Lajme mbi kombëtaren
Moderator: GOLDIAN
-
- I lindur KuqeBlu
- Posts: 3657
- Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
- Location: angli
- Contact:
Bakaj dhe Sukaj, “dajak” Turqisë U-21
Shqipëria U-21 e Artan Bushatit u ka dhënë një mësim të mirë më Stamboll homologëve të tyre turq. Shpresat fituan me rezultatin e pastër 2-0 në stadiumin modern "Olimpik Ataturk". Golat për Kombëtaren e vogël u shënuan në pjesën e dytë nga Elis Bakaj (Partizani) në minutën e 70 dhe nga Xhevair Sukaj (Vllaznia) në të 88’. Pjesa e parë ishte e ekilibruar dhe me nivel të pëlqyeshëm të lojës nga të dyja e ekipet. 45 minutat e dytë ritmi ishte i lartë nga ana e kuqezinjve që patën raste të pastërta me Xhevair Sukaj dhe Andi Lilën (Besa). Trajneri Bushati pas ndeshjes është shprehur se ka mbetur i kënaqur me lojën e treguar nga djemtë e tij. Bushati theksoi se kjo ndeshje miqësore vlejti shumë për evidentimin e elementeve të rinj për ekipin kombëtar "U-21" dhe kombëtaren "A". Gjatë 90 minutave loje u dalluan për përfaqësuesen tonë Elis Bakaj, Xhevair Sukaj, Gilman Lika dhe dhe Andi Lila. Më datë 6 shkurt ekipi yne U-21 zhvillon miqësoren e radhës me moshataret e përfaqësueses grekë, takim që do të luhet në Athinë.

Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.
[/color]
[/color]
-
- Moderator
- Posts: 3865
- Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
- Location: My heart is where my home is
-
- Webmaster
- Posts: 5601
- Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
- Skuadra: Vllaznia
- Location: Loro Boriçi
- Contact:
-
- I lindur KuqeBlu
- Posts: 3657
- Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
- Location: angli
- Contact:
Skandal / Arrestohet sekretari i FFM-së, rrezikoet miqësorja Shqipëri - Maqedoni
Sekretarit të përgjithshëm i Federatës Maqedonase të Futbollit (FMF), Lazar Mitrovski është përfshirë në pazare me klube të ndryshme në Ligën Maqedonase të Futbollit dhe në këtë skandal janë përfshirë shumë njerëz. Lazar Mitrovski është punësuar nga federata maqedone me një diplomë false, të marrë nga një fakultet në Sarajevë. Situata ka alarmuar FIFA-n, që ka pezulluar Maqedoninë nga të gjitha aktivitetet futbollistike, për shkak të ngjarjeve të fundit, ndërsa UEFA ka nisur një grup monitorimi të situatës. Mitrovski u arrestua edhe mëpas është lënë i lirë. Federata ka qenë e mbyllur paradite dhe vonë pasdite është hapur për pak momente, por asnjëri nuk jepte shpjegime rreth situatës

- Tifoz nderi
- Posts: 887
- Joined: Thu, 02 Jun 2005 , 21:04
Mbrenda ityne pes vjetve ka ndosh skandale me futbollin ne tana vendet e europes perfshi itali gjermani perveç se ne Shqiper natyrishtEdmond-Cela wrote:Skandal / Arrestohet sekretari i FFM-së, rrezikoet miqësorja Shqipëri - Maqedoni
