Kategoria e Dyte
Moderators: GOLDIAN, vllaznia1919
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 9630
- Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
- Location: Italia
Kategoria e Dyte
Burreli regjistron fitoren e radhës me Adën
Moti i keq pengon zhvillimin e dy ndeshjeve Vetëm dy nga ndeshjet e grupit të parë për kategorinë e dytë, pikërisht Kukësi-Dajti dhe Korabi-Turbina, nuk janë zhvilluar dje, por janë shtyrë për një ditë tjetër. Shkak për shtyrjen e tyre ka qenë moti i keq dhe reshjet e shumta të borës të rëna ditët e fundit, sidomos në Veri të vendit. Në Kukës, ku vendësit do të ndesheshin me Dajtin, gjyqtarët nuk mundën të shkonin, pasi rrugët ishin të bllokuara. Drejtuesit e ekipit vendës, pas bisedës që patën me homologët e tyre, nuk ranë dot dakord që ndeshja të gjykohej nga një treshe vendëse, kështu që më pas u vendos që të luhet një ditë tjetër. Duhet thënë se vendësit i kishin marrë të gjitha masat për zhvillimin e ndeshjes, ndërkohë që miqtë nga Kamza kishin shkuar në Kukës qysh ditën e shtunë. Për shtyrjen e ndeshjes është lajmëruar edhe shefi i garave në FSHF, Hito Hitaj, i cili e ka pranuar këtë fakt. Po kështu, edhe ndeshja Korabi-Turbina, e cila do të luhej në qytetin e Peshkopisë, është shtyrë për një ditë tjetër. Reshjet e borës në këtë qytet kishin arritur deri në 40 cm, kështu që zhvillimi i ndeshjes ka qenë i pamundur. Burreli flet vetëm me gjuhën e fitores Burreli ? Ada 3?1 Burreli: Saliaj (Beqiri 70'), Guna (Berberi 38'), Frisku, Bika (Hystuna 62'), Kola, Çerri, K.Faruku, Gjoka, Gjoni, Xh.Faruku, Kuka. Trajner: D.Farruku Ada: Dervishi, Isufi (Meta 64'), Arra, Shytani, Çokaj, Xhahysa (Verri 46'), V.Pepa, O.Pepa (Kurti 46'), Kuro, Nika, Ndoci. Trajner: A.Pjetri Shënues: Gjoni 25', K.Faruku 41', Isufi 45', Berberi 48' Gjyqtarë: E.Peza, G.Qirici, K.Hoxha (Tiranë) Kartonë të verdhë: Berberi, Gjoka, Çerri, Isufi, Dervishi Në një terren mjaft të rënduar për shkak të një breshëri të imët u zhvillua takimi i djeshëm Burreli?Ada. Burreli nuk ka falur në fushën e tij, ndonëse përballë kishte ekipin që i ka shkaktuar humbjen e vetme në këtë kampionat. Vendësit u hodhën menjëherë në sulm, duke rrezikuar disa herë portën e Dervishit, por goli i parë u shënua në minutën e 25-të, me autor të njohurin Gjoni. Në pesë minutat e fundit të pjesës së parë shënohen dhe dy gola të tjerë. Fillimisht është K. Faruku, që dyfishon rezultatin, ndërsa vetëm tri minuta më pas Isufi shkurton diferencën për Adën. Shpresat e miqve nga Velipoja për të marrë pikë në Burrel janë të mëdha, por ato shuhen që në fillim të pjesës së dytë, pasi Berberi shënon edhe golin e tretë për vendësit. Loja në minutat e mbetura ishte e fortë, por në shumë dyluftime dolën fitues vendësit. Kështu, burrelasit kanë fituar me meritë një takim të vështirë, të shoqëruar nga shiu. Ata vazhdojnë të qetë rrugën drejt suksesit. Avni Kërtuka Iliria, fitore në minutën e 4-t shtesë Rrësheni - Iliria 1-2 Rrësheni: Marku, Tuci (Ar.Marku), Lesi, Nikolli, Gjoni, Cakoni, Paçuku, Shytani, Ndoj (Mema), Al.Marku, Tosku. Trajner: G.Biba Iliria: Baku, H.Baku, Miri, I.Gjokeja, Ziri, Ujka, Lama, S.Gjokeja, R.Maloku, B.Maloku. Trajner: F.Sala Shënues: Paçuku 14', I.Gjokeja 6', 94' Gjyqtarë: E.Hoxha, G.Kopa, Sh.Ndoj (Lezhë) Kartonë të verdhë: Cakoni, Gjoni Futbollistët e Ilirisë, të cilët u ndeshën me Rrëshenin në fushën e këtij të fundit, kanë të dalë të fituar në një ndeshje që i përngjante një dueli në llucë. Kjo sepse shiu i përzier me borë ka qenë i pranishëm gjatë gjithë 90-minutëshit. Në këtë ballafaqim ka vendosur përgatitja fizike, që ishte më e mirë nga ana e ekipit mik të Ilirisë. Në fakt, pjesa e parë ishte e barbarartë. Në minutën e 6-të, I. Gjokeja shënon në portën e mbrojtur nga Marku, por pas 8 minutash është Rrësheni që përgjigjet, duke barazuar. Autori i golit është Paçuku, i cili ekzekuton bukur një goditje dënimi. Iliria kërkon golin e dytë pas sulmeve të bukura të nisura nga mesi i fushës, por nuk arrin të finalizojë. Për ekipin vendës shënohen dy raste të pastra nga Cakoni. Pjesa e dytë fillon me një shi akoma më të dendur dhe tashmë dueli dhuron "spektakël balte", kur topi nuk mund të ecte as edhe një metër. Kur dukej se ndeshja po shkonte drejt barazimit, pas një goditjeje nga këndi, I. Gjokeja ka mundur të hidhet mbi mbrojtësit duke e dërguar topin në rrjetë. Gjergj Marku Tërbuni dhe Çlirimi, barazim në qetësi Tërbuni? Çlirimi 0?0 Tërbuni: Trashani, Berdica, Miloku, Hasani, Meti (Çobaj 41'), Sa.Kaloshi, Su.Kaloshi, Demaj, Gjoni, Arrsi, Arra (Lukaj 67'). Trajner: S.Bizi Çlirimi: Lika, Neimi, Lala, Sokoli, Kule, Tole, Byzyka, Rizvani, Taullau, Loci (Buzi 59'), Gega. Trajner: V.Capo Gjyqtarë: S. Disha, A. Gogo, V. Hoxha (Memaliaj) Kartonë të verdhë: Çobaj, Tole, Lala Në barazim pa gola është mbyllur takimi i djeshëm mes Tërbunit të Pukës dhe Çlirimit. Ndeshja përgjithësisht ka qenë e barabartë për të dy ekipet dhe pa ndonjë emocion të veçantë. Në këtë drejtim ndoshta ndikoi edhe temperatura e ulët në të cilën u zhvillua ndeshja, apo dhe terreni disi i rënduar nga shirat që kanë rënë gjatë gjithë ditës së djeshme në qytetin e Shkodrës. Megjithëse pa gola, të dy ekipet bënë përpjekjet maksimale për të shënuar golin e fitores, por te vendësit, që u përpoqën më shumë, ra në sy fakti se sulmuesi i tyre kryesor, Arra, nuk ishte në një ditë të mirë. Për këtë qëllim, trajneri Bizi vendosi ta largojë nga fusha në gjysmën e pjesës së dytë. Ndërkohë, djemtë e Vangjel Capos më shumë janë munduar të luajnë me kundërsulme, megjithatë rrallëherë kanë arritur ta vënë në provë portierin Trashani. Në këtë kontekst, pjesa e dytë në përgjithësi ka qenë e mërzitshme për ata pak shikues që ishin të pranishëm në fushën e kompleksit sportiv "Zmijani", ku u zhvillua ndeshja. Me pikën e marrë dje, Tërbuni është barazuar me pikë me Veleçikun dhe ka shpresa për mbijetesë. Ndërsa Çlirimi edhe një herë tjetër tregoi se këtë vit është një skuadër mjaft e fortë. Gjergj KOLA Cakrani, fitore e thellë dhe lojë e bukur Cakrani - Veleçiku 5-0 Cakrani: Gega, Kaja (Avdullai 75'), Myderazi, Nako, Pashollari, Dimo (Rexhepi 67'), Kasa, Halimi (Cakrani 67'), Argjendari, Zguro, Naka. Trajner P.Mali Veleçiku: Rustemaj, Bunaj, Damo, Nandi, Nacaj (N.Hysaj 46'), Makaj, Çokaj, Haxhiraj, A.Hysaj, Kurtaj, Gjoka (Aga 56'). Trajner S.Pepa Shënues: Halimi 15', Naka 55', 66',83', Rexhepi 74' Gjyqtarë: A.Beqiri, A.Rama, R.Avdo (Tiranë) Karton i verdhë: Aga Cakrani e kishte vlerësuar seriozisht takimin me Veleçikun, por nuk e kishte menduar se do ta kishte aq të lehtë fitoren. Vendësit e shohin veten shpejt në epërsi me golin e Halimit në minutën e 15-të. Pjesa e parë nuk pati gola të tjerë, jo se nuk u krijuan raste, por sepse sulmuesit vendës nuk patën qetësinë e nevojshme për të qenë të saktë. Në pushimin midis dy pjesëve, trajnerët e Cakranit i kanë këshilluar futbollistët për të qenë më aktivë në vijën sulmuese dhe reagimi i tyre në pjesën e dytë ka qenë i menjëhershëm. Naka shpërthyes ka realizuar tre gola për vendësit dhe Rexhepi ka vulosur përfundimisht në 5?0 rezultatin e ndeshjes. Goli i minutës së 74-t ka qenë një prodhim "Made in Cakran", pasi ai u gatua nga Kasa dhe Rexhepi, që janë dhe emblema e këtij ekipi. Miqtë nga Kopliku nuk kanë bërë rezistencë dhe vetëm Nandi në minutën e 80-të regjistroi goditjen e parë në portën vendëse. Me këtë fitore, Cakrani u kthen reston miqve nga Kopliku.

