"Legjionaret e tredhun"

Diskutoni rreth ekipit tone Kombetares ,futbollisteve te saj , etj.

Moderator: GOLDIAN

Post Reply
Ledi1920
Fanatics
Fanatics
Posts: 1410
Joined: Fri, 21 Nov 2008 , 15:34
Skuadra: Tirona,Bayern
Location: Tiron

Re: "Legjionaret e tredhun"

Post by Ledi1920 » Wed, 20 Apr 2011 , 16:22

REINIS wrote:Titull me t bukur per ket teme nuk kishit si me gjet. Legjionaret E Tredhun... Problemi i vetem esht se jan tu u shtu pak si shume kto kohe.
Jam dakord me Manin pervec pjese qe thote per Mavrajt, mire bejn se Finlanda i dha buke. Finlanda verte mund ti ket dhon buke e ne nuk po kerkojm ti peshtyj n sofer, por te vij te luj me venin e vet se ktu nuk ka asgjo te keqe. Po Cana pse erdhi???
Kto Behram, Sotir, etj nuk i shof dot me sy. :evil: Kur po shof futboll edhe futen kto ne loje, e heq TV. Me bejn me vjelle.

Nuk ka noj gjo me lujt per noj kombetare tjeter...sidomos disa qe jane rrit anej dhe anej jane formu si futbollista. Puna esht tek burrnia. Thuj du me lujt me ket ekip edhe pike por jo si ku***. Jo fshf,jo telefoni jo anej jo knej.
Ai qe do me ardh me lujt vje vet reinis,sic erdhi cana. ju bo ftesa erdhi. ca duhet me i bo mo teper ktyne??? Me i shtu tapet te kuq????

Duka e tha mire me i gazete: Ne nuk dum te marrim lojtar sado te talentuar qe jane po nuk e deshin flamurin kombetar.
Image

REINIS
Fanatics
Fanatics
Posts: 538
Joined: Tue, 24 Feb 2009 , 21:19
Location: TIRON, ku tjeter?

Re: "Legjionaret e tredhun"

Post by REINIS » Wed, 20 Apr 2011 , 20:08

Ktu eshte problemi Led. Se edhe ikin si legena edhe shtiren si patriote te medhenj. Merr Berhamin per shembull. Nga nje krah iku me lujt per Zvicren pa pyt fare per flamur. Kurse nga krahu tjeter neper intervista e paraqit veten si patriotin me te madh qe ka njoft kjo toke. Kujtojn se me 1 shqiponje te tatuazhume ne krah kalohen te gjitha...

SHQIPERIA, SHQIPTARVE....... VDEKJE TRADHETAREVE :eag: :eag: :eag: :eag:
NUK KA MO KAMPIONATE
AS KUPA REPUBLIKE
HIKU, HIKU KOHA E BYROS POLITIKE
(per dinamon, partizonin)

Ledi1920
Fanatics
Fanatics
Posts: 1410
Joined: Fri, 21 Nov 2008 , 15:34
Skuadra: Tirona,Bayern
Location: Tiron

Re: "Legjionaret e tredhun"

Post by Ledi1920 » Thu, 21 Apr 2011 , 08:24

Me duket se sme paske kuptu...

Gjithsesi si me BEhramin sipa Behramin ne vend te parafunit jena kshuqe skena ce dum se sna bo pune :mrgreen:
Image

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Re: "Legjionaret e tredhun"