Sekretarit të përgjithshëm i Federatës Maqedonase të Futbollit (FMF), Lazar Mitrovski është përfshirë në pazare me klube të ndryshme në Ligën Maqedonase të Futbollit dhe në këtë skandal janë përfshirë shumë njerëz. Lazar Mitrovski është punësuar nga federata maqedone me një diplomë false, të marrë nga një fakultet në Sarajevë. Situata ka alarmuar FIFA-n, që ka pezulluar Maqedoninë nga të gjitha aktivitetet futbollistike, për shkak të ngjarjeve të fundit, ndërsa UEFA ka nisur një grup monitorimi të situatës. Mitrovski u arrestua edhe mëpas është lënë i lirë. Federata ka qenë e mbyllur paradite dhe vonë pasdite është hapur për pak momente, por asnjëri nuk jepte shpjegime rreth situatës
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 9630
- Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
- Location: Italia
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 9630
- Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
- Location: Italia
-
- I lindur KuqeBlu
- Posts: 3657
- Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
- Location: angli
- Contact:
• Nuk rrezikohet miqësorja
Llazar Mitrevski / Ndeshja me Shqipërinë do të luhet
Sekretari i FFM-së, Llazar Mitrevski ka pohuar se nuk ka asnjë rrezik rreth ndeshjes së ardhshme miqësore midis Shqipërisë dhe Maqedonisë. “Rreth ndeshjes me Shqipërinë gjithçka do të jetë në rregull. Katanec do të bëjë përgatitjet e nevojshme, ndërsa së shpejti pritet edhe zyrtarisht të caktohet udhëtimi i reprezentacionit dhe gazetarëve drejt Shqipërisë” , tha Mitrevski. Ndërkohë Katanec ka thënë se këto turbullira mundë të ndikojnë edhe në psikikën e lojtarëve, por deri në takimin me Shqipërinë gjithçka do të jetë në rregull. Ndeshja do të luhet në Shkodër me 7 shkurt duke filluar nga ora 16:00.

- Kuqeblu Perjete
- Posts: 7305
- Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
- Skuadra: vllaznia
- Location: perjashtuar nga forumi
-
- I lindur KuqeBlu
- Posts: 3657
- Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
- Location: angli
- Contact:
Mitrovski, sekretari maqedonas nesër vizitë në Shqipëri
Llazar Mitrovski, sekretari i Federatës Shqiptare të Maqedonisë, i cili pak ditë më parë u arrestua nga policia maqedonase, ku pas një qëndrimi prej më shumë se dhjetë orësh, u la i lirë, do të vizitojë nesër duke u nisur nga ora 12:00 Shqipërinë, i shoqëruar nga zëvendëspresidenti i FFM, Rexhep Bexheti. Lajmi konfirmohet për albania-sport.com, nga zëdhënësi i FSHF, Lysjen Nurishmi. Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Roland Mici në linjë telefonike për Albania Sport sqaroi edhe disa detaje të vizitës: “Sekretari i federatës maqedonase dhe delegacioni që ai e shoqëron do të ketë takim me palën shqiptare, të cilën e krysoj unë. Do të shikohen në detaje të vendet e akomodimit”. Një takim midis presidentit Duka dhe delegacionit maqedonas nuk do të ketë, pasi numri 1 i FSHF-së, ndodhet jashtë shtetit për arsye personale, që lidhen me bizneset e tij.
Avokati Roland Mici nuk e përjashtoi një vizitë në qytetin e Shkodrës për të parë nga afër dhe kushtet e stadiumit “Loro Boriçi”. “Më pas do të kemi edhe një kafe pune, ku do të flasim për një zgjerim të marrëdhënieve midis dy federatave, zhvillimin e miqësoreve midis përfaqësueseve U-17 e deri U-21”, përfundoi sekretari i FSHF-së.
Miqësorja me Maqedoninë do të zhvillohet, më 7 shkurt 2007, ndërkohë që përgatitjet e ekipit Kombëtar A do të fillojnë, më 4 shkurt.