Burreli, i papërmbajtshëm edhe në fazën e dytë
Ka kohë që tema kryesore e bisedës së qytetarëve burrelas, sidomos atyre që janë më tepër tifozë, është futbolli. Kjo sepse skuadra matjane duket se do të jetë e pandalshme këtë sezon. Burreli e nisi fazën e dytë aty ku e la, pra me fitore, dhe tashmë është përqendruar te ndeshja e radhës. Mirëpo jo gjithçka ka përfunduar, sepse rivalja kryesore e burrelasve, Turbina, nuk e ka zhvilluar ndeshjen e javës së parë me Korabin për shkak të motit të keq. Gjithsesi, pas fitores së rëndësishme me Adën, një tjetër rivale për kreun, matjanët duken tepër të qetë. Madje edhe drejtuesit e Burrelit, presidenti Murat Koliqi dhe trajneri Dali Farruku, janë shprehur të kënaqur pas fillimit të mbarë të fazës së dytë. Burreli nuk e vuri asnjëherë në diskutim fitone ndaj Adës, e cila ishte e detyruar të dilte e mundur nga stadiumi "Liri Ballabani", ndonëse zhvilloi një lojë të mirë. Edhe specialistët që e ndoqën nga afër ndeshjen e së shtunës së kaluar, midis tyre edhe ish-trajneri i kombëtares sonë, Neptun Bajko, si dhe shefi i sektorit të garave, Hito Hitaj, kanë thënë fjalët më të mira për lojën e zhvilluar nga burrelasit. Megjithëse terreni ishte shumë i rënduar, lojtarët arritën ta përballonin gjithçka me sukses, duke shfaqur cilësitë e tyre më të mira. Natyrisht, më i kënaquri pas fitores me Adën ka qenë presidenti Murat Koliqi, pasi Burreli i tij duket se e ka të hapur rrugën drejt ligës së parë. Skuadra matjane duket se është plotësisht e konsoliduar, ndaj të gjithë besojnë se javët e ardhshme do të jellin të tjera fitore për të.

