Kampionatet e moshave.
Moderators: GOLDIAN, vllaznia1919
-
- Kuqeblu Perjete
- Posts: 7305
- Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
- Skuadra: vllaznia
- Location: perjashtuar nga forumi
Re: Kampionatet e moshave.
me taman hallall
asht tu punu mire dhe te ada
skodrinon po dhe ligat e reja paskan 2 kategori
cudi si tirana me ra prej kategoriet

i perjashtuar
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 9630
- Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
- Location: Italia
Re: Kampionatet e moshave.
Jo keq per vllaznine ky sezon i te rive me nji kampion e me nji vend te tret.
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!
-
- Tifoz nderi
- Posts: 11278
- Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
- Skuadra: Ajax Vllaznia
- Location: Amsterdam Holland
Re: Kampionatet e moshave.
Shkëputet Vllaznia, +6 diferenca me Tiranën
Vllaznia nuk ndalet drejt titullit kampion
19-vjeçarët shkodranë nuk kanë të ndalur në rrugën e tyre drejt rifitimit të titullit kampion
Vllaznia: Dushkaj, Rusi (Demiraj 60?), Hyseni, Beqiri (Dema 50?), Lekaj, Karakaçi, Bardulla, Puka (Markolaj 65?), Tafa, Shaba, Erkoçeviç. Trajner: S.Nika
Flamurtari: Dergjini, Kaçani, Xhaferi, Qejvani, Xhelili, Kuçi, Strati, Xhani, Veshja, Hazizi. Trajner. A.Behari
Shënues: Tafa 25?, Karakaçi 67?, Erkoçeviç 82?
Gjyqtarë: G.Vargu, A.Uka, A.Pici (Lezhë)
19-vjeçarët shkodranë nuk kanë të ndalur në rrugën e tyre drejt rifitimit të titullit kampion. Ata dje nuk kanë dashur t’ia dinë as për Flamurtarin, teksa e kanë mundur paqësisht 3 0. Rezultati zhbllokohet në minutën e 25-të nga Amir Tafa, 17-vjeçari që është në vëmendjen e francezëve të Rënes.
Ky gol i çliron vendasit, të cilët bëjnë një futboll të hapur, duke e vënë gjithnjë në vështirësi kundërshtarin. Pjesa e parë mbyllet vetëm me këtë gol, ndërkohë që në të dytën do kemi edhe dy të tjerë, fillimisht nga mesfushorin Karakaçi dhe tjetri nga sulmuesi kryesor i skuadrës, Erkoçeviç.Me këtë fitore të pastër 3 0 Vllaznia vazhdon të mbajë vendin e parë në renditje me objektivin e qartë për të mos e lëshuar deri në fund
http://www.sportishqiptar.com.al/shkepu ... e-tiranen/

me ardh nej njiri si puna e zeqos te vllaznia ,nuk kishte pas nevoje me ble lojtare te shtrenjte aspak ,por kishte mbajt vetem gjeneraten e vllaznise ,dhe pa frike kampion cdo vit kishim dale .
prap vllaznia kampione per 19 vjeqaret ,e cdo vit e njejta gja

- Administrator
- Posts: 4726
- Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
- Location: ITALI
Re: Kampionatet e moshave.
ekipi i vllaznise u-15 ka dale kampioni zones veriut
p.s
po kta te fshf nunden me ba t'pakten finalet mes fituesve te zonave e me nxjerr kampionen e shqipnis a? kuku per ta
p.s
po kta te fshf nunden me ba t'pakten finalet mes fituesve te zonave e me nxjerr kampionen e shqipnis a? kuku per ta
-
- Tifoz nderi
- Posts: 11278
- Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
- Skuadra: Ajax Vllaznia
- Location: Amsterdam Holland
Re: Kampionatet e moshave.
Vllaznia, gati të marrë titullin e tretë si akademi
Fundjavën që vjen kuqeblutë 19-vjeçarë do të luajnë ndeshjen direkte me Tiranën, e cila përcakton titullin.
Fati i ndeshjes së të rinjve me Tiranën do të përcaktojë edhe objektivin që drejtuesit e saj i kanë vënë vetes: shpalljen e tri ekipeve kampione këtë sezon. Nëse me 15 dhe 17-vjeçarët ky objektiv është arritur, tashmë pritet kjo gjë edhe me 19-vjeçarët.
http://www.sportishqiptar.com.al/vllazn ... i-akademi/

- Fanatics
- Posts: 1410
- Joined: Fri, 21 Nov 2008 , 15:34
- Skuadra: Tirona,Bayern
- Location: Tiron
Re: Kampionatet e moshave.
Urime.
Under 19 e Vllaznise fituan ne Tirane me rezultatin 1-0.

