Skenderbeu ---Vllaznia . Java e 14-te

Ketu ndodhet te gjithe ato tema, te cilat jane te vjetra apo ne te cilat nuk diskutohet.
Post Reply
fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Skenderbeu ---Vllaznia . Java e 14-te

Post by fpjalmi » Fri, 08 Feb 2013 , 01:53

Sot fillon faza e dyte e superliges dhe pikerisht sot ndeshja e pare qe do te startoje do filloje pikerisht me skuadren tone te zemres Vllaznia , dhe do luajme ne transferte me kampionet e Shqipnise Skenderbeu i korqes i cili asht edhe kete vit me 100 perqind do jete kampioni i shqipnise per heren e trete rradhazi. Ndeshja fillon ne oren 17:00

Formacioni i Vllaznise qe do filloje ndeshjen si titullare neser do jete : portier Gjakovic , mbrojte , Smaili , Semina , Belisha dhe Begaj. Ne mesfushe Do jete Tafili , Nallbani , Bardulla kurse ma te avancum ne drejtim te sulmit do jene Dragoi dhe Hajdari kurse Sulmit i asht besu Gjinit . Deliq , Rexha, dhe Kraja jane rikuperu por jo ne gjendjen e tyne ma te mire prandaj jan lan ne stolin e rrezervave dhe gjithashtu ne stolin e rrezervave asht lan edhe Kruja , Shtubina ,Marku dhe portieri rezerve Hallunaj , kurse Vujadinovic nuk lot per shkak te kartonit te kuq te marr ndaj Kastriotit dhe bashke me te per arsyje demtimi nuk do lozin as Beqiri .

Siq shifet , perveq largimeve te Osmanit dhe Hyses, ne ndeshjen hapese te fazes se dyte Vllaznise I jan shtu edhe mjaft demtime te titullareve te cilat edhe pse jan rekuperu sadopak , perseri nuk do jene ne formen ma te mire edhe kur te lozin ne pjesen e dyte.

Ne kete ndeshje kuptohet qe nuk duhet te shpresojm as me marr 1 pike te vetme duke pa qe cfare formacionit do kena , sepse nese do shpresoshim te marrim 1 pike do te ishte sikur te shpresonim qe Vllaznia te delte kampione, dicka qe nuk do te ndodhte kurre .

Shpresoj te lozim bukur duke pa tekniken e re qe tranieri i Ri i Vllaznise Bushati , ka pru ne shkoder dhe shpresoj qe mos te pesojm shum gola .

Suksese tranierit Bushati ne ndeshjen e pare te tij , dhe me vjen jashtezakonish keq per te qe pikerisht kete ndeshje po e fillon me nji gjysme skuadre .

Para Vllaznia

:psg:

Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Re: Skenderbeu ---Vllaznia . Java e 14-te

Post by Edmond-Cela » Fri, 08 Feb 2013 , 18:46

admin pse nuk te lejon me e pare full screem ne TV
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Re: Skenderbeu ---Vllaznia . Java e 14-te

Post by Edmond-Cela » Fri, 08 Feb 2013 , 19:05

pjesa pase e dominuar plotesisht nga vllaznia ishalla e mbajm rritmin e lojes keshtu
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Skenderbeu ---Vllaznia . Java e 14-te

Post by fpjalmi » Fri, 08 Feb 2013 , 19:35

Gooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooool

Nuk po arrij te kuptoj a asdht vllaznia apo barcelona. RRezultati asht dasht me ken ma i thell. Na kan hanger penallti te PASTER

Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Re: Skenderbeu ---Vllaznia . Java e 14-te

Post by Edmond-Cela » Fri, 08 Feb 2013 , 20:00

urime per fitoren ma se te meritume. a di qe njerzit do thojn i shitun. por me ca pame ma se e drejt
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

sidrit
Huligan
Huligan
Posts: 187
Joined: Sat, 02 Feb 2008 , 16:19

Re: Skenderbeu ---Vllaznia . Java e 14-te

Post by sidrit » Fri, 08 Feb 2013 , 20:22

Ndeshja ishte impresonjuse! Edhe ta humbshin ndeshja, prap i kisha thane bravo. Kam kohe pa e pa vllaznine tu lujte ishtu.
Ishalla nuk jane mashtrime.
Urime.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Skenderbeu ---Vllaznia . Java e 14-te

