Kampionati italian

Ketu mund te diskutoni mbi kampionatet e huaja si kamponati Italian,Gjerman,Anglez, Spanjoll, etj.
Post Reply
piero
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 430
Joined: Mon, 21 Mar 2005 , 12:09
Location: italia
Contact:

Post by piero » Wed, 20 Apr 2005 , 18:34

Interi do të përballet sot ndaj bardhezinjve, me mungesa dhe probleme formacioni

Mançini: Milani mund ta kapë Juven




Për Interin, nëse ndal Juven, do të thotë që t'i bëjë pa dashje një nder Milanit. "Besoj se Milani mund t'i rikuperojë tri pikë disavantazh në shtatë ndeshje, - shpjegoi Mançini. - Do të jenë shtatë ndeshje të vështira për të gjithë dhe këtë e dëshmon takimi Siena?Milan. Sigurisht, ndeshja e sotme do të jetë e rëndësishme, por ndoshta jo vendimtare. Gjithsesi, mendoj se për Juven dhe Milanin çdo ndeshje do të jetë thelbësore deri në fund të kampionatit." Si vëzhgues, Mançini e sheh lehtësisht të favorizuar Milanin në sfidën për titull. Kuqezinjtë, sipas tij, janë më lart në nivelin teknik: "Milani është skuadra më e mirë në nivelin teknik, por Juventusi është një skuadër me karakter të madh, që e ka trashëguar nga fitoret dhe koha. Nganjëherë arrin edhe të fitojë vetëm për këtë arsye. Milani teknikisht është më lart si skuadër dhe si lojtarë, por gjithsesi nuk kanë shumë diferencë." Mançini nuk i ka zgjidhur ende dyshimet lidhur me formacionin që do të hedhë në fushë ndaj Juves. Vështirë se Vieri do të aktivizohet që nga minuta e parë: "Ai mund të mos jetë i gatshëm për të luajtur 90 minuta, pasi s'është në gjendje për ta bërë këtë. Natyrisht, mund edhe të hyjë në fushë, por është diçka e pamohueshme se ai s'po kalon një formë të mirë." Gjithashtu, edhe mungesa e Adrianos është diçka e sigurt. Braziliani u dëmtua sërish në derbin e Ligës së Kampioneve ndaj Milanit. Por Mançini, në atë rast, s'kishte si të hiqte dorë nga ai: "Po të mos e kishim aktivizuar Adrianon në derbin e kthimit, ? shpjegoi ai, ? për faktin se nuk gëzonte formën më të mirë, sot do të thoshim të gjithë se humbëm, pasi nuk patëm guximin ta rrezikonim. Nganjëherë, një lojtar e ka për detyrë të sakrifikojë, në futboll mund të ndodhë që të dëmtohesh sërish, sapo rikthehesh në fushë. Por problemi që ai pati në shpinë, s'kishte aspak lidhje me dëmtimin e mëparshëm, besoj se nuk bëmë gabim që e aktivizuam". Edhe Stankoviçi e Emreja nuk gëzojnë formën më të mirë: "Mund të kesh gjithnjë ndonjë problem të vogël kur kthehesh pas dëmtimit, s'mund të jesh menjëherë në kulmin e formës. Të shohim si do të ndihen, - përfundoi Mançini, - por nëse do t'i grumbullojmë, me siguri s'do të luajnë që nga minuta e parë."

piero
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 430
Joined: Mon, 21 Mar 2005 , 12:09
Location: italia
Contact:

Post by piero » Wed, 20 Apr 2005 , 18:35

Derbi i Italisë nuk e shqetëson shumë trajnerin kuqezi, që pranon se do të kënaqej po të ndalojë "Zonja"

Ançeloti: Juve-Inter? Mendoj për Kievon




Alarm në "San Siro", mbërrin Kievoja. Nuk ka vend për ironi, sepse Milani gjatë këtij sezoni, pikët më të rëndësishme i ka humbur ndaj skuadrave të ashtuquajtura "të vogla". Si me Livornon, Mesinën, Breshian, Sienën. Por në prag të ndeshjes, Karlo Ançeloti e ka një sy te ndeshja në "Dele Alpi", mes Juventusit e Interit. Karleto thotë se nuk do të bëjë tifo për Interin, por pranon: "Interi mund ta ndalojë Juventusin. Nuk duhet harruar se përveç Milanit, ata nuk kanë humbur me asnjë skuadër tjetër si në kampionat, ashtu edhe në Ligën e Kampioneve. Edhe unë do të isha i kënaqur nëse do ta ndalonin Juven, por nuk është se do të varemi nga ky rezultat". Ndërkohë, Rui Kosta do të mungojë dhe zëvendësuesi i Pirlos duhet të jetë Ambrozini. "Ne, - shpjegon trajneri kuqezi, - duhet të mendojmë të fitojmë me Kievon. Ka dy ndeshje që na mungon fitorja në kampionat dhe duhet ta rigjejmë. Sot do të më mjaftonte që skuadra ime të përsëriste paraqitjen që bëri në Sienë të dielën. Mund të duket një paradoks, nuk është i tillë. Mua më pëlqeu mënyra se si u ndeshëm ndaj toskanëve. Besoj se na munguan vetëm pikët që do t'i kishim merituar. Kundër Kievos, ashtu sikundër Sienës, duhet të sulmojmë, duke llogaritur se edhe mund të rrezikojmë disi". Trajneri kuqezi jep mendimin e tij edhe mbi gabimet e gjyqtarëve. "Shevçenkoja ka thënë se duhet kujdes? Është një argument që e ka trajtuar Sheva, nuk dua të kthehem te kjo temë". Në krahasim me ndeshjen e tri ditëve më parë, është thuajse i sigurtë rikthimi i Nestës në repartin e mbrojtjes: "Duhet vetëm të vendos se kush do t'i lërë vendin," - siguron Ançeloti. Në sulm, Tomasoni do të jetë në balotazh me Krespon, edhe pse argjentinasi duket më i favorizuar për të luajtur si titullar. Danezi i ka kaluar problemet në shpinë, që e kishin bllokuar ditët e shkuara. Në vend të Pirlos do të jetë Ambrozini, pasi Rui Kosta nuk është grumbulluar për probleme muskulare: "Pirlo është duke punuar me këmbëngulje për t'u riaftësuar dhe gjendja po përmirësohet dita-ditës, - vijon tekniku kuqezi. - Nuk e di nëse do të jetë kundër Eindhovenit. Por ka kohë, do të vendosim vetëm në momentin e fundit. Kundër Kievos, duhet të jetë Ambrozni, pasi Rui Kosta nuk është mirë".