- I lindur KuqeBlu
- Posts: 3657
- Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
- Location: angli
- Contact:
Re: Kampionatet e moshave.
Ledi1920 wrote:Urime.
Under 19 e Vllaznise fituan ne Tirane me rezultatin 1-0.
UNE KETO EKIPE I NJOF PER FUTBOLL, KETU LUHET NDERSHMERISHT DHE FUTBOLL I BUKUR. ME DUKET QE SKENDERBEU AS NUK EXISTON.
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.
[/color]
[/color]
-
- Administrator
- Posts: 4726
- Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
- Location: ITALI
Re: Kampionatet e moshave.
flm ledi
kampion u-15
kampion u-17
kampion u-19
ekipi i pare?
eh mor valter....
skenderbeu asht ne kategori te dyte mondi
kampion u-15
kampion u-17
kampion u-19
ekipi i pare?
eh mor valter....
skenderbeu asht ne kategori te dyte mondi
-
- Tifoz nderi
- Posts: 11278
- Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
- Skuadra: Ajax Vllaznia
- Location: Amsterdam Holland
Re: Kampionatet e moshave.
Skodrinon wrote:
kampion u-15
kampion u-17
kampion u-19
ekipi i pare?
eh mor valter....
Skodrinon ,a dihet gja , a ka nej talent te mire te u-19 qe mund te vijn te ekipi i pare sezonin e ardhshem
-
- Administrator
- Posts: 4726
- Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
- Location: ITALI
Re: Kampionatet e moshave.
Verdiktet e sezonit: Vllaznia, dyfish kampione!
Shkumbini dhe Lushnja U-17, Partizani dhe Pogradeci U-19 bien nga kategoria
Kur ka mbetur vetëm një javë për t’u luajtur në kampionatin e moshave U-17 dhe U-19, superiore, nuk ka mbetur asnjë enigmë për t’u zbuluar. Sipas rregullores, skuadrat që renditen të parat për çdo grup-moshë shpallen kampione, ndërsa dy të fundit bien nga kategoria.
Më konkretisht, për kampionatin U-17, Vllaznia është shpallur matematikisht kampione, ndërsa Shkumbini dhe Lushnja, në bazë të renditjes aktuale duhet të luajnë sezonin e ardhshëm në kategorinë e parë. Sa i përket kampionatit U-19 (superiore), Vllaznia thuajse e ka siguruar titullin kampion, pasi ka mundur në ndeshjen direkte Tiranën.
Por për t’u shpallur kampione matematikisht, Vllaznia duhet të marrë të paktën 1 pikë në ndeshjen e fundit me Laçin në Shkodër, duke supozuar që Dinamo merr pikët e plota. Sa i përket fundtabelës, Partizani prej javësh e ka prerë biletën drejt të parës (duke imituar Partizanin e madh), sikurse dhe Pogradeci.
Për U-17 në superiore do të ngjiten Tërbuni dhe Ada, ndërsa për U-19 gara është e hapur
Vlora apo Besëlidhja, vetëm njëra në superiore
Moszhvillimi i shumë ndeshjeve në kategorinë e parë ka shkaktuar kaos në renditjen e kësaj kategorie në të dyja grup-moshat. Gjithsesi, sipas renditjes provizore zyrtare, për 17-vjeçarët Tërbuni dhe Ada e kanë siguruar pjesëmarrjen sezonin e ardhshëm në superiore, ndërsa për U-19 pretendojnë të ngjiten tri skuadra.
Përveç Skënderbeut, që është shumë pranë titullit (sipas renditjes së FSHF Skënderbeu ka 62 pikë, ndërsa vetë korçarët pretendojnë se janë në kuotën e 65 pikëve), Vlora dhe Besëlidhja janë në kuotë të barabartë pikësh, nga 59 pikë. Besëlidhja pret Turbinën, ndërsa Vlora luan me Bylisin.
Në ndeshjet pikët dhe golaverazhi është i njëjtë, por në të përgjithshmin Vlora është e favorizuar. Madje vlonjatët pretendojnë se me një fitore të thellë ndaj Bylisit mund të shpallen kampionë, pasi përveç golaverazhit të përgjithshëm më të dobët se i korçarëve, gjithçka është e barabartë (Skënderbeu e ka pushim javën e fundit.