Post by fpjalmi » Fri, 08 Feb 2013 , 21:34

E kush do ta mendonte qe vllaznia jo vetem qe nuk do te barazonte por edhe do fitonte !!!!!!!!. E kush do ta mendonte qe Vllaznia jo vetem do e dominonte ndeshjen por edhe do shkaterronte Skenderbeun dhe nuk do e linte me prek top me kam!!!!!!!!!!. E kush do e mendonte qe Vllaznia sot nuk do te kishte vetem nje Dragoi por 11 Dragoi ne fushen e lojes!!!!!!!!!. E kush do e mendonte qe mbrojtja e vllaznise , mesfusha e vllaznise dhe sulmi i vllaznise do ishte njesoj si ai i barcelones dhe do e shkaterronte Skenderbeun dhe kush do e emagjinonte te rrinte Kampionet e shqiperise tamam si fmi dhe pikerisht brenda ne Korce !!!!!!!!!!!. E kush do e mendonte qe Vllaznia do godiste 2 shtylla , ti hanin nji penallti te sakte , te humbte raste te shumta , dhe kush do ta mendonte qe rrezultati i ndeshjes nuk eshte ai qe duhet te ishte por te pakten 5 me 0 per ne pa e ekzagjeruar aspak!!!!!!!!!!. Kush do e mendonte qe Vllaznia Do u bente edhe ma e forte duke i ikur osmani dhe hysaj, dhe kush do e emagjinonte qe me gjys ekipi do shkaterronim Skenderbeun tama si fmi!!!!!!!!. Kush mund ta mendonte qe Vllaznia do te ndryshonte aq shum duke dit qe ne fazen e pare ishim Skuadra ma e dobt e kampiuonatit , dhe kush do ta mendonte qe ne fazen e dyte simbas lojes qe pame sot , te jena skuadra ma e forte e kampionatit!!!!!!!!!!!. Une kam 13 vjet qysh se dolem kampion qe nuk e kam pare kurr vllaznine te luante kaq mire dhe nuk e kam pare Vllaznine qysh atehere qe te shkaterronte nje ekip tamam siq e shkaterruam sot Skenderbeun dhe pikerisht ne korqe , dhe me gjithe zemer e tham qe po te mbajme vetem keta lojtare vitin tjeter do jena kampionat e shqipnise 100 perqind.

Duke pa keto ndryshime atehere duhet ta pyesim vedin se kush asht ai njeri qe e ndryshoi Vllaznine taman sikur ndryshon nata me diten . Personi qe e ndryshoj Vllaznine asht vetem 1 dhe asht tranieri Bushati qe bashke me presidentin e ri Agron Qelen , e kthyen vllaznine njesoj si ne ato dite kur 13 vjet me pare dolem kampiona.

Faleminderit tranieri Bushati dhe faleminderit Presidentit te ri te Vllaznise Agron Qela , qe edhe pse donatoret e tjere e lane ne balte , ai tregoi shume qarte qe e don Vllaznine vllaznine me gjithe zemer

Para Vllaznia :psg: :psg: :psg: :psg: :psg: :psg: :psg: :psg: :psg: :psg: :psg: :psg: :psg: :psg: :psg: :psg: :psg: :psg: :psg: :psg: :psg: :psg: :psg: :psg: :psg: :psg: :psg: :psg: :psg: :psg: :psg: :psg: :psg: :psg: :psg: :psg: :psg: :psg: :psg: :psg: :psg: :psg: :psg: :psg: :psg: :psg: :psg: :psg: :psg: :psg: :psg: :psg: :psg: :psg: :psg: :psg: :psg: :psg: :psg: :psg: :psg: :psg: :psg: :psg: :psg: :psg: :psg: :psg: :psg: :psg: :psg: :psg: :psg: :psg: :psg: :psg: :psg: :psg: :psg: :psg: :psg: :psg: :psg: :psg: :psg: :psg: :psg: :psg: :psg: :psg: :psg: :psg: :psg: :psg: :psg:

Ujku
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 830
Joined: Fri, 19 Dec 2008 , 20:57