piero
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 430
Joined: Mon, 21 Mar 2005 , 12:09
Location: italia
Contact:

Post by piero » Wed, 20 Apr 2005 , 18:37

Trajneri i Romës i ka kundërshtuar deklaratat e rumunit në një situatë të tillë


Konti: Çivu vetëm u shfry për mirë




"Në këto momente mendojmë vetëm të punojmë, gjërat e tjera i lëmë mënjanë". Bruno Konti parapëlqen të mos replikojë ndaj shfryrjes së Kristian Çivusë të hënën. Trajneri verdhekuq ka në mendje vetëm ndeshjen me Sienën, një sfidë e rëndësishme për të kërkuar ndonjë pikë më shumë në renditje. "Le ta lëmë klubin të punojë me qetësi për të ardhmen, - vazhdon trajneri i Romës. - Futbollistët janë profesionistë, që duhet të mendojnë për fushën. Është e nevojshme të flasësh pak për të kërkuar të dalësh nga një gjendje e vështirë, por jo kritike. E njoh Çivunë dhe ajo që ka thënë, duhet interpretuar. Ndoshta nuk ishte ky momenti për të thënë gjëra të tilla, por është shfryrë për të mirën e skuadrës". Konti u kërkon tifozëve verdhekuq, që t'u qëndrojnë afër lojtarëve, edhe atyre më të kundërshtuarve: "Episodet janë të gjitha kundër nesh, - shpjegon Konti, - por dëshira është të luftojmë ende. Nga kjo gjendje mund të dilet. I njoh tifozët tanë, uroj të na qëndrojnë pranë". Lista e të dëmtuarve rrezikon të zgjerohet, sepse edhe Montela është në dyshim për sot: "Vinçencoja ka një problem në pulpë, - përfundoi Konti, - dhe gjendja e tij është për t'u vlerësuar. Kasano? Unë jam shumë i kënaqur që po punoj me të. jam i kënaqur nga sjellja e tij. Ai në fushë është i gatshëm të sakrifikojë".

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Thu, 21 Apr 2005 , 13:40

Lajme shkurt nga Seria A

Interi ëndërron romanistin De Rosi Masimo Morati e ka zgjedhur tashmë "padronin" e ri të mesfushës për sezonin e ardhshëm për Interin. Është Daniele De Rosi, 21-vjeçari i Romës, i cili është tashmë një pikë referimi në kombëtaren e Lipit. Branka dhe Oriali, duke biseduar për Çivunë me drejtuesit verdhekuq, kanë bërë edhe një sondazh për mesfushorin, por nga Trigoria përgjigjja është e ftohtë. Zikaltrit qenkan të gatshëm që të bëjnë një investim të rëndësishëm. Nëse familja Sensi do të ndryshojë mendje, Interi është në radhë të parë. Turam: Nuk kthehem në kombëtare Lilian Turam nuk do të kthehet në kombëtaren franceze. E ka pohuar në një intervistë në shtypin francez, vetë mbrojtësi i Juventusit. Lojtari është larguar nga "blutë" pas Europianit të Portugalisë, në verën e shkuar. "E mora këtë vendim, pasi u mendova shumë, - tha Turami. - Megjithatë, me mua në fushë nuk besoj se do të ndryshojë shumë kombëtarja në ndeshjet e ardhshme kundër Irlandës dhe Zvicrës". Çeku Polak, zëvendësi i Xhanikedës? Në shtëpinë e Lacios po mendohet për sezonin e ardhshëm. Nga njëri krah Xhuzepe Papadopulo, që kërkon konfirmimin para fundit të këtij kampionati dhe, nga ana tjetër, presidenti Lotito që pret fundin e sezonit për të marrë një vendim përfundimtar, përsa i takon teknikut. Nëse klubi ka arritur një marrëveshje me Rokin, për Bazanin ka shumë pasiguri. Sampi ka ndër mend ta marrë në qershor, duke kthyer prapa Simone Inzagin. Ndërkohë duket i sigurtë largimi i Xhuliano Xhanikedës drejt Torinos. Drejtori sportiv, Martino, paska gjetur edhe zëvendësuesin. Bëhet fjalë për Jan Polakun, mesfushorin çek që do të lërë Sllovanin e Liberecit në qershor. Kartoni i çekut vlerësohet rreth 2 milionë euro. Pas Lacios, të interesuara janë edhe Fiorentina dhe Hamburgu.

piero
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 430
Joined: Mon, 21 Mar 2005 , 12:09
Location: italia
Contact:

Post by piero » Fri, 22 Apr 2005 , 16:55

Pinturikio nuk e ka me vendin e sigurte si perpara dhe per te eshte gati zyra e drejtuesit,te cilen ai tani per tani nuk e pranon.


