Under 19 - Superliga 2013-2014

Diskutoni rreth ecurise , rezultateve , etj. të Kampionatit Shqiptar

Moderators: GOLDIAN, vllaznia1919

Post Reply
Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Under 19 - Superliga 2013-2014

Post by Skodrinon » Fri, 27 Sep 2013 , 10:20

Vllaznia ka barazu ne Durres kunder Teutes ne ndeshjen e pare te kampionatit

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Under 19 - Superliga 2013-2014

Post by Skodrinon » Sun, 29 Sep 2013 , 16:04

Java e dyte: Shkendia Durres - Vllaznia 1-3

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Under 19 - Superliga 2013-2014

Post by Skodrinon » Thu, 10 Oct 2013 , 09:25

Vllaznia - Flamurtari 3-0

Ndeshja e U-19
Vllaznia e 19 vjeçarëve shkodranë të drejtuar nga Luan Zmijani ka gjetur një tjetër fitore të thellë dhe të pastër ndaj Flamurtarit me shifrat 3-0. Një tre golësh që shënohet nga lojtarë që kanë mbajtur peshë një sezon më parë me ekipin e 17 vjeçarëve me të cilët janë shpallur dy vite me radhë kampion. Të vendit. Pjesa e parë është mbyllur 1-0 për Vllazninë pas golit të shënura nga Kabuni, pas njnë krosi të ardhur nga çinari. Ka qenë pikërisht çinari lojtarë që në pjesën e dytë të takimit ka shënuar edhe golin e dytë për vendasit. Më pas në radhën e golashënuesve ka qenë edhe I riu Kalaja, një tjetër lojtarë me shumë të ardhme.

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Under 19 - Superliga 2013-2014

Post by Skodrinon » Mon, 11 Nov 2013 , 15:23

U-19: Fiton Vllaznia, trondit të kuqtë



Kabuni nderon shkodranët në kryeqytet
PARTIZANI – VLLAZNIA 0-1
GOLI: Kabuni 7′
PARTIZANI: Ndoj, Gjinaj, Çakalli, Çema, Bardhi, Hafuzi, Qilimi, Drita, Ismaili, Spahiu, Vatnika. (U aktivizuan: Bermeta, Plloçi, Zhezha, Kurti, Marku). Trajner: G.Tomorri
VLLAZNIA: Sherri, Gurishta, Ruqi, Pjeshka, Krymi, Çinari, Dyca, Kapaklija, Hakaj, Kabuni, Borshi. (U aktivizuan: Beci, Çokaj). Trajner: L.Zmijani
GJYQTARË: I.Ujka, E.Burgu, G.Vogli (Fushë-Krujë)
KARTONË TË VERDHË: Spahiu, Bermeta / Ruqi, Kabuni

Vllaznia fiton në Tiranë ndaj Partizanit dhe ruan kreun e shkëputur me 4 pikë nga ndjekësit më të afërt. Shkodranët kanë treguar supermaci ndaj të kuqve, duke kaluar në avantazh që në minutën e 7-të me anë të Kabunit. “Demat” e kanë pasur të vështirë ta ndalin këtë Vllazni, e cila në fushë ishte më e qartë dhe ndërtoi aksione të menduara dhe organizuara mirë. Në pjesën e dytë shkodranët patën edhe disa raste me Borshin e Kabunin për të dyfishuar. Të kuqtë nga ana e tyre u munduan deri në fund për të barazuar, por nuk ia arritën të shënonin. Sulmuesit e Partizanit u treguan të paqartë përpara portës së Sherrit. Në fund gjithçka u mbyll me triumfin e merituar të ekipit të drejtuar nga Luan Zmijani. Pas kësaj humbjeje, të kuqtë e Genc Tomorrit pozicionohen të tretët me 15 pikë, pesë më pak se Vllaznia, që nuk e njeh ende shijen e dështimit. Javën e ardhshme të kuqtë luajnë në Vlorë, ndërsa shkodranët presin Tiranën.