Rezultatet e javës së 16-të
Grupi 1: Kryesuesit nuk lëshojnë pe
Cakrani - Ada 0-1
Turbina - Iliria 4-0
Veleçiku - Dajti 1-3
Korabi - Çlirimi (S'u paraqit Çlirimi)
Burreli - Tërbuni 3-0
Rrësheni - Kukësi 0-0
Renditja
1. Burreli 38 12 2 2 40-15
2. Ada 35 11 2 3 34-15
3. Turbina 34 10 4 2 26-9
4. Dajti 31 10 1 5 37-16
5. Iliria 28 9 1 6 29-19
6. Çlirimi 23 6 5 4 22-18 (-1)
7. Kukësi 20 6 2 8 22-23
8. Cakrani 18 5 3 8 27-28
9. Tërbuni 17 5 2 9 21-34
10. Veleçiku 11 3 2 11 16-28
11. Korabi 11 3 2 10 13-27 (-1)
12. Rrësheni 5 1 2 13 9-51
Ndeshjet e javës së ardhshme
Iliria - Ada
Dajti - Turbina
Çlirimi - Veleçiku
Tërbuni - Korabi
Kukësi - Burreli
Rrësheni - Cakrani.
Grupi 1: Kryesuesit nuk lëshojnë pe
Cakrani - Ada 0-1
Turbina - Iliria 4-0
Veleçiku - Dajti 1-3
Korabi - Çlirimi (S'u paraqit Çlirimi)
Burreli - Tërbuni 3-0
Rrësheni - Kukësi 0-0
Renditja
1. Burreli 38 12 2 2 40-15
2. Ada 35 11 2 3 34-15
3. Turbina 34 10 4 2 26-9
4. Dajti 31 10 1 5 37-16
5. Iliria 28 9 1 6 29-19
6. Çlirimi 23 6 5 4 22-18 (-1)
7. Kukësi 20 6 2 8 22-23
8. Cakrani 18 5 3 8 27-28
9. Tërbuni 17 5 2 9 21-34
10. Veleçiku 11 3 2 11 16-28
11. Korabi 11 3 2 10 13-27 (-1)
12. Rrësheni 5 1 2 13 9-51
Ndeshjet e javës së ardhshme
Iliria - Ada
Dajti - Turbina
Çlirimi - Veleçiku
Tërbuni - Korabi
Kukësi - Burreli
Rrësheni - Cakrani.
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 9630
- Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
- Location: Italia
Rezultatet e ndeshjeve të javës së 16-të
Grupi 2: Tepelena-Sopoti, luftë golaverazhi.
Tepelena - Devolli 5-0
Poliçani - Maliqi 2-2
Sopoti - Delvina 5-0
Gramshi - Gramozi 1-1
Përmeti - Butrinti 0-2
Memaliaj - Albpetroli 1-3
Renditja
1. Tepelena 32 10 2 4 44-17
2. Sopoti 32 10 2 4 23-9
3. Butrinti 30 9 3 4 25-19
4. Albpetroli 29 9 2 5 26-14
5. Gramozi 26 7 5 4 17-12
6. Maliqi 23 6 5 5 23-18
7. Devolli 20 5 5 6 22-28
8. Gramshi 18 5 3 8 24-28
9. Delvina 18 5 3 8 20-29
10. Përmeti 17 5 2 9 15-25
11. Memaliaj 16 5 2 8 18-32
12. Poliçani 7 1 4 11 17-46
Ndeshjet e javës së ardhshme
Maliqi - Devolli
Delvina - Poliçani
Gramozi - Sopoti
Butrinti - Gramshi
Albpetroli - Përmeti
Memaliaj - Tepelena.