Juventus:Del Piero enderron Barcelonen.


Ka arome cmobilizimi ne shtepine juventine.Alex Del Piero dhe David Trezeguet dyshja qe ne vitet 2001/2002 dhe 2002/2003 i dhane zonjes se vjeter titullin kampion ne serine A do te zevendesohet.Pikerisht keshtu pas shitjes se Zinedine Zidane tek Reali i Madridit ne shtepine bardhezi jane duke u bere gati per nje tjeter levizje;Del Piero tek Barcelona.

Pinturikio nuk ben pjese me ne planet e shoqerise me qender Corson "Galileo Ferraris" dhe per te eshte gati zyra per nje post drejtuesi.Problemi qendron ne deshiren e Alex per te vazhduar gjate te luaje futboll;sulmuesi i lindur ne vitin '74 nuk ndihet akoma gati per te varur kepucet ne gozhde dhe eshte i bindur se mund te japi shume si ne nivel klubi ashtu edhe ne kombetare.
Per kete arsye eshte me se i gezuar te fluturoje per ne Spanje dhe per te veshur fanellen e Barcelones,ekip qe i ka pelqyer qe ne femijeri.
Del Piero kurre nuk e ka fshehur deshiren per te veshur fanellen "Blaugrana" dhe per te luajtur ne Camp Nou qe sipas tij eshte nje nga stadiumet me madheshtore ne bote dhe do te linte Juven vetem per ekipin katalan.Drejtuesit juventine shpresojne se Joan Laporta numri 1 i Barcelones do te pranoje kete marreveshje.Torinezet kane gjetur edhe zevendesuesin ideal.Eshte Maxi Lopez i cili i pelqen shume bardhezinjve.Sulmuesi i ri argjentinas eshte nje opsion i mire per te ardhmen dhe do te lironte juven nga nje rroge astronomike sic eshte ajo e Del Pieros(5 milione euro ne vit).

Ndryshe eshte ceshtja e David Trezeguet.Capello deshiron ta mbaje me cdo kusht,por transalpini sheh me kembengulje nga Anglia.Veren e kaluar provoi t'ia mbathte te Barcelona,ndersa kete vere do te kerkoje me cdo kusht te arrije bashkeatdhetarin e tij Tierry Henry tek Arsenali.Klubi torinez duket se ka cuar flamurin e bardhe dhe do i lejoje francezit te beje gati valixhet.Per ta zevendesuar ka dalur edhe nje here emri i Bobo Vierit.Bobo po jeton nje periudhe te veshtire tek Interi dhe jeton i ndare ne shtepi keshtu qe do ta pelqente sistemimin piemontez.
Pra edhe kete vit do te jete nje vere e gjate me deklarata,pergenjeshtrime dhe goditje befasuese.

piero
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 430
Joined: Mon, 21 Mar 2005 , 12:09
Location: italia
Contact:

Post by piero » Fri, 22 Apr 2005 , 17:01

Mbrëmja e madhe e mesfushorit holandez, që beson te titulli. Nga fishkëllimat te goli

Sedorf: Mendësia fituese, arma jonë




Në jetë fati është i rëndësishëm dhe të mërkurën Klarens Sedorf e ka treguar në mënyrën më të mirë. Kievoja po e mbante nën trysni Milanin pa ndonjë lodhje të madhe dhe i lejonte vetes edhe ndonjë aksion sulmues interesant. "Treshja" e mrekullive nuk u pa fare. Kaka vraponte në fushë në kërkim të frymëmarrjes, Shevçenkoja lëvizte shumë, por përfundonte pak dhe Krespoja "ndizej", por pa rezultat. Sedorfi kishte në duar çelësat e lojës. I privuar ende nga Pirloja, por edhe nga Ambrozini e Rui Kosta, Ançeloti kishte vendosur t'i besonte holandezit detyrën e organizimit të manovrës. Dhe Klarensi e provoi me bindje të madhe që nga minuta e parë, por me rezultate jo të mira. Në fakt, Sedorfi ka detyrën e përshirjes në aksion, jo atë të "regjisorit". Di të lëvizë pa top, por i pëlqen ta mbajë gjatë edhe në këmbë. Pavarësisht nga një fillim shumë i vështirë dhe i nënvizuar nga fishkëllimat e publikut, Sedorfi nuk u demoralizua. Nëse ka diçka që nuk i mungon, është sigurisht autostimuli. Një armë që i solli edhe golin e fitores për kuqezinjtë. Vuajtja e tifozëve kuqezi mbaron dhe këtë herë nuk ka pengesa në finale. Sedorfi është i kënaqur. "Kievoja na ka bërë gjithnjë të vuajmë, mbyllet mirë dhe riniset, por ne ishim të aftë për të pritur momentin e duhur për të goditur. Jam i kënaqur për golin dhe fitoren, që tregon vlerën e Milanit në një moment shumë delikat të sezonit". Goli i holandezit është i rëndësishëm po aq sa edhe ai i Kruzit në Torino ndaj Juventusit. "Një Inter i madh, - vazhdon Sedorfi. - Jemi sërish në krye të renditjes. Kemi reaguar në mënyrë të shkëlqyer ndaj humbjes së pasuar në Sienë të dielën, duke treguar mendësinë tonë të zakonshme fituese. Ky sezon është i pabesueshëm. Do të vendoset vetëm në fund dhe nuk mund t'i ngadalësohet absolutisht ritmi". Mbi paraqitjen e tij si "regjisor", Sedorfi ia hedh me një batutë. "Unë bëj organizatorin, - shpjegon numri 20 i kuqezinjve, - edhe kur nisem nga krahu i majtë... Duke i lënë shakatë mënjanë, e bukura e mesfushës sonë është cilësia e elementëve të saj, ku secili mund të komandojë manovrën". Megjithatë, tifozët milanistë e fishkëllyen skuadrën gjatë ndeshjes, shenjë që spektakli nuk i ka antuziazmuar. "Është normale, - nënvizon Sedorfi, - njerëzit nuk kanë durim. Por unë mendoj se Milani ka luajtur mirë të mërkurën. Në ndeshje të tilla, me hapësira të mbyllura, është normale të gabosh në ndonjë pasim, por e rëndësishme është të fitosh". Në tribunë kanë qenë disa drejtues të PSV Eindhovenit, kundërshtari i javës që vjen i Milanit në gjysmëfinalen e parë të Ligës së Kampioneve. "Kanë parë një skuadër që është mirë, - reagon mesfushori kuqezi, - që ka sulmuar vazhdimisht dhe që është kthyer në krye të renditjes së Serisë A dhe që ka treguar se di të jetë gjithnjë e rrezikshme". Kësisoj, kuqezinjtë mund të buzëqeshin, duke menduar kalendarin favorizues në tri ndeshjet e ardhshme, para takimit direkt të 8 majit ndaj Juves në "San Siro". Sedorfi nuk ka dyshime: "Jam i sigurt se këtë titull do ta marrë në shtëpi Milani". Kur një skuadër kaq e fortë arrin të fitojë edhe në një mbrëmje "jo", duke shfrytëzuar një episod me fat, është e vështirë të mendosh të kundërtën.