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Under 19 - Superliga 2013-2014

Post by Skodrinon » Thu, 21 Nov 2013 , 13:55

U-19: Vllaznia “show”, turpëron Tiranën

Shkodranët s’kanë të ngopur, 6 gola ndaj bardhebluve
VLLAZNIA – TIRANA 6-2
GOLAT: Kabuni 20, 75′, Çokaj 64′, Çinari 83′, Dyca 85′, 89′/ Cake 2′, 82′ (11-m)
VLLAZNIA: Sherri, Gurishta, Hakaj, Beci, Lopçi, Kapaklija, Dyca, Borshi, Çinari, Kabuni, Kalaja. (U aktivizuan: Pjeshka, Çokaj, Shkëmbi). Trajner: L.Zmijani
TIRANA: Saraçi, Malaj, Zaja, Syla, Njebza, Hasanlli, Sallaku, Bogdani, Karameto, Hoxhallari, Cake. Trajner: A.Kola
GJYQTARË: B.Qato, B.Grepi, K.Cenaj (Tiranë)

Vllaznia turpëron Tiranën, duke e mposhtur me rezultatin e thellë 6-2. Në pamje të parë duket se fitorja ka qenë e lehtë për shkodranët, por gjithsesi pjesa e parë vërtetoi të kundërtën. Ky fraksion u mbyll në shifrat e barabarta 1-1. Pa kaluar dy minuta lojë, Cake kalon në avantazh bardheblutë. Vllaznia shokohet nga pësimi i shpejtë i golit, por në minutën e 20-të, pas një kombinimi të bukur, është Kabuni që barazon shifrat. Në pjesën e dytë Vllaznia shpërthen në sulmet e saj. Çinari i jep një asist Çokajt, që shënon golin e dytë dhe të avantazhit për kuqeblutë. Më pas është përsëri Çinari që pason për Kabunin dhe ky i fundit nuk fal, duke e çuar rezultatin në 3-1. Gjithsesi, miqtë nuk dorëzohen dhe falë një 11-metërshi arrijnë të shkurtojnë diferencën e golave në 3-2. Është sërish Cake, që këtë herë gjuan saktë nga pika e bardhë. Kur mendohej se loja ishte e ekuilibruar, Çinari realizon një eurogol, duke i dhënë qetësi skuadrës. Bardheblutë dorëzohen dhe shkodranët nuk përmbahen. Dy golat e fundit dhe të sigurisë për kuqeblutë mbajnë firmën e Dycajt, i cili në minutat 85 dhe 89 vulos fitoren e Vllaznisë, 6-2. Ky rezultat nuk parashikohej, për vetë rivalitetin mes dy skuadrave, edhe pse kuqeblutë kanë qëndruar më lart se Tirana vitet e fundit. Vllaznia vazhdon të kryesojë renditjen.
You do not have the required permissions to view the files attached to this post.

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Under 19 - Superliga 2013-2014

Post by Skodrinon » Mon, 25 Nov 2013 , 18:28

Besa-Vllaznia 1-1
Vllaznia kryeson klasifikimin me 2 pike ma shume se vendi i dyte

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Under 19 - Superliga 2013-2014

Post by Skodrinon » Mon, 02 Dec 2013 , 16:38

U-19: Vllaznia super, bind Partizani



“Çmenden” kuqeblutë
VLLAZNIA – APOLONIA 7-3
GOLAT: Çinari 1′, 28′, Dyca 7′, Kalaja 22′, 40′, Abazi 33′, Çokaj 77′/ Fili 43′, Hysko 62′, 73′ (11-m)
VLLAZNIA: Sherri, Gurishta, Hakaj, Beci, Çallaku, Kapaklija, Dyca, Krymi, Çinari, Abiazi, Kalaja. (U aktivizuan: Pjeshka, Çokaj, Borshi, Lopçi, Hoxha, Medija). Trajner: L.Zmijani
APOLONIA: Harizaj, Lakaj, Sadiku, Çaushaj, Katuçi, Goci, Fili, Hyskaj, Majaci, Braga, Gazheli. Trajner: M.Miho
GJYQTARË: I.Metani, B.Grepi, S.Guzja (Durrës)

Vllaznia ka mposhtur thellësisht 7-3 ekipin fierak. Fitorja është zgjidhur që në pjesën e parë. Nuk kanë qenë të paktë, por plot gjashtë gola të shënuar të kuqebluve, kundrejt një të miqve në këtë pjesë. Serinë e golave e ka hapur Çinari, ndërsa pas pak minutash ka dyfishuar Dyca. Më pas protagonist është bërë Kalaja me dy gola. Për Apoloninë shënoi një herë Fili dhe dy herë Hysko.

