Post
by VOJO KUSHI » Thu, 08 Dec 2011 , 20:49
SHEMBULLI I SHKELQYESHEM I VLLAZNISE
Nga Besnik Dizdari
Laci e ka Shkodren vetem nja 50 km larg.Dhe Vllaznine e ka mike te ngushte.Meson prej saj,prej kultures dhe historise se madhe te saj.Me vjen keq qe skuadra e re e Lacit ndonjehere e harron kete.Madje harron edhe me te rendesishmen: harron se nuk eshte me nje skuader debutuese,harron se nuk eshte me nje skuader se ciles artificialisht i thoshin skuader e qytetit "te ri socialist",si dikur ne vitet 80 kur ajo nisi te ngrihej.Harron se tashme ajo ka plot 12 edicione qe ben pjese ne Kampionatin e Pare te Shqiperise.Madje harron se dy vitet e fundit eshte nje nga kater skuadrat me te mira te Shqiperise.Dhe lejon qe publiku i saj te bjere ne sjellje te palejueshme,si ato te se henesqe shkoi....Ndonese e ka Vllaznine vetem 5o km larg...Ne te vertet ,ajo ka fare prane shembullin e shkelqyeshem te edukates se larte te futbollit..
Tash,le te permbledhim paksa se cka i ndodhi Vllaznise ne ndeshjen e fundit ne Kucove.Ajo ishte nje Vllazni ne mos gaboj,me e pakta me nja 8 a 9 te rinje:20 vjecari Vajushi,18 vjecari Dema,19 vjecari Karakaci,20-21-22 vjecaret Sykaj,Markolaj,Gjini,Erkocevic,Gocaj,Shaba,Dani...Ky formacion rinor eshte ne te vertet sensacioni i Kampionatit !Qe per fat,kalon pa asnje vemendje.Te gjithe keta djem shkojne ne Kucove,pesojne atje njembasnje,nderhyrje te parregullta dhe nuk iu pranohen gola spektakolare,taktike dhe teknike deri te nje elegance.Dhe e lene fushen e lojes pa beza se bashku me trajnerin Vata !Sikur te mos iu kishte ndodhur asgje !Perse veprojne keshtu ? Veprojne keshtu sepse kane edukate,kane kulture,kane miresjellje ,i perkasin nje qyteti nobel dhe nje civilizimi qe ne Shqiperi eshte me i vjetri.
Dhe mandej ? Mandej asgje.Vllaznia uk bezan.Nuk bezan edhe pse i kane bere nje padrejtesi te madhe,edhe pse ia kane humbur ndeshjen me pa te drejte.E nderkaq ,me Vllaznine,FSHF-ja eshte e qete.Sepse Vllaznia nuk bezan edhe kur i bejne padrejtesi.Mu per kete FSHF nuk merret me Vllaznine.Per fatin e saj te keq,ajo nuk merret as me nderimin qe i takon ti beje miresjelljes se Vllaznise.
Ajo merret fort vetem me kercenuesit.
E PRA KU QENDRON PROBLEMI pjesa 2
Ne te vertet problemi eshte universal,i shumanshem,trondites,ndikues deri ne skaj,corientues, demtues, bllokues, kulturor,sportiv futbollistik,etik,moral,gazetaresk.Futbolli shqiptar nuk merret fort me ate qe quhet "Fair Play"edhe pse ky gjendet tash e pare ne flamurin e FIFA-s e te UEFA-s.Nuk kishte skene me kuptimplote ne mbarim te ndeshjes Tomori-Vllaznia,se sa menyra tejet civile se si po e linte fushen e lojes 11-shi shkodrane dhe trajneri Vata.Kryele,si te ishin ata fajtore .Ne qetesi sikur nuk kishte ndodhur asgje.Me nje veshtrim qytetar se shfaqja mbaroi dhe sikur nuk kishte fort rendesi se kush fitoi.Mirepo,me keto skena edukate te larte,askush nuk merret.Nuk merren sidomos TV-te te cilet duke qene se edhe per futbollin jane media me e ndjekur,nuk nuk mund te thuash se po e ndjejne persembari pergjegjesine,e pse jo,madje dhe "fajin" e pavetedijshem qe mund te linde.Ne Shqiperi kane arritur kulmin komentet televizive euforike te papermbajtshme per futbollin e huaj.Thirrje te shfrenuara per gola evropiane epitete te papranueshme per klubet evropiane."Supergoli","supersfida","superdueli" jane bere te padurueshem! Vend per perimtim gjuhesor shkencor i kesaj fjale joshqipe "super".Dhe nuk ka mbete tjeter vecse te bucasim edhe ne : "superkronisti","superanalisti","superkomentatori' !