Ada, fitore për të shtuar edhe sponsorët
Paraqitja e mirë e Adës në këtë kampionat ka bërë që asaj të mos i mungojnë as burimet financiare. Pas mbështetjes së vazhdueshme të presidentit Altin Kaçi dhe biznesmenit Sokol Preka, ditët e fundit pranë ekipit është afruar edhe një dashamirës tjetër i skuadrës velipojase. Bëhet fjalë për biznesmenin lezhjan Gjokë Uldedaj, i cili po i qëndron pranë ekipit me financime të ndryshme. Në rast fitoreje të ndeshjes së para dy javëve me Turbinën, ai kishte akorduar shpërblimin prej 1 milionë lekësh të vjetra, megjithatë, barazimi në këtë takim nuk ia ka ftohur atij dëshirën për të ndihmuar Adën. Për rrjedhojë, për ndeshjen e fundit me Cakranin, Uldedaj ka mundësuar grumbullimin e ekipit në Hotel?Turizmin e qytetit të Lezhës për dy ditë. Përveç kësaj, biznesmeni i njohur ka akorduar edhe shpërblimin prej 1 milionë lekësh edhe për fitoren e arritur në fushën e Cakranit. Presidenti i Adës, Altin Kaçi, gjen rastin të evidentojë dashamirësinë e këtij njeriu, ndaj thotë: "Ne i jemi mirënjohës këtij dashamirësi të skuadrës sonë. Zoti Uldedaj ka shprehur gatishmërinë e tij për të sponsorizuar edhe në të ardhmen dhe ky fakt është një lajm i mirë për Adën. Të gjithë së bashku mendoj se kemi për ta bërë më të lehtë ngjitjen e Adës në kategorinë e parë, çka do të jetë një arritje historike për këtë skuadër. Eliminimi i Dinamos në kupë të jeni të sigurt se nuk ka për të mbetur e vetmja surprizë që ky ekip do të dhurojë." Në të vërtetë, fitorja e fundit në Cakran duhet evidentuar. Ndonëse me 10 futbollistë, ndonëse kundërshtari ka pasur mundësi të kalojë në avantazh me anë të një 11-metërshi, sërish velipojasit kanë arritur të fitojnë dhe të ruajnë vendin e dytë. Ekipi duket se nuk po e ndien shumë mungesën e dy titullarëve, Ndoci e Kulla, të përjashtuar pak ditë më parë nga ana e presidencës së klubit për arsye disiplinore.

Dajti, "viktima" e radhës për Adën
Ada-Dajti 2-1 Ada: Dervishi Hasani (Bori 75'), Ara, Shytani, Isufi, Çokaj, O.Pepa, Xhahysa, V.Pepa, Nika, Kurti. Trajner: A.Pjetri Dajti: Dushku, Matraku, Rama, Zorba, Kryemadhi, Malo, Fuçia, Pojani, Vukulaj, Bajro, Mateli. Trajner: V.Zuna Shënues: Nika 15', Xhahysa 53', Malo 63' Gjyqtarë: A.Beqiri, I.Bezhani, A.Mala (Tiranë) Karton i verdhë: Malo
Ekipi i Adës ka arritur dje një tjetër fitore të rëndësishme në rrugën e tij plot pretendime. "Viktima" e radhës ka qenë skuadra nga Kamza, e cila ka dalë e mundur dje nga fusha sportive e Velipojës. Goli i shpejtë i Nikës në minutën e 15-të ka sjellë qetësinë e duhur në radhët e vendësve. Presioni i tyre me kalimin e minutave shtohet edhe më tepër dhe, për rrjedhojë, me anë të Nikës dhe Xhahysës duhet të ishin shënuar edhe disa herë të tjera gjatë këtij takimi. Por kundër velipojasve këtë herë kanë qenë edhe shtyllat, që u goditën 3 herë. Ndërkohë, Xhahysa, në fillimin e pjesës së dytë, ka shënuar edhe golin e dytë për Adën. Miqtë nuk pajtohen me këtë rezultat dhe herë pas herë shohin drejt portës së Dervishit. Malo arriti të shënonte, por kjo nuk do të mjaftonte. Ada ka fituar me meritë, duke vazhduar rrugën e saj në ndjekje të ekipeve të kreut.

Veleçiku u rikthehet humbjeve
Veleçiku-Tërbuni 1-2 Veleçiku: Rrustemi, Veselaga, Mandi, Muka, Hoxhaj, Haxhia (Kurti 82'), Hysaj, Rexha (Gjokaj 27'), Vyzaj (O.Hysaj 85'), Kulli, Kurtaj. Trajner: Sh.Zeka Tërbuni: Troshani, Dema (Melika 68'), Hasani, Çobaj, Lani, Arrsi, Su.Kaloshi, Saj.Kaloshi, Gjoni, Lulaj, Berdica. Trajner: S.Bizi Shënues: Gjoka 47', Saj.Kaloshi 80', Arrsi 89' Gjyqtarë: M.Metohia, E.Pjetrushi (Lezhë), S.Doda (Laç) Kartonë të verdhë: Hoxha, Mandi, Hasani, Arra Kartonë të kuq: D.Hysa, Çobaj Me gjithë deklarimet e drejtuesve të Veleçikut gjatë gjithë javës që kaloi se ekipi i tyre do ta mundte Tërbunin, nuk ndodhi kështu në derbin e djeshëm. Ndodhi e kundërta, pasi Tërbuni, pas një loje më të mirë dhe më racionale, ka arritur ta mundë Veleçikun në fushën e tij. Pjesa e parë u mbyll pa gola, por me fillimin e pjesës së dytë kanë qenë veleçikasit ata që kanë shënuar të parët me anë të Gjokës. Ky gol nuk ka mjaftur, pasi Tërbuni ka arritur të shënojë dy herë në portën e Veleçikut gjatë minutave të fundit të ndeshjes, duke marrë tri pikë mjaft të vlefshme. Ndërkohë, Veleçiku me këtë humbje vazhdon t'i bëjë shoqëri Rrëshenit në fundin e tabelës së renditjes. Sa për lojën, duhet thënë se ajo ishte e ashpër nga të dyja palët gjatë gjithë kohës. Këtë e dëshmojnë edhe 4 kartonat e verdhë dhe 2 të kuq.