flitet mire per dy sulmusat, erkocevic e puka, edhe per mrotsin e djathe danaj, qi ka lujt disa minuta me ekipin e pare. pa llogarit hasanin qi ka lujte shum ndeshjefpjalmi wrote:Skodrinon wrote:
kampion u-15
kampion u-17
kampion u-19
ekipi i pare?
eh mor valter....
Skodrinon ,a dihet gja , a ka nej talent te mire te u-19 qe mund te vijn te ekipi i pare sezonin e ardhshem
urime edhe 17-vjeçareve te terbunit e ades per ngjitjen ne superlige, edhe per faktin se jane shumica shkodrane
-
- Tifoz nderi
- Posts: 11278
- Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
- Skuadra: Ajax Vllaznia
- Location: Amsterdam Holland
Re: Kampionatet e moshave.
flm skodrinon .Skodrinon wrote:flitet mire per dy sulmusat, erkocevic e puka, edhe per mrotsin e djathe danaj, qi ka lujt disa minuta me ekipin e pare. pa llogarit hasanin qi ka lujte shum ndeshjefpjalmi wrote:Skodrinon wrote:
kampion u-15
kampion u-17
kampion u-19
ekipi i pare?
eh mor valter....
Skodrinon ,a dihet gja , a ka nej talent te mire te u-19 qe mund te vijn te ekipi i pare sezonin e ardhshem
urime edhe 17-vjeçareve te terbunit e ades per ngjitjen ne superlige, edhe per faktin se jane shumica shkodrane
ba me pas vllaznia 1 president qe nuk i shet talentat qe vijn prej u 19 te pakten per 5 vite vite,mendoj qe vllaznia nuk ka nevoje pse me ble lojtare prej jashte ose edhe brenda vendit .
mos me u shit lojtari qe vjen prej grupmoshave te pakten per 5 vjet ,nuk asht vetem pozitive per klubin vllaznia me shku aty ku e ka vendin ,por asht mire edhe per lojtarin ,sepse kena shum raste qe lojtaret shiten pa ba mire as sezonin e dyte te vllaznia si puna e bales e likes e shum te tjereve ,qe nxehin stolin ne klubet qe shkojn ,e vijn prap mbrapsht me bishtin midis shaleve
-
- Administrator
- Posts: 4726
- Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
- Location: ITALI
Re: Kampionatet e moshave.
Edi Martini dhe Brikeno Bizi krijojnë shoqatën "Vllaznimi"
Një suprizë të këndshme na kanë dhuruar dy ish-futbollistë të shquar të Vllaznisë në vite. Bëhet fjalë për Edi Martinin dhe Brikeno Bizin. Ata kanë krijuar shoqatën sportive "Vllaznimi". Ajo është miratuar tashmë edhe në gjykatë dhe duke filluar nga nesër do të nisë pjesmarrjen në të gjitha kampionatet e grupmoshave. Në fakt, ka qenë një ide e hershme e tyre. Ajo mori jetë vetëm këto ditë pas vendimit të FSHF-së për të mos i pranuar në kampionate ekipet e grupmoshave të Adës ngaqë doli rregulli i ri që futbollistët e ekipeve duhet të jenë banues në qytetet përkatëse. Në kushte të tilla, për të përfaqësuar Adën duheshin futbollistë nga Velipoja dhe jo nga Shkodra. Të gjendur para një situate të tillë, u krijua shoqata e re, "Vllaznimi". Presidenti i saj është Edi Martini, zëvendëspresident Brikeno Bizi ndërsa i mirënjohuri Sabah Bizi është sekretar i shoqatës kurse anëtarë të tij janë Zamir Leka dhe Senad Mashi. Këto pesë persona kanë marrë përsipër një inisiativë shumë të madhe dhe shumë të bukur. Ekipet tashmë janë krijuar dhe pritet nisja e kampionateve prej tyre. Kështu ekipi i 19 vjeçarëve do ketë për trajner Brikeno Bizin ndërsa ai i 17 vjeçarëve Altin Xhahysën. Të dy këto ekipe do të marrin pjesë në kampionatin e kategorisë së parë dhe ndeshjet e tij do të nisin pikërisht nesër. Java e parë ka dhuruar sfidat Vllaznimi- Elbasani. Ndeshja e 17 vjeçarëve do të luhet në orën 10.00 në kompleksin "Hasaj" në Golem ndërsa ajo e 19 vjeçarëve në orën 12.00 në po të njëjtën fushë. Përveç këtyre dy ekipeve janë krijuar edhe ekipet e 13 dhe 15 vjeçarëve që do kenë për trajnerë Valmir Kurtin dhe Elkjor Seminën. Vetë Edi Martini ndërkohë do të punojë me grupmoshat 6, 7, 8 dhe 9 vjeç. Por nga ana tjetër ka edhe një projekt për krijimin e ekipit të të rriturve dhe marrjen pjesë në kategorinë e tretë. Sivjet ndoshta është vonë por me siguri që sezonin e ardhshëm do bëhet edhe kjo. Presidenti i "Vllaznimit" Edi Martini ka bërë të ditur se do të ketë binjakëzim edhe me ekipe gjermane etj. Nuk na mbetet gjë tjetër veçse t'i urojmë suksese shoqatës sportive të sapokrijuar "Vllaznimi". Suksese Martini, suksese Bizi!