Re: Skenderbeu ---Vllaznia . Java e 14-te

Post by Ujku » Fri, 08 Feb 2013 , 23:15

Nuk e kam pa ndeshjen por po thoni qe kena dominu ne qoft se asht lujt ndershem
urime per fitoren habitem se ne faz te par na rrah mren e sot ne korc fitojm bile edhe me mungesa
ne formacion mu futbolli shqiptar pa me ban te marr ne qoft fitore e ndershme brrovo i qoft Tan Bushatit se tana meritat jan te tij se nryshimi ishte vetem Duro Bushati.

sidrit
Huligan
Huligan
Posts: 187
Joined: Sat, 02 Feb 2008 , 16:19

Re: Skenderbeu ---Vllaznia . Java e 14-te

Post by sidrit » Fri, 08 Feb 2013 , 23:33

Pjalmi, ndeshja ishte perfekte per ne por mos te fluturojme kaq shpejt se e kena zakon na. Sa fitojme nji ndeshje na hin vedi ne qejf e humbim tri tjera mrapa.
Une nuk di si ka mundesi por mungesat e disa lojtarve, i kishin dhane fytyre tjeter ekipit. Kuptohet qe merita kryesore i takon trajnerit.
Mas shume kohesh, kena lujte me koncepte te qarta.
Nuk di si mund te mendohet me u lane ne stol mas kesaj ndeshje nji lojtare si Semina. Fantastik sot. Nuk u pa kund Pejiç. Ç' na duhet ne nji tjeter qender mbrojtes nqs ai lot ne kyt menyre.
Gjokoviç ishte gjigand me trup e me loje.
Nallbani ka ba nji ndeshje te madhe, me ka mahnite. Si mas me kene i njejti lojtare me para dy muajsh.
Te mos flasim per Dragoin se ishte ma i rrezikshmi.
Mbi tana keto, me ka pelqy loja me pase te shumta te shkurta e te thjeshta dhe me idene e qarte si dhe kush me dale perpara. Kjo a dora e trajnerit. Kaq i thjesht pra a futbolli i sotem. Jena hala larg por ishalla vazhdojme kshtu dhe permisohena edhe ma shume.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Skenderbeu ---Vllaznia . Java e 14-te

Post by fpjalmi » Sat, 09 Feb 2013 , 00:35

Sidrit, asht shum e vertete qe nuk duhet te fluturojm kaq shpejt , por me te than te drejten e verteta asht qe moti i mire shifet nade , dhe pikerisht ishin ndeshjet miqesore qe Vllaaznia bani para se me lujt me skenderbeun qe u pa qe vllaznia ka ndryshu jashtzakonisht. Nuk du me permend 3 ndeshjet miqesore qe vllaznia fitoi para se me lujt ndeshjen e fundit miqesore me tiranen ku njena nga to ishte 7-0 , por deshta me than qe edhe ne ndeshjen e fundit miqesore me tiranen , kena lujt hata biles edhe ne ate ndeshje rrezultati nuk asht dasht me ken 3-1 por te pakten 6-1 , dhe te gjithe e dijm qe nese publiku shkodran te duartroket mbas ndeshjes , do te thote qe jan shum te kenaqun sepse e verteta asht qe publiku shkodran ka shume vjet qe nuk e duartroket skuadren mbas perfundimit te ndeshjes dhe ajo duartrokitje qe bane mbas ndeshjes me tiranen e tregoi shum qarte qe tifozat jan te kenaqun.

Sidrit, ashtu asht , asht dora e tranierit qe bani kete gja . Me duron ja vetem qe nuk jan fut lojtaret qe e kan meritu , por edhe skuadra nuk asht stervit mire , sepse e kan than te gjithe futbollistat , dhe kja gja u vertetu sot ne fushen e lojes ku lojtaret fluturoshin , dhe me te vertete ishte nji ndryshim qe askush nuk do ta besonte.