Rezultatet e Grupit 1.Java e 18-te
Cakrani - Iliria 1-0(Kasa 45')
Ada - Dajti 2-1(Nika 15', Xhahysa 53', Malo 63' )
Turbina - Çlirimi 4-0( Roshi 19', Zani 24', Zdrava 80', Basriu 83')
Veleçiku - Tërbuni 1-2(Gjoka 47', Saj.Kaloshi 80', Arrsi 89')
Korabi - Kukësi 1-1(Lamçe 10', Ndoja 24')
Burreli - Rrësheni 10-0(Buna 15', Xh.Farruku 18', Gjoni 30', K.Farruku 32', 40', Çerri 53' (11-m), Tosku 75' (a), Avdia 77', Kuka 78', Berberi 86')
Ndeshjet e javës së ardhshme Rrësheni - Korabi;Dajti - Iliria;Çlirimi - Ada;Tërbuni - Turbina;Kukësi - Veleçiku;Burreli - Cakrani

Rezultatet e Grupit 2.Java e 18-te
Tepelena - Maliqi 3-0(Selimi 41', 50', 78')
Devolli - Delvina 2-0(Kullojka 21', Fifo 77')
Poliçani - Gramozi 0-2(Arapi 20', 65')
Sopoti - Butrinti 1-0(Hajdari 9',11-m)
Gramshi - Albpetroli 1-1(Hasa 33', Goxhaj 46')
Përmeti - Memaliaj 3-1( Beqiri 26', L.Konini 43', Hajredini 60', Nora 85')
Ndeshjet e javës së ardhshme Memaliaj - Gramshi Delvina - Maliqi Gramozi - Devolli Butrinti - Poliçani Albpetroli - Sopoti Përmeti - Tepelena

Bano: Në Velipojë na kërcënuan
Skuadra e Dajtit ka regjistruar humbjen e dytë radhazi. Pas humbjes me Turbinën në fushën e tyre, kamzalinjtë u mundën në Velipojë nga skuadra vendëse, e cila është pretendente serioze për kalimin në ligën e parë. Por ajo që i shqetësoi drejtuesit e skuadrës ishte pritja aspak miqësore që iu bënë atyre homologët velipojas. "Pa filluar ende ndeshja, - thotë sekretari i klubit, Albert Bano, - disa persona na kërcënuan. Këtë e bënë për shkak të dyshimeve që kishin drejtuesit e Adës në lidhje me ndeshjen që ne luajtëm një javë më parë me Turbinën, ku u mundëm me rezultatin 1-0. Turbina është rivale e Adës dhe është e thjeshtë të kuptohen dyshimet e drejtuesve velipojas. Madje, njëri nga kërcënuesit mbante një pistoletë në dorë. Duke parë një situatë të tillë, pa dyshim që skuadra nuk mund të jepte maksimumin në fushë, pasi ishte e ngarguar psikologjikisht. Për këtë incident ne kemi përgatitur një ankesë ndaj FSHF-së, së cilës do t'i kërkojmë zbatimin e rregullores." Megjithatë, trajneri i Dajtit, Viktor Zuna, u shpreh se skuadra e tij zhvilloi një ndeshje të mirë në Velipojë. "Luajtëm mirë me Adën dhe besoj se barazimi do të ishte rezultati më i drejtë. Kemi rezerva edhe për gjykimin, pasi mendojmë se goli i dytë i Adës u shënua në një pozicion jashtë loje," - tha Zuna.

Ada: Në Velipojë miqtë priten me kafe
Ka krijuar pakënaqësi, njëkohësisht edhe dëshirën për të reaguar ndaj atyre që drejtuesit e Adës i konsiderojnë shpifje të bëra nga drejtuesit e Dajtit. Dy ditë më parë, shefi i kamzalinjve, Bano, ka deklaruar se në Velipojë, të dielën e kaluar, të tijtë janë kërcënuar nga vendësit, madje edhe me armë. Nisur nga kjo, drejtuesit e Adës, pikërisht presidenti Altin Kaçi, ka kërkuar të përgënjeshtrojë gjithçka në lidhje me ato që janë thënë. "Natyrisht që jemi të habitur për ato që shefi i klubit "Dajti" ka deklaruar në gazetë. Janë të gjitha shpifje dhe nuk e di arsyen pse janë bërë. Unë di të them që pas ndeshjes kemi pirë kafe bashkë me drejtuesit e Dajtit, gjyqtarët dhe vëzhguesin e ndeshjes dhe askush nuk ngriti as më të voglin problem. Në Velipojë miqtë gjithnjë janë pritur më së miri, me kafe dhe respekt. Prandaj të paragjykohet një skuadër e tillë si Ada, që po bën një paraqitje të shkëlqyer, mendoj se është mëkat,"ka thënë ai. Ndërkohë, velipojasit kanë vazhduar punën e tyre. Tri fitoret e fundit radhazi e kanë ngrohur së tepërmi atmosferën në skuadër dhe ajo që kërkohet tani është ruajtja e kësaj vazhdimësie, duke pritur edhe ndonjë hap të gabuar të rivalëve.