Post by Man in Redblue » Fri, 22 Apr 2011 , 22:21

Reinis nuk e kam pas fjalen per Behramin por per vllaznit Hetemaj qe deklarunen qe Finlanda i ka prit ne momente te veshtira, jan integru atje, kan marr letra dhe jan respektu te drejtat e tyne prandaj nuk kan si i bijn moh-it. Ktyne te dyve nuk ke ca i thu. Per me marr edhe 1 shembull nderkombetare: un nuk e kuptoj se ca kerkojne turqit prej Özilit. Ai ka lind atje, asht ba futbollsit atje- sot kshtu kan ardh kohnat.
Problemi i Behramit, velleznve Xhakaj, Mavrajt etj asht se keta nuk po tregohen te ndershem, e fusin vedin ne loje per komtaren shqiptare per ti ba presion Zvicers e masandej nxjerrin bishta kot, pra nuk po tallen me flamurin dhe ndjenjat e tifozave kuqezi. E dyta kta nuk mund kta nuk mund te krahasohen me rastin e Özilt, sepse nuk po losin me nji kombetare qi ka shance me dal kampion evrope apo bote, bile shumica e ktyne "legjionareve te tredhun" andrrojn me sy hap e as nuk thirren hic ne komtaret qi ata dojn ( Cani ne Itali, Gjasula, Mavraj).

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Re: "Legjionaret e tredhun"

Post by vllaznia1919 » Sun, 11 Mar 2012 , 16:09

A e keni lexu qa ka thane aji pisi Kone.Ati ja.........................Edhe tiranas demek aj.
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Re: "Legjionaret e tredhun"

Post by Man in Redblue » Sat, 02 Feb 2013 , 20:03

Shqipëria do ankohet në FIFA për Brahimin

Në institucionin e futbollit dje është zhvilluar një mbledhje mbi strategjinë që do të ndiqet në rastet kur lojtarët braktisin ekipet kuqezi.
Lojtarit do t’i kërkohet që të paguajë për gjithë këto vite me Shqipërinë, madje FSHF do të ankohet në organet më të larta të futbollit

-Do të bëhet e pamundura që Mërgim Brahimi të mos luajë me Zvicrën. Në Federatën Shqiptare të Futbollit deklarojnë se do të bëjnë çdo gjë që lojtari të mos luajë me skuadrën zvicerane. Reagimi ka ardhur menjëherë pas refuzimit që lojtari i ka bërë Shqipërisë dhe ekipit të 21-vjeçarëve. Edhe pse akoma jo zyrtarisht në FSHF pranojnë se do të bëjnë çdo gjë që futbollisti të mos e gëzojë këtë ftesë të Zvicrës. Shumë shpejt do të përpilohet një kërkesë drejtuar FIFA-s që kjo e fundit të mos lejojë shqiptarin që të luajë me ekipin tjetër përfaqësues. Mësohet se gjithashtu në drejtim të Zyrihut dhe Nionit do të niset një dosje e gjatë me të gjitha shpenzimet që federata ka bërë për kosovarin që si shumë të tjerë në fillim ka luajtur me Shqipërinë dhe më pas ka kërkuar të veshë fanellën e një klubi tjetër. Për këtë situatë të krijuar dje në FSHF sekretari i përgjithshëm, Ilir Shulku, Redi Jupi dhe Denis Bastari shefi i marrëdhënieve me jashtë kanë zhvilluar një mbledhje. Qëllimi ka qenë një i njëjtë. Është folur për strategjinë që do të ndiqet për të gjitha rastet që refuzojnë të veshin fanellën kombëtare, kanë luajtur më parë apo jo me Shqipërinë. Gjithsesi një gjë është e sigurt. FSHF do të bëjë të pamundurën që të burgosë Brahimin dhe ky i fundit të mos luajë asnjë ndeshje zyrtare me ekipin e Zvicrës.