piero
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 430
Joined: Mon, 21 Mar 2005 , 12:09
Location: italia
Contact:

Post by piero » Fri, 22 Apr 2005 , 17:02

Interi i ri paraqitet më cinik dhe fitues. Zikaltrit janë ekipi më i mirë i 2005-s, me statistika në dorë

Mançini: Kisha nevojë për kohë




Pas një fillimsezoni me luhatje, Interi, me shifra në dorë, është skuadra më e mirë për vitin 2005. Kjo për meritë të zgjedhjeve teknike të Roberto Mançinit, i cili, pasi i arkivoi prirjet për futboll spektakolar me një ekip të hedhur në sulm, me kalimin e muajve ka përzgjedhur 11-shen më konkrete dhe cinike. "Kisha një organikë shumë të gjerë, ? shpjegoi trajneri, ? dhe më duhej kohë që t'i njihja mirë të gjithë lojtarët." 44 rezultate të dobishme në 47 ndeshje të luajtura, rendimenti më i mirë që prej 19 dhjetorit të kaluar (35 pikë të marra në 16 ndeshje), mbrojtja më e mirë (11 gola të pësuar). Në favor të punës së Mançinit flasin statistikat. "Në këtë kampionat askush nuk ka qenë superior ndaj nesh në asnjë ndeshje, përsa i përket lojës, - bëri të ditur trajneri pas fitores ndaj Juventusit. - Kemi humbur vetëm tri herë dhe, ndër të tjera, ndaj së njëjtës skuadër dhe pa qenë në asnjë rast inferiorë në raste për shënim." Shumë prej meritave të progresit zikaltër është për t'iu dhënë pikërisht trajnerit nga Jesi, i cili, gjatë harkut të muajve, ka arritur t'i gjejë dhe t'i korrigjojë gabimet e tij. "Nuk ndiej asnjë brengë, sepse pikët në fillim i kemi humbur vetëm për fajin tonë. Dhe ndoshta diçka kam gabuar edhe unë, përsa u takon formacioneve. Por kisha një organikë shumë të gjerë në verë dhe më duhej goxha kohë për t'i njohur mirë të gjithë lojtarët." Pasi e braktisi projektin e skuadrës spektakolare, me një formacion shpesh tepër të hedhur përpara dhe me një mbrojtje që për rrjedhojë shpërfytyrohej gjithnjë, Mançini dalëngadalë ka ndërtuar një formacion më të ekuilibruar. Duke i besuar shpesh digës së përbërë nga Kristiano Zaneti dhe Kambiaso, në dobi të prapavijës, trajneri ka arritur të ndërtojë një skuadër ndoshta më pak spektakolare, por me siguri më solide, konkrete, cinike, me rezultate që tani janë përpara syve të të gjithëve. Interi të mërkurën arriti edhe të fitonte ndeshjen e parë direkte të sezonit, duke e shfrytëzuar më së miri golin e shënuar në pjesën e parë nga Kruzi dhe duke shfaqur kështu një aftësi në ruajtjen e rezultatit, që më parë i mungonte. Tifozëve mund t'u mbetet brenga për atë që mund të kishte ndodhur, por themelet mbi të cilat mund të ndërtohet skuadra e së nesërmes, tani duken më solide.

piero
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 430
Joined: Mon, 21 Mar 2005 , 12:09
Location: italia
Contact:

