Shpresat

Diskutoni rreth ekipit tone Kombetares ,futbollisteve te saj , etj.

Moderator: GOLDIAN

Post Reply
GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Post by GOLDIAN » Wed, 30 Aug 2006 , 20:14

Na a ba dhe ekipi shpresa si tirana,po fiton cdo ndeshje me ne.
i perjashtuar

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Thu, 31 Aug 2006 , 13:40

Kta te pakten na rrahin ne miqsore qe ska pune piksh ne mes. :lol:

futbollist
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 523
Joined: Fri, 26 Nov 2004 , 23:37
Skuadra: Vllaznia, Bayern
Location: Rus-Maxharr

Post by futbollist » Thu, 31 Aug 2006 , 22:41

Ishalla lujne fort me U-21 e Spanjes e marrin ndonje pike.
:::::::::::FORZA VLLAZNIA :::::::::::FORZA SHQIPERIA::::::::

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Fri, 01 Sep 2006 , 13:41

Gja e bukur boll kishte kene me u kualifiku,tuj mendu edhe se trajneri asht shkodran.

vvvllaznia
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 887
Joined: Thu, 02 Jun 2005 , 21:04

Post by vvvllaznia » Fri, 01 Sep 2006 , 18:08

vllaznia1919 wrote:Gja e bukur boll kishte kene me u kualifiku,tuj mendu edhe se trajneri asht shkodran.
Shpresat tona kan hupur 3-0.Ky bushati me vjen keq qe esht shkodran sepse i korruptum si tan te tjeret esht.merr lojtar prej kat te gjasht te italis qe let me savonen ne eccellenza e nuk merr lojtar te kat te tret te gjermanis apo te par e te dyt te zvicrres.I korruptum si tan

futbollist
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 523
Joined: Fri, 26 Nov 2004 , 23:37
Skuadra: Vllaznia, Bayern
Location: Rus-Maxharr

Post by futbollist » Sat, 02 Sep 2006 , 01:44

Mire e ke,ne vend qe me marre si puna e Xhemailit qe shenoi 2 gola ne fitoren e Zvicers ndaj Moldavise 3-1,shkon e merr kshi lojtaresh prej ligave te lodhuna krejt.
:::::::::::FORZA VLLAZNIA :::::::::::FORZA SHQIPERIA::::::::

vvvllaznia
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 887
Joined: Thu, 02 Jun 2005 , 21:04

Post by vvvllaznia » Sat, 03 Mar 2007 , 00:51

Trajneri i kombëtares Shpresa, Artan Bushati, shpalli dje listën me 24 lojtarë për grumbullimin e 5 marsit 02-03-2007

Emra të rinj, spikatin Rrudho dhe Rama

Sporti Shqiptar


Në kuadër të një grumbullimi dyditor, trajneri i kombëtares Shpresa, Artan Bushati, shpalli dje listën me 24 lojtarë. Ajo që bie më shumë në sy në këtë listë, është fakti se rreth 80% e lojtarëve të grumbulluar janë emra të rinj. Nga të thirrurit spikatin emrat e sulmuesit lushnjar Xhuliano Rrudho, që militon në Seria A me Kievon, dhe Renaldo Ramës, 19-vjeçarit që aktivizohet me të rinjtë e Olimpiakosit në Greqi.Përveç këtyre emrave, ka edhe disa lojtarë të tjerë të rinj, të cilët thirren për herë të parë në një grumbullim të Shpresës. Shumica e tyre aktivizohen jashtë Shqipërisë dhe janë lojtarë të repartit mbrojtës. Trajneri Bushati do ta shfrytëzojë këtë "zbor" për të parë më me vëmendje këta lojtarë, të cilët janë kandidatë për t'u bërë pjesë e ekipit U-21. Në një prononcim para disa ditësh për "Sportin shqiptar" trajneri Bushati ka theksuar se kërkon lojtarë të repartit mbrojtës, sepse kombëtarja Shpresa ka më shumë nevojë në prapavijë. Gjithsesi, lojtarët e thirrur do të kenë edhe një mundësi tjetër për t'i mbushur mendjen Bushatit, pasi më datën 28 mars do të zhvillohet një takim miqësor me Maqedoninë, ku pjesa më e madhe e tyre do të thiret në këtë miqësore. Këto përgatitje të përfaqësueses U-21 bëhen në prag të eliminatoreve të Kampionatit Europian 2009, takimet e së cilës fillojnë në muajin qershor. Ndërkohë, grumbullimi i ekipit do të bëhet më 5 mars, ora 13:00, përpara stadiumit "Qemal Stafa", dhe prej andej grupi i lojtarëve bashkë me stafin teknik do të nisen për në kompleksin e ekipeve kombëtare në Kamëz.
J.MEMO