Brahimi bashkohet me tradhtarët

Milaim Rama ishte lojtari i parë mes të shumtëve që refuzoi Shqipërinë. Në fillim u përbetua për kuqezinjtë, por më pas harroi të kthente përgjigje dhe pas pak javësh vendosi të luajë për Zvicrën. Kjo la me gojë hapur të gjithë ata që prisnin që Rama të vishte fanellën e Kombëtares tonë. Atë kohë sapo kishte ardhur Hans Peter Brigel dhe gjermani veç gjithë shqiptarëve u zhgënjye shumë për këtë refuzim. Edhe Valon Behrami doli gënjeshtari i madh. Ai është lojtari tipik që premtoi dhe në fund zgjodhi një përfaqësuese tjetër. Si Bogdani por edhe FSHF punuan gjatë me këtë djalë dhe në fund ai zgjodhi Zvicrën siç ka thënë edhe deri më sot se është krenar për zgjedhjen e tij. Vëllezërit Xhaka nuk deshën Vëllezërit Xhaka janë ata që këto dy muajt e fundit kanë bërë shumë zhurmë. Me anë të polemikave ata ia hedhin fajin FSHF-së, ndërkohë që vetë FSHF haptazi kohë më parë kish bërë të ditur që ata nuk duan të luajnë me Shqipërinë edhe pse e kanë mundësinë reale edhe sot ta bëjnë një gjë të tillë. Muaj më parë Redi Jupi shprehej kështu për çështjen: “Graniti nuk e kishte hallin për vete, por shfrytëzoi interesimin tonë që të bindte Zvicrën që t’i merrnin Taulantin në Kombëtare. Prapë ne e kemi fajin që këta nuk e duan Shqipërinë”. Nini, Kone, Kaçaj e Kapino ose “grekët kuqezinj” Zvicra nuk është Kombëtarja e vetme që ka fituar Shqipërinë. Greqia është rasti tjetër tipik që rrëmben shqiptarët. Me hir apo pahir ata nuk duan të jenë pjesë e Shqipërisë. Dhe për këta djem është më e thjeshtë se janë shqiptarë, kanë lindur në Shqipëri apo e kanë pasaportën shqiptare, ndryshe nga ata që janë kosovarë apo nga diaspora. Por ja që ata nuk duan t’ia dinë. Rasti i fundit Ergys Kaçe që refuzoi ftesën e Shqipërisë. Një jo e prerë nga Nini, Kone, Kaçaj e Kapino e shumë të tjerë që tashmë janë kthyer në “grekë kuqezinj”.

Çani-Mavraj dy shembuj që duhen ndjekur

Shumë prej shqiptarëve kanë zgjedhur që të luajnë për Kombëtaren dhe jo të interesit ashtu siç kanë bërë shumë nga të tjerë shqiptarë, pa dallim krahine, Kosovë, Mali i Zi Maqedoni apo shqiptarë që janë jashtë kufijve tanë. Mes tyre ka pasur edhe të lëkundur. Dy raste klasike janë Edgar Çani dhe Mërgim Mavraj. Ka edhe shumë emra që tani i bien kokës me grushte sepse mund të ishin pjesë e Shqipërisë dhe mund të luanin në një Kombëtare, por në rini kanë luajtur me ekipet e moshave të shteteve të tjera. Migjen Basha është një prej lojtarëve shqiptarë që luan në Itali e që ka luajtur për Zvicrën në rini, por që tani kërkon të luajë me kuqezinjtë. Një tjetër është lojtari i Hanoverit, Adrian Nikci e shumë e shumë të tjerë.

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Re: "Legjionaret e tredhun"

Post by Man in Redblue » Sat, 02 Feb 2013 , 20:07

Krenohemi se jena 10 milione shqiptare - nqs ka 1 burre prej 10milioneve, duhet me e xan dikund me e rrah kyt Brahimin, me e ba shembull!
Cfare plehit - kjo asht poshtersi. Me u tall kshtu me kombin shqiptar, por edhe me harxhu lekt e Shqipnise e ai me shku te Zvicrra - kjo asht e pafalshme. Nqs ka patriota - duhet te reagojne!

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: "Legjionaret e tredhun"

Post by GOLDIAN » Sat, 02 Feb 2013 , 21:15

ku ka patriota mar man in redblue pash zoten
na vec lehim e anderrojme

hej a lexove me te madhin mrojtesin ma te mire te europes BEG FERATIN(shume e me kane sha)
e kishin nis prej freiburgut e kishte shku ne lig te dyte ne zvicerr
i perjashtuar

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: "Legjionaret e tredhun"

Post by fpjalmi » Sun, 03 Feb 2013 , 21:38

Ky keka tamam tradhetare ky Mërgim Brahimi . Ka lujt me kombetaren e shqipnise te 21 vjecareve 8 ndeshje dhe ka lujt me kombetaren e shqipnise te te rriturve vetem 1 ndeshje , kurse tashti ka pranu me lujt me zvicreen.