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Under 19 - Superliga 2013-2014

Post by Skodrinon » Mon, 09 Dec 2013 , 12:22

Elbasani-Vllaznia 0-3

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Under 19 - Superliga 2013-2014

Post by Skodrinon » Thu, 12 Dec 2013 , 14:31

U-19: Vllaznia s’ndalet, mund thellë Kukësin

Spektakël i kuqebluve
VLLAZNIA – KUKËSI 7-0
GOLAT: Çokaj 18′, Çinari 35′, 55′, 83′, Beci 45′, Medja 69′, Dyca 73′
VLLAZNIA: Sherri, Gurishta, Qallekaj (Lopçi 75′), Beci, Hakaj, Kalaja (Hasani 67′), Kapaklija (Medja 53′), Krymi (Borshi 70′), Çinari, Dyca, Çokaj. Trajner: L.Zmijani
KUKËSI: A.Cengu, G.Muja, Prençi (Gjana 46′), Dina, Shehu, Halilaj, E.Cengu, Ibra, D.Muja, Jonuzi, Badalli. Trajner: G.Shehu
GJYQTARË: F.Borova (Shkodër), E.Gjoka, B.Pjetrushi (Lezhë)
KARTON I VERDHË: Shehu

Vllaznia ka mposhtur thellësisht 7-0 Kukësin, duket qenë jo vetëm skuadra që udhëheq renditjen, por edhe ajo me sulmin më të mirë të këtij kampionati. Ishte një fitore, e cila është zgjidhur që në pjesën e parë të takimit. Serinë e golave e ka hapur Çokaj, ndërsa pas tij nuk kanë munguar golat spektakolarë të mesfushorit Erald Çinari. Ky i fundit realizoi 3 herë në ndeshjen e djeshme.

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Under 19 - Superliga 2013-2014

Post by Skodrinon » Mon, 16 Dec 2013 , 13:22

VLLAZNIA U-19 MUND 2-0 RIVALEN DIREKTE, SHKËNDINË BRENDA NË TIRANË

Vllaznia U-19 është vërtetë e pandalshme teksa sot ajo ka mundur me rezultatin 2-0 ekipin rival kryesor në luftën për titull, Shkëndinë e Tiranës. Fitorja merr edhe më tepër vlera ngaqë është arritur në transfertë. E luajtur mesditën e sotme në Kamëz, ajo është dominuar nga fillimi e deri në fund nga djemtë e drejtuar nga trajneri Luan Zmijani. Ata si rrjedhojë e presionit të ushtruar ndaj kundërshtarit, kanë arritur të shënojnë golin e parë falë dërgimit të topit në rrjetën e portës së tij nga një mbrojtës i Shkëndisë.Ky gol është pasuar nga një tjetër me protagonist sulmuesin Erald Çinari. Pjesa e parë do të mbyllej 2-0 për Vllazninë por edhe me raste të tjera për të. Gjatë pjesës së dytë loja e mirë e kuqebluve ka vazhduar sërish. Në minutat e fundit të ndeshjes, Vllaznia U-19 ka fituar të drejtën e një 11-metërshi i cili është ekzekutuar nga Çinari por ky i fundit ka qenë i pasaktë duke mosarritur dot të shënojë golin e tretë. Në këtë mënyrë, Vllaznia është ngjitur në kuotën e 36 pikëve duke qenë tashmë plot 5 pikë larg Shkëndisë, rivales së saj kryesore.

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Under 19 - Superliga 2013-2014

Post by Skodrinon » Tue, 24 Dec 2013 , 14:40

Vllaznia U-19 mund 1-0 Dinamon dhe shpallet "kampione dimri"

