GOLDIAN wrote:Sidrit te njejtat fjale qe thu ti puna e akademise i kam shpreh une dikur ne fb
e me shane
se me thane me beqirin e osmanin ne mbrojtje me delic qe ka lujt me partizan beograd me rexhe e nallban na jena per champions e lash ate pune
ajo qe thu ti asht gjaja ma e logjikshme por a ju intereson drejtusave dhe a kan logjike ato?
sinqerisht nuk kam asi lloj interesi te duro dhe te ikun qysh sonte por nuk du ta baj fajtor sepse kur si plas grimes e kompani trapi pse ti plasi duros?
vllaznia dhe shkodra dun burra mi drejtu
A KEMI?
Gold, situata te Vllaznia asht krejtesisht pasoje e mungeses se vizionit dhe strategjise nga ana e drejtuesve.
Nuk i kam parasysh interesat qe mund te kene persona te veçante per te kriju situata te tilla. Besoj se ka menyra te ndryshme per te ule vleren e nje ekipi. Nuk a nevoja me e çu kaq poshte.
Vllaznia ma Gold, siç thu edhe ti dan burra ne kry. Don persona qe vujne kur e shohin keq. Don dikend qe nuk e ka per gja me perjashtu tane ekipin nqs e meriton. Jam i sigurte qe kto njerez i ka shkodra. Puna asht me ja dhane ne dore e me i lane dore te lire. Askush nuk duhet me nderhy dhe me vu ne diskutim vendimet e tij. Por ma pare duhet kriju ose rikthy nji filozofi e qarte.
Duhet pranu se edhe pse kampion çdo vit, prej akademise nuk kane ardhe talente te jashtzakonshme. Qysh me balen e vajushin te tjeret nuk jane kerkund. Por, me kujtohet kur e kam pa vajushin per here te pare tu lujte kam thane qe nuk u dashka gja as ky. Natyrisht, e krahasosha me nji Sinan apo salih e sukaj.
Duhet punu ma shume me te rinjte. Duhet te jene ne nje nivel tjeter. Duhen stimulu ma shume. Duhen formu ma shume edhe taktikisht jo vetem teknikisht. Pra, duhet shkolle e mirfillte. Nji trajner i te rinjve, duhet te jete edhe mesus e prind per ta. Duhet te rriten serioz e puntore. Pa shenja mendjemadhesije siç dalin zakonisht.
Kena rastin e shtupines. Shkelqeu sa ishte 17 - 18 vjeç. Sot ka mbete ne vend numero ose edhe ma keq. Kyt e quaj minimumi mungese serioziteti.
Me sa di une ti jeton ne austri. Besoj e din shume mire projektin qe u nis nga Gjermania ne 2005. Rezultatet shihen sot.
Kuptohet qe ne nuk mund te krahasohena por te pakten te mundohena te imitojme sadopak shkollat ma serioze te futbollit. Programet ekzistojne kudo. Duhet vetem vullnet dhe seriozitet.
Sot, e kuptoj ma lehte se kurre revolten e Vates. Paska pase te drejte.
Kalofsh nje dite te bukur.