E kam shkru edhe here te tjera: une nuk jam nacionalist i verber, nuk i ve faj pershemull atij shqiptarit qe lun me kombetaren e Finlandes, Hetemaj, qe doli si burrat e tha "mu shteti dhe shoqeria finlandeze me ka rrespektu, une e ndiej per detyrim me ia shprebly"; une kyt e kuptoj por legena si puna e Behramit qe ban teater 1 vit rresht vetem qe me ia cu pazarin vedit te Zvicrra (pra tallet me kombetaren dhe tifozat kuqezi) dhe sot me deklaron se kur te bahet Kombetarja e Kosoves lun per Kosoven - kta tipa jane thjesht TRADHTARE. E njejta gja mund te thuhet per vellezerit Xhaka qe u kontaktun nga TKZ dhe sot me paturpsi deklarojn vec rrena se nuk asht interresu FSHF per ta.Na e dina si asht puna e FSHF etj, por ne kyt rast e kan kontaktu TKZ.
Po me vjen keq te lexoj edhe nga Shaqiri qe "kur te bahet Kombetarja e Kosoves do te los per Kosoven", qe "asht vendlindja jeme". Shaqiri ban dy gabime te randa ne kyt deklarate:
1- Tallet me tifozat kuqezi kur thote "kur te baher Kombetarja e Kosoves" sepse ai e din shume mire se te pakten sa te kete ai karriere sportive nuk bahet Kombetarja e Kosoves (per arsye se edhe me e detyru EU Serbin me e pranu Kosoven, nuk e pranon Rusia= nuk bahet antare e OKB Kosova= nuk e njeh FIFA)
2- Tregon se asht tradhtar kur po don me fut ndasi mes Kosoves dhe Shqiperise. Shqiptaret kane veten nji ATDHE.
U zgjata shume, nuk e kam zakon te perdori termin "tradhtar" sepse shpesh keqperdorohet, dhe sic e thashe ne fillim nuk i paragjykoj tane shqiptaret qe losin per kombetare te tjera, por vetem ata qe shtiren si atdhetare kosovare, tallen me tifozat kuqezi dhe presin qe ti mirekuptojme.
Nji fitore ne Zvicerr para mijera atyne shqiptareve qe do te jene ne stadium do te kishte kene nji dhurate e mrekullueshme e Kombetares Shqiptare per 100 vjetorin e Pavarsise!