You do not have the required permissions to view the files attached to this post.
-
- Administrator
- Posts: 4726
- Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
- Location: ITALI
Re: Kampionatet e moshave.
Ekipet e shoqatës "Vllaznimi" e nisin me dy fitore kampionatin
Vllaznimi U-17 e ka nisur me fitore kampionatin, madje me një rezultat të pastër 3-0 ndaj ekipit elbasanas Skampini. Ndeshja e luajtur paraditen e sotme në fushën sportive "Hasaj" është dominuar tërësisht nga futbollistët shkodranë që kanë arritur të shënojnë edhe tre gola me anë të Kraja, Behluli dhe Dallnezi.Pas kësaj ndeshje, ka nisur ajo e 19 vjeçarëve po në mes Vllaznimit dhe Skampinit. Loja ka filluar shpejt me gol teksa Mesi zhblloi rezultatin që në minutën e 14-të dhe më pas, po në pjesën e parë do të kishte edhe tre gola të tjerë, dy me autor Kastratin dhe një me Lazrin. 45 minutat e para kësisoj do të mbylleshin me rezultatin e thellë 4-0. Në 45 minutat e dyta, elbasanasit e Skampinit do të shënonin dy gola por edhe Vllaznimi do të shënonte një tjetër gol me autor Lazrin dhe kësisoj krejt ndeshja është mbyllur me rezultatin 5-2. Në këtë mënyrë, ekipet e shoqatës së sapokrijuar "Vllaznimi" i kanë bërë një nisje të mirë kampionatit teksa në dy ndeshjet e luajtura kanë shënuar plot 8 gola dhe kanë pësuar vetëm 2 duke u konfirmuar si pretendentët për ngjitjen në Superligë në fund të këtij sezoni.