Post by piero » Fri, 22 Apr 2005 , 17:03

Maldini blen 600 euro fanelën e Adrianos




Është ngushëlluar me fanelën e Adrianos. Dhe ka shpenzuar 600 euro për ta pasur. Para të shpenzuara mirë. Paolo Maldini i ka dërguar direkt në arkat e "Gol de Letra", fonadacioni i dy brazilianëve të famshëm, Leonardo dhe Rai, që kërkon të ndihmojë në përmirësimin e jetës së fëmijëve brazilianë. Kishte shumë fanela të dielën në mbrëmje në "Hollywood", ku Davide Guljelmini bleu atë të Ronaldinjos për 500 euro. Ndërkohë, "Di Xhej" Françeskoja siguroi fanelën e Devid Bekhamit për 400 euro, ndërsa grupi muzikor italian "Artikulli 31", mori atë të Shevçenkos. Por më i lumturi nga të gjithë ishte pikërisht Leonardoja. "Me këtë nismë kemi përfituar 43 mijë euro për fondacionin. Një triumf i vërtetë", - tha braziliani. Në krah të tij, përveç Maldinit, Vierit e Martinsit, që kanë festuar edhe 40-vjetorin e prezantueses së njohur Simona Ventura (ish-bashkëshortja e Betarinit të Parmës), ishin edhe portieri Dida dhe David Trezege: "Nuk mund të mungonim në këtë takim. E dimë atë që Leonardoja bën për fëmijët dhe ne jemi me atë", - komentoi portieri i kombëtares braziliane.

piero
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 430
Joined: Mon, 21 Mar 2005 , 12:09
Location: italia
Contact:

Post by piero » Fri, 22 Apr 2005 , 17:06

Ndërsa padroni Dela Vale akuzon gjyqtarin e ndeshjes, trajneri vjollcë shfaq sedër dhe tifozat ultras fajesojne lojtaret.

Firence "rebelohet", Zofi nuk frikësohet




Firence kthehet nën ankthin e zbritjes në Serinë B dhe tifozët tani nuk durojnë dot më. Para ndeshjes me Livornon në "Franki" pati një protestë masive ndaj ish-trajnerit të kombëtares "axurre" ("Zof mumje, largohu", - ishte një nga parullat), pastaj, pas barazimit 1-1, të gjithë lojtarët vjollcë ranë pre e zhgënjimit të tifozëve ("Shkoni dhe punoni"), është kori i zakonshëm në kësi rastesh. Një fitore vendimtare për shpëtimin është shndërruar në një barazim që lëshon nga pas "hijen" e Serisë B ndaj Fiorentinës. Dhe Firencja, mjaft e zhgënjyer, ka shpërthyer në protesta. Një kundërshtim i ashpër, por pa asnjë lloj dhune. Të gjithë të përfshirë (nga Zofi te lojtarët), me përjashtim të padronit Diego Dela Vale, që ka shkuar të flasë me tifozët për të kërkuar qetësimin e gjendjes: "Dërgojani emisioneve të lajmeve imazhet e tifozëve tanë, që janë sjellë edhe një herë në mënyrë civile, - ka thënë numri një i vjollcëve. - Më kanë manifestuar në mënyrë civile idetë e tyre dhe më kanë kërkuar përgjigje. Unë ua dhashë. Tifozët tanë nuk janë nga ata që hedhin motorë nga tribunat e stadiumeve dhe as që lëshojnë fishekzjarre në fushë". Më pas, Dela Vale ankohet nga vendimet e gjyqtarit Nuçini dhe përdor fjalë mjaft të ashpra: "Ndeshjen unë e konsiderova të fituar, por nëse nuk do të ishte ai zotëria atje, në mes të fushës (gjyqtari), që kishte vendosur se ndeshja duhej të mbyllej ashtu, do të kishim tri pikë dhe jo një". Ndërsa Dino Zof u shpreh: "Bëmë gjithçka për ta fituar ndeshjen e së mërkurës, por nuk arritëm t'ia dilnim mbanë. Por në fund të ndeshjes nuk munda të filsja, nuk isha në gjendje të flisja për futboll. Nuk ka rëndësi se ç'ka ndodhur në të kaluarën, situata s'është prej më të mirave, por të mërkurën bëmë gjithçka për të fituar ndaj Mesinës." Nga e shkuara tek e ardhmja, që quhet Bolonja: "Nuk kemi frikë dhe do t'i bëjmë ballë kësaj situate me trimëri. Asnjë s'kërkon të justifikohet, të mërkurën skuadra luftoi me mish e me shpirt, më shumë se kaq s'kam ç'të them."

piero
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 430
Joined: Mon, 21 Mar 2005 , 12:09
Location: italia
Contact:

Post by piero » Fri, 22 Apr 2005 , 17:10

Trajneri bardhezi i përgjigjet ashpër kolegut të tij gjatë një lidhjeje direkte

Kapelo, polemika me "Mançion"




Nuk jane dashur kurre edhe kete here nuk kane munguar deklaratat e nxehta si nga njera ane ashtu edhe nga ana tjeter.Pas ndeshjes Juventus-Inter shkëmbehen opinionet mes Roberto Mançinit dhe Fabio Kapelos. Komentimi i ndeshjes nga tekniku zikaltër (ku thuhet se të vetmet raste të bardhezinjve, kanë pasur ideator Ibrahimoviçin) nuk i ka pëlqyer aspak trajnerit të Juves, që do të shprehej: "Do të më falni, por them se ka qenë Toldoja një nga më të mirët në fushë, kurse ne kemi krijuar më shumë raste goli se ata. Juvja e luajti ndeshjen e saj, ndërsa Interi ka luajtur mirë vetëm në pjesën e parë". Mançini do të shprehej kështu: "Interi ka bërë lojë më të mirë në pjesën e parë, ku pësuam dhe një traversë, kur Kordoba ishte jashtë lojës, për shkak të një dëmtimi. Në pjesën e dytë, Juventusi sulmoi më shumë, sepse i duhej të ndryshonte rezultatin. Por ai që na bëri të vuanim me të vërtetë shumë, ka qenë vetëm Ibrahimoviçi, i fortë po ta shohësh nga aftësitë e tij fiziko-teknike". Ky pra ka qenë komenti i Roberto Mançinit, në intervistën e dhënë për mikrofonët e RAI-t, që e ka "tërbuar" së tepërmi Fabio Kapelon. Tekniku i bardhezinjve dëgjon komentin e bërë nga kolegu i tij dhe reagon: "Do të më falni, por ishte Toldoja ai që ka shkëlqyer gjatë gjithë ndeshjes, kemi krijuar më shumë raste për gol, madje më shumë se ata. Juventusi e luajti ndeshjen e tij, kurse Interi ka luajtur mirë vetëm në pjesën e parë. Kemi qenë të pafatë, nuk e meritonim të humbisnim. E luajtëm mirë lojën, duke treguar se jemi në një formë të mirë dhe vetëm rezultati ka qenë negativ. Toldoja ka pritur topa të vështirë, ndërsa Bufoni s'e ka bërë një gjë të tillë. Interi e ka zotëruar mjaft mirë lojën në pjesën e parë, por më pas i humbi dëshira për të sulmuar dhe për të shënuar drejt portës sonë". Mançini, që u largua nga vendi ku bëhej intervista, tani për tani nuk e ka mundësinë që të përgjigjet, por ekziston mundësia që ky debat i vogël s'mund të mbarojë me kaq.