Vllaznia U-19 vazhdon serinë e fitoreve. Ajo ka arritur sot fitoren e 12-të në 15 javë kampionat teksa ka edhe 3 barazime dhe asnjë humbje. "Viktima" e rradhës ka qenë Dinamo. Në ndeshjen e luajtur në fushën sportive "Reshit Rusi" kuqeblutë e trajnerit Luan Zmijani kanë mundur 1-0 blutë e ardhur nga kryeqyteti. Goli i vetëm i ndeshjes është shënuar nga mesfushori Denis Dyca në minutën e 33-të të ndeshjes. Me fitoren e sotme ekipi është ngjitur në kuotën e 39 pikëve duke qenë tashmë plot 8 pikë larg Shkëndisë së Tiranës që është në vendin e dytë dhe 9 pikë larg Partizanit që mban vendin e tretë. Të dy këto ekipe kanë humbur në takimet e sotme dhe në këtë mënyrë Vllaznia U-19 duket e sigurtë në rrugën e saj drejt titullit kampion pavarësisht se drejtuesit e saj nuk nxitohen në të tilla objektiva. Ajo është shpallur sot zyrtarisht "kampione e dimrit". Për drejtuesit e rëndësishme është që skuadra të rrisë çdo ditë e më shumë mënyrën e të luajturit.

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Re: Under 19 - Superliga 2013-2014

Post by Admin » Wed, 25 Dec 2013 , 01:34

Shume mire Luan Zmijani, nqs nuk gaboj e filloj keq kampionatin por tesh e morri vedin. Ishalla vazhdojne kshu edhe del ndonji futbollist qe ti vlejn ekipit te pare.
Vllaznit Ultras

Image

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Under 19 - Superliga 2013-2014

Post by Skodrinon » Wed, 09 Apr 2014 , 19:39

Tirana-Vllaznia 0-3
Kabuni, Dyca, Cinari

Vllaznia vazhdon kryesimin me 11 pike diference me Partizanin e vendit te dyte.
I lumte djelmocave qi po rikonfirmohen kampion. 18 fitore 6 barazime 0 humbje. Kane mbete edhe 6 ndeshje.
Dyca sa ma shpejt ne ekipin e pare

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Re: Under 19 - Superliga 2013-2014

Post by Admin » Wed, 09 Apr 2014 , 23:36

Naqe nji korigjim te vogel :)
Tirana - Vllaznia 1-6 :)

Urimeve ktyne djemve per rezultatet, duhet sesban qe ndonji prej tyne qe me te vertet ja vlen avash avash me e afru ne skuader te pare.
Vllaznit Ultras

Image

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Under 19 - Superliga 2013-2014

Post by Skodrinon » Thu, 10 Apr 2014 , 10:44

Admin wrote:Naqe nji korigjim te vogel :)
Tirana - Vllaznia 1-6 :)

Urimeve ktyne djemve per rezultatet, duhet sesban qe ndonji prej tyne qe me te vertet ja vlen avash avash me e afru ne skuader te pare.
Paskam pa rezultatin e pjeses se pare e kam kujtu se ka maru njashtu

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Re: Under 19 - Superliga 2013-2014

Post by Admin » Thu, 10 Apr 2014 , 14:25

:wink: Ishalla edhe skuadra e pare arrin kshi fitoresh :)
Vllaznit Ultras

Image

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Under 19 - Superliga 2013-2014

Post by Skodrinon » Sun, 13 Apr 2014 , 19:31

Strakosha, mos e harro Vllazninë…!

