Rudi Vata, Traineri i ri i Vllaznis
Moderators: GOLDIAN, Miri, vllaznia1919
-
- Kuqeblu Perjete
- Posts: 7305
- Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
- Skuadra: vllaznia
- Location: perjashtuar nga forumi
Re: Rudi Vata, Traineri i ri i Vllaznis
asht bukur kur diskutojme dhe kjo ngjall dhe ma interes ne forum
vvvllazni ty si fillim e tan tjert me rradh i kisha pyt
nese do ishit ne vendin e shabes apo troshanit
pas ketyre deklaratave bombe te trajnerit(pak rendesi kush a dhe nga vjen)a sdo e kishit shkarku direkt personin ne fjale? po bajm muhabet se nuk po kena gja ne dore

i perjashtuar
-
- Tifoz nderi
- Posts: 887
- Joined: Thu, 02 Jun 2005 , 21:04
Re: Rudi Vata, Traineri i ri i Vllaznis
personalisht fill, bile un kam prit qe vet Vata te japin doreheqje sepse kur puna fillon me qelb nuk duhesh ma me ken pjes e kesaj qelbsine por ndoshta Vata ka dasht me u shkarku qe me ja lan pergjegjsin bashkis ose ka shpresu deri ne fund qe bashkia ta mbaj ne at pozicion e ti shkarkojn te tjeret. nuk e di veqse per mendimin tem asht nder te paket ne Shqiperi qe ka mentalitet qe mund ta qojn perpara futbollin shqiptarGOLDIAN wrote:asht bukur kur diskutojme dhe kjo ngjall dhe ma interes ne forum
vvvllazni ty si fillim e tan tjert me rradh i kisha pyt
nese do ishit ne vendin e shabes apo troshanit
pas ketyre deklaratave bombe te trajnerit(pak rendesi kush a dhe nga vjen)a sdo e kishit shkarku direkt personin ne fjale? po bajm muhabet se nuk po kena gja ne dore
-
- Huligan
- Posts: 187
- Joined: Sat, 02 Feb 2008 , 16:19
Re: Rudi Vata, Traineri i ri i Vllaznis
Goldi, e drejte pyetja jote edhe une kisha thane qe do te kisha vepru si ata.GOLDIAN wrote:asht bukur kur diskutojme dhe kjo ngjall dhe ma interes ne forum
vvvllazni ty si fillim e tan tjert me rradh i kisha pyt
nese do ishit ne vendin e shabes apo troshanit
pas ketyre deklaratave bombe te trajnerit(pak rendesi kush a dhe nga vjen)a sdo e kishit shkarku direkt personin ne fjale? po bajm muhabet se nuk po kena gja ne dore
Pyetja qe shtroj une asht, a do ta kishe çu vedin ti deri aty sa me tu ba akuza te tilla ne publik, nga trajneri i ekipit qe ke vu vet me dore tande?
Flas per Shaben se Troshanit ja lanen ne dore dan s'dan ai. Ne fund te fundit Gold, deshta me dite a din gja kush asht pergjegjesi kryesore per marvajtjen e punve?
Nqs a Shaba, atij i takan te parit me u dorheq.
-
- Tifoz nderi
- Posts: 348
- Joined: Mon, 01 Feb 2010 , 21:03
- Skuadra: Vllaznia
- Location: Shkodër
Re: Rudi Vata, Traineri i ri i Vllaznis
Nese s'ka sukses verteton qe Shkodra ka dek, nese ka atehere une e terheku fjalen...GOLDIAN wrote:ultras nese ke mundesi
kisha dasht nje shpjegim se ca kuptimi ka protesta neser dhe si do protestohet
se une kam pa neper bote protesta ne stervitje ku tifozat shajne apo bertasin po para bashkijet??
jam kurioz te shoh cdo ndodhi por jam pak ne medyshje ne suksesin e saj.
Ka me ken 1 tubim i thjesht ku i rancishem asht me ken 1 numer i konsiderushem, per me ja mush mendjen qe nuk i dhemb veç iktyne djemve qe bertasin per Vllaznin por tan tifozave Shkodran. Nuk mund te protestojme shume, vetem 1 marrshim per pak minuta e duhet mu shpernda, perndryshe 1 prej nesh ka me hanger naj gjyq per organizim t'jashtligjshem te protestave...
