëtares shqiptare, Oto Bariç nga Filip Agius (asistent i parë) dhe Ingmar Spiteri (asistent i dytë). Edhe gjyqtari i katërt do të jetë nga Malta: Kristofer Lautier.

Shqipëri-Slloveni është ndeshja e katërt për vendin tonë në Grupin G të vlefshme për eliminatoret e Kampionatit Europian 2008, finalet e të cilit do të luhen vitin e ardhshëm në Austri dhe Zvicër.

Shqipëria në tri ndeshjet e para zyrtare ka mundur të grumbullojë vetëm 1 pikë në transfertën e Bjellorusisë (2-2) dhe ka humbur me Rumaninë në Tiranë (0-2) dhe me Holandën në Amsterdam (2-1). Sllovenia ka grumbulluar 3 pikë në tri ndeshje: 1 fitore me Luksemburgun (2-0)dhe dy humbje: me Bullgarinë (3-0) dhe Bjellorusinë (4-2).

Shqipëria humbi më 7 mars po në Shkodër me Maqedoninë (0-1), një miqësore që rezultoi me jo pak probleme për të ardhmen e trajnerit Bariç.
PARA VLLAZNIAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAA

Shkodrani81
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 882
Joined: Fri, 19 Jan 2007 , 07:48
Location: Kanada
Contact:

Post by Shkodrani81 » Wed, 07 Mar 2007 , 08:24

GOLDIAN wrote:komtare pa pike nivelit jena
sban gol se therret ban gol nje futbollist e bajme talent
Po ku kena pas najher komtare ma Goldian. Njashtu bashin edhe me Sinanin, iher pa e marrim, iher pa e lam. Pun m-hit aja pun.

kuqeblu
Moderator
Moderator
Posts: 843
Joined: Wed, 12 Apr 2006 , 19:32
Location: T*ranë

Post by kuqeblu » Wed, 07 Mar 2007 , 20:12

Image

Xhevair Sukaj, në vend të Muratit

Një tjetër futbollist që është përfshirë në kombëtare për ndeshjet e rradhës për eleminatoret e EURO 2008 është dhe talenti i ri shkodran, Xhevahir Sukaj. Paraqitjet e shkëlyera që ai ka bërë në rradhët e Vllaznisë i kanë dhënë shansin të jetë në skuadrën kombëtare A për të treguar vlerat e tij më të mira. Mësohet se ai ka zënë vendin e mesfushorit të talentuar Edvin Murati, i cili është menduar të mospërfshihej në dy ndeshjet e rradhës në 24 dhe 28 mars për shkak të dëmtimit që ka pësuar dy muaj më parë.

Marre nga Albania-Sport
-----------------------------------------------------------------------------------------
Image

Igli Tare, jashtë kombëtares

Igli Tare, kapiteni i kombëtares kuqezi, do të jetë jashtë për ndeshjet e rradhës me Slloveninë dhe Bullgarinë. Ky ka qenë lajmi që është bërë i ditur nga burime të sigurta pranë stafit teknik të skuadrës, që ende nuk e ka bërë zyrtar një gjë të tillë, pasi lista nuk është shpallur. Mosaktivizimi i sulmuesit shtatlartë në rradhët e Lacios dhe minutat e pakta të tij në fushën e blertë, kanë sjellë një vendim të tillë nga ana e trajnerit kroat Oto Bariç. Një lajm i tillë është i pazakontë, për vetë kontributin e tij te kuqezinjtë, i cili për duhet thënë se është mjaft i madh. Ai prej një dekade ka qenë një nga pikat kryesore të sulmit me 68 ndeshje të luajtura dhe me 10 gola të shënuar. Një nga arsyet e mësuara për mospërfshirjen e tij është dhe forma mjaft e mirë e katër sulmuesve të tjerë, Kapllani, Bogdani, Salihi e Bushi. Ata jo vetëm po paraqiten shkëlqyeshëm në skuadrat e tyre, por edhe po shënojnë nga java në javë.

Marre nga Albania-Sport
--------------------------------------------------------------------------------------
Hallall per Sukajn vendi ne komtare, se e meriton.
Shyqyr qe heku prej komtares kyt zogun e gamarit, se s'ka ken asnjiher i hajrit n'komtare. Po m'bahet qefi qi Bariq po e man premtimin e rinovimit t'komtares, qi dha mas humjes me Maqedonin.
Kush nuk knon, kush nuk kcen e KUSH NUK LUN
Ca k**** lyp n'STADIUM???

Image

Post Reply