Lista e lojtarëve të grumbulluar
Portierë
Stivi Frashëri (Skënderbeu)
Alban Hoxha (Dinamo)
Bruno Guri (Ionikos)
Mbrojtës
Sadush Danaj (Besëlidhja)
Bledion Guga (Flamurtari)
Renato Arapi (Besa)
Marenglen Shoshi (Apolonia)
Kristo Papajorgji (Etnikos Asteras)
Rigers Mehmeti (Dinamo)
Gerti Rama (Fostira)
Nertil Bako (Elbasani)
Fatjon Vucaj (A.S.D Martinsikuro)
Sajmir Xhelaj (U.S Classe)
Mesfushorë
Nertil Ferraj (Dinamo)
Ilirjan Çaushaj (Dinamo)
Jozef Thana (Olimpik)
Arlind Bërdica (Vllaznia)
Indrit Ymeri (Partizani)
Mario Gjoni (Rodhos)
Marenglen Prela (Ada)
Sulmues
Renaldo Rama (Olimpiakos)
Xhuliano Rrudho (Kievo)
Helton Shkurti (A.S.D Silvana 1947)
Vangjel Mile (Dinamo)

heq Rrudhon prej italiet jan tre te kategoris te shtat italiane (promozione) dhe un mendosha qe ndergjegjja mund te prekte pak Bushatin por duket nuk e paska hiq.Helton Shkurti (A.S.D Silvana 1947) iky eshte prej kategoria te tete(prima kategoria).Spo komentoj hiq

vvvllaznia
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 887
Joined: Thu, 02 Jun 2005 , 21:04

Post by vvvllaznia » Sat, 03 Mar 2007 , 00:54

Me falni por dy jan prej kategoris te shtat e nje prej kategoris te tet.

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Sat, 03 Mar 2007 , 03:28

Edhe une jam habit kur kam pa kete liste !!!
Shakn e merr lojtare prej kategorise te dyte te kampionatit shqiptar edhe nuk merr prej superliges !!!
Prela (ADA), Berdica (U-19 a U-17 i Vllaznise) si edhe ato lojtaret e kategorise te 7 apo te 8-te sic ka shkru edhe vvvllaznia nuk ishte dasht me i grumbullu!!!
Nqs kta lojtare jane me moshe ma te re te grumbullohen me moshat e tyne mqs thuhet qe qenkan te mire !!!!
Vllaznit Ultras

Image

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Sat, 03 Mar 2007 , 21:43

Po te kishin kene kaq te mire skishin lujt ne prima kategoria maj naqe.Merre me men se qa asht sa kam lujte edhe un ne njikyt kategori. :lol: :lol: :lol: :lol:

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Sun, 04 Mar 2007 , 04:54

vllaznia1919 wrote:Po te kishin kene kaq te mire skishin lujt ne prima kategoria maj naqe.Merre me men se qa asht sa kam lujte edhe un ne njikyt kategori. :lol: :lol: :lol: :lol:
Ppaappapa, gjynah qe te ka ik mosha se te kishim pa edhe ty me Shpresat :D
Nji dreke ne Shiroke besoj se i kishte rregullu punt me Bushatin :lol: :lol:
Vllaznit Ultras

Image

kuqeblu
Moderator
Moderator
Posts: 843
Joined: Wed, 12 Apr 2006 , 19:32
Location: T*ranë

Post by kuqeblu » Sun, 04 Mar 2007 , 05:47

Admin wrote:Nji dreke ne Shiroke besoj se i kishte rregullu punt me Bushatin :lol: :lol:
Dreken n'Shirok njit me Turizmin, te Kola, se i ka qmimet e lira, edhe han peshk t'njym n'voj e buk kallamoqe t'njyme n'shllin, qi binet zoti.
3 pjata njashu peshkut, buka pa lek, nji pjatanc me sallat turshi me maje edhe nji liter ven bajn 10 mij lek. T'bjen me leverdi V1919, per me u fut n'U-21 :lol: :lol: :lol:
Kush nuk knon, kush nuk kcen e KUSH NUK LUN
Ca k**** lyp n'STADIUM???

Image

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Sun, 04 Mar 2007 , 17:35

Ktu asht me qa se si i thrret lojtart ky trajner.