Edhe na kena mujt me shku mi bertit n'stervitje po ske kujt i bertet se jane coftina, na e kena kujin me bashkine qe na kan lan tesh 11 vjet pa titull...
Po protestojm jo vetem per hekjen e Vates por per krejt rrezultatet qe kena tesh 11vjet, per mbajtjen e pergjegjsive konkrete jo me ja lan fajin ne dor trajnerave per 11vjet, edhe presion per sezonin e ri me fillu me mend n'kry...SHQIP: Mi than qe ikto tifoza jan hala gjall mor bir k*rvet, skena dek hala...
1Jetë 2Ngjyra 1Skuadër
VLLAZNIT ULTRAS
VLLAZNIT ULTRAS
-
- Tifoz nderi
- Posts: 348
- Joined: Mon, 01 Feb 2010 , 21:03
- Skuadra: Vllaznia
- Location: Shkodër
Re: Rudi Vata, Traineri i ri i Vllaznis
JO! Do ta kisha hedh ne gjyq me tregu qe jam i paster dhe akuzat jane te pavertetaGOLDIAN wrote:a sdo e kishit shkarku direkt personin ne fjale?
Une punen teme aj punen e vet si trajner, gjykata ndan hesapet...
1Jetë 2Ngjyra 1Skuadër
VLLAZNIT ULTRAS
VLLAZNIT ULTRAS
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 9630
- Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
- Location: Italia
Re: Rudi Vata, Traineri i ri i Vllaznis
Nuk ishte dashte shku puna deri aty ose ishin dashte hek me kohe kokrrat e kalbuna(SHABA).GOLDIAN wrote:asht bukur kur diskutojme dhe kjo ngjall dhe ma interes ne forum
vvvllazni ty si fillim e tan tjert me rradh i kisha pyt
nese do ishit ne vendin e shabes apo troshanit
pas ketyre deklaratave bombe te trajnerit(pak rendesi kush a dhe nga vjen)a sdo e kishit shkarku direkt personin ne fjale? po bajm muhabet se nuk po kena gja ne dore
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!
-
- Webmaster
- Posts: 5601
- Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
- Skuadra: Vllaznia
- Location: Loro Boriçi
- Contact:
Re: Rudi Vata, Traineri i ri i Vllaznis
Nuk asht hera e pare qe Shaba akuzohet per jo.profesionalizem.... nuk e di si asht hala administator i Vllaznise.
Ishalla Ultraskuqeblu na informon ma mire mbi protesten qe kane ba V-U para bashkise.
Me sa morra vesht, protesta kishte shku bajagi mire.
Ishalla Ultraskuqeblu na informon ma mire mbi protesten qe kane ba V-U para bashkise.
Me sa morra vesht, protesta kishte shku bajagi mire.
-
- Kuqeblu Perjete
- Posts: 7305
- Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
- Skuadra: vllaznia
- Location: perjashtuar nga forumi
Re: Rudi Vata, Traineri i ri i Vllaznis
jam kurioz dhe mezi pres me ardh ultrasi ne forumAdmin wrote:Nuk asht hera e pare qe Shaba akuzohet per jo.profesionalizem.... nuk e di si asht hala administator i Vllaznise.
Ishalla Ultraskuqeblu na informon ma mire mbi protesten qe kane ba V-U para bashkise.
Me sa morra vesht, protesta kishte shku bajagi mire.
sdi pse kam frike se ma shume buje a ba se sa protest
ultras ku je aman
i perjashtuar
-
- Kuqeblu Perjete
- Posts: 7305
- Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
- Skuadra: vllaznia
- Location: perjashtuar nga forumi
-
- Tifoz nderi
- Posts: 348
- Joined: Mon, 01 Feb 2010 , 21:03
- Skuadra: Vllaznia
- Location: Shkodër
Re: Rudi Vata, Traineri i ri i Vllaznis
Ishim diku 25-30 vet prej grupit edhe 5 djem te ri na u bashkangjiten, ndersa ne po bertitshim para dyrve te bashkis, pleqt bashk me tutin nejten ka trotuari tjeter me dhan intervista
Kjo asht ça ka shkru 1 gazet online
http://www.shkodrasport.com/index.php?o ... %3Afutboll
Kjo asht deklarata jonë pas protestës...