piero
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 430
Joined: Mon, 21 Mar 2005 , 12:09
Location: italia
Contact:

Post by piero » Fri, 22 Apr 2005 , 17:14

Kapiteni ndëshkohet nga Roma për grushtin ndaj Kolonezes, dhe Disiplinori i jep një tjetër dënim

Toti, nga njëra gjobë të tjetra




Grushti me të cilin goditi Kolonezen do t'i kushtojë shumë shtrenjtë Françesko Totit, i cili do të gjobitet nga klubi në mënyrën më të rreptë të mundshme, pra me 30% të pagës mujore, çka është e barabartë me 120 mijë euro. Ama, ajo që e shqetëson më tepër Romën është vendimi i Gjykatësit sportiv, i cili i dha nje ndeshkim prej 5 javesh.Lojtari, ndërkaq, është paraqitur dje përpara Gjykatës për deklaratat e bëra pas ndeshjes Roma-Juve. Kjo e fundit, mori një tjetër masë ndaj tij, një gjobë prej 15 mijë eurosh. Në fund të ndeshjes të së mërkurës mbrëma ndaj Sienës, klubi kryeqytetas bëri menjëherë të ditur se kapiteni verdhekuq do të gjobitet rëndë, për një gjest që është i pajustifikueshëm (goditi Kolonezen me grusht). "Do ta gjobisim Totin me 30% të pagës së tij mujore, -deklaroi në sallën e shtypit me Bruno Kontin përkrah, drejtori i përgjithshëm Daniele Prade. - Ama duhet thënë edhe se lojtari ynë është bërë objekt i një provokimi që duhet studiuar mirë. Gjithsesi ai duhet të tregohet superior dhe gjyqtarët duhet ta mbrojnë." Një "shuplakë" ndaj numrit 10 që mbërrin edhe nga trajneri. "Në disa momente të caktuara duhet të mendosh më tepër për skuadrën, - shpjegoi Konti. - Këto janë gjëra që duhen eliminuar, me siguri unë nuk mund ta mbroj në këtë rast, pasi të gjithë e panë atë që bëri. Françeskoja e di se çfarë ka bërë dhe do të dijë të reflektojë vetë për këtë." Për deklaratat e bëra pas ndeshjes Roma?Juventus, Komisioni disiplinor i Ligës italiane të Futbollit ka vendosur ta gjobisë Françesko Totin për deklaratat e bëra pas ndeshjes Roma?Juventus, të cilat kishin qenë kritika shumë të rënda në adresë të arbitrit Rakalbuto. Kapiteni verdhekuq është gjobitur me pesëmbëdhjetë mijë euro gjobë personale, plus 15 mijë të tjera për klubin. Dje në mëngjes, vetë Toti ishte thërritur të dëshmonte në Milano përballë Komisionit disiplinor.

kristian
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 360
Joined: Wed, 20 Apr 2005 , 13:29
Location: Shkoder ==> France
Contact:

Post by kristian » Sat, 23 Apr 2005 , 09:33

Seria A, Trezege: Dua të qëndroj te Juvja 23-04-2005


Kanë mjaftuar pak orë për t'i ndryshuar mendje David Trezegesë. Dy ditë më parë golashënuesi francez i kishte dërguar mesazhe dahsurie përmes së përditshmes angleze "The Sun", Arsenalit të bashkëvendasit Venger dhe ku luan bashkëatdhetari tjetë i tij Henri. Dje mbërriti menjëherë përgënjehstrimi nga ana e lojtarit. "Jam te Juventusi dhe dua të qëndroj te Juventusi, - ka deklaruar sulmuesi francez. - Lidhur me deklaratt e shfaqura te "The Sun" dhe të përcjellura nga agjenci dhe gazeta italiane, - ka thënë Trezegeja, - mohoj të kem folur me gazetën në fjalë dhe për rrjedhojë që të kem bërë deklarata në të cilat do të misha pohuar se dua të luaj tek Arsenali."
VLLAZNIA PER GJITHMON

kristian
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 360
Joined: Wed, 20 Apr 2005 , 13:29
Location: Shkoder ==> France
Contact:

Post by kristian » Mon, 25 Apr 2005 , 16:03

Seria a: Sheva-Ançeloti, zenke dhe sqarim


Milani mbetet në krye të renditjes pas fitores ndaj Parmës. Ama, festa e kuqezinjve, mund të ishte prishur nga një zënkë mes Karlo Ançelotit dhe Andrij Shevçenkos, në momentin e zëvendësimit të sulmuesit ukrainas. Një çast i shkurtër tensioni që u zgjidh menjëherë në dhomat e zhveshjes. "Doja të shënoja një gol, - shpjegoi fituesi i Topit të Artë. - Isha i bindur se ndeshja po rridhne në një mënyrë që mund të ishte shënuar sërish dhe për një sulmues ky është qëllimi kryesor. Edhe pse isha i kënaqur për dy asistet që kisha dhënë". Një hidhërim që u shua fill pas fundit të ndeshjes. "Unë duhet ta falenderoj vazhdimisht Ançelotin për atë që bën për mua. Nesër kemi një ndeshje të rëndësishme dhe ai deshi të ma kursente lodhjen. Gabova unë, Ançeloti ka të drejtë, ndoshta një grusht edhe do ta kisha merituar. Por çdo sulmuesi do t'i pëlqente të luante, aq më tepër që unë isha i bindur se do ta kisha shënuar një gol".
VLLAZNIA PER GJITHMON

kristian
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 360
Joined: Wed, 20 Apr 2005 , 13:29
Location: Shkoder ==> France
Contact:

Post by kristian » Mon, 25 Apr 2005 , 22:57

Rezultatet e fundit

Sienne 2-3 Udinese
Milan AC 3-0 Parme AC
Brescia 2-0 Reggina
Sampdoria 2-1 AS Roma
Atalanta Bergame 1-0 Palerme
Bologne 0-0 Fiorentina
Chievo Verona 1-1 Cagliari
Messina 2-1 Inter Milan
Livorno 1-0 Lecce
Lazio 0-1 Juventus Turin

Renditja e fundit

1 Milan AC 73
2 Juventus Turin 73
3 Inter Milan 59
4 Sampdoria 55
5 Udinese 53
6 Palerme 48
7 Livorno 43
8 Messina 43
9 Lazio 41
10 Cagliari 41
11 Bologne 40
12 AS Roma 39
13 Reggina 39
14 Lecce 38
15 Sienne 36
16 Chievo Verona 35
17 Fiorentina 34
18 Brescia 34
19 Parme AC 34
20 Atalanta Bergame 31
VLLAZNIA PER GJITHMON

kristian
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 360
Joined: Wed, 20 Apr 2005 , 13:29
Location: Shkoder ==> France
Contact:

Post by kristian » Mon, 25 Apr 2005 , 23:15

Veron: Interi ka shume gjera per te rishikuar


Pikërisht atëherë kur u duk se skuadra kishte gjetur hapin prej ekipi të madh, pas fitores prestigjoze në fushën e Juventusit, që ishte suksesi i katërt radhazi, rënia në Mesinë rinxorri në pah defektet e zakonta të Interit të Mançinit. Trajneri u është përgjigjur me tone të ashpra kritikave të gazetarëve por Huan Sebastian Veroni ka qenë më pak optimist lidhur me sezonin e zikaltërve: "Nëse kemi ndonjë gjë që duhet ta rishikojmë?, - citoi ai, - gjithçka do të thosha...".
VLLAZNIA PER GJITHMON

kristian
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 360
Joined: Wed, 20 Apr 2005 , 13:29
Location: Shkoder ==> France
Contact:

Post by kristian » Wed, 27 Apr 2005 , 11:55

Toti: Duhet të paguaj për atë që bëra!


Françesko Toti, në një intervistë të dhënë për "Roma Channel", ka kërkuar ndjesë për grushtin me të cilin goiditi Kolnezen në takimin Roma-Siena, çka i kushtoi një pezullim me 5 javë. "E di se bëra gabim, - deklaoi lojtari verdhekuq, i cili ka kërkuar që të ndëshkohen edhe provokuesit. - Ama, nuk të vjen mirë kur të thuhen disa gjëra që mund të prekin shumë jetën tënde private. Unë po paguaj pasojat, por duhet të ndëshkohen edhe ata që bëjnë provokime të tilla."
VLLAZNIA PER GJITHMON

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Thu, 28 Apr 2005 , 13:51

Pak jane 5 jave per mendimin tim.

piero
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 430
Joined: Mon, 21 Mar 2005 , 12:09
Location: italia
Contact:

Post by piero » Thu, 28 Apr 2005 , 16:06

Totti ka rene pre e nje provokimi te mbrojtesit te Sienes Colonesse.Ai e ka fyer ate rende duke i permendur familjen dhe te duke i fyer te fejuaren ose bashkeshorten e ardhshme Ilary Blasi.Francesco e ka humbur toruan dhe e ka goditur me grsuht.5 jave jane shume se prova tv merr per baze gjestin,por provokatoret ne keto raste kush i ndeshkon?



Ndeshkimi i Tottit nga pese jave eshte ulur ne tre.Keshtu ka vendosur gjykatesi sportiv,ndersa ne diten e sotme pritet te ulet edhe denimi per Zlatan Ibrahimovic,pas apelimit qe beri Juventus karshi ketij ndeshkimi.Ne super sfiden qe do te luhet te dielen date 8 maj pritet te jete edhe suedezi.Nderkohe liga e futbollit ka vendosur qe ndeshja do te luhet ne oren 15:00,pra jo ne oren 20:30 sic ishte shkruar ne disa gazeta sportive italiane.

piero
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 430
Joined: Mon, 21 Mar 2005 , 12:09
Location: italia
Contact:

Post by piero » Thu, 28 Apr 2005 , 16:26

Zbulohet ne menyre misterioze filmati qe ka ne qender nje nga mbrojtesit italiane me te famshem.


Filmati i turpit.