Ujku , lojtaret kan lujt me shpirt dhe i ka gersit shum here shtjelmi nga lojtaret e skenderbeut dhe ta siguroj une qe ndeshja nuk ishte e shitun por ishte fruti dhe stervitja e mire qe tranieri bushati i dha skuadres

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Skenderbeu ---Vllaznia . Java e 14-te

Post by GOLDIAN » Sat, 09 Feb 2013 , 02:55

sidrit wrote:Ndeshja ishte impresonjuse! Edhe ta humbshin ndeshja, prap i kisha thane bravo. Kam kohe pa e pa vllaznine tu lujte ishtu.
Ishalla nuk jane mashtrime.
Urime.
kur te kesh kohe per hater tem nje pergjigje te shkurte
si mundet kjo vllazni e pergjysmume ne korce me rrah skenderbeun qe vjen pas nje faze pergatitore tejet europiane?
mu nuk ka gja qe me mbush mendjen jo bushati po baba jem ne krye te vllaznise me pa ken sot
si i vehet opinionit publik shkodran kaq shpejt shosha para syve
i perjashtuar

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Skenderbeu ---Vllaznia . Java e 14-te

Post by fpjalmi » Sat, 09 Feb 2013 , 16:32

Dit e premte 5 sahati
ka startu ndeshja ne fush
ti Vllazni dhe Artan Bushati,
plot gezim zemrat na i keni mbush.
Pjesen e par krejt i keni mbyt
edhe na u knaqme tu ju shiku
kur u ba goli n'pjes t'dyt
Shkodren mbar e keni gzu.
Sot kjo ishte ndeshja e par,
edhe ju e nderut vedin,
fazen e dyt e keni fillu mbar,
keni krenu te gjith qytetin.

Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Re: Skenderbeu ---Vllaznia . Java e 14-te

Post by Edmond-Cela » Sat, 09 Feb 2013 , 19:50

GOLDIAN wrote:
sidrit wrote:Ndeshja ishte impresonjuse! Edhe ta humbshin ndeshja, prap i kisha thane bravo. Kam kohe pa e pa vllaznine tu lujte ishtu.
Ishalla nuk jane mashtrime.
Urime.
kur te kesh kohe per hater tem nje pergjigje te shkurte
si mundet kjo vllazni e pergjysmume ne korce me rrah skenderbeun qe vjen pas nje faze pergatitore tejet europiane?
mu nuk ka gja qe me mbush mendjen jo bushati po baba jem ne krye te vllaznise me pa ken sot
si i vehet opinionit publik shkodran kaq shpejt shosha para syve


Goldi mos naqe ketu je gabim. Nese nuk e ke pa ndeshjen ma mire mos komento naqe se nuk te talon me gjyku
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

Ujku
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 830
Joined: Fri, 19 Dec 2008 , 20:57

Re: Skenderbeu ---Vllaznia . Java e 14-te

Post by Ujku » Sat, 09 Feb 2013 , 23:33

O Mond Cela ne kampionatin shqiptar ban vaki ajo qe ne as nuk e paramendojm
un neshjen nuk e kam pa por tan thanen qe kena dominu mir po mu me ban pershtypje si ka mundsi
tan kja kthes e jona pozitive e tan kja kthes negative per Korcen ne nji koh qe korca nuk kalargu as nji lojtar
e Vllaznia nuk ka afru asnji bile kishim mungesa te lojtarve te rancishem un jam i knaqun prej fitores por dyshoj se mund te ket pas naj pisllek sa po lexova qe nji revist amerikane kishte shkru se te tana ndeshjet e Skenderbeut dyshohet se jan te trukume ather edhe kjo mund te ket ken se dihet bastet vazhdojn e Korca asht e sigurt kampione
kan rru da pare e prep nuk kan rreziku asgja.

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Re: Skenderbeu ---Vllaznia . Java e 14-te

Post by Admin » Sun, 10 Feb 2013 , 01:20

Tjeta juj e urime per fitoren.

Nuk e kam pa ndeshjen edhe nuk di se ca me than, por e randsishme asht me ndej me kamb ne toke edhe mas fluturu si e kena zakon.
Sa i takon shitjeve/blemjeve sma merr mendja se ka pas ndonji pisllek ne kete ndeshje.
Vllaznia ka shku shume e motivume ne kete ndeshje si edhe Skenderbeu ka ana e vet e ka nenvlersu ndeshjen.