Sot protestuam për vazhdimësinë e keq menaxhimit në Klubin tonë të zemrës, këto 11 vitet e fundit. Kërkojmë që pergjegjësit e vërtet të kësaj situate të mbajnë pergjegjsinë që u takon, dhe jo të largojnë trajnera. E keqja e Vllaznisë nuk janë trajneri as lojtarët, e keqja e Vllaznis qëndron tjetër kund. Për arsye që sezonin e ri Vllaznia të mos vuaj, si këto 11 vite por të fillojë një sezon i suksesshëm, i bëjmë thirrje personave përgjegjës që të largohen vetë ose të shkarkohen nga postet që i mbajnë vetëm për përfitime personale, në kurriz të tifozave dhe ekipit. Ju s'mund të talleni me emrin e Vllaznis. Ju jeni thjesht kalimtarë, ato që mbesin janë Tifozat dhe Historia 93-Vjeçare. Merrni përgjegjsitë që iu takojnë, investoni seriozisht për sezonin e ri dhe jo të na mbushni me RRENA si këto 11 vite të zeza ne historinë e Vllaznis. BOLL MA! Nëse këto kërkesa nuk merren me seriozitet protestat do përshkallëzohen! VLLAZNIA është e Tifozave Jo e Kujtimit apo Troshanit!
Kjo asht ça ka shkru 1 gazet online
http://www.shkodrasport.com/index.php?o ... %3Afutboll
Kjo asht deklarata jonë pas protestës...
Sot protestuam për vazhdimësinë e keq menaxhimit në Klubin tonë të zemrës, këto 11 vitet e fundit. Kërkojmë që pergjegjësit e vërtet të kësaj situate të mbajnë pergjegjsinë që u takon, dhe jo të largojnë trajnera. E keqja e Vllaznisë nuk janë trajneri as lojtarët, e keqja e Vllaznis qëndron tjetër kund. Për arsye që sezonin e ri Vllaznia të mos vuaj, si këto 11 vite por të fillojë një sezon i suksesshëm, i bëjmë thirrje personave përgjegjës që të largohen vetë ose të shkarkohen nga postet që i mbajnë vetëm për përfitime personale, në kurriz të tifozave dhe ekipit. Ju s'mund të talleni me emrin e Vllaznis. Ju jeni thjesht kalimtarë, ato që mbesin janë Tifozat dhe Historia 93-Vjeçare. Merrni përgjegjsitë që iu takojnë, investoni seriozisht për sezonin e ri dhe jo të na mbushni me RRENA si këto 11 vite të zeza ne historinë e Vllaznis. BOLL MA! Nëse këto kërkesa nuk merren me seriozitet protestat do përshkallëzohen! VLLAZNIA është e Tifozave Jo e Kujtimit apo Troshanit!
1Jetë 2Ngjyra 1Skuadër
VLLAZNIT ULTRAS
VLLAZNIT ULTRAS
-
- Tifoz nderi
- Posts: 348
- Joined: Mon, 01 Feb 2010 , 21:03
- Skuadra: Vllaznia
- Location: Shkodër
Re: Rudi Vata, Traineri i ri i Vllaznis
Edhe me ba buj nuk a keqGOLDIAN wrote: sdi pse kam frike se ma shume buje a ba se sa protest
Protest a ba rreth 15 min. prej nesh, pastaj jena shpernda... ka ken edhe 1 pal nga ana tjeter e trotuarit n'qetsi...kishin vendos 2-3 polic bashkiet te dera edhe i kishin mbydh dyrt...provokime prej policve s'ka pas e ishalla s'ka me pas n'dit e ardhshme naj gja ma serioze...
1Jetë 2Ngjyra 1Skuadër
VLLAZNIT ULTRAS
VLLAZNIT ULTRAS
-
- Administrator
- Posts: 4726
- Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
- Location: ITALI
Re: Rudi Vata, Traineri i ri i Vllaznis
Vllaznia: Vata bëri menaxherin!