Nji shprehje thote , mos e vrit as armikun me buk ne goje , kurse kyt Mërgim Brahimin e meriton me e vra me buk ne goje. Nese shqipnia ka pas tradhetare , asht ndryshe sepse nuk ka lujt me kombetaren e shqipnise kurse ky pusht ka lujt per kombetaren tone dhe nuk mund ta besoj se si nuk i ka ardh turp me deklaru ket gja .

Shifni edhe karriewren e tij , 8 ndeshje me 21 vjeqaret dhe 1 ndeshje me te rritunit, e tash don me kujt me zvicren

http://en.wikipedia.org/wiki/M%C3%ABrgim_Brahimi

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Re: "Legjionaret e tredhun"

Post by Admin » Mon, 04 Feb 2013 , 00:29

Nqs nuk gabohem , FSHF duhet me i dhan Ok per me lujt me Zvicren.
Duhet te jete e njejta situate si e Bashes vetem ne krah te kundert!!

Po me Kaçe ca u ba, a asht thirr per ndeshjen e ardhshme?!
Vllaznit Ultras

Image

vvvllaznia
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 887
Joined: Thu, 02 Jun 2005 , 21:04

Re: "Legjionaret e tredhun"

Post by vvvllaznia » Mon, 04 Feb 2013 , 05:09

Admin wrote:Nqs nuk gabohem , FSHF duhet me i dhan Ok per me lujt me Zvicren.
Duhet te jete e njejta situate si e Bashes vetem ne krah te kundert!!

Po me Kaçe ca u ba, a asht thirr per ndeshjen e ardhshme?!
tham qe jo sepse ky duhet ta ket pas pashaporten zcicerrane para se me lujt me ne. sipas intervistave e teorikisht duhet te jet e vertet ne fillim ka rrefuzu kombtaren zvicerrane, paska lujt me ne kete vit e teshti paska pranu ftesen e zviccers. gjynah, o kam mbet i zhgenjym ose e kan keshillu. 5 ndeshje deri tesh me grasshoperin, nuk besaj se ka me ba ndonje karriere qe me na mbet peng

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: "Legjionaret e tredhun"

Post by fpjalmi » Mon, 04 Feb 2013 , 10:50

Admin wrote:Nqs nuk gabohem , FSHF duhet me i dhan Ok per me lujt me Zvicren.
?!
Admin , me sa di un asht me ligj, nese lojtari lot me 1 kombetare atehere nuk lejohet me lujt me kombetaren tjeter. Nuk ma han mendja qe fifa do e lajn me lujt me zvicren , asht e pakuptimt .

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: "Legjionaret e tredhun"

Post by GOLDIAN » Mon, 04 Feb 2013 , 23:20

ajo qe thu ti pjalm asht per ndeshjet zyrtare
nese ky ka lujt miqesore atehere lejohet me lujt diku tjeter
keshtu e di une
i perjashtuar

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: "Legjionaret e tredhun"

Post by fpjalmi » Tue, 05 Feb 2013 , 21:05

GOLDIAN wrote:ajo qe thu ti pjalm asht per ndeshjet zyrtare
nese ky ka lujt miqesore atehere lejohet me lujt diku tjeter
keshtu e di une
Gold. Ka lujt 8 ndeshje zyrtare me shpresat

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: "Legjionaret e tredhun"

Post by GOLDIAN » Tue, 05 Feb 2013 , 22:58

me ligj te ri tash 3 vjet thuhet vec nese lun me kombetaren e pare nje ndeshje zyrtare atehere ske drejte me lujt per nje tjeter

une personalisht jam pro ligjit te vjeter ku jo vetem te shpresat po me sa di une kur ke lujt per under 17 te nje vendi ske mujt me lujt per tjeter vend
sot spo merret vesh gja
boateng del kampion te te rinjte e gjermanise sot me ghanen
e njeta gja me ate turkun kampion me u 19 gjermani sot lun per tuqit
e shume raste tjera
i perjashtuar