Sdq ishalla vahdojme kshu.
Vllaznit Ultras

Image

Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Re: Skenderbeu ---Vllaznia . Java e 14-te

Post by Edmond-Cela » Sun, 10 Feb 2013 , 12:45

Edhe munt te jet ken e shitun ndeshja une me at qe pash nuk e besoj. Skenderbeu kryeson kampjunatin shqipeta dhe jot at anglez. Sa per fazen pergatitore loksi sdon me than gja hyc ai muhabet. Skenderbeu luan edh ne kupe edhe efuria e shkeputjes. Edhe pse miqesore por edhe fitojra ndaj tiranen me resultat te paster, do te thot dica, po ashtu ardha e celes. Edhe pergatitjet fizike. Tja lajm kuqeblus ai I din ma mire keto Pune
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

sidrit
Huligan
Huligan
Posts: 187
Joined: Sat, 02 Feb 2008 , 16:19

Re: Skenderbeu ---Vllaznia . Java e 14-te

Post by sidrit » Sun, 10 Feb 2013 , 15:00

GOLDIAN wrote:
sidrit wrote:Ndeshja ishte impresonjuse! Edhe ta humbshin ndeshja, prap i kisha thane bravo. Kam kohe pa e pa vllaznine tu lujte ishtu.
Ishalla nuk jane mashtrime.
Urime.
kur te kesh kohe per hater tem nje pergjigje te shkurte
si mundet kjo vllazni e pergjysmume ne korce me rrah skenderbeun qe vjen pas nje faze pergatitore tejet europiane?
mu nuk ka gja qe me mbush mendjen jo bushati po baba jem ne krye te vllaznise me pa ken sot
si i vehet opinionit publik shkodran kaq shpejt shosha para syve
Goldi, uroj te jesh mire!
Me ke ba nji pyetje qe ndoshta duhet me u pergjigje Europoli se na flasim ne tym.
Komenti qe kam ba mbyllet me fjaline "ishalla nuk jane mashtrime".
Me te thane te drejten jam gezu shume dhe nuk disha ça me besu: loje e mire e jona apo leshim i Skenderbeut.
Nje shok me tha qe koefiçenti per ndeshjen ka kene 1, .. me 6, ...
Dmth te ngjalle dyshime.
Tashti tri gjana jane:
1- ekipi a zhblloku psikologjikisht dhe stervitet ma mire. Kane idete e qarta per ate qe duhet me ba ne fushen e lojes dhe merita asht e trajnerit qe i ban gjanat ma te thjeshta e te kuptushme per ta. Niveli i kampionatit tone asht i varfen sa diferencat mes lojtareve jane shume te vogla. Mjafton edhe nji supermotivim i nji skuadre dhe pak nenvlersim i kundershtarit, shto edhe naj mungese apo mungese forme te atyne qe bajne diferencen dhe rezultati del surprize.
2- koefiçenti i nalte i basteve para ndeshjes, ban qe presidentat apo lojtare te veçante te mbushin xhepat duke u tall me ndjenjat e sinqerta te tifozeve.
3- meqe ndeshja e pare ne shkoder flitet si e fiksume, marrveshja ka kene me e la borxhin ne ndeshjen e kthimit duke i mbushe xhepat dyfish.

Kur vjen puna kshtu ma Gold, mbesin per ne si tifoza dy mundesina. Me vazhdu me i ndjeke ndeshjet ose me i injoru.
Une gjithsesi e pelqeva shume menyren e lojes qe ndoqi Vllaznia. Edhe nqs ndeshja ka kene e fiksume, ato vrapin e kane ba vrap por si rralle here. Edhe pasimet e shpeshta e te sakta ishin te verteta se i pashe me syte e mi.
E kam fjalen te spektakli modest qe mund te dhuroje kampjonati jone se nuk jena msu me pa ate nivel lojet.
Perfundimisht, besoj se edhe ti vet qe je shume skeptik, uron ne brendesi qe loja e Vllaznise kete qene e vertete.
Hi syve apo jo, le ta quajme si te dush por deshiroj te besoj qe kjo ndeshje ishte e luajtun ndershem pavarsisht dyshimeve.
Uroj, shpresoj e i lutem te madhit Zot qe nji dite ta shohim Vllaznine tu ba ne çdo ndeshje lojen e saj te bukur qe ka dhane ne vite.
ça me te thane ma shume ma Gold?!
Lejohet nganjehere edhe me andrru e me shpresu qe te bahet nji dite realitet.
Klm.

Post Reply