Lumaj: Ada e meriton kategorinë e parë
Ky sezon ka qenë shumë i veçantë për Adën. Një sezon që mund të hyjë në historinë e këtij klubi modest, pse jo edhe të futbollit tonë. Në fillim ka ardhur eliminimi i Dinamos në kupë nga velipojasit dhe së fundi edhe vendi në majë të renditjes në kampionat. Skuadra e trajnerit Petrit Haxhia e ka mbyllur me fitore të thellë kampionatin e sivjetëm dhe, ndonëse sezoni ka përfunduar, skuadra ka vijuar sërish të stërvitet. Arsyeja ka të bëjë me faktin se Ada e pret me mjaft interes edhe fatin e ndeshjes së rivalëve të saj, Turbinës dhe Burrelit. Kjo sepse rezultati i këtij takimi do të vendosë edhe fatin e velipojassve. Nëse matjanët barazojnë apo fitojnë ndaj cërrikasve, atëherë automatikisht Ada siguron vendin e dytë dhe kalimin në kategorinë e parë. Nëse ndodh ndryshe, ajo do të luajë një ndeshje shtesë me Burrelin. Duke i menduar të gjitha variantet, bregdetarët i kanë marrë të gjitha masat që festa e tyre të shkojë deri në fund. Sipas sekretarit të klubit, Aleksandër Lumaj, ekipi është duke u përgatitur për çdo mënyrë të përcaktimit të skuadrave që do të kalojnë në kategorinë e parë. "Ne si skuadër vazhdojmë të përgatitemi me të njëjtin intensitet, ndonëse praktikisht kampionati mund të ketë përfunduar për ne. Duke ditur që jo gjithçka ka përfunduar për sa i takon caktimit të skuadrave që do të ngjiten në kategorinë e parë, kemi vijuar me stërvitjen për të parashikuar edhe ndeshjen shtesë që mund të kemi me Burrelin. Jemi të vendosur për të hedhur këtë hap historik dhe kjo nuk duhet të na gjejë të papërgatitur," - ka thënë ekzekutivi i klubit velipojas.

Velipojasit: Të kontrollohen burrelasit!
Presidenti i Adës, Altin Kaçi, është shprehur dje në mbrëmje se ka marrë disa sinjale, sipas të cilëve, lojtarët e Burrelit kanë marrë stimulantë për ndeshjen e sotme. Pas kësaj, ai ka kontaktuar menjëherë me drejtuesit e FSHF-së, të cilëve u ka kërkuar që të kontrollohen burrelasit para ndeshjes që do të luhet sot në stadiumin "Niko Dovana". Dihet që kjo ndeshje do të përcaktojë ekipin që do të kalojë në ligën e parë, ndaj rëndësia e saj u ka futur frikën velipojasve. Këta të fundit duan që të zhvillohet një ndeshje korrekte, ku të dyja skuadrat të luajnë në kushte të barabarta dhe fitoren ta meritojë më e mira.

Ada, bileta e fundit e ligës së parë
Ada është ekipi i fundit që do të luajë në ligën e parë sezonin e ardhshëm. Ajo ka mundur dje Burrelin në një ndeshje plot emocione dhe rivalitet, rezultati i së cilës u zgjidh pak minuta para përfundimit. Pjesa e parë filloi më mirë për Burrelin, që e qarkulloi më shumë topin, duke qenë dhe i rrezikshëm në veprimet sulmuese përballë një Ade që i besoi vetëm kundërsulmit. Ndonëse e para ka rrezikuar Ada me një rroveshatë të Xhahysës, futbollistët e Burrelit, të drejtuar nga trajneri Arben Hysa, kaluan në epërsi në minutën e 15-të me Bunën, i cili e kishte dhënë më parë sinjalin. Ky lojtar ishte një nga më të mirët në fushë. Ai shfrytëzoi mirë një vendosje të gabuar të mbrojtjes së Adës dhe goditi bukur me kokë, duke tundur rrjetën e portës së mbrojtur nga Dervishi. Pas golit të pësuar, Ada e rriti nivein e lojës së saj dhe rrezikoi me anë të Kurtit, Hasanit dhe Pepës, por mbrojtja e Burrelit, me në krye portierin Beqirin, ishte në lartësinë e duhur. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin minimal të Burrelit, ndërkohë që në pjesën e dytë trajneri Petrit Haxhia ndryshoi skemën taktike nga 4-4-2 në 3?4?3, duke i dhënë më shumë përparësi manovrës sulmuese. Nga ana tjetër, Burreli u përpoq të menaxhonte rezultatin e pjesës së parë, për të rrezikuar me anë të kundërsulmit. Rrjedha e ndeshjes ndryshoi në minutën e 67-të, kur Kurti me një gjysmëkthesë brenda zonës, barazoi rezultatin. Pas këtij momenti, të dy ekipet krijuan raste për shënim, madje në minutën e 80-të ishte Gjoni që mund t'i kishte dhënë avantazhin Burrelit, por topi kaloi mbi traun e portës. Minuta e 84-t e takimit do të ishte fatlume për Adën dhe ndëshkuese për Burrelin. Kurti shënoi sërish në portën e Beqirit, duke i dhënë fitoren Adës, e cila do të luajë në ligën e parë sezonin e ardhshëm, ndërsa Burreli humbi shansin më të mirë për ta bërë një gjë të tillë. Goli i Kurtit ishte mjaft i bukur, pasi ai gjuajti saktë nga një pozicion tepër i vështirë. Sikur të mos mjaftonte kjo, Burreli u detyrua të luajë me 10 futbollistë në minutat e mbetura, sepse Xhelal Farruku u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë. Në këtë moment, loja u tensionua dhe burrelasit patën pretendime ndaj gjyqtarit Janku, i cili nuk i kurseu kartonët. Përfundimisht, tifozeria velipojase u largua e kënaqur nga stadiumi "Niko Dovana" i Durrësit, ndërsa ajo burrelase mjaft e dëshpëruar. Një varg i gjatë makinash të tifozerisë së Adës ka festuar në dalje të Durrësit për kalimin e skuadrës velipojase në kategorinë e parë.
Deklaruan
Petrit Haxhia, trajner i Adës: "Mendoj se e merituam fitoren dhe kalimin në kategorinë e parë. Prej 9 javësh që jam në rolin e konsulentit me Adën, bashkë me trajnerin Viktor Plumbini, kemi arritur 9 fitore, por më e rëndësishmja ishte kjo e sotmja. Në pjesën e parë, emocionet nuk na lejuan të dilnim në lojën tonë dhe u ndëshkuam, ndërsa në pjesën e dytë ndryshuam skemën taktike, duke i dhënë rëndësi manovrës sulmuese. Shënuam dhe fituam. Mendoj se ekipit i kemi futur në gjak shkollën e futbollit shkodran. Ky rezultat që arriti Ada ishte konkretizimi i investimeve që kanë bërë presidentët Kaçi dhe Preka. Jam i kënaqur që arrita me Adën të dal në kategorinë e parë. Kuptohet që në kategorinë e parë do të kemi të tjerë objektiva, prandaj ekipi duhet forcuar akoma më shumë."
Arben Hysa, trajner i Burrelit, nuk u prononcua.