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: "Legjionaret e tredhun"

Post by fpjalmi » Thu, 07 Feb 2013 , 02:56

GOLDIAN wrote:me ligj te ri tash 3 vjet thuhet vec nese lun me kombetaren e pare nje ndeshje zyrtare atehere ske drejte me lujt per nje tjeter

une personalisht jam pro ligjit te vjeter ku jo vetem te shpresat po me sa di une kur ke lujt per under 17 te nje vendi ske mujt me lujt per tjeter vend
sot spo merret vesh gja
boateng del kampion te te rinjte e gjermanise sot me ghanen
e njeta gja me ate turkun kampion me u 19 gjermani sot lun per tuqit
e shume raste tjera
Ke te drejte Gold , itesh sa e pashe tek faqja e uefes qe vetem nese lojtari lun me kombetaren A ndeshje zyrtare , nuk ka te drejte me lujt per tjeter kombetare. Kam kujtu se asht edhe per 21 vjecaret .

Per mendimin tem nuk asht e drejte ky ligj i uefes.

vvvllaznia
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 887
Joined: Thu, 02 Jun 2005 , 21:04

Re: "Legjionaret e tredhun"

Post by vvvllaznia » Thu, 07 Feb 2013 , 05:07

nuk desha me hi ne kete teme sepse ne pergjithsi me ben shume nervoz e bahem shume pak i kthjedhet. Du vetem me kallxu dy ngjarje qe kan ndodhe sot.

http://www.sportishqiptar.com.al/newsit ... in-kuqezi/

http://lajmpress.com/lajme/maqedoni/18057.html

Sic e shihni trathtaret ndodhen ne radhe te pare brenda nesh e mandej jashte. Ne ne te njejtin moment pranojm me heq simbolet tona kombtare dhe pranojm qe po ata njerez te na fyejn, e te na qojn ne dhoma gazi e te na urojn vdekjen. Qa ka pune kjo me Brahimin??? Ka pune sepse lexova qe teshti kete duhet ta vrasim (shpresoj qe te jet shkruar nga nxehmja e momentit) ta rrahim, ta pordhunojm etj etj. Po keta ( njerezit e federates por jo vetem ) qa duhet me i ba???? Per mu nuk kena ma nje kombtare shqiptare, kena thjesht nje kombtare e dukes ku ai tesh 10 vjet si diktatori ma i keq vendos se qa duhet me ba, se qa eshte e drejte e se qa eshte e gabume. Sinqerisht nuk jam ma tifoz i kesaj skuadre qe mu personalisht nuk me ka perfaqsu kurre sepse kurre nuk ka perfaqsu deshiren teme per bashkim kombtar, ka gjithmone rrenu simbolet kombtare, dhe per sa me takon mu ben pjes ne te njejtin kategori me Sali Berishen e Edi Ramen, me torten ne Tirane, me 21 janarin e me shume gjana te tjera qe perfaqsojn thjesht pjesen e zeze e shoqerise shqiptare, nje pjes per fat te keq shume e madhe. Ai qe shan Brahimin ( nuk du me e mbrojt sepse edhe per mu ka ba nje gjest te shemtume sepse e kuptoj nqs nuk pranon ftesen e kombtares sepse fundi i fundit ne at vend je rrit e ndoshta mund ta ndish te tandin por jo kur e pranon e mandej e braktis pa dhane asnje shpjegim) me duket si ai qe ka kancer e meqe te jep edhe shpesh temperature vendos me marre hapa kunder temperatures e jo kunder kancerit. Para se me sha un Brahimin e Kacen tham qe kam sha nja qindmije her ma perpara federaten tone te dashtun por edhe gjithe sistemin sportiv kombtar mandej ndoshta edhe mund te kujtohem per keta njerez. Mos te harrojm Armando Duka ma shok vendosi mos me u anku as ne Uefa e as tek federata maqedonase per te gjitha fymjet qe morme ne Prilep por ka vendos me hek flamurin kombtar nga stadiumi i Lacit sepse fyente maqdonasit. E mos me thoni qe ik Duka e vjen nje tjeter sepse e dina shume mire qe ka me ken po i njejti pis, ik Berisha e vjen Rama. Nuk besoj se kena njerez qe kan me na ngrit persmarit thjesht sepse sot e kan fuqine horat e pisat, matrapazat e hajnat e i pari persmarit qe ka me ardhe kan me e largu sepse normalisht nje njeri i zoti dhe i ndershem ne Shqiperi eshte nje kercenim per te kafexhint, horat, hajnat etj. Un personalisht e kam hup komplet shpresen si tek futbolli shqiptar e po ashtu edhe tek shoqeria shqiptare e para se me u kap me nje zvicerran kapen me te gjithe ata shqiptar qe na kan qu ne kete pik. Na falni se e zgjata pak si shume :D :D :D