Per fat te keq,askush nuk po e kupton se me kete ksenomani (nga greqishtja :i huaj+marrezi),perulje e paarsyeshme ndaj te huajes pra,gazetaria sportive pamore (televizive)shqiptare,padashur po demton tejet.Kush na e futi kete gjakim "super" ne omentin e ndeshjeve te huaja,kete "kompetence" kaq absolute ,deri ne propotence mendimi te studiove televizive shqiptare,qe ndodhen me mijera kilometra larg fushave te blerta te Evropes ? Kush na e mekoi kete guxim te papare pseudoevropian,qe bucet prej studiove televizive te Tiranes ,me kesisoj "dijesh"te patundura per skuadra e klube te Evropes,kur pervec te tjerave ,ne vete,me klubet dhe me Kombetaren nuk jemi me lart se rreth
vendeve 35-40 ne Evrope ?Mos ndoshta kjo mungese modestie ne kete lloj emfaze te pangjashme televizivo-futbollistike don te na mbushe mendjen se me gazetari jemi te paret ne Evrope ? Nuk e di ...
Di vetem se nderkaq ,pa asnje rremb atdhetarie pa asnje kujtese te Fair-Play-t,kemi nje ton gati mosperfilles per futbollin shqiptare ,qe vertet shpesh po shfaqet arrogant,i pa sjellshem ne tribuna,shares, kercenues per gjyqtare dhe futbolliste ,jo rralle i paedukate pra.Por po aq ai ka megjithate edhe te bukuren e tij.Si ne rastin me te fundit te Vllaznia Shkodres.Nese ka dicka qe nuk po i ben mire aspak futbollit shqiptare eshte mu ajo qe quhet "moviola' .Sepse pervec te tjerave,ate guxim qe ke fjala bie ,kur thua," jo nuk ishte gol" po ate guxim te takon te kesh per te thene se "ne Kucove Vllaznise nuk i jane dhene dy gola te rregullt,se ne ndeshjen Tomori-Vllaznia kishte vend jo per tre-kater (sa veshtire e kane gjyqtaret shqiptare te zbatojne rregulloren e denimit me kartone) por per nja 20 e me kartone te verdhe ,pse jo,madje edhe per nja dy te tjere te kuq".Dhe me e rendesishmja :para gjithe ketyre te takon te fiksosh largimin kryeule te 11-shit shkodran nga Stadiumi i Kucoves dhe mandej te therrasesh ne kupe te qiellit me fjalorin tend ksenoman:"Po kjo eshte superqytetari ,kjo eshte superedukate ,kjo eshte super Fair Play !"
Sa here qe kam dyshime ,marr prej bibliotekes sime Rregulloren e Futbollit te FIFA-s e te International Football Association Board.E,nuk mund te dale burr nene ,nje analist nje komentator e aq me fort nje gjyqtar futbolli -ne kete rast edhe treshja e ndeshjes Tomori-Vllaznia ,ajo B.Pashaj,A.Pregja,E.Doda- qe golin spektakolar te te riut befasues Gjini te Vllaznise ,me nje top qe vjen thuajse nga vija fundore ,te mos e miratoje.Madje edhe goli i dyte i te riut tjeter te Vllaznise ,Erkocevic,ku lojtari shkodran i cili ne castin e shenimit ndodhet nja nje meter para mbrojtesve beratas ,te gjitha shikimet te thone se ne castin e nisjes se topit drejt tij, ai ka me shume gjase te mos kete qene ne pozicjon te perparme.Sic thote edhe rregullorja.Ne Shqiperi ka kohe qe nuk eshte bere nje botim publik i gjere me mijera kopje i Rregullores te Futbollit.Anglezet e gjermanet e botojne cdo vit .E kemi fjalen per nje botim luksoz ,doracak,,me stema e foto,me rastet e pafund ,nese duam te edukojme te futbolldashesit ,te teleshikuesit,te gjyqtaret ,te te rinjte,te nxenesit, te studentet,te tifozet,kulturen e vertet te futbollit ,qe prej padijes po mberrin deri te rasti i vecantise se ngjarjes se Lacit te henen qe shkoi.E,per fatin e keq,ky episod mund te beje rrethin televiziv te Botes!...Nuk ka qene i eger ndaj Vllaznise ,Tomori i Beratit ,qe mbetet gjithnje nje skuader terheqese dhe ne te vertet ka zhvilluar edhe ai nje ndeshje plot kembengulje.Por nderhyrje te caktuara te tij kane qene krejtesisht kunder rregullores.Cka duheshin denuar deri edhe me perjashtime te tjera nga loja.Nuk u be.
E MEGJITHATE ?pjesa 3
E megjithate Vllaznia doli kryeule si te ishte ajo fajtore per humbjen.Doli pa iu ndjere zeri,pa kercenuar,pa sulmuar gjyqtaret, pa fyer ,pa share, pa u revoltuar.Sepse skuadra shkodrane ka edukaten e qytetarise se futbollit qysh me 1913 kur i dha Shqiperise ndeshjen e pare zyrtare te futbollit.Atehere ? Atehere, kujtojme se Laci e ka Vllaznine krejt afer: vetem 50 kilometra larg.Madje Federata Shqiptare e Futbollit nuk e ka fort larg ,Qytetin e Futbollit : vetem 100 kilometra ....