Klubi i Vllaznisë ka bërë dje publik vendimin e plotë për shkarkimin e ish-trajnerit Rudi Vata, duke sqaruar me detaje pse u detyrua ta marrë atë. Në vendimin zyrtar të Vllaznisë, klubi shprehet publikisht se dyshon që trajneri i saj ishte i përfshirë në menaxhimin lojtarëve, problem i cili në merkaton e janarit krijoi “krisjen” e parë mes stafit drejtues dhe stafit teknik. “Performanca e z.Vata nuk ka përmbushur pritshmëritë e KF Vllaznia sh.a., ai ka treguar dobësi të theksuara të punës në grup, ka treguar mungesë të theksuar të bashkëpunimit me strukturat e tjera të klubit, ka krijuar dyshimin për përfshirjen si menaxher në blerjet e lojtarëve, ka krijuar konflikte si brenda Klubit ashtu edhe në mjedise publike, nuk ka arritur objektivat e sezonit dhe nuk garanton ecuri pozitive të mëtejshme të skuadrës”, thuhet në pikën B të vendimit zyrtar të Vllaznisë. Pikërisht në këtë vendim është përmendur fakti se Vata ka krijuar dyshim për lidhjet e tij menaxheriale me disa nga lojtarët që ka dashur dhe ka afruar në ekip. Që në merkaton e janarit, përplasja e parë mes drejtuesve dhe ish-trajnerit ka qenë për lojtarin Singo që fillimisht kërkoi 7 mijë euro kontratë në muaj (propozim i bërë nga Rudi Vata) ndërkohë që vetë lojtari, u tha që ishte i kënaqur edhe me 1 mijë euro në muaj. Po kështu drejtuesit e skuadrës shkodrane kanë shprehur haptazi dyshimet për lidhjet e tij me mbrojtësin brazilian, Da Silva. Pavarësisht se nuk kanë përmendur emra konkret në vendimin zyrtar, këto dyshime kanë qenë ato që kanë ndarë raportin mes atyre dhe trajnerit. Madje në prononcimet e zyrtareve të klubit, hije dyshimi kanë hedhur dhe për mbrojtësin kroat Grodon Vuk. “Lojtari kroat është kërkuar me ngulm nga Vata në ditën e fundit të merkatos pavarësisht se nuk ishte testuar”, është shprehur në një emision televiziv, një prej drejtuesve të Vllaznisë. Sa i përkt Morenos, ky i fundit menaxhohet nga një ish-lojtar që më parë është menaxhuar nga vetë Rudi Vata. Në lidhje me këto fakte dhe në zbardhje të vendimit të plotë të shkarkimit, Vllaznia ka theksuar dhe vijon të mbrojë tezën e saj se i është lënë dorë e lirë Vatës në merkato. “Z.Rudi Vata, në cilësinë e trajnerit të KF Vllaznia sh.a., i është lënë dorë e lirë vendimmarrjeje në drejtimin e skuadrës, në përzgjedhjen e stafit të tij dhe të lojtarëve duke i plotësuar maksimalisht kushtet optimale të punës dhe kërkesat e realizueshme. Gjithashtu z.Vata, nga të gjitha nivelet e Klubit, i është dhënë mbështetje reale dhe publike si dhe besim i plotë në çdo vendimmarrje të tij. Klubi ne çdo moment ka siguruar mbështetjen financiare të nevojshme, lehtësisht të verifikueshme dhe të bazuar në procedura ligjore”, sqarohet në vendim. Madje bordi drejtues vijon të sqarojë se pretendimi i ish-trajnerit Vata, sipas të cilit nuk i janë plotësuar kushtet dhe nuk i është lënë dorë e lirë në merkato merr një përgjigje të prerë. “Ai ka pasur dorë të lirë për gjithçka”, esenca e vendimit të klubit Vllaznia.
Nisin proçedurat për padi në gjykatë
Në vendimin e zbardhur dje për mediat, Vllaznia ka zyrtarizuar nisjen e procedurave për të bërë padi penale në gjykatën e Shkodrës kundër ish-trajnerit Rudi Vata, për shpifje ndaj drejtuesve të klubit. Në vendim citohet: “Në mbështetje të rregullores së brendshme të Vllaznisë, Këshilli Mbikëqyrës vendos fillimin e procedurave ligjore ndaj z. Rudi Vata për shpifje dhe cënim dinjiteti në dëm të KF Vllaznia sh.a. dhe drejtuesve të Klubit”. Vata tha në media se në klub ishte propozuar ngritja e një fondi të zi për të dhënë rryshfete gjyqtarëve.