Federata Maqedonase e Futbollit është themeluar në vitin 1948. Nga viti 1994 është anëtare e UEFA-s dhe FIFA-s. President i federatës është Haralampie Hadzi-Risteski

Shqipëri - Maqedoni / Sreçko Katanec, drejt nëTiranë
Shkup - Seleksionuesi i Maqedonisë, Sreqko Katanec nuk do të udhëtojë në Shkup për t’u konsultuar me drejtuesit e FFM-së rreth ndeshjes miqësore me Shqipërinë. Ai pritet të vendoset në një nga hotelet më të njohura të Tiranës, ndërsa planifikohet që stërvitjet para zhvillimit të takimit të bëhen në Durrës. “Katanec do të shkojë direkt në Tiranë ku do të bëjë përgatitjet e nevojshme për ndeshjen me Shqipërinë. Jemi në bisedime edhe për vendosjen e futbollistëve në ndonjë nga hotelet e Tiranës, pasi kemi informata se në hotelin ‘Adriatik’ në Durrës do të vendosen futbollistët e Shqipërisë”, tha sekretari i FFM-së, Llazar Mitrevski.
Në Tiranë do të grumbullohen mes tre dhe katër shkurtit të gjithë futbollistët që luajnë në skuadra të huaja ku do t’i presë seleksionuesi Katanec, ndërkohë futbollistët e Maqedonisë do të udhëtojnë bashkë me ndihmësseleksionuesit e reprezentacionit.
Lista e lojtarëve të ftuar do të mësohet të martën, një ditë pasi të mbahet Këshilli Drejtues i FFM-së.
Ndihmësit e Katanecit, Stanojkoviq dhe Ymeri nuk pranojnë të publikojnë emra nga lista e lojtarëve të ftuar. Uran Ymeri thotë se e ka dorëzuar listën e pesë futbollistëve shqiptar, të cilët mundë të ftohen nga slloveni Katanec. Jozyrtarisht mësojmë se bëhet fjalë për Artim Shaqirin, Artim Pollozhanin, Ismail Ismailin, Nderim Nexhipin dhe Vullnet Eminin. Nga këta futbollistë deri më tani më afër aktivizimit ka qenë Pollozhani, i cili ende nuk ka debutuar, përderisa Shaqiri është aktivizuar për 35 minuta në ndeshjen e fundit kundër Rusisë në Shkup.

Bariç: “Brigel i gjeti lojtarët në kulmin e tyre, unë në perëndim”
(Pjesa e parë): Trajneri i Kombëtares shqiptare dha sot paradite në mjediset e Hotel “Rogner Europark” në Tiranë, një intervistë ekskluzive për sitin Albania-sport.com, ku preku disa nga problemet që shqetësojnë atë si drejtues i pankinës kuqezi.
Albania-sport.com: Zoti Bariç, në emër edhe të stafit të Albania Sport iu urojmë mirësardhjen në faqen më të madhe sportive shqiptare on-line.
Otto Bariç: Edhe unë ndihem i kënaqur që kam mundësi të flas për herë të parë për një faqe interneti shqiptare. Do t’u përgjigjem të gjitha pyetjeve për të cilat ju do të jeni të interesuar.
Albania-sport.com: Zoti Bariç, ju jeni trajneri i tretë i huaj rresht që drejtoni Kombëtaren shqiptare, pas italianit Xhuzepe Dosena, i cili e braktisi përfaqësuesen shqiptare pas vetëm dy takimesh, dhe gjermanit Hans Peter Briegel, i cili vendosi tetë rekorde personale në pankinën kuqezi
Otto Bariç: Po. Për Dosenën unë di shumë pak. Unë e di që ai ka drejtuar Kombëtaren shqiptare, dhe tërthorazi kam mësuar edhe veprimin e tij, të cilën e konsideroj si diçka personale të tij. Nuk mund të them kurrsesi diçka më shumë. Për Hans Peter Briegel, unë mund ta them me plot gojën se ai ka bërë diçka shumë të rëndëisshme ka bërë për Shqipërinë dhe ekipin Kombëtar të futbollit. Unë mendoj se ai ka vendosur rregull në përfaqësuesen shqiptare. Përveç kësaj ai gjeti një ekip relativisht të pranueshëm për nga kualiteti. Për të unë mendoj se ka qenë më e lehtë se sa ekipi që unë pranova të drejtoja. Ai gjeti shumë lojtarë që ishin në vitet e tyre më të mira. Ndryshimi me atë që gjeta unë është shumë i madh. Unë kam shumë lojtarë që janë në përfundim të karrierës së tyre, si Hasi, Tare apo të tjerë. Detyra ime ka qenë shumë qartë e përcaktuar: krijimi i një ekipi me futbollistë të rinj dhe të talentuar. Kjo është edhe qëllimi im kryesor. Unë do të doja të dilja i treti apo i katërti në grup në një grup ku shumë ekipe luftojnë për vendin e dytë dhe të nisja formimi e një ekipi të gatshëm për të përballuar eliminatoret e Kampionatit Botëror (2010).