Do ta kem parasysh kyt ristorantin naqe. :lol: :lol: :lol:

vvvllaznia
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 887
Joined: Thu, 02 Jun 2005 , 21:04

Post by vvvllaznia » Sun, 04 Mar 2007 , 19:29

Per moshe mos e keni problem hiq se ai ta ban edhe pashaporten fallso.Veqse nuk duhesh me ja qit vetem nje drek por duhesh me ba gost,se ai den me thirr qyl edhe tan farefisin plus i ka da kojshi qe shkan shume mire :lol: :lol: :lol:.Un jam ne kontakt me Rrudhon dhe i kallxova qe ka me kalu prej Ronaldos qe ka luajt te shtunen tek prima categoria qe ka me u stervit te hanen.Ka qesh per nja i gjys oret,mandej i thojm trathtar atyne qe pranojn kombtaret e tjera :twisted: :twisted: :twisted:

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Post by GOLDIAN » Sun, 04 Mar 2007 , 21:12

vvvllaznia naqe ca thot rrudho a ka me lujt per komtaren tone apo jo
i perjashtuar

vvvllaznia
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 887
Joined: Thu, 02 Jun 2005 , 21:04

Post by vvvllaznia » Mon, 05 Mar 2007 , 12:44

GOLDIAN wrote:vvvllaznia naqe ca thot rrudho a ka me lujt per komtaren tone apo jo
Po maj naqe per kombtaren tone ka me luajt.sot vjen ne Tirane per grumbullimin qe ka ba i ashtuquajturi tranjer bushati

kuqeblu
Moderator
Moderator
Posts: 843
Joined: Wed, 12 Apr 2006 , 19:32
Location: T*ranë

Post by kuqeblu » Mon, 05 Mar 2007 , 20:35

Image

Bushati: “U-21, Kroacia më e fortë se Greqia”

“Duke veçuar Italinë si favoriten kryesore të grupit tonë, çmoj se Kroacia është më e fortë se Greqia, të cilën e konsideroj si të kualifikuarën e dytë teorike në eliminatoret për Grupin 1 të vlefshme për Kampionatin Europian U-21, finalet e të cilit do të zhvillohen në Suedi”, thotë ekskluzivisht për Albania-sport.com trajneri i Shpresave, Artan Bushati. Shqipëria U-21 ndodhet në Grupin 1 së bashku me Italinë, Kroacinë, Greqinë, Azerbajxhanin dhe Ishujt Faroe.

Më 28 mars Shqipëria do të luajë një ndeshje miqësore me Maqedoninë. Trajneri i Kombëtares U-21 të Shqipërisë, Artan Bushati në një prononcim për Albania-sport.com, u shpreh i kënaqur nga kjo mundësi: “Takimi miqësor me Maqedoninë, i cili do të luhet në transfertë, është një ndeshje të cilën e konsideroj në kohën e duhur dhe që plotëson serinë e miqësoreve të Shpresave tona, pas atyre me Turqinë (0-2, në Stamboll) dhe Greqinë (3-1, në Athinë). Kjo i shërben më së miri për përgatitjeve tona për eliminatoret e Kampionatit Europian 2009. Testi me Maqedoninë do të jetë një mundësi më shumë për të përzgjedhur edhe elementët më të mirë”.

* * *

Bushati, shorti i eliminatorëve të Kampionatin Europian U-21 e ka vendosur Shqipërinë përballë emrave të njohur si Italia, Kroacia dhe Greqia.

- Padyshim që e cilësoj si një grup me kundërshtarë të fortë. Personalisht do të çmoja Kroacinë si ekipin e dytë më të fortë të Grupit 1, kjo edhe mbi bazën e koeficentëve të paravendosur përpara hedhjes së shortit në Suedi. Nuk mund të flas për Italinë, pasi janë të njohura vlerat e saj në Europë, është në elitën e futbollit.

Në grupin tonë bëjnë pjesë edhe dy ekipe, të cilat në përshtypjen e parë konsiderohen të lehta.

- Jo vetëm për ju, por dhe për media të tjera kam theksuar se nuk dëshiroj kurrsesi të zhvlerësoj as Azerbajxhanin dhe as modestët nga Ishujt Faroe. Ndaj këtyre të dyjave ne jemi të detyruar të marrim pikët maksimale, pra të arrijmë fitoret si brenda fushës sonë ashtu edhe në transfertë. Në pamje të parë duket se janë ekipe poshtë nivelit të Shqipërisë, por nuk duhet nënvlerësuar asnjëherë, pasi në futboll ka gjithmonë surpriza.

Shqipëria humbi ndeshjen miqësore me Greqinë U-21 në Athinë, ndërsa tani Kombëtaren tonë e pret një ndeshje zyrtare. Cila është përshtypja juaj pas atij testi?