nqs e mani n'mend, qysh se u fol per vaten si kandidat per trainer te vllaznise e kena diskutu ket problemin e konfliktit te interesave. une shpresoj mos t'jene t'verteta kto akuza, sidomos ajo per sa i perket atij afrikanit se do t'ishte shume gja e ndyte.
megjithate, e kam shkru edhe ma siper, ndoshta nuk ka pase dore te lire siç thote bashkia, por vata ka pjesen e tij te fajit per sa i perket merkatos se janarit.
per protesten nuk di ça me thane
30 vete....
them se vetem te baret njaty afer bashkise, te pallati kinezve, oazi etj do t'ken kene nja 200-300 vete...
ultraskueqeblu
edhe ju ne stadium baheni ma shume se 30. pse kaq pak ne proteste
edhe dicka tjeter
duhet me permend emna konkret. pa fy kend por emnat me ia permend
a ban nji banderole te thjeshte ''shaba ik'' ose ''shaba turpi i vllaznise''?
sidomos ne stadium ku ka telekamera
megjithate, e kam shkru edhe ma siper, ndoshta nuk ka pase dore te lire siç thote bashkia, por vata ka pjesen e tij te fajit per sa i perket merkatos se janarit.
per protesten nuk di ça me thane
30 vete....
them se vetem te baret njaty afer bashkise, te pallati kinezve, oazi etj do t'ken kene nja 200-300 vete...
ultraskueqeblu
edhe ju ne stadium baheni ma shume se 30. pse kaq pak ne proteste
edhe dicka tjeter
duhet me permend emna konkret. pa fy kend por emnat me ia permend
a ban nji banderole te thjeshte ''shaba ik'' ose ''shaba turpi i vllaznise''?
sidomos ne stadium ku ka telekamera
-
- Tifoz nderi
- Posts: 348
- Joined: Mon, 01 Feb 2010 , 21:03
- Skuadra: Vllaznia
- Location: Shkodër
Re: Rudi Vata, Traineri i ri i Vllaznis
Skodrinon disa antar moshe e madhe kan ken neper puna, por disa djemve i punojn prind ne shtet me 1 rrog minimale sa me majt familjen, djemt qe jane ne kryesi te VU-s i kane than disave mos me marr pjese se kan ken te rrezikum me i fluturu prej punet...e di se shumica jetoni jasht shtetit e ju duket e pabesushme, ndoshta mendoni se jam tu fol marrina po ikjo asht Shqipnia jone, asigja ma pak se Komunizmi nuk kena....
1Jetë 2Ngjyra 1Skuadër
VLLAZNIT ULTRAS
VLLAZNIT ULTRAS
-
- Tifoz nderi
- Posts: 11278
- Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
- Skuadra: Ajax Vllaznia
- Location: Amsterdam Holland
Re: Rudi Vata, Traineri i ri i Vllaznis
Rudi Vata doka me u mbrojt me avokata nderkombetare kunder drejtusave te vllaznise.
-
- Webmaster
- Posts: 5601
- Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
- Skuadra: Vllaznia
- Location: Loro Boriçi
- Contact:
Re: Rudi Vata, Traineri i ri i Vllaznis
Ultras urime per protesten, randsi ka qe jeni mbledh edhe ma mire kishte kene me kene ma shume vete, por nuk asht e lehte.
Te shpresojme qe drejtusit e Bashkise ta kene kuptu se kush asht e keqja e Vllaznise!!!
Te shpresojme qe drejtusit e Bashkise ta kene kuptu se kush asht e keqja e Vllaznise!!!
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 9630
- Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
- Location: Italia
Re: Rudi Vata, Traineri i ri i Vllaznis
Se kush asht e keqja e kan dite ka here por nuk bajne kurgja.Njashtu si nuk e kan ba deri tesh kta e ata qe kan kene para tyne.
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!