Albania-sport.com: Ju keni një përvojë të madhe si trajner në arenën ndërkombëtare. Prania e Kroacisë në Botërorin Korea e Jugut-Japoni dhe qënia si drejtues i Austrisë ju ka siguruar një reputacion të admirueshëm ndërkombëtar. Cili është vlerësimi juaj i sinqertë në lidhje me futbollin shqiptar?
Otto Bariç: Shqipëria ka me të vërtetë probleme të shumta, kjo ndikon që ne kemi në përfaqësuese 80% të lojtarëve që aktivizohen në kampionatet e huaja. Unë mendoj se në një fare mënyre ndikon në nivelin e futbollit shqiptar edhe niveli i trajningut. Fatkeqësisht, në Shqipëri nuk ka edhe një Ligë shumë cilësore, po të krahasojmë me kampionatet ku aktivizohen pjesa më e madhe e lojtarëve të kombëtares, dhe po të vazhdojmë më tej me kampionatet e ekipeve që marrin pjesë në grupin tonë, diferenca është akoma më e madhe. Unë e kam të qartë se duhet të kërkoj lojtarë shqiptarë që luajnë jashtë vendit tuaj. Unë kam kontakte me shumë menaxherë të lojtarëve shqiptarë. E konsideroj vetenm me fat që në Hamburg të Gjermanisë ndodhet Zyra e Talenteve e drejuar nga zoti Xhelil Musa, që ka nën vëzhgimin e zyrës së tij praktikisht më shumë se 200-300 lojtarë të rinj nga 17 vjeç deri në 22 vjeç, të cilët aktivizohen ekipe të ndryshme në Gjermani, Zvicër, Austri, Belgjikë, Norvegji, Holandë apo në vende të tjera. Unë duhet të nxjerr përfundime se kush nga këta lojtarë luan mirë, kush aktivizohet më shumë, kush e meriton të kalojë në Kombëtare. Nuk duhet të harroj se dhe në Shqipëri ka shumë talente. Unë besoj se kam bërë shumë dhe ka gjetur të paktën pesë lojtarë me të dhëna premtuese, disa prej të cilëve i kam thirrur edhe në grumbullimin e Antalias. Unë jam i bindur se gjatë muajve të ardhshëm ne do të gjejmë lojtarë të tjerë që ia vlen të punosh. Kjo është e rëndësishme për futbollin shqiptar.
Albania-sport.com: Grumbullimi i radhës është në Antalia të Turqisë, një seleksion të cilën në median shqiptare e konsiderojnë si “Përfaqësuesja B”. Çfarë prisni ju nga kjo fazë përgatitore?
