Kampionati 2006-07: Faza e trete!

Ketu ndodhet te gjithe ato tema, te cilat jane te vjetra apo ne te cilat nuk diskutohet.
kuqeblu
Moderator
Moderator
Posts: 843
Joined: Wed, 12 Apr 2006 , 19:32
Location: T*ranë

Kampionati 2006-07: Faza e trete!

Post by kuqeblu » Sun, 04 Mar 2007 , 19:23

Renditja mas javes se 30-t:

1. Tirana --- 66 pik --- 59-29
2. Teuta --- 60 --- 41-26
3. VLLAZNIA --- 59 --- 42-23
4. Partizani --- 54 --- 38-21
5. Besa --- 41 --- 32-31
6. Dinamo --- 38 --- 34-37
7. Elbasani --- 37 --- 31-36
8. Flamurtari --- 33 --- 31-35
9. Kastrioti --- 33 --- 30-42
10. Shkumbini --- 31 --- 33-46
11. Luftetari --- 27 --- 23-40
12. Apolonia --- 22 --- 29-56

Kalendari i ndeshjeve te fazes se 3-te eshte si me poshte:

Java 23: 10.03.2007
Tirana - Apolonia 1-0
VLLAZNIA - Shkumbini 0-2
Teuta - Luftetari 3-0
Partizani - Kastrioti 4-1
Besa - Flamurtari 2-0
Dinamo - Elbasani 1-1

Java 24: 17.03.2007
Shkumbini - Tirana 2-1
Luftetari - VLLAZNIA 0-1
Kastrioti - Teuta 1-2
Flamuratari - Partizani 0-2
Elbasani - Besa 3-0
Dinamo - Apolonia 2-1

Java 25: 31.03.2007
Tirana - Luftetari 2-0
VLLAZNIA - Kastrioti 2-0
Teuta - Flamurtari 2-1
Partizani - Elbasani 1-0
Besa - Dinamo 2-0
Apolonia - Shkumbini 3-1

Java 26: 07.04.2007
Kastrioti - Tirana 1-1
Flamurtari - VLLAZNIA 0-2
Elbasani - Teuta 0-0
Dinamo - Partizani 0-2
Besa - Apolonia 2-1
Luftetari - Shkumbini 1-3

Java 27: 14.04.2007
Tirana - Flamurtari 1-1
VLLAZNIA - Elbasani 2-0
Teuta - Dinamo 3-1
Partizani - Besa 2-1
Shkumbini - Kastrioti 2-1
Apolonia - Luftetari 2-1

Java 28: 21.04.2007
Elbasani - Tirana 1-2
Dinamo - VLLAZNIA 1-2
Besa - Teuta 0-1
Partizani - Apolonia 2-0
Flamurtari - Shkumbini 2-0
Kastrioti - Luftetari 1-0

Java 29: 28.04.2007
Tirana - Dinamo 2-1
VLLAZNIA - Besa 1-1
Teuta - Partizani 1-0
Shkumbini - Elbasani 4-2
Luftetari - Flamurtari 1-0
Apolonia - Kastrioti 1-2

Java 30: 05.05.2007
Besa - Tirana 0-1
Partizani - VLLAZNIA 0-1
Teuta - Apolonia 4-1
Dinamo - Shkumbini 5-0
Elbasani - Luftetari 4-4
Flamurtari - Kastrioti 0-0

Java 31: 09.05.2007
Tirana - Partizani
VLLAZNIA - Teuta
Shkumbini - Besa
Luftetari - Dinamo
Kastrioti - Elbasani
Apolonia - Flamurtari

Java 32: 12.05.2007
Teuta - Tirana
VLLAZNIA - Apolonia
Partizani - Shkumbini
Besa - Luftetari
Dinamo - Kastrioti
Elbasani - Flamurtari

Java 33: 19.05.2007
Tirana - VLLAZNIA
Shkumbini - Teuta
Luftetari - Partizani
Kastrioti - Besa
Flamurtari - Dinamo
Apolonia - Elbasani
Last edited by kuqeblu on Fri, 13 Jul 2007 , 07:52, edited 18 times in total.
Kush nuk knon, kush nuk kcen e KUSH NUK LUN
Ca k**** lyp n'STADIUM???

