Suad Lici arrestohet ne Ulqin

Ketu ndodhet te gjithe ato tema, te cilat jane te vjetra apo ne te cilat nuk diskutohet.
BLEDI
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 578
Joined: Fri, 06 Oct 2006 , 17:40
Location: G.B
Contact:

Post by BLEDI » Fri, 26 Jan 2007 , 01:34

Per kyt tem si i thojne pas se nuk di qa me than gakftohtsi ashte ajo pune po ashte futbollist edhe me dhune nuk xjerr gja ne drite m'sa se ka xjerr edhe vet Lici qe e provoj se kaloj dy net ne burg edhe perca :?: :?: :?:
Kuqeblu perjete!!!!

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Fri, 26 Jan 2007 , 18:12

Rasti “Lici” dhe rasti “Bokatola”

Me ka shkuar vetevetiu mendja tek nje rast tjeter kur nje futbollist eshte bere objekt gjyqesh dhe gjykatash. Behet fjale per rastin e Riçard Bokatoles, kongolezit qe u perball me drejtesine shqiptare para disa vitesh por doli prej saj “i palagur” fale nderhyrjes dhe mbeshtetjes qe i beri i gjithe opinioni shkodran. Rasti “Lici” dhe rasti “Bokatola” kane shume ngjashmeri me njeri-tjetrin. Ndonese ne kohe te ndryshme, ata serish duket se jane ne simbioze te plote. Jane te dy futbolliste qe kane luajtur me Vllaznine, njeri eshte vendas dhe incidenti i tij i ka ndodhur ne nje shtet te huaj ndersa tjetri eshte i huaj ne vendin tone dhe problemet i kane ndodhur ne Shqiperi. Ndryshimi i vetem eshte tek qendrimi qe eshte mbajtur per te dy. Per shkodranin Lici gjerat kane qene teper te ekzagjeruara.