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: "Legjionaret e tredhun"

Post by fpjalmi » Thu, 07 Feb 2013 , 07:22

vvvllaznia wrote: me duket si ai qe ka kancer e meqe te jep edhe shpesh temperature vendos me marre hapa kunder temperatures e jo kunder kancerit.

Haaaaaaa, i madh je Vvvllaznia me ket krahesim qe ke ba :lol: :lol: :lol:

Une mendoj se keta gjana i ka ba Fshf-ja me Armando Duken ne krye , mos me marr gjobe prej uefes qe do te thote per lek , po na ulin si popull duke dit qe ne Maqedonia sot na kan ofendu aq shum , biles edhe kur shenoi Shqiptari qe lun per kombetaren E maqedonise

Vvvllaznia, ke shum te drejte kur thu qe Armando Duka duhet me u sha edhe ma shum, sepse kur mendon qe Armando Duka ofendon shqiptaret qe refuzojn kombetaren , atehere qa mund te themi kur Armando duka bahet diktator duke fut policine me rrah tifozat kuq e zi vetem se po bertitshin , Shqipnia Etnike . , dhe kuptohet qe ka ken edhe faji i qeverise sepse ato polica qe kan rra tifozat tone sot , jan shtet, dhe shteti nuk asht dash me marr urdhnat e Armando Dukes me rrah tifozat vetem pse kan bertit , shqipnia unike , sepse ne fund te fundit asht e vertete , sepse nji pjese na e mori maqedonia , nji pjese serbi dhe nje pjese greket e pabese

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: "Legjionaret e tredhun"

Post by GOLDIAN » Fri, 08 Feb 2013 , 00:03

Shume e drejte vvvllaznia
asht turp po une personalisht kam kohe pa e pa kombetaren
te vjen plasja kur mendon se cdo vend po rritet(pash uellsin mram) ndersa na vetem fryhena
une nuk shoh shpetim aspak
i perjashtuar

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Re: "Legjionaret e tredhun"

Post by Man in Redblue » Mon, 11 Mar 2013 , 00:40

Per mendimin tem keto ceshtje nuk jane "ose...ose" por te dyja bashke. Konkretisht: Duhet si me protestu kunder FSHF ashtu edhe me "vepru" kunder Brahimit.
Ceshtja mund te sillet ne 100 menyra, por ajo qe ka ba Brahimi mbetet tradhti atdheut.
Se Duka asht kryematrapaz si cdo drejtues tjeter ne Shqiperi kjo dihet, por ne shqiperi njerzit skane force as kurajo as moral me luftu te keqen, por e kunderta, mundohen me iu pershtat asaj.
E kam thane dhe e perseris: Ata qe mendojne se "ia kane borxh" nje vendi tjeter, me lujte me kombetaren e tyne (psh jane te integrum atje), ska problem, i shkofte mbare. Por keta qe tallen me kombetaren, sillen njesoj si Duka, bajne matrapazlleqe ne kurriz te Shqiperise - kta mos bashin hajr.

Post Reply