E kane pagezuar "filmati i turpit".Behet fjale per nje video te shkurter qe do te transmetohet sot ne kanalin shteteror RAI2 ne emisionin "Punto a Capo" pas gjysemfinales Parma-Cska Moskow i drejtuar nga Giovanni Masotti.Xhirimi i gjate rreth 6 minuta eshte turpi i futbollit modern.Nje xhirim i mbajtur i fshehur per 6 vjet dhe i ardhur te RAI ne menyre anonime:pamjet e realizuara ne nje hotel ku qendronte Parma gati per finalen e nje kupe europiane paraqesin nje mbrojtes te famshem italian qe sot luan me nje nga skuadrat e kreut duke marre nje substance te quajtur Neoton.Pastsaj degjohet zeri i lojtarit qe thote:-"Cfare po me beni?"-.Klima e pamjeve eshte e qete pa tensione,as per lojtarin as per te tjeret qe do te marrin Neoton nje substance kardiotonike e lejueshme.Edhe pse nuk quhet substance dopante Neotoni eshte nga ato substanca qe ka ndeshkuar mjekun ligjor te Juventusit per 22 muaj.Neoton emri me te cilen tregtohet fosfokreatina eshte nje substance qe luan nje rol te rendesishem ne metabolizmin energjitik dhe nderhyn ne reaksionet anaerobike.Me fosfokreatine lirohet energji e dobishme per kontraksionet muskolare.Ne relacionin e mbajtur nga prof.Muller Neotoni eshte pershkruar ne nje menyre shume te ashper.Tani pritet reagimi i gjithe botes se futbollit.

piero
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 430
Joined: Mon, 21 Mar 2005 , 12:09
Location: italia
Contact:

Post by piero » Thu, 28 Apr 2005 , 16:48

Ka qenë ky propozimi i madh që i ka bërë Morati brazilianit, i cili i ka thënë "jo" Realit dhe kërkon vetëm një ekip të madh

Adriano, edhe 10 vite të tjera zikaltër



Çfarë është një javë pritjeje më shumë, përballë dhjetë vitesh zikaltër? Një pyetje retorike, për të përmbledhur këto ditë të Adrianos, me një shikim drejt së nesërmes. Të nesërmes më të afërt, pas euroderbit të kthimit: një lombalgji që e pengoi të luante ndaj Kaljarit, Juventusit dhe Mesinës, me të cilën duhet pasur sërish kujdes. Kështu që rikthimi i tij nuk do të kryhet në asnjë mënyrë të nxituar, aq sa për momentin mbetet më e besueshme të mendohet data 8 maj për rikthimin e tij (Breshia-Inter), sesa kjo e diel (Inter-Siena).
Dhe më pas e nesërmja në kuptimin e së ardhmes, jo vetëm të asaj fare të afërt: një të ardhme, në të cilën Interi ka ndër mend ta nisë gjithçka nga Adriano, më shumë se kurrë, dhe tek Adriano po gjen një lojtar të gatshëm të ndihet gjithnjë e më shumë një simbol zikaltër. Edhe nëse për këtë do t'i duhej të hiqte dorë nga "vardisja" e një klubi prestigjioz si Real Madridi dhe me një kusht të vërtetë: të dijë se do të luajë edhe në të ardhmen në një Inter shumë konkurrues dhe jo "thjesht" të ndërtuar përreth tij. Masimo Morati e ka gati një kontratë të "blinduar" për kanakarin e tij: pesë vjetë, plus obsionin për një tjetër pesëvjeçar, duke nisur që nga vera e 2010-s. Me pak fjalë, Interi dhe Adriano së bashku deri më 2015-n. Në takimin e ditës së premte, mes Zhilmar Rinaldit (agjentit të Adrianos) dhe pronarit zikaltër, është nisur të konkretizohet edhe formalisht marrëveshja e hekurt që dy shpirtërat e këtij Interi arritën disa muaj më parë me një shtrëngim duarsh.
Në atë kohë, braziliani ishte i pikëlluar për lënien jashtë në derbin e kampionatit, por ai i dëboi mendimet e këqija pas një ballafaqimi kokë më kokë me Moratin. Një rol vendimtar luajti premtimi i këtij të fundit për të ndërtuar Interin e së ardhmes përreth tij. Dhe kohët e fundit, Adriano, për rrjedhojë, do ta kishte refuzuar edhe ofertën e fundit të Real Madridit. Bëhej fjalë për një sondazh normal, për të parë se cili ishte humori i brazilianit, por gjithçka shkoi dëm nga një citim i prerë: "Eshtë e kotë të fiksojmë çfarëdo lloj takimi, pasi unë nuk do të lëviz nga Milano." Nuk përjashtohet hipoteza që marrëveshja me Adrianon të zyrtarizohet nga vetë Morati, menjëherë pas rikapitalizimit të programuar në fillim të muajit maj. Në pritje të ndërrimit të Interit të madh të së ardhmes, Adriano ka ende dëshirë të lërë shenjë në këtë sezon. Ai nuk arrin që ta konceptojë një Inter jashtë Ligës së Kampioneve, pasi, edhe për të, fitimi i Kupës së Italisë s'do të ishte vetëm një ngushëllim i thjeshtë, sepse golin e tij të fundit në kampionat e ka shënuar me 6 mars, me penallti ndaj Leçes.
Për këtë, Adriano ka punuar me seriozitet gjatë kësaj jave, duke konfirmuar se tanimë dëmtimi në shpinë i ka kaluar thuajse përfundimisht. Nën sytë e përgatitësit Xhianikola Bishioti, të martën braziliani e ka kryer të plotë seancën stërvitore, duke vrapruar 25 minuta, një progres në krahasim me ditët e kaluara dhe lajmi më i mirë është se ai s'ka ndjerë më dhimbje në shpinë.

Post Reply