Borana, kam pershtypjen se nuk perdor ndonje promocion te vecante.
Here pas here ne ndeshje te vecanta ofrojne hyrjen falas ne stadium.
Sipas mendimit tim, ne menyre qe te rinjte te frekuentojne Stadiumet duhet sesban te nderhyhet ne infrastrukture.
Ne Loro Boriçi, mungojne banjot publike, kushtet minimale te higjenes, etj.
Hapesirat e stadiumit, shume mire mund te shfrytzohen duke bere palestra, salla lojrash, restorante, klube etj, ne menyre qe te frekuentohet edhe ne momentet qe nuk ka ndeshje.
Mund te krijohet nje teser/karte per te gjithe tifozat ku te ofrohen zbritje cmimi per abonet vjetore si edhe mund te behet nje cros-marketing me subjekte te ndryshme tregtare (restorante, veshje sportive, etj.) ku per ato qe kane kete karte te kene nje skonto prej 5% apo nje sherbim me shume.
Sa i takon promovimit tek te rinjte, mund te ofrohet karta/tesera e mesiperm falas si edhe hyrja me gjysem cmimi per ato studente qe kane teseren, si edhe te afrohet hyrja falas per nxenesit e shkolla 9-vjecare.
Klubi Vllaznia mund te beje promovimin e ketyre iniciativave me ane te lojtareve aktual apo ish-lojtar te Vllaznise duke u paraqitur prane shkollave 9-vjecare apo gjimnazeve, kshu qe jane me afer te rinjve.
Normalisht keto iniciativa jane akoma ma te suksesshme nqs ndertohet nji ekip pretendent.
Personalisht nuk e frekuentoj stadiumin Loro Boriçi, pasi fatkeqsisht nuk ndodhem ne Shkoder por ndoshta ndonji prej anetareve te tjere qe jane ne Shkoder mund te ndihmojne dicka ma shume ose edhe me shku nji ndeshje ne stadium nuk kishte kene keq
![Smile :)](./images/smilies/icon_smile.gif)
Gjithmone ne Loro Boriçi ka pas femra ne stadium
![Wink :wink:](./images/smilies/icon_wink.gif)