Ada, sot seanca e parë stërvitore
Më në fund, ekipi i Adës do të nisë stërvitjen. Pas shtyrjes së afatit disa herë, duket se ka ardhur momenti për të nisur nga përgatitjet për sezonin e ri futbollistik. Këtë e bëjnë të ditur drejtuesit velipojas, të cilët në këtë mënyrë nuk kërkojnë të humbasin më kohë, por të nisin menjëherë nga puna. Ata i kanë lajmëruar të gjithë futbollistët për të qenë të pranishëm në seancën e parë stërvitore, që do të zhvillohet sot pasdite në orën 17.30 në kompleksin sportiv "Zmijani". Bëhet e ditur se stërvitja për disa ditë do të zhvillohet në këtë ambient, ndërkohë që javën e ardhshme ekipi mund të niset drejt pikës turistike të Razmës. Mësohet se do të thirren të gjithë futbollistët që e mbyllën sezonin e kaluar me fanellën e Adës, të cilët ishin dhe protagonistët e suksesit më të madh në historinë e kësaj skuadre, ngjitjes në kategorinë e parë. Po ashtu, bëhet e ditur se trajneri Haxhia do të sjellë me vete edhe disa lojtarë nga kryeqyteti. Sipas marrëveshjes që është arritur me drejtuesit e Vllaznisë, disa prej lojtarëve që nuk kanë kaluar tek ekipi i të rriturve kuqeblu, do të huazohen tek Ada. Dy emrat e parë që zbulohen janë ata të Selmanit dhe Jerës. Të tjerët, natyrisht që do të mësohen sot. Ekipi i Adës, ndeshjet e kampionatin që vjen, do t'i zhvillojë në stadiumin e Lezhës.

Veleçiku, asnjë shenjë për "mbijetesë"
Mund të duket e çuditshme, por në Koplik askujt nuk i bie ndër mend se në këtë qytet ka edhe një ekip futbolli me emrin Veleçik. Emri që ai përfaqëson i takon një mali të lartë, ndërsa vetë skuadra e futbollit me të njëjtin emër duket më poshtë se kurrë. Duhej të ishin ditë intensive këto për sa i takon stërvitjes dhe fazës përgatitore në prag të sezonit të ri, por në këtë qytet askush nuk flet për futboll. Trajnerë e futbollistë veçse bëjnë sehir, duke pritur që dikush t'i thërrasë dhe t'u thotë se çfarë do të bëjnë. Por shpresat për të ndodhur kështu janë të pakta, sepse edhe bashkia e qytetit, me në krye kryetarin e saj Perlat Ramaj, duket se ka çuar duart përpjetë për ndonjë ndihmë financiare, që mund të akordojë për skuadrën e futbollit. Për këtë institucion, Veleçiku edhe ekziston, edhe nuk ekziston. Shpresa e vetme për koplikasit e futbollit ishte një premtim i deputetit të zgjedhur të Malësisë së Madhe. Ai kishte premtuar të ishte president i kësaj skuadre, madje duke shpalosur edhe projekte ambicioze, por ku të gjithë prisnin biznesmenin Paulin Sterkaj, disa probleme kanë bërë që gjërat të mbeten pezull. Nuk dihet ende për sa kohë, megjithatë mund të thuhet se Veleçiku nuk ekziston. Pas 3 javësh, kjo skuadër duhet të dalë në fushën e lojës për të luajtur ndaj Tërbunit të Pukës, ndeshje e vlefshme për Kupën e Shqipërisë, por kjo vështirë se mund të ndodhë.