- Nuk dua ta ripërsëris se në atë takim kundër grekëve luajtëm me dis mungesa të rëndësishme, por kemi nxjerrë edhe reflekimet e duhura nga ai takim i humbur 3-1. Unë dhe stafi im kam besim te kontigjenti i lojtarëve tanë. Ne na duhet të japim maksimumin dhe do të mundohemi që të paktën në fushën tonë të arrijmë një rezultat pozitiv me Greqinë.

Nuk është ende shorti i Grupit 1. Kë do të donte Bushati të kishte kundërshtarin e parë?

- Për anën psikologjike të skuadrës do të preferoja një skuadër të lehtë si Ishuj Faroe dhe ndeshjen e parë në transfertë me këtë ekip.

Në vazhdimësi do të doja Kroacinë në Shqipëri, më pas Azerbajxhanin në transfertë dhe Italinë në Shqipëri në javën e katërt. Greqinë e dua në takimin e parë në Athinë. Atë e njohim tashmë. Gjithsesi ne këmi bërë planifikimet tona dhe kemi shkëmbyer fakse me federatat e tjera. Nëse palët e përfshira në Grupin 1, atëherë do të mblidhemi sërish në një nga vendet që do të përcaktojë UEFA dhe më 13 mars do të zyrtarizojmë shortin.

Bushati, grumbullimi i radhës dhe me emra të rinj, sa ju shërben ai?

- Është një tjetër mundësi për të parë elementë të tjerë kandidatë, që vinë nga ekipe shqiptare, por edhe nga skuadra jashtë shtetit si nga Italia dhe Greqia. Ky grumbllim do të na shërbejë edhe për ndeshjen miqësore kundër Maqedonisë, më 28 mars në Ohër. Disa nga lojtarët e ftuar nuk kanë mbërritur për arsye të ndryshme. Rrudho i Kievos nuk ka ardhur, ndërsa Renaldo Rama i Olimpiakos ktheu përgjigje negative me faks pasi ishte i dëmtuar. Gerti Rama i Fostira pati probleme me vizën.

Vemendja kryesore do t’i kushtohet reparti të mbrojtjes ku kemi shfaqur edhe dobësi. Në portë kemi ftuar edhe 16-vjeçarin Stiv Frashëri të Skënderbeut për të cilin ka dhënë rekomandime të veçanta trajneri i portierëve të U-21, Jani Kaçi. Përsa i përket dy lojtarëve të ardhur nga Italia, Fatjon Vuçaj dhe Helton Shkurtit, ata i kam ndjekur vetë në aksion me ekipet e tyre.

Lista e 22 lojtarëve:

Stivi Frashëri (Skënderbeu)

Alban Hoxha (Dinamo)

Bruno Guri (Jonikos)

Bledion Guga (Flamurtari)

Renato Arapi (Besa)

Kristo Papajorgji (Asteras)

Nertil Bako (Elbasan)

Rigers Mehmeti (Dinamo)

Fatjon Vucaj (A.S.D. Martinsikuro)

Saimir Xhelaj (U.S.Classe)

Vangjel Mile (Dinamo)

Gerti Rama (Fostira)

Nertil Ferra (Dinamo)

Marjo Gjoni (Rollos)

Helton Shkurti (A.S.D. Silana 1947)

Mariglen Shoshi (Apolonia)

Arlind Berdica (Vllaznia)

Mareglen Prela (ADA)

Josef Thana (Olimpik)

Indrit Ymeri (Partizani)

Ilirjan Caushaj (Dinamo)

Sadush Danaj (Besëlidhja)
------------------------------------
Marre nga Albania-Sports
Kush nuk knon, kush nuk kcen e KUSH NUK LUN
Ca k**** lyp n'STADIUM???

Image

vvvllaznia
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 887
Joined: Thu, 02 Jun 2005 , 21:04

Post by vvvllaznia » Wed, 07 Mar 2007 , 18:32

Paska shku me pa nje ndeshje te prima kategoria dhe nje te promociones qe jane ne lig te tete dhe te shtate.Keka me te vertet kulmi

forri
Kuqeblu Perjet
Kuqeblu Perjet
Posts: 859
Joined: Mon, 19 Sep 2005 , 11:37
Skuadra: Ça pyetje?!!!!!
Location: Tiranë
Contact:

Post by forri » Sat, 24 Mar 2007 , 16:46

A dini gjë,ka lujt shpresa dje a jo dhe n.q.s. ka lujt sa është ndarë ndeshja?!
Para VLLAZNIA!

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Sat, 24 Mar 2007 , 16:49

Un e di se miqesorja me Maqedonine luhet me 28 mars.
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

Post Reply