48 ore nen arrest vetem e vetem se ka goditur me koke nje 18 vjeçar i cili duke mbajtur nje flamur anesori ne ore, deshi te tallej me mundin dhe djersen e kuqebluve ne nje miqesore te pabarabarte kunder vendasve te Zetes. Ne te vertete ka qene vete ky arbiter anesor ai qe ka provokuar gjithçka duke qene i pari qe ka share dhe ofenduar Suadin. Nervat e ketij te fundit e kane tradhetuar per nje moment te vetem, ashtu siç mund te kishin tradhetuar çdonjerin prej nesh, dhe ai e ka goditur malazezin ende minoren. Fundja e fundit edhe duke e quajtur goditje te mirefillte, ka ndodhur ne nje fushe futbolli, ka ndodhur per shkak te nje gare sportive dhe kesisoj eshte e justifikuar. Po te bejme krahasimin me rastin “Bokatola” gjerat kane sens disi te kundert por e perbashketa e tyre eshte se ne qender te tyre kane futbolliste. Kongolezi qe vazhdon te luaje ende ne Shqiperi, gati 4 vjet me pare, saktesisht me 7 korrik te vitit 2003, duke ecur me nje shpejtesi jashtezakonisht te madhe me autoveturen e tij ka aksidentuar nje çift, burre e grua duke u marre jeten. Normalisht ai eshte ndaluar ne komisariatin e policise dhe pas disa dite izolimi ka dale ne gjyq. Nje opinion i tere shkodran eshte ngritur ne mbrojtje te kongolezit duke kerkuar qe ai te lirohej. Edhe gjykata eshte treguar dashamirese me te duke pare qe edhe i biri i dy njerezve qe afrikani u mori jeten me makine, u paraqit ne procesin gjyqesor duke kerkuar lirimin e tij. Kesisoj Bokatola u la i lire megjithese veprimi i tij ishte shume i rende, megjithese ishte ne nje moment relaksi te tij dhe nuk kishte fare lidhje me arsyen pse gjendej ne vendin tone. Krejt ndryshe eshte rasti “Lici” pra. Ai vetem se iu kunderpergjigj disi ashper nje malazezi e ka pesuar jo pak. Perveç eurove qe i eshte dashur te paguaje per t’u liruar, boll eshte shqetesimi qe ka sjelle tek familja e tij. Aq sa pjestare te familjes Lici kane reaguar edhe ashper ndaj pjestareve te medias ne lidhje me menyren sesi eshte interpretuar arrestimi i djalit te tyre. Ne te vertete te gjithe ne kemi bere veçse detyren, kuptohet qe mund te kete patur edhe paqartesi te vogla qe kane burimin tek largesia dhe veshtiresia e gjetjes se burimit te informacionit ngaqe ngjarja ka ndodhur ne Mal te Zi. Megjithate perveç bujes qe shkaktoi arrestimi ne fjale i ketij sportisti, me pas i gjithe opinioni shqiptar eshte vene perkrah Suad Licit kur ka pare se malazezet e “kishin kapur keq” me te. Zgjatja e marrjes se nje vendimi per me teper se dy dite shtoi edhe ankthin tek te gjithe kur flitej deri per 6 muaj burg. Qartesisht merret vesh se ne kete rast ka patur mosdashamiresi nga pala malazeze. Vertet disa prej ulqinakeve jane vene ne mbrojtje te futbollistit te Vllaznise, por autoritetet gjyqesore kane mbajtur qendrim te keq duke nxitur urrejtjen per ta. Shumekush gjate ketyre diteve ka thene se nese nje ngjarje e tille do t’i kishte ndodhur nje malazezi ne Shqiperi, ai me siguri qe do ishte lene shpejt i lire dhe madje edhe mund te ishte bere mik shtepie siç i thone ne Shkoder. Fjala burg eshte teper e rende per t’u degjuar kur behet fjale per nje gjest te ndodhur ne nje fushe sportive. Sepse i bie qe keshtu edhe Zidane te denohej per gjestin ndaj Materacit, i bie qe edhe Kantona te kishte bere disa muaj burg per goditjen ndaj tifozit e shume e shume raste te tjera kur sportistet jane bere protagoniste te ketyre fenomeneve. Malazezet ne rastin e Licit e kane tepruar me menyren si jane sjelle e ky eshte nje shkak me teper qe vitin tjeter shqiptaret do ta shohin Malin e Zi, Ulqinin e Hercegnovin, me sy tjeter. askush nuk do shkoje me atje me qejf sepse e kane kuptuar se gjithnje je i provokuar, gjithnje je i paragjykuar dhe kesisoj ne pozita te tilla ky rast do te na beje te jemi me te vemendshem per raste te tilla. Shqiptaret askush te pakten ne rajonin tone nuk i respekton, pavaresisht se çfare funksioni mund te kete. Nderkohe ne jemi shume me tolerante. Ne Shqiperi po vijne dhe po ikin çdo dite afrikane dhe lojtare te kombesive nga me te ndryshmet. Ne u hapim dyert, i leme te qendrojne edhe pa dokumenta e leje-qendrimi. U japim edhe para te jetojne, i respektojme dhe nuk jemi aspak raciste ndaj tyre nderkohe qe ne Mal te Zi, Maqedoni e Greqi vendasit shfaqen raciste ndaj nesh. Rasti “Lici” duhet te na beje te jemi me te matur edhe ne ne raport me te huajt.

Gjergj Kola
Vllaznit Ultras

Image

vvvllaznia
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 887
Joined: Thu, 02 Jun 2005 , 21:04

Post by vvvllaznia » Fri, 26 Jan 2007 , 19:23

Gjer Kola i bani te huajt tan isaj.Me pa ken Lici serb apo kroat as nuk ishte trazu kush me thirr policin por esht SHQIPTAR dhe ka ndodh kjo gja.Me ken tolerant me at qe esht tolerant esht zutesi e urti por me at qe te ven pushk ne ball un me tolerancen shij .......

Post Reply