Deri para pak ditës, asnjë fjalë nuk dëgjohej për futbollin në Malësi të Madhe. Veleçiku nuk ekzistonte as në letër dhe për pasojë shpresat për një "ringjallje" të tij ishin të pakta. Kalimi i ditëve dhe mosfillimi i stërvitje e vinte në dyshim të madh paraqitjen e kësaj skuadre në ndeshjen e kupës kundër Tërbunit. Por ditët e fundit diçka ka lëvizur në këtë drejtim. Kryetari i Bashkisë së Koplikut, Perlat Ramaj, ka thirrur në një takim pune trajnerët Pepa, Zekaj e Çolaj, të cilëve u ka kërkuar fillimisht nisjen e stërvitjes me ekipin, për të menduar më pas për rregullimin e të gjitha problemeve që shqetësojnë Veleçikun. Për këtë arsye, është rënë dakord që brenda muajit gusht të mblidhet asambleja e klubit për të zgjedhur presidentin e ri. Duke qenë kështu, ekipi i Veleçikut ka nisur më së fundi stërvitjen. Trajnerët kanë në dispozicion të gjithë kontigjentin e lojtarëve të vitit të kaluar, duke i shtuar atij edhe disa të rinj të ardhur nga ekipet-zinxhir. Në këtë mënyrë, gjërat duket se kanë filluar të lëvizin për mirë. Një tjetër lajm që i ka kënaqur pa dyshim sportdashësit e kësaj treve është edhe premtimi i fundit që ka ardhur nga deputeti i saposhpallur i kësaj zone, Paulin Sterkaj, se shumë shpejt do të jetë në krye të ekipit si presidenti i tij, për të përmbushur pastaj edhe ato premtimet që pati bërë pak kohë më parë për të ndërtuar një skuadër pretendente për kategorinë e parë. Në Koplik, të gjithë shpresojnë tashmë se gjërat kanë për të marrë një rrugë tjetër më të mirë.
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 9630
- Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
- Location: Italia
Qysh nga dita e hënë, trajner i ri i ekipit të Devollit do të jetë një nga specialistët më me emër në Shqipëri, siç është Aleko Pilika. Ky specialist njihet mirë, pasi i dhuroi Skënderbeut në sezonin 1976 1977 titullin nënkampion të vendit, pas plot tri fazash. Gjatë gjithë këtyre ditëve janë zhvilluar shumë bisedime mes drejtuesve të Devollit dhe vetë Pilikës, por dje në mesditë u vendos përfundimisht që Aleko Pilika për sezonin e ri të jetë trajner i ekipit të Devollit. Zgjedhja e këtij trajneri me kaq emër do të thotë që Devolli do të hyjë me pretendime në sezonin e ri. Pilika e ka pranuar me dëshirë këtë ftesë të presidentit Spartak Meraku dhe ka premtuar se ditën e hënë do të jetë në krye të skuadrës, për konsolidimin sa më shpejt të saj, pasi nuk ka më kohë deri në startin e kategorisë së dytë.
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 9630
- Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
- Location: Italia
Gramshi, lojtarët grinden me trajnerët
Skualifikimi i Gramshit në turin e parë të kupës u pasua me dorëheqjen e trajnerëve Kollarja Duka, por duket se kjo nuk ka qenë zgjidhja e krizës, me të cilën po përballet ky ekip. Gjatë stërvitjes së ditës së enjte, disa nga futbollistët e Gramshit kanë debatuar mjaft ashpër me trajnerët e rinj, Mustafaraj dhe Poloska. Shkaku i debatit kanë qenë problemet që ka realisht ky ekip. Ata nuk kanë gjetur mirëkuptimin e tyre për mënyrën e trajtimit të situatës, madje debatet kanë marrë rrjedhë tjetër. Dy prej titullarëve të Gramshit, në shenjë proteste ndaj indiferencës së manifestuar nga ana e drejtuesve për gjendjen alarmante, kanë braktisur stërvitjen. Kapiteni Dollani dhe futbollisti Bardhi, që nuk kanë dalë prej dy ditësh në stërvitje me grupin, u kanë kërkuar drejtuesve të klubit ta analizojnë situatën e krijuar dhe të marrin masat e nevojshme për ta kapërcyer atë sa më shpejt dhe pa pasoja. Dia herë gjatë ditëve të fundit, midis trajnerëve dhe lojtarëve të Gramshit ka pasur përplasje, të cilat kanë lënë shije të hidhur tek ata që e ndjekin nga afër stërvitjen.

Grupi 1: Burreli, fitorja e vetme në trasfertë
Rezultatet e ndeshjeve të djeshme
Cakrani - Naftëtari 4-0
Rrësheni - Korabi (s'u luajt)
Kukësi - Çlirimi 1-0
Iliria - Burreli 1-3
Dajti - Veleçiku 4-1
Gramshi - Tërbuni 7-0
Dajti mund pa vështirësi Veleçikun
Dajti - Veleçiku 4-1
Dajti: Cenaj, Brahaj, Matraku, Rama, Laçi, Matelli (Koxhaj 74'), Fuçia (Dariu 53'), Dajti, Begolli, Kryemadhi, Haxhiraj (Sina 83')
Trajner: V. Zuna
Veleçiku: Dorzaj, Vaselaga, Gjoka, Damo (Ujka 34'), Haxhia (Maçja 57'), Mandi, Deda, Mukaj, Hysa, Zenelaj, Kurtaj. Trajner: S.Pepa
Shënues: Kurtaj 15', Fuçia 29', Haxhiraj 40', Kryemadhi 64', Begolli 87' (11.m)
Gjyqtarë: E.Peza, G.Kurti, D.Agaraj (Tiranë)
Kartonë të verdhë: Laçi, Vaselaga, Haxhiaj, Dariu, Kryemadhi, Ujka, Rama
Karton i kuq: Vaselaga
Skuadra e Dajtit ka fituar dje pa shumë vështirësi ndaj rivalëve të Veleçikut. Loja nisi mjaft mirë për skuadrën mike, e cila me anë të Kurtajt kaloi në epërsi në minutën e 15-të. Sulmuesi gjuajti saktë nga një pozicion i prirët me portën, duke e bërë të pavlefshme hedhjen e portierit vendës. Goli i shënuar nga miqtë duket se i "shkundi" kamzalinjtë, të cilët u hodhën menjëherë në sulm. Pas disa rasteve të shpërdoruara, u shënua dhe goli i barazimit në minutën e 29-të me anë të Fuçisë, i cili gjuajti saktë me kokë në qendër. Nuk vonoi dhe goli i epërsisë për Dajtin. Ishte një fotokopje e golit të parë, por këtë radhë me finalizues Haxhirajn. Pjesa e dytë foli totalisht për skuadrën vendëse, që ishte më e qartë në lojën e saj. Kryemadhi shënoi golin e tretë për Dajtin dhe Begolli, me anë të një 11-metërshi, vulosi rezultatin përfundimtar në 4-1. Pavarësisht nga marrja e shumë kartonëve të verdhë nga të dyja skuadrat, loja në përgjithësi ishte korrekte. Miqtë treguan dobësi në përgatitjen fizike.