Nga ENKELEIDA ZEKO
Eshtë e vërtetë që qytetet e Shqipërisë jetojnë me futbollin dhe këtë e ndien më shumë kur e prek nga afër çdo emocion apo problem të tyre. E sidomos më të ndjeshme janë ato qytete, që sportin e kanë gjenetik dhe traditë. Këtë javë isha në Shkodër, në emisionin e kolegut Gaspër Marku, “Sport Show” dhe ndjeva se çfarë ushqimi shpirtëror është sporti për shkodranët. Veç shqetësimit për Vllazninë e lavdishme dhe mbijetesën e saj, u diskutua edhe Vllaznia U-19, ajo e basketbollit dhe e peshëngritjes, që me Erkand Qerimajn na bëri krenarë në çdo qelizë. Por, në gjithë ato diskutime me temë shkodrane, më bëri përshtypje shqetësimi i një trajneri të ri dhe pasionant si Luan Zmijani, që drejton skuadrën e 19-vjeçarëve në Shkodër, madje edhe kryeson kampionatin me 57 pikë, 11 më shumë se Partizani i vendit të dytë dhe 15 më shumë se Shkëndija T. e vendit të tretë. Me siguri që është kampion me këtë skuadër, edhe pse ai për asnjë çast nuk e pranoi. Deri këtu, çdo gjë është mrekulli për shkodranët, por kur mëson se Kombëtarja U-19 po zhvillon një zbor stërvitor në Greqi dhe nga Vllaznia që kryeson kampionatin, në këtë grumbullim është vetëm një lojtar, atëherë të vijnë shumë mendime në kokë. Nga 22 lojtarë të grumbulluar nga trajneri Foto Strakosha, 9 janë marrë nga kampionate të vendeve të ndryshme, sidomos nga Greqia, por kjo nuk ka shumë rëndësi. Ata që mbeten pra, 13 lojtarë, janë nga kampionati ynë i U-19, ku ajo që do të nënvizonim, është se 3 lojtarë janë marrë nga skuadra e Teutës, që është në vendin e 14-të në kampionat dhe gati për të rënë nga Kategoria, 2 janë marrë nga “Olimpik”, që është në vendin e 5-të e pastaj nga Tirana, Elbasani i vendit të parafundit, Kukësi, Laçi dhe Besa. Por vetëm një futbollist nga Vllaznia. Nuk dua aspak të bëj paragjykuesen, por pyetja më e thjeshtë që më lind si gazetare është: Vërtet Vllaznia e vendit të parë me 11 pikë diferencë nuk ka lojtarë të talentuar për në ekipin kombëtar? Vërtet këto skuadra që munden nga Vllaznia dhe rrezikojnë kategorinë kanë në përbërjen e tyre elementë më të mirë për ngjyrat kuqezi? Nuk di të jap një përgjigje, por as të gjykoj zgjedhjen e trajnerit Strakosha, që nuk dua të besoj se është tendencioze. Kërkojmë vetëm që kjo skuadër të shihet më me vëmendje dhe këta djem të rinj, që janë e ardhmja e futbollit tonë, të mos demoralizohen nga ndonjë zgjedhje e gabuar, qoftë edhe pa qëllim të keq. Për çdo sportist, në çfarëdo kategori moshash ku luan, ëndrra është ekipi kombëtar dhe, megjithëse përzgjedhja është e drejtë ekskluzive e trajnerit (pa ndërhyrë aspak në të), kjo nuk duhet të rëndojë mbi askënd që ëndërron të veshë fanellën kuqezi. Shkodra është djepi i futbollit tonë, ka prodhuar talente, që sot militojnë në kampionate të ndryshme europiane me shumë sukses dhe na bëjnë krenarë kur veshin ngjyrat e flamurit tonë. Le të ketë edhe brezi i ri një ëndërr të tillë. Mos e prisni rrugën e këtyre të rinjve, jepuni mbështetje dhe shpresë, sepse e meritojnë. Këtë e tregojnë shumë faktorë në Shkodër, jo vetëm ekzistenca e 4 akademive të futbollit, të cilët çdo ditë merren me stërvitjen e këtyre talenteve të së ardhmes, që duan përkrahje dhe stimuj për të ecur përpara. Nuk duhet të harrojmë se toka ku ka mbirë bima, duhet vetëm të ujitet për të dalë një filiz i ri dhe në Shkodër këtë e bëjnë me shumë dashuri. Prandaj Strakosha, mos e harro Vllazninë…

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Under 19 - Superliga 2013-2014

Post by Skodrinon » Tue, 22 Apr 2014 , 10:09

U-19 aritmetikisht kampion 5 jave para se me mbaru kampionati pa asnji humbje.
Urime djem!

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Re: Under 19 - Superliga 2013-2014

Post by Admin » Tue, 22 Apr 2014 , 22:40

Urime tranjerit dhe djelmoshave qe vazhdojne me tregu cilesi e rezultate te mira.

Duhet sesban qe me investu tek kto djem si edhe me ja dhane mundesine qe me ec ma perpara me merite!
Sduhet qe kto me "humb" rrugs edhe me i dhane vemendjen e duhun prej drejtusve ne menyre qe me dhane kontributin e hapsiren tek skuadra e pare.
Vllaznit Ultras

Image

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Under 19 - Superliga 2013-2014

Post by Skodrinon » Mon, 28 Apr 2014 , 16:19

Apolonia-Vllaznia 2-6
Vllaznia-Elbasani 3-0

Post Reply