suksese i uroj martinit e bizit
skodrinon du mendimin Tand te sinqerte
a nuk duket sikur po krijohen ma shume ekipe e shoqata se vet futbollista dhe si duket po bahet me dhune kjo pune qe cdo djal mbi 6 vjec futet patjeter me futbollin me APO pa deshiren e tij
shtimi i skuadrave e shoqatave mendoj vecsa e perkeqeson nxjerrjen e talenteve qofsha i gabum por e kam ndjek 2 jave rresht nga afer ket dukuri
une po e qoj djalin te skodrinoni
skodrinoni te admini se e ka shok e keshtu me rrall.luhet ndeshje pa pike organizimit
se di po nuk me duket dukuri pozitive
skodrinon du mendimin Tand te sinqerte
a nuk duket sikur po krijohen ma shume ekipe e shoqata se vet futbollista dhe si duket po bahet me dhune kjo pune qe cdo djal mbi 6 vjec futet patjeter me futbollin me APO pa deshiren e tij
shtimi i skuadrave e shoqatave mendoj vecsa e perkeqeson nxjerrjen e talenteve qofsha i gabum por e kam ndjek 2 jave rresht nga afer ket dukuri
une po e qoj djalin te skodrinoni
skodrinoni te admini se e ka shok e keshtu me rrall.luhet ndeshje pa pike organizimit
se di po nuk me duket dukuri pozitive
i perjashtuar
-
- Administrator
- Posts: 4726
- Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
- Location: ITALI
Re: Kampionatet e moshave.
Regjistrimi i fmive ne futboll edhe pa vullnetin e tyne nuk asht gja e mire por asht fakt. Tuj kene se asht dicka qi nuk ndryshohet, se tan deshirojne me i ba fmit futbollista, krijimi i ekipeve duhet.
Shpresojme qi t'pakten te kete bashkpunim me Vllaznine, ne mnyre qi talentet e mundshem te perfundojne vetem te ekipi jone
Shpresojme qi t'pakten te kete bashkpunim me Vllaznine, ne mnyre qi talentet e mundshem te perfundojne vetem te ekipi jone
-
- Administrator
- Posts: 4726
- Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
- Location: ITALI
Re: Kampionatet e moshave.
Ekipet e "Vllaznimit" dy fitore në Krujë ndaj Kastriotit
Sukseset për ekipet e Shoqatës sportive "Vllaznimi" vazhdojnë. Pas dy fitoreve të arritura në ndeshjet e javës së parë ndaj ekipeve të Skampinit, sot kanë ardhur dy fitore të tjera për to. "Viktima" të tyre këtë herë kanë qenë ekipet e Kastriotit të Krujës. Ndeshjet janë luajtur në Krujë dhe Vllaznimi U-17 ka fituar me rezultatin 3-0. Skuadra e trajnerit Altin Xhahysa kësisoj duket se vetëm këtë rezultat njeh sepse po 3-0 pat fituar edhe javën e kaluar. Ndërkohë Vllaznimi U-19 i drejtuar nga Brikeno Bizi ka fituar 4-0 ndaj Kastriotit duke u ngjitur edhe ai në kuotën e 6 pikëve. Fitoret e sotme të këtyre dy ekipeve tregojnë më së miri për objektivat që drejtuesit e shoqatës kanë për t'i ngritur të dy ato në Superligë në fund të sezonit. Sigurisht që është herët për ta thënë këtë gjë megjithatë nisja që i kanë bërë kampionatit është e mbarë duke siguruar secili nga dy fitore në dy javët e para të kampionatit.

Une i gjo skuptoj er vlla. vlalznia perhere moshat i ka kampion ose nenkampion dmth perhere elite.
Tani dy-tre kokra pse nuk i terhqe ekipi i prae i vllaznise? Mire ska financa po pse si promovon ne superlige? keshtu shton dhe financat dhe pasuron ekipet shqiptare. me mire me djem te rinj sesa me serb,kroat dhe bythzinj.
Nqs duhet me ngrejt futbollin ne superlige duhet me punu fort me mosha dhe me i dhen dore dhe me i mbeshtet se cu pa masanej. Pranej esht mush kombetraja me kosovar se u bo kohe qe spo qisim lojtar elite. Kishe lezet me pare me pa Sinan,Salihi, Fortuz, muka etj etj. Tani ska mo.

- Webmaster
- Posts: 5601
- Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
- Skuadra: Vllaznia
- Location: Loro Boriçi
- Contact:
Re: Kampionatet e moshave.
Ledi faktikisht Vllaznia ka ndjek kete politike tesh sa vjet, qysh tu fillu kur president Valter Fushaj.
Si edhe per cdo vit Vllaznia nxjerr ndonji "kokerr" (Kruja, Hajdari, Bala, Vajushi, Lika, Sukaj).
Problemi qendron se kto lojtare nuk menaxhohen mire kur shkojne tek ekipi i pare si edhe nuk menaxhohen mire nga ana "psikologjike".
Sot per me u ba futbollist i mire pervec qe duhet qe me kene teknik edhe i forte fizikisht, duhet me ken me "mend n'kry".
Kta me 1 loje te mire kujtojne se kane kap qillin me dore edhe masandej vetem kur bijne direkt. Ktu let rol edhe ekipi, drejtusit e stafi teknik qe duhet me dite me i menaxhu sa ma mire lojtart.