Image

Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Post by Edmond-Cela » Sun, 04 Mar 2007 , 20:26

flm naqe per kyt informacionin.
kush ban gabime ma pak e fiton kampjunatin. thakm se ka me pas nje suprize te madhe ne fund te kampjunatit
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Post by GOLDIAN » Sun, 04 Mar 2007 , 21:16

kuqeblu faleminderit naqe per informacionin
na duhet me i marr ndeshjet nje e nga nje se sic e the vet topi a i rrumbullaket e na me peqinin kena has veshtiresi ne shkoder
per transferta tirana e ka ma veshtire se na
ne na duhet fitorja ne gjirokaster se kur te vijne puna e vlone sbesoj se flamurtari ka me ken ne mes te tabeles e ska me ju dasht gja fitorja me ne
rendesishme qe vllaznia te fitojne cdo ndeshje ne loro borici
Last edited by GOLDIAN on Mon, 05 Mar 2007 , 18:48, edited 1 time in total.
i perjashtuar

forri
Kuqeblu Perjet
Kuqeblu Perjet
Posts: 859
Joined: Mon, 19 Sep 2005 , 11:37
Skuadra: Ça pyetje?!!!!!
Location: Tiranë
Contact:

Post by forri » Sun, 04 Mar 2007 , 22:53

kalendari qënka shum i favorshëm për ne.Skuadrat që i mendoja të vështira i paskena brënda,hajt ishalla po e fitojmë këtë kampionat.
Para VLLAZNIA!

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Mon, 05 Mar 2007 , 00:23

Kuqeblu te lumt dora per kampionatin :)

Nuk kena edhe fart ndeshje te thjeshta jashte fushet tone !!!!
Mas harroni se kena me lujt me Dinamon e Partizanin jashte...
Shpresat per kampionat jane por prep asht pak e veshtire qe ne me i fitu tana ndeshjet, se Tirana edhe mundet qe me lan 6 pike rruges...
Sdq sic e keni than edhe ju, Vllaznia duhet me ba kampionatin e saj edhe me i lujt tana ndeshjet si finale!!!

FORCA VLLAZNIA
Vllaznit Ultras

Image

Shkodrani81
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 882
Joined: Fri, 19 Jan 2007 , 07:48
Location: Kanada
Contact:

Post by Shkodrani81 » Mon, 05 Mar 2007 , 08:21

Falimners kuqeblu per kyt informacion t'bukur.

Ndeshjet i kena edhe t'lehta edhe t'veshtira dhe duhet pun e madhe me i fitu tana, sepse edhe mren ne Shkoder disa i kena te vshtira, dhe Dinamon e Partizanin i kena jashte, e nuk asht fart e lehte me ta, por un shpresoj per mire, ngaqe edhe nga ana psikologjike jena mire tash, dhe menaj se kena me ba neshje ma t'bukra se tane kampionatin.

Para Vllaznia!

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Mon, 05 Mar 2007 , 14:35

Edhe un i shof te fshtira transfertat ne tirane.Te trija tiranset i kena atje.
un du veq me fitu ndeshjen e fundit!

kuqeblu
Moderator
Moderator
Posts: 843
Joined: Wed, 12 Apr 2006 , 19:32
Location: T*ranë

Post by kuqeblu » Mon, 05 Mar 2007 , 19:10

Kur “votohet” symbyllur

5 Mars - Ne gushtin e vitit te kaluar, kur eshte hedhur shorti dhe u ndertua kalendari i kampionatit te ketij sezoni ne vazhdim, dukej e larget dita e perfundimit te fazes se dyte, qe te mendohej pastaj se si do te zhvillohej e treta. Por ja qe dje u mbyll dhe faza e dyte e ne fundjave nisin ndeshjet e se tretes, ndersa menjehere shfaqen defektet, apo pretendimet e para. Krijohet pershtypja se pakkush, per te mos thene kurrkush, i kishte hedhur nje sy formules se fazes se trete, jo ne ato dite para se te fillonin ndeshjet, por edhe deri pak para se ajo te nise. Fillimisht u bene jo pak debate per formulen e organizimit te fazes se trete, u fol edhe per ndarje ne dy grupe ﷓ gjashteshja e pare dhe e dyte, ku skuadrat do te ndesheshin mes tyre perseri nga dy here, te parat per titullin dhe kompeticionet europiane, kurse te dytat per “mbijetese” ﷓ sikurse e kane disa vende europiane me futboll edhe me cilesor se ai i yni. U ngriten zera pro e kunder dhe, me ne fund, FSHF vendosi per formulen origjinale, sipas se ciles skuadrat do te luanin mes tyre vetem nje here, madje, u fol se kjo eshte huazuar nga Kroacia, ndersa ne te vertete, prej disa sezonesh, faza e trete ne kampionatin e atij vendi zhvillohet me ndarje te skuadrave ne dy gjashteshe. Nderkaq, u tha edhe se gjashte skuadrat e para do te kene avantazhin qe do te luajne gjashte ndeshje ne “shtepi” e pese jashte, kurse gjashte te dytat, te kunderten.

Pa dashur te behemi specialiste te ndertimit te kalendareve, ky i fazes se trete ngjan te jete shkeputur nga nje kampionat me dy faza, sepse, skuadrat, qe ne dy fazat e para kane qene ne pozita me te mira, nuk kane ndonje perparesi, madje, ne ndonje rast ato dhe ndeshkohen. Sa per ilustrim, po shkepusim disa cifte, qe do te ndeshen mes tyre ne kete faze te trete, per te kuptuar defektet jo pak serioze te kesaj formule, kur behet fjale se skuadrat do te ndeshen vetem nje here mes tyre, pra, nuk vendosen ne kushte te barabarta. Keshtu, skuadra, qe mban vendin e dyte, Vllaznia, do te luaje ne transferte me te paren, Tiranen (krejt normale), ndersa Teuta (e treta) do t’i prese bardheblute ne “shtepi”, pa thene qe kete privilegj do ta kete edhe e pesta(!?). Atehere, cili eshte avantazhi i skuadres se pare, por edhe asaj te dyte, ne raport me te treten, apo te pesten? Paradokset vazhdojne edhe ne pozicione te tjera, por le te mjaftohemi, sa per ilustrim me skuadren qe mban vendin e 12﷓te, e cila do te prese ne fushen e saj kundershtaret, me te cilet (te pakten teorikisht, por edhe praktikisht) do te konkurroje per mbijetese, si te 11﷓n, te 10﷓n, te 9﷓n, te 8﷓n e te 7﷓n, kurse llogjika ta thote se me keto duhet te ishte udhetuese, ndersa ne fushen e saj duhet te priste skuadrat ne vendet 1﷓6. E gjithe kjo qe thame, tashme eshte si “te rrahesh uje ne havan”, apo si “kofini pas te vjelit”, madje, qellimi i ketyre rreshtave nuk eshte per te kundershtuar kete formule, te pakten per kohen kur po e diskutojme, por per te vene ne dukje indiferentizmin, per te mos thene paaftesine e drejtuesve te klubeve, qe merren me nje pozicion jashte loje, nje penallti apo dhe nje gol, por nuk i hedhin asnje “sy” nje prej dokumenteve baze, sikurse eshte kalendari i ndeshjeve, qe FSHF e botoi ne Dokumente Themelore, per me teper qe behej fjale per nje formule te re.

Gjithsesi, “corba” eshte gatuar dhe ate duhet ta “hane” te gjithe ata, qe mbyllen syte kur ajo u pergatit.

Marre nga gazeta Sport Ekspres
Kush nuk knon, kush nuk kcen e KUSH NUK LUN
Ca k**** lyp n'STADIUM???

Image

Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Post by Edmond-Cela » Tue, 06 Mar 2007 , 14:35

elbasani pretendon se eshte ai ne vend te 5'st dhe jo bera?



FSHF ndryshon rregullat, skandal me kalendarët

Një lëmsh i vërtetë ka shoqëruar kalendarin e fazës së tretë të Superligës. Gjithçka lidhet me renditjen e tre skuadrave që i përfunduan 22 javët e para në vendin e pestë, të gja`shtë dhe të shtatë, pra me Dinamon, Besën dhe Elbasanin. Rregullorja e Federatës Shqiptare të Futbollit nuk parashikon asgjë në rast se dy skuadra përfundojnë me pikë të barabarta në fund të fazës së dytë (nga ajo përcaktohet direkt edhe kalendari i të tretës), ndërkohë që për në fund të kampionatit neni 30, pika 18 (a) dhe (b), parashikon se kur më shumë se dy skuadra përfundojnë në pikë të barabarta, atëherë merren për bazë pikët e grumbulluara në ndeshjet direkte dhe në rast se këto janë të barabarta, merret parasysh diferenca e golave në takimet direkte. Janë këto dy pika që rregullojnë veprimtarinë në fund të saj, por për përfundimin e dy fazave të para, nuk thuhet asgjë. Gjëja e parë që të shkon në mendje në një rast të tillë është se edhe në fund të fazës së dytë duhet të merret për bazë rregullorja për gjithë veprimtarinë, por dje, në mënyrë të çuditshme gjërat kanë ndryshuar. FSHF ka bërë publik kalendarin e ri, ku Elbasani figuron i shtati, Besa e pesta dhe Dinamo e gjashta, ndërkohë që nëse do të merren për bazë nenet e bëra të ditura në "Dokumentet Themelore të sezonit 2006-2007", atëherë kampionët në fuqi duhet të ishin automatikisht në vend të pestë. Kjo, pasi ata kanë një fitore 1-0 dhe një humbje 2-1 me Dinamon, ndërkohë që ndaj Besës regjistrojnë një barazim 2-2 dhe një fitore 1-0. Duke parë këtë vakuum, në mënyrë të çuditshme dje është mësuar se nuk merren për bazë takimet direkte, por golavarazhi që kanë skuadrat në fund të fazës së dytë.
Ankesa
Pasi ka mësuar për hartimin e kalendarit të fazës së tretë, dje Elbasani ka paraqitur dy ankesa me shkrim në FSHF, njërën drejtuar shefit të Sektorit të Garave Hito Hitaj dhe tjetrën sekretarit të përgjithshëm Roland Mici. Klubi kampion në fuqi kërkon një rishikim të rregullores, e cila në rastin e tyre është interpretuar në mënyrë të çuditshme. "Rregullorja merr për bazë ndeshjet direkte dhe ne në takimet direkte, jemi më mirë jo vetëm ndaj Besës, por edhe ndaj Dinamos", ka thënë shefi i klubit të Elbasanit Artin Kovaçi. Çështja përbën një gafë të vërtetë dhe pritet që këtë javë të shqyrtohet në Komisionin e Disiplinës në FSHF. "Ne jemi në gjashtëshen e parë, kemi kërkuar të zbatohet rregullorja, pasi ata e kanë interpretuar keq. Për këtë kemi paraqitur edhe një ankesë me shkrim", tha më tej Kovaçi. Pasi kanë mësuar këtë boshllëk ligjor, në FSHF kanë nxituar të thonë se nuk merren për bazë ndeshjet direkte, por me golavarazhin që kanë skuadrat.

balkanweb.com
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Post by Edmond-Cela » Tue, 06 Mar 2007 , 14:44

• Federata ka përcaktuar kalendarin e ndeshjeve


Informatë zyrtare e FSHF-së

Në Federatën Shqiptare të Futbollit, në një nga ambjentet e brendshme të saj është bërë publik shorti për fazën e tretë të Kampionatit të Kategorisë Superiore

KATEGORIA SUPERIORE
FAZA 3

Java 23 Java 24
Dt. 10.03.2007 Dt. 17.03.2007

TIRANA-APOLONIA “Q.Stafa” SHKUMBINI-TIRANA
VLLAZNIA-SHKUMBINI LUFTETARI-VLLAZNIA
TEUTA-LUFTETARI KASTRIOTI-TEUTA
PARTIZANI-KASTRIOTI (11.03.07) “S.Stermasi” FLAMURTARI-PARTIZANI
BESA-FLAMURTARI ELBASANI-BESA
DINAMO-ELBASANI “S.Stermasi” DINAMO-APOLONIA “S.Stermasi”

Java 25 Java 26
Dt.31.03.2007 Dt. 07.04.2007

TIRANA-LUFTETARI “Q.Stafa” KASTRIOTI-TIRANA
VLLAZNIA-KASTRIOTI FLAMURTARI-VLLAZNIA
TEUTA-FLAMURTARI ELBASANI-TEUTA
PARTIZANI-ELBASANI “S.Stermasi” DINAMO-PARTIZANI “S.Stermasi”
BESA-DINAMO BESA-APOLONIA
APOLONIA-SHKUMBINI LUFTETARI-SHKUMBINI

Java 27 Java 28
Dt.14.04.2007 Dt.21.04.2007

TIRANA-FLAMURTARI “Q.Stafa” ELBASANI-TIRANA
VLLAZNIA-ELBASANI DINAMO-VLLAZNIA “S.Stermasi”
TEUTA-DINAMO BESA-TEUTA
PARTIZANI-BESA “S.Stermasi” PARTIZANI-APOLONIA 22.04.07 Q.S
SHKUMBINI-KASTRIOTI FLAMURTARI-SHKUMBINI
APOLONIA-LUFTETARI KASTRIOTI-LUFTETARI




Java 29 Java 30
Dt.28.04.2007 Dt.05.05.2007

TIRANA-DINAMO “Q.Stafa” BESA-TIRANA
VLLAZNIA-BESA PARTIZANI-VLLAZNIA 06.04.07 Q.S-S.S
TEUTA-PARTIZANI TEUTA-APOLONIA
SHKUMBINI-ELBASANI DINAMO-SHKUMBINI “S.Stermasi”
LUFTETARI-FLAMURTARI ELBASANI-LUFTETARI
APOLONIA-KASTRIOTI FLAMURTARI-KASTRIOTI




Java 31 Java 32
Dt.12.05.2007 Dt.19.05.2007

TIRANA-PARTIZANI “Q.Stafa” TEUTA-TIRANA
VLLAZNIA-TEUTA VLLAZNIA-APOLONIA
SHKUMBINI-BESA PARTIZANI-SHKUMBINI 20.05.07 Q.S-S.S
LUFTETARI-DINAMO BESA-LUFTETARI
KASTRIOTI-ELBASANI DINAMO-KASTRIOTI “S.Stermasi”
APOLONIA-FLAMURTARI ELBASANI-FLAMURTARI


Java 33
Dt.26.05.2007

TIRANA-VLLAZNIA “Q.Stafa”
SHKUMBINI-TEUTA
LUFTETARI-PARTIZANI
KASTRIOTI-BESA
FLAMURTARI-DINAMO
APOLONIA-ELBASANI
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

User avatar
Ultras Kuqeblu
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 209
Joined: Fri, 26 Jan 2007 , 20:00
Contact:

Post by Ultras Kuqeblu » Fri, 09 Mar 2007 , 02:34

Tiranë, 8 mars - Eshte hedhur dje, shorti i gjyqtareve, ne TV ALSAT, teksa jane percaktuar gjyqtaret dhe asistentet qe do te arbitrojne ndeshjet e javes se 23 te Kategorise Superiore dhe te javes se 18 te Kategorise se Pare.
Ashtu si perhere edhe kete radhe shorti ka qene shume i qete, teksa ka patur edhe ndryshime vendesh te gjyqtareve, te cilet kane arbitruar nje jave me pare skuadrat me te cilat u ka rene serish. Por nje gje e tille nuk eshte lejuar, teksa me pas Shorti ka perfunduar me sukses.



Kategoria Superiore

Ndeshjet Arbitri As/arbitrat


Tirana-Apolonia S.Cekaj Mustafaraj-Maloku
Vllaznia-Shkumbini M.Sopjani Lamce,Bicaku
Teuta-Luftetari B.Pashai Pjetrushi,Doda
Besa-Flamurtari N.Abeshi Rexha, Salaj
Dinamo-Elbasani E.Dobi Elezi, Avdo
Partizani-Kastrioti* K.Meta Zeka, A.Guce

*Partizani – Kastrioti do te luhet te dielen, ne oren 14:00 ne stadiumin “Selman Stermasi”



Kategoria e Pare


Ndeshjet Arbitri As/arbitrat

Laci-Skenderbeu S.Jareci Dervishi,Pregja
Tomori-Beslidhja Breshani Koreshi,Mesi
Pogradeci-Ada E.Peza Lamaj,Shkembi
Bilisht -Gramshi A.Taullahu Jorgji,Bodeci
Sopoti-Lushja A.Nase Goxhaj,Koka
Turbina-Erzeni A.Lulaj Kello,Alla
PARA VLLAZNIAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAA

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Fri, 09 Mar 2007 , 13:00

Hajt ishalla po ban nej mrekulli Plaku!

futbollist
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 523
Joined: Fri, 26 Nov 2004 , 23:37
Skuadra: Vllaznia, Bayern
Location: Rus-Maxharr

Post by futbollist » Fri, 09 Mar 2007 , 20:32

E rendesishme asht qe ne me i fitu te gjitha ndeshjet e para,se ma shum se na duhen piket tesh nuk na duhen kurre.Po fillume me fitu cdo ndeshje si jashte si mrenda tirana tapo bahet me dhimje krejet e tapo fillon e hup ndeshje.Ishalla i kena 3 fitore rresht me Shkumbinin, me Luftetarin ,me Flamurtarin.
:::::::::::FORZA VLLAZNIA :::::::::::FORZA SHQIPERIA::::::::

kuqeblu
Moderator
Moderator
Posts: 843
Joined: Wed, 12 Apr 2006 , 19:32
Location: T*ranë

Post by kuqeblu » Thu, 15 Mar 2007 , 21:49

Admin, ke harru me e shtu fazen e tret te kalendari i neshjeve ne faqen kryesore :!:
Kush nuk knon, kush nuk kcen e KUSH NUK LUN
Ca k**** lyp n'STADIUM???

Image

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Fri, 16 Mar 2007 , 00:16

HMMMMMMMMMMM! :!: :!: :!: :!:
Si thu ti naqe????? :lol: :lol: :lol: :lol:
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Fri, 16 Mar 2007 , 04:14

kuqeblu wrote:Admin, ke harru me e shtu fazen e tret te kalendari i neshjeve ne faqen kryesore :!:
A ca tash pa kerset denimi me duket.....
Faza e trete asht me kohe e me vakt tek kalendari naqe....

http://www.fkvllaznia.net/main/index.ph ... kampionati

Mas prito me e dergu faqen deri ne fund :lol: :lol: :wink:

He Vllaznia1919 den me hanger ndoj denim edhe ti ... :lol: :lol: :lol:
Vllaznit Ultras

Image

kuqeblu
Moderator
Moderator
Posts: 843
Joined: Wed, 12 Apr 2006 , 19:32
Location: T*ranë

Post by kuqeblu » Fri, 16 Mar 2007 , 05:15

Admin wrote:A ca tash pa kerset denimi me duket.....
Faza e trete asht me kohe e me vakt tek kalendari naqe....

http://www.fkvllaznia.net/main/index.ph ... kampionati

Mas prito me e dergu faqen deri ne fund :lol: :lol: :wink:

He Vllaznia1919 den me hanger ndoj denim edhe ti ... :lol: :lol: :lol:
Jo, V1919 s'asht ty hanger denim, po tamam e the vet, se "asht ty kersit denimi", po per ty m'duket ;) :!:

Po te faqja e rezultateve (http://www.fkvllaznia.net/main/index.php?faqja=jave) pse s'i ke vu :?: :lol: :lol: :lol:
Kush nuk knon, kush nuk kcen e KUSH NUK LUN
Ca k**** lyp n'STADIUM???

Image

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Fri, 16 Mar 2007 , 11:19

kuqeblu wrote:
Admin wrote:A ca tash pa kerset denimi me duket.....
Faza e trete asht me kohe e me vakt tek kalendari naqe....

http://www.fkvllaznia.net/main/index.ph ... kampionati

Mas prito me e dergu faqen deri ne fund :lol: :lol: :wink:

He Vllaznia1919 den me hanger ndoj denim edhe ti ... :lol: :lol: :lol:
Jo, V1919 s'asht ty hanger denim, po tamam e the vet, se "asht ty kersit denimi", po per ty m'duket ;) :!:

Po te faqja e rezultateve (http://www.fkvllaznia.net/main/index.php?faqja=jave) pse s'i ke vu :?: :lol: :lol: :lol:
Se aty vendosen ndeshjet e deritanishme edhe vetem nje ndeshje mungon, kurse kalendari plote asht njaty ku te thash edhe jam ne rregull une:) :lol:
Masandej ktu tema asht : Kampionati Shqiptar :lol:
kshu qe une kampionatin shqiptar dmth fazen e trete e kam pasqyru :lol: :lol:

P.S. Une kam fillu me mendu per nji denim :wink: :lol:
Vllaznit Ultras

Image

kuqeblu
Moderator
Moderator
Posts: 843
Joined: Wed, 12 Apr 2006 , 19:32
Location: T*ranë

Post by kuqeblu » Fri, 16 Mar 2007 , 12:31

Admin wrote:Une kam fillu me mendu per nji denim :wink: :lol:
:roll:
Kush nuk knon, kush nuk kcen e KUSH NUK LUN
Ca k**** lyp n'STADIUM???

Image

kuqeblu
Moderator
Moderator
Posts: 843
Joined: Wed, 12 Apr 2006 , 19:32
Location: T*ranë

Post by kuqeblu » Fri, 16 Mar 2007 , 23:50

Denimin m'duket se po e han ti :lol: :lol: :lol:

Po kupen hala s'e ke "ndertu" a? :P
Kush nuk knon, kush nuk kcen e KUSH NUK LUN
Ca k**** lyp n'STADIUM???

Image

Post Reply