Otto Bariç: Unë kam shumë pak mundësi që ti shoh lojtarët duke luajtur së bshku. Më duhet të shfrytëzoj në maksimum çdo hapësirë për të njohur akoma më shumë lojtarët që kam thirrur. Ka disa që nuk i kam njohur personalisht më parë, por për ta kanë dhënë mendime pozitive ndihmësit e mi, siç është rasti i Migen Memellit. Kovaçiç udhëtoi deri në Bran të Norvegjisë për ta parë atë. Në përfaqësuesen A unë nuk mund të thërras lojtarë që nuk i kam parë kurrë personalisht. Unë mendoj se grumbullimi në Antalia është filtri më i mirë për të gjetur lojtarët që vlejnë për Kombëtaren. Unë nuk mund të them me saktësi se sa prej tyre do të jenë të denjë, por kam bindjen se 50% e tyre do të kenë mundësinë për t’u thirrur edhe për disa herë të tjera. Ajo që duhet të theksoj se 70% lojtarëve që kanë qenë pjesë e grumbullimeve zyrtare nuk kanë mundur të jenë me ne në Antalia, pasi luajnë në Itali, Gjermani, Francë, Belgjikë, Greqi. Në këto vende kanë filluar kampionatet ose janë në prag të rifillimit. Nuk jam ende i bindur për kualitetin e disa lojtarëve të thirrur në Antalia dhe dua ta shfrytëzoj në maksimum këtë grumullim. Tashmë kam krijuar një ide se për kë repart unë duhet të kërkoj lojtarë të rinj. Janë repartet e mbrojtjes dhe të mesfushës. Në mbrojtje ka vetëm lojtarë që luajnë në Ukrainë dhe në Shqipëri: Dallku, Curri, Beqiri dhe nga Shqipëria, Dede e Bulku. Unë duhet të gjej lojtarë të rinj që të plotësojnë me efikasitet këtë nyje të vështirë të Kombëtares. Koha është e shkurtër. Unë duhet të shoh dhe të flas me të gjithë kandidatët për këtë repart. Gjë që nuk është e lehtë pasi më duhet kohë dhe të udhëtoj atje ku ndihmësit e mi më sinjalizojnë se ka një talent. Nga mesfushë nga Shqipëria ka disa lojtarë dhe unë jam mbështetur te Tirana, të cilën unë e konsideroj se është ekipi më i mirë i vendit.
Bariç: “Maqedonia e sotme, si Shqipëria e para dy-tri viteve”
(Pjesa e dytë)Albania-sport.com: Në repartin e sulmit ka një konkurrencë shumë të ashpër: lojtarë me përvojë kundër futbollistëve shpërthyes në gola...
Otto Bariç: Është e vërtetë. Në sulm janë disa nga lojtarët më të mirë të përfaqësueses. Përveç Hamdi Salihit të gjithë futbollistët e tjerë luajnë në kampionatet e huaja, ku janë stërvitur në kushte moderne, në konkurrencë të fortë me kolegët e tyre brenda ekipeve dhe në një infrastrukturë që ndryshon kryekëput nga ajo që ofron Shqipëria. Unë tashmë i njoh shumë mirë kapacitetet sportive të Debatik Currit, Edmond Kapllanit apo dhe Besart Berishës, që luajti për herë të parë me Kombëtaren nën urdhërat e mia. I kam vlerësuar për impenjimin e tyre në stërvitje dhe jam i bindur për atë që mund të prodhojnë në fushë dhe besoj se në ndeshjet e ardhshme ata do të jenë liderit e sulmit. Kjo është shumë e rëndësishme për plejadën e re të futbollit shqiptar. Bashkë me ta unë do të vlerësoja edhe Migen Memellin, pa harruar edhe Shpëtim Hasanin e FC Kalmar në Suedi. Ka shumë konkurrencë midis të gjithëve kur dihet se një 90 minutësh të kufizon shumë në përzgjedhje. Të gjithë kanë përparësitë e tyre dhe kjo e kompikon shumë situatën. Sulmuesit tradicionalë kanë përvojë të madhe ndërkombëtare, por nuk gëzojnë formë të mirë te klubet e tyre, ndërsa të rinjtë janë më të motivuar dhe mosaktivizimi i tyre më krijon jo pak shqetësime personale. Opinioni dhe media nuk vlerëson dashurinë time për njerin apo tjetrin por paraqitjen e mirë të një sulmuesi ashu si kundër formën e dobët të një dikujt tjetër.
Albania-sport.com: Një nga kërkesat urgjente është dhe ripërtëritja e Kombëtares. Sa po përgatitet Bariç për këto ndryshime të mëdha?
Unë besoj se Shqipëria i ka qysh tani pesë apo gjashtë lojtarë të formacionit bazë që premtojnë për të ardhmen. Unë i kam të qartë idetë. Unë e kam parim që nuk investoj në lojtarë që nuk mund t’i përdor në të ardhmen e afërt. Unë dëshiroj lojtarë që do të japin maksimumin për një periudhë të gjatë kohore. Përvoja ime e fituar me Kroacinë është shëmbulli më i mirë. Shumë nga talentet më të spikatura kroate të viteve të fundit kanë qenë lojtarët e mi në Botërorin e Kore-Japoni 2002, futbollistë që më pas luajtën në kampionatet më të forta të Botës si me Çelsin, Juventusin, Bajer Leverkuzen, Verder Bremen, apo diku tjetër. Lojtarë që për një periudhë të shkurtër ishin në majë të top-formë dhe fituan shumë para. Kroacia ishte dhe në Portugali, ku u përballëm me ekipe si Franca, Zvicra dhe Anglia, ku ne dolëm te tretët. Unë mendoj se shqiptarët nuk kanë durim të presin. Nëse unë do të fitoja me Slloveninë unë do të konsiderohesha si një trajner i mirë dhe në rast se do të humbas, do të vlerësohesha si një trajner i keq. Humbja me Rumaninë është me ekipin që ndodhet në 30-40 vendet e para në Botë. Rumania nuk është më e keqe se Kroacia. Në kompeticionet europiane të këtij edicionin ishin dhe janë 3-4 ekipe rumune, për më tepër lojtarë të tillë si Mutu dhe Chivu janë dy nga lojtarët më të në formë në Itali. Rumania megjithatë na mundi me një autogol (gabim i Dallkut në pasim) dhe një penallti (faull i Currit). Ne luajtëm jo keq kundër Holandës, e cila është prej 40 vjetësh një fuqi botërore ne futboll. Është si të krahasosh “Amsterdam Arena” me stadiumin “Qemal Stafa”. Ndryshimi nuk ka nevojë për koment.
Albania-sport.com: Sa e rëndësishme është ndeshja miqësore me Maqedoninë, një ndër të paktat që FSHF ka mundur të sigurojë?
Otto Bariç: Është shumë e rëndsësishme. Jo për rezultatin, megjithëse dhe atë e dëshiroj. Maqedonia ka një ekip të mirë dhe ndodhet në një pozicion të mirë në grupin e saj. Unë mendoj se Maqedonia është në atë nivel ku ishte Shqipëria dy-tre vjet më parë, kur Shqipëria kishte Muratin, Hasin, Taren, Haxhin, Strakoshën, por në një moshë më të re. Ata kanë lojtarë të rinj, por kanë një bazë të mirë. Unë jam shumë kurioz se si do të jenë të organizuar ata për t’i krahasuar me Shqipërinë.
Bariç: “Kroacia nuk do ta lejonte kurrë një Sotir Nini të luante për Greqinë”
(pjesa e tretë): Albania-sport.com: Pas luksit të miqësores, ku ju lejohen edhe eksperimentime, menjëherë vjen ndeshja me Slloveninë, ku Shqipëria ka nevojë për pikë të plota. Sa e përgatitur është Kombëtarja për fitoren e parë në grup?
Otto Bariç: Unë e njoh në një farë niveli futbolli slloven. Ndjek zhvillimet në kampionatin e tyre dhe disponoj një numër kasetash të ndeshjeve të Sllovenisë. Disa prej lojtarëve të tyre luajnë edhe në Kroaci. Dua të theksoj se mbi 75% futbollistëve nuk luajnë në Slloveni, por në disa kampionate të rëndësishme europiane. Në vitet e fundit ata kanë bërë përparime. Nuk duhet të harrojmë se ata gëzojnë kushte shumë më të mira infrastrukture dhe kanë mundësi më të mëdha se Shqipëria. Unë besoj se vetëm shpirti i sakrificës, mobilizimi i madh dhe ndërgjeshmëria se kjo ndeshje duhet fituar, Shqipëria mund ta fitojë atë takim. Personalisht do të më hidhëronte shumë një disfatë e dytë në Shqipëri.
Albania-sport.com: Ju vlerësuat disa lojtarë nga grumbullimi i dhjetorit me kandidatët e thirrur...
Otto Bariç: Ndoqa me shumë vëmendje disa lojtarë të cilat për mua gëzojnë vlera futbollistike. Fatkeqësisht shumë prej tyre nuk mund t’i kem në Antalia. Një nga këta është dhe Labinot Haliti, i cili aktivizohet në Australi, shumë larg Shqipërisë. Ia kam thënë dhe atij personalisht se ai duhet të gjejë një ekip në Europë. Unë dua të bëj shumë për të. Përse? Nëse ai do të thirrej rregullisht në grumbulimet e Kombëtares, udhëtimi i tij do të zgjaste dhjetë ditë vajtje-ardhje dhe kurrë nuk do të ishte në topformë. Unë, për interesat e futbollit shqiptar i kam gjetur atij një ekip në Europë. Dhe ky është Varteks i Varazhdinit, që renditet i treti në Kroaci. Është një ekip i ri, me një trajner shumë të formuar. Klubi nuk ka shumë para, por ka një organizim të mirë si Tirana në Shqipëri. Dy nga lojtarët më të mirë të Varteksit luajnë jashtë Kroacisë dhe fitojnë shumë para. Unë jam i bindur se Labinoti në gjashtë apo një vit do të jetë lojtar stabël i përfaqësueses shqiptare dhe do të luajë për një klub të madh. Garantoj për këtë.
Albania-sport.com: Një tjetër talent që po bën bujë në Greqi është dhe 16-vjeçari Sotir Nini, i cili aktivizohet me Panathinaikos. A ju kanë servirur ndonjë informacion për të?
Otto Baric: Po kam dëgjuar. Por ajo që më trishton është roli i pakët që po luan federata shqiptare. Vetëm për ju kjo duket e vështirë. Nëse ky futbollist do të ishte me origjinë kroate dhe do të gëzonte një pasaportë të tillë, të jeni i bindur se federata kroate nuk do ta lejonte kurrë të luante për Kombëtaren greke. Kjo nuk është në të vertetë puna ime, por unë do të isha i lumtur të kisha lojtarë të tillë në të ardhmen. Një nga pyetjet e përhershme shqetësuese që më bëjnë ka të bëjë me numrin e madh të lojtarëve shqiptare që vinë nga Kosova. Mos harroni se 80& e tyre familjet i kanë jashët Kosovës dhe janë formuar prej vitesh në kampionatet e huaja. Nëse edhe Shqipëria do të ishte prej kohësh e hapur ndoshta do të kishte 100%të lojtarëve që luajnë jashtë.
Albania-sport.com: Ndryshe nga rekomandimi juaj, Hamdi Salihi zgjodhi SV Ried dhe jo Rapidin e Vienës, ku ju përcollët edhe kredencialet më të mira për “Gerd Mylerin e Shqipërisë”, siç e cilësoni ju?
Otto Bariç: Hamdi Salihi është një sulmues me të ardhme të madhe. Unë besoj se ai është tërhequr nga aspekte që kanë të bëjnë me anën financiare të kontratës së tij. Unë kam folur personalisht me trajnerin e SV Ried dhe i kam kërkuar atij të ketë durim në lidhje me Salihin. Në Europë konkurrenca është shumë e fortë. Nëse një sulmues për të cilin është investuar shumë sidomos në aspektin e dobishmërisë së tij, nëse nuk do të gjejë shpejt rrugën e golit, mund të mënjanohet pa mëshirë. Kjo nuk është një rregull që vlen vetëm për Salihin, por dhe për lojtarë me eksperiencë si Bogdani. Unë e konsideroj si lëvizje në momentin e duhur transferimin e tij te Kievo. Në rast se te Siena, Bogdani ishte sulmuesi i tretë te Kievo është opsioni i parë.
(vijon...)
